Bisede per brilantet ne pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare
Titulli: Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit
Origjinali: Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit
Gjinia: Tregime & Novela
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 224
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-9928-164-40-7
Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. Një vetëdije e kthjellët, një solemnitet i thellë, i pandryshueshëm, kalon mes datash, vendesh dhe epokash të largëta mes tyre, për të pohuar sovranitetin e Letërsisë në jetën e brendshme të një shkrimtari. Kjo përmbledhje, e titulluar “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit” i ngjan një ftese të veçantë, të tjetërllojshme do të thoshte vetë autori, për të soditur brenda një dhomëze thesari disa prej vezullimeve të tij të çmueshme.
Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson
Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty.
Titulli: Burra që urrejnë gratëOrigjinali: Man som hatar kvinnorRomanTrilogjia "Millennium" - 1
Autori: Stieg LarssonShqipëroi: Alina KaraulliShtëpia botuese: Botime DudajViti: 2010f. 504ISBN: 978-99943-0-158-4Pesha: 0.52 kg
Mbi librin
Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja. Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s'ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën. Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme. Trilogjia "Millennium"Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez.Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur "Millennium": 1) "Burra që i urrejnë gratë"; 2) "Vajza që luante me zjarrin" dhe 3) "Mbretëresha e kështjellave prej letre". Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë. Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i "Expo", revistë e fondacionit Expo. Një rast i pashembullt në botën e botimeve. Miliona kopje të shitura në mbarë botën. Stieg Larsson-i vdiq menjëherë pasi i dorëzoi botuesit të tij suedez tri romanet që përbëjnë trilogjinë "Millennium". Fatkeqësisht, ai nuk jetoi për ta shijuar faktin që veprat e tij u shndërruan në një fenomen të jashtëzakonshëm.
Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.
Vajzat me celes ne qafe, Lindita Arapi
Titulli: Vajzat me çelës në qafëTregime (prozë bashkëkohore)Autori: Lindita ArapiShtëpia botuese:
IdeartViti: 2010Faqe: 236Pesha: 0.32 kgISBN 978-99956-29-57-1
Dy fjalë për librin...
Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.E reja Lodja Lemani, gjithmonë qarkuar nga një brengë pa emër, jeton e vetme në një qytet evropian. I vetmi mik besnik është një hije që e shoqëron që nga fëmijëria dhe që ka kapërcyer me të edhe kufijtë. Për të kuptuar izolimin e saj, Lodja rikthehet në vendlindje, në një udhëtim jo vetëm çmallës pranë familjes, por në kohë, në të shkuarën e saj, por edhe atë të dy grave-jeta e të cilave është e lidhur me fijet e fatalitetit me jetën e saj. Në një rrëfim zig-zag kohor na ofrohet një tablo e trishtë e tre brezave femërorë, trauma deri më tani e parrëfyer e femrës shqiptare.
Titulli: Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë
Autor: Salvador Dali
Origjinali: The secret life of Salvador Dalí
Kategoria: BiografiShtëpia botuese: OnufriViti: 2010ISBN: 978-99943-42-89-1Pesha: 0.53
Shënim: libër me kopertinë të trashë Mbi librin Salvatore Dali është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç’është pranuar nga të gjithë.
Gra qe dashurojne teper, Robin Norwood
Përse dashuria shndërrohet në “dashuri të tepërt” dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm, ose të papranueshëm, nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij?
