2013-06-06

Ibrahim KelmendiDo ta vazhdojmë grevën







Veprimtari Ibrahim Kelmendi së bashku me tre shokë të tjerë po vazhdon ditën e gjashtë të grevës së urisë para burgut të Prishtinës, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Grevistët sot i ka vizituar bashkëshortja e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, njëherësh ambasador i Kosovës, Sylejman Selimit, e cila i ka lutur grevistët ta ndërpresin grevën.

“Ne katër grevistët vazhdojmë të jemi mirë nga gjendja shëndetësore, pavarësisht lodhjes fizike. Falënderojmë vizitën e bashkëshortes së ambasadorit Sylejman Selimi me tre fëmijët e tyre, por lutjen e ambasadorit, të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, që ta ndërpresim grevën e urisë për hir të ruajtjes së shëndetit tonë, me keqardhje iu përgjigjem me jo”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se janë të vendosur ta vazhdojnë grevën, pavarësisht lodhjes. “Do të qëndrojmë në grevë derisa ambasadori Sylejman Selimi dhe të akuzuarit e tjerë të mbahen padrejtësisht në paraburgim. Shpresojmë që shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, do të na vizitojë për t’i dëgjuar arsyetimet tona, edhe pse nuk na është përgjigjur në letrën që i kemi dërguar”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi duke folur për rishikimin e mandatit të EULEX-it, ka thënë se ata nuk janë kundër EULEX-it. “Ne parim ne grevistët nuk jemi kundër misionit të EULEX-it, sepse institucionet e drejtësisë së shtetit të brishtë të Kosovës kanë nevojë për ndihmë e përkrahje profesionale, por jemi kundër pjesëtarëve anti-Kosovë në EULEX, siç është prokurori Salustro. Kurse sa i përket së drejtës së Kuvendit të Kosovës për të marrë vendim përkatës, jemi të bindur se Kuvendi ynë nuk është gjithaq autonom, sepse presionet e ‘ndërkombëtarëve’ kundër tij tashmë janë bërë flagrante dhe skandaloze, siç qe rasti i fundit me Ambasadën Amerikane në Prishtinë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se qytetarët e Kosovës me një mision të tillë të EULEX-it janë të zhgënjyer. “Për të tillë mision të EULEX-it në Kosovë sinqerisht nuk kemi nevojë. Prandaj qytetarët tashmë janë të zhgënjyer ndaj tij, sepse nga EULEX-i kanë shpresuar se do të angazhohet për t’i luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, meqë institucionet kompetente të Republikës së Kosovë janë kapur nga ish-kuislingët e regjimit të Millosheviqit dhe “miqtë” e krimit të organizuar dhe të pushtetarëve hajna”, ka thënë Kelmendi.

Në grevë urie bashkë me Ibrahim Kelmendin janë edhe Blerim Muriqi, Xhemë Gjura dhe Murat Bajrami. /epoka e re/



***********

 

Në Skenderaj sot gjatë ditës janë shpërndarë posterë, në të cilët sulmohet J.B., dëshmitar i mbrojtur në rastet që lidhen me Sami Lushtakun. “Vetëm njerëzit e shitur si J.B njollosin luftën e shenjtë të UÇK-së”, shkruan në posterët e shpërndarë kudo në qytet.

Në këta posterë dëshmitarit i është vendosur fotografia me emër e mbiemër. Në fillim të kësaj jave Lushtaku e akuzoi në gjykatë këtë person, duke thënë se falë tij janë përgatitur shumë aktakuza ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“E kam rastin e dytë ku ai e ka gjetur vrasësin, por jo viktimën dhe për këtë unë tash jam në burg. Kjo ndodh vetëm me mua dhe EULEX-in, sepse nuk ka rast të tillë në gjithë botën”, kishte thënë Lushtaku.




Sot rreth orës 13:30 kryetari i OVLUÇK-së, Muharrem Xhemajli, është ftuar nëpërmjet telefonit nga EULEX, që nesër të paraqitet për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit për një nga proceset që po zhvillohen kundër luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit të OVLUÇK-së, Xhemajli nuk do të paraqitet para organeve të EULEX-it.

“Ky vendim i kryetarit Muharrem Xhemajli bazohet në vendimin 05/2011 të Këshillit Drejtues të OVL të UÇK-së mbajtur më 7 maj 2011. Në këtë vendim thuhet: “OVL të UÇK-së u bënë thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos u përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës”, është në komunikatën e OVLUÇK-së.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...