2013-06-06

Lirohen nga arresti shtëpiak Fatmir Limaj dhe të tjerët

Lirohet nga arresti shtëpiak Fatmir Limaj , merr pjesë në seancë të Kuvendit
(I plotësuar) - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj pas lirimit nga arresti shtëpiak, ai ka marr pjesë në punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast udhëheqësi i seancës, Xhavit Haliti i ka uruar mirëseardhje në seancë.
Gjatë ditës së sotme Gjykata e Apelit ka marrë vendim që t’i liroj nga masa e arrestit shtëpiak Fatmir Limajn dhe gjithë tjerët në rastin “Kleçka”.
Masa e arrestit shtëpiak është zëvendësuar me masën e lajmërimit në stacione policore të kohë pas kohshme.
Fatmir Limajt më 8 mars të këtij viti i është zëvendësuar paraburgimi me arrest shtëpiak.

Lirohen nga arresti shtëpiak Fatmir Limaj dhe të tjerët
Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë vendosi që t’i lirojë nga arresti shtëpiak të gjithë dhjetë të pandehurit për rastin Kleçka.
Në mesin e të pandehurve gjendet edhe Fatmir Limaj, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish ministër i transportit dhe telekomunikacionit në qeverinë e Kosovës.
Prej tash e deri në përfundimin e gjykimit kryesor, të pandehurit janë të obliguar që për çdo ditë të paraqiten në stacionin policor. Pasaportat e tyre mbeten të konfiskuara dhe ata nuk mund të largohen nga Kosova, ka njoftuar përmes një komunikate misioni evropian për sundimin e ligjit.
"Trupi gjykues vendosi që ta zëvendësojë masën e arrestit shtëpiak me masën e lajmërimit në stacionin policor për shkakun se në vendimet e mëhershme të Gjykatës së Apelit është thënë se masa e arrestit shtëpiak ishte kryesisht e nevojshme për ta shmangur rrezikun e ndikimit tek dëshmitarët. Dëshmitari i fundit i prokurorisë ka dëshmuar gjatë seancës gjyqësore kryesore më 5 qershor 2013", thuhet në komunikatë.

Seancat gjyqësore kryesore për këtë rast do të vazhdojnë më 3 korrik 2013, me ç’ rast të pandehurit do të fillojnë me paraqitjen e rasteve të tyre.
Ky proces gjyqësor ndërlidhet me akuzat për krime lufte.

Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.
Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...