2013-06-02

Jo Shqipëria e Madhe, por Shqipëria Etnike do të rikrijohet dhe Rusia do të mbetet me gisht në gojë


Nga Prof Dr Eshref Ymeri

Ta marrë vesh mirë përfaqësuesi i shovinizmit rusomadh në Beograd, ambasadori Aleksandër Konuzin, se rrjedhën e zhvillimeve historike në jetën e kombit shqiptar, nuk e ndalon dot kush. Rusocarizmi i dikurshëm ka qenë arkitekti kryesor i copëtimit të trojeve etnike shqiptare, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës dhe Traktati i fshehtë i Londrës për zhdukjen e Shqipërisë nga harta e Evropës. Trashëgimtarët e rusocarizmit, neocaristët e ditëve tona në Moskë, kërkojnë ta mbajnë më këmbë veprën kriminale që kryen kundër kombit shqiptar, kombit më të lashtë në kontinentin tonë. Ata u ranë kambanave të alarmit në të gjitha udhëkryqet e Evropës dhe të mbarë rruzullit tokësor se pavarësimi i Kosovës do të nxiste një reaksion zinxhir në mbarë botën. Kanë kaluar më shumë se katër vjet që kur Kosova u pavarësua, por deri tani nuk kemi vënë re kund nisjen e ndonjë reaksioni zinxhir, siç përrallisnin mendjellinjtë e Moskës. Ç’ka ky ambasadori Aleksandër Konuzin që Projektin e Shqipërisë së Madhe (në të vërtetë, Etnike) e vlerësuaka si “të rrezikshëm” për Evropën Juglindore? Sepse ai, si përfaqësues i thekur i shovinizmit rusomadh, kërkon të mbrojë me çdo kusht interesat sllavogreke, në dëm të interesave kombëtare të popullit shqiptar. Sllavogrekët kanë një shekull që janë majmur me pronat e kombit shqiptar, duke mbajtur të pushtuara trojet tona etnike, me përkrahjen e turpshme të shovinizmit rusomadh. Por Shqipëria Etnike do të rikrijohet dhe politika ruse, ashtu si deri tani, do të përjetojë dështimin e radhës në Evropën Juglindore. Dështimi i saj i turpshëm ndodhi me pavarësimin e Kosovës, kundër së cilës ajo nuk ka lënë dhe nuk po lë gur pa lëvizur.
Veprat e liga të shteteve të mëdha gjithmonë dështojnë me turp.
Po diplomacia shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë pse hesht për deklaratën e ambasadorit shovinist rus në Beograd? Nga kush ka frikë? Tani nuk jemi më në kohën e kriminelit Enver Hoxha, i cili, para opinionit ndërkombëtar, nuk pati kurrë guximin ta përmendte, të paktën një herë të vetme, çështjen e ribashkimit të trojeve tona etnike. Pse hesht Ali Ahmeti, ky servil i regjur i sllavizmit, për deklaratën arrogante të ambasadorit Konuzin?
Po pse heshtin për këtë deklaratë mjetet e informimit masiv në hapësirën mbarëshqiptare? Heshtin për faktin se ato janë mercenare të klasës politike shqiptare, e cila për çështjen kombëtare shqiptare, nuk ka lëvizur as edhe një grime nga mendësia enverhoxhiane.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...