Rush Dragu
Dy libra, per historine e lavdishme me
plot heroizma ende te pashkruara plotesisht, per nje nga krahinat me ne ze te
Shqiperise, sic eshte Mirdita, jane bere pjese e Bibliotekes se Kongresit Amerikan.
Specialiste te ketij institucioni te larte
amerikan ne fushen e letersise dhe historise te
nacionaliteteve nga te gjitha shtetet e botes, qe jetojne ne Amerike,
kane preferuar te terheqin nga Enti Shperndares i Librit ne Tirane dy libra te autorit
Zef Pergega, mergimtar ne Detroit te SHBA.
Libri i pare “Vigan ne Krisht e Vatan”
2003, botim i shtepise botuese “Gjergj Fishta” ne Lezhe, me pronar gazetarin
dhe publicistin e njohur Frano Kulli, i kushtohet mirditorit, meshtarit dhe
atdhetarit Mons. Dr. Zef Oroshi.
Te gjithe e dine ne mergate, por edhe ne
trevat shqiptare se Mons. Zef Oroshi, eshte kapelani i pare i kishes katolike
ne Amerike, themelues i kishes “Zonja e
Keshillit te Mire” ne New-York, drejtues i revistes “Jeta Katolike”, autor i
perkthimit te Librit te Shenjt, doktor ne shkencat e historise kishtare,
bashkepunetor i “Shejzave” te Ernest Koliqit dhe i disa organeve te shtypit ne
diaspore. Ai njihet si nje mik i madh i Fan Nolit, si arkitekt i nismes se
bashkimit te dy kishave dhe i shqiptareve kudo ne boten e lire.
Pergega me kete botim e pershkruan me
nota dramatike jeten e meshtarit,
sidomos ne malet e Shqiperise, i ndjekur nga brigadat e armatosura te sigurimit
te shtetit, duke e gershetuar me historine e krahines qe e lindi.
Libri
i dyte titullohet “SARAJAT” 2008,
botim i shtepise botuese “Albin” me pronar publicistin dhe studiusin e spikatur
Spiro Dede ne Tirane.
Ky botim, si veshtrim historiko-letrar i kushtohet Deres
Princore Mirditore te Gjonmarkut, qe per 575 vjet e udhehoqi Mirditen ne beteja
te pergjakshme me Turqine dhe armiqte shoviniste, duke e ruajtur te paster dhe
solide ne besimin e krishtere kete krahine dhe per rreth 80 kapedanet e saj ne
kohe te ndryshme, duke u ndalur me shume ne ato te shekullit 18-19-te. Pergega
sjell fakte interesante per kete familje, ne marredhenje me Kanunin, si princa
konstitucionale, ne pajtimin e gjaqeve dhe se ne cdo rast ata ishin prezent ne
ngjarjet me kulmore te kombit tone.
Qe ne fillimet e para te revistes “Albdreams” qe une drejtoj, Zef Pergega
eshte present per 9 vite me shkrime cilesore nga jeta e komunitetit dhe jashte
saj. Gjithashtu ai ka kontribuar edhe ne “Tvalbdreasm”
qe ka fillur transmetimin kohet e fundit. Disa here ka preferuar lokalin tim te
promovoje librat e tij dhe te jeme nje nga recensentet dhe vlersuesit e
krijimtarise se Pergeges.
Gjithnje kemi folur per krijimtari dhe letersi dhe
asnjehere nuk me kishte thene se dy librat e tij jane pjese e Librarise se
Kongresit Amerikan.
Me kete rast i uroj Zefit qe edhe dy librat e tij te tjere
qe jane ne ate rruge si “Zjarri Shqip
Regetin” dhe “Zeri im Prishtine”
te arshivohen ne kete institucion. Se shpejti do te kemi ne dore librin e 15-te
te autorit “Ora e Rodit” per te cilin
do te kemi mundesi te flasim njehere tjeter.