Titulli: Gra që dashurojnë tepërOrigjinali: Women who love too much
Gjinia: PsikologjiAutori: Robin NorwoodShqipëroi: Guri ShytiShtëpia botuese: Onufri
Viti: 2004Fq. 336Pesha: 0.42 kgISBN: 978-99927-53-87-0
Komente mbi librin "Robin Norwood ka shkruar me mjaft mendjemprehtësi një libër të jashtëzakonshëm, origjinal, i cili të mbërthen me emocionet e tij rrëqethëse. Ky libër i bukur dhe i shkruar me kaq zgjuarësi mund të ndihmojë gratë të heqin dorë nga modeli i dashurisë së çmendur." Los Angeles Times Koment nga Dacia Maraini Me çiltërsinë praktike të një amvise të mirë, që të mëson recetat e një gjelle të shijshme, gjellë e cila do të na bënte jetën sa më të shëndetshme, Robin Norwood u jep grave disa receta për të mjekuar sëmundjen e dashurisë. Sigurisht, nuk është fjala për një sëmundje të çfarëdoshme dashurie, por për atë që nëpër libra thirret "pasion", "rrënim", "kllapi", por që ajo e ka quajtur vetëm "dashuri e tepruar". Por, kur ndodh që dashurohet tepër? Kur ndodh që dashuria shndërrohet në diçka shëndetlig, që bëhet e rrezikshme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore? "Kur vuajmë ngaqë jemi të dashuruara do të thotë se dashurojmë tepër", përgjigjet Norwood, kur përligjim të gjitha qejfprishjet, karakterin e keq, shpërfilljet dhe tradhëtitë e partnerit, në fakt dashurojmë tepër. Kur sjellja e tij na fyen, por mendojmë se është faji ynë, sepse nuk jemi aq tërheqëse apo aq të përzemërta, në fakt dashurojmë tepër. Në këtë mënyrë praktike dhe të thjeshtë, Norwood arrin të na thotë disa gjëra tejet të thella dhe të përnjimendta. Kështu për shembull, kur dashurojmë tepër, në të vërtetë nuk dashurojmë fare, sepse na ka kapluar frika se mos mbetemi të vetmuara, frika se mos nuk jemi të denja për t'u dashuruar, frika se mos shpërfillemi ose braktisemi... Dhe të dashurosh me frikë do të thotë, para së gjithash, t'i ngjitesh pas, në mënyrë të sëmurë, dikujt që na duket i domosdoshëm për qenien tonë. Të dashurosh me frikë, çon, përveç të tjerave, në vënien në veprim të një sërë mekanizmash kontrolli, me qëllim të "ta mbajmë tjetrin në hapësirën e kontrollueshme prej nesh". Po ku e ka burimin kjo frikë? Norwood na këshillon të kthejmë kokën e të vështrojmë pas, drejt fëmijërisë, kur kanë filluar të njihen problemet e para familjare: dashuria për babanë, lidhja me nënën, përvojat e dhunës, tmerri i të qenit e braktisur. Pothuajse gjithnjë, në themel të dashurisë së tepruar femërore (në të vërtetë ky libër u drejtohet para së gjithash grave) ndodhet një tronditje e fëmijërisë. Kur një fëmijë është braktisur apo shpërfilluar nga i ati, kur rritet, shtyhet të gjejë një mashkull që do ta shpërfillte ose do ta braktiste. Sepse, po qe se një fëmijë ka pësuar një dhunë, do të bëjë çmos që ajo të shfaqet dhe të rishfaqet në lojërat e saj, "derisa të ketë krijuar, deri në njëfarë mase, përshtypjen se më në fund, ka shpëtuar prej saj". Çfarë sinjalesh ndizen midis një gruaje, e cila synon drejt dikujt që ia ndien nevojën, dhe jo vetëm kaq, por që të marrë përsipër edhe përgjegjësitë për të, dhe një burri që është duke kërkuar dikë? Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush, është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta, frikë kjo që, për t'u ndjerë të sigurtë, e bën të pranojë gjithçka tek burri që ka zgjedhur. Duke vepruar në këtë mënyrë bëhet e varur nga vlerësimi i tij, nga afërsia e tij, nga humori i tij. Vetëm një dashuri e verbër dhe e mundimshme për të mund ta bëjë të ndjehet e sigurtë dhe të denjë për dashuri dhe stimë. Çfarëdolloj shenje mospërfilljeje apo tradhtie do të shihej si një shtysë kundër qenies së asaj vetë. Mbi librin Pse dashuria shndërrohet në "dashuri të tepërt" dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm ose të papranueshëm nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij? Ndërkohë që shpresojnë dhe dëshirojnë që "ai" të ndryshojë, në të vërtetë, përfshihen gjithnjë e më shumë në një mekanizëm të mësuari me gjendjen. Gra që dashurojnë tepër, një bestseller që ka arritur rekordin prej 5 milionë kopjesh të shitura, jep një varg rastesh, në të cilët janë shpalosur në mënyrë brilante shkaqet se pse shumë gra dashurohen me burra që nuk përshtaten dhe i harxhojnë kot energjitë e tyre për t'i ndryshuar ata. Robin Norwood, me simpati dhe me kompetencë profesionale absolute, tregon një itinerar të mundshëm drejt ndërgjegjësimit të vetvetes dhe drejt barazpeshimit të ndjenjave. Mbi autoren Robin Norwood është një psikoterapeute amerikane e specializuar në terapinë e familjes. Në mënyrë më të përgjithshme, ajo merret me problemet e "vartësisë së tepruar" dhe ka punuar në fushën e përdoruesve të drogës dhe të alkoolizmit. Ka botuar: "Të shërohesh me pse" (1994), "Letra të grave që dashurojnë tepër" (1997) dhe "Një mendim në ditë" (1998).
Tregimet Erotike
Titulli: Tregimet ErotikeRevistë Letrare, Numri 3, dhjetori 2009Botues: Gaid MargotIdeja dhe dashnia: Astrit CaniBotuar në 2009-ën, është libri i 3-të me tregime të konceptuar nga Astrit Cani dhe Ervin Lani. Autorët dhe tregimet e përzgjedhur janë si më poshte...
Titulli: Tregimet ErotikeRevistë Letrare, Numri 3, dhjetori 2009
Botues: Gaid MargotIdeja dhe dashnia: Astrit CaniBotuar në 2009-ën, është libri i 3-të me tregime të konceptuar nga Astrit Cani dhe Ervin Lani. Autorët dhe tregimet e përzgjedhur janë si më poshtë:PërmbajtjaMaiorca, nga Anais NinMadeoiselle Claude, nga Henry MilerFemra më e bukur në të gjithë qytetin, nga Charles BukowskyNjeriu i ulur në koridor, nga Marguerite DurasRadhiqe e marrë, nga Michele MariE pushta, nga Astrit CaniF. 72Pesha: 0.07 kgISBN: 978-99956-722-87
Tregimet e makthit
Titulli: Tregimet e makthit, Numri 4, janar 2010Përmbledhje e autorëve më të mirëShqiperuan: Merita Paparisto; Bep Capeli; Erion Temali; Simoni Girni; Arben Orhani; Enkelejd Lamaj Ideoi: Astrit Cani
Shtëpia botueseGaid Margotf. 90Pesha: 0.09 kgISBN: 978-99956-829-27.
Titulli: Tregimet e makthit, Numri 4, janar 2010Përmbledhje e autorëve më të mirëShqiperuan: Merita Paparisto; Bep Capeli; Erion Temali; Simoni Girni; Arben Orhani; Enkelejd Lamaj Ideoi: Astrit CaniShtëpia botueseGaid Margotf. 90Pesha: 0.09 kgISBN: 978-99956-829-27Botuar në janar 2010, tregimet e makthit është numri 4 në serinë e librave me tregime, të përgatitura nga shtëpia botuese Gaid Margot që sjell përmbledhje me tregime nga autorët më të mirë. Këto janë libra që lexohen me një frymë, por që mund edhe të të lënë pa frymë!- Morella, Edgar Allan Poe- Këneta, Robert E. Howard- Mburoja e Leonardos, Manly W. Wellmann- I Papërmendshmi, Howard P. Lovercraft- Kafka, Arben Orhani...