2013-06-02

Cilët po e blejnë Telekomin e Kosovës?‏



Aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosjes" organizuan sot një aksion simbolik në hyrje të ndërtesës kryesore të Postë Telekomit të Kosovës. Me këtë rast aktivistët vendosën një baner ku paraqiteshin të dhënat krahasuese të PTK-së dhe kompanisë "ACP AXOS Capital”, për të cilën thonë të jetë një firmë fantome, e regjistruar së fundi, qëllimi i së cilës shërben si mbulesë për paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

description

Drejtuesi i Sekretariatit për ngritje ideo-politike, Zgjim Hyseni tha se duhet të dihet se kujt po i falet aseti kryesor strategjik i Kosovës, pasi konsorciumit "ACP AXOS Capital” nuk i dihet as burimi i të ardhurave e as investimet në fushën e telekomunikacionit. "AXOS i ka 2 punëtorë ndërsa PTK i ka 3349 punëtorë. AXOS ka asete në vlerë prej 155 mijë eurosh, ndërkaq shuma e aseteve të PTK-së arrin shifrën e 200 milionë eurosh. AXOS nuk dihet të ketë ndonjë klient në fushën e telekomunikimit, por PTK i ka 1 milion e 200 mijë klientë. AXOS nuk ka shpërndarë fare dividendë, PTK i ka dhënë shtetit të Kosovës dividendë në vlerë prej 55 milionë euro. AXOS-it nuk i dihen të ardhurat vjetore, PTK i ka ato në shumën prej 165 milionëve. AXOS është themeluar më 25 korrik 2012, PTK është themeluar më 21 dhjetor 1959". Të gjitha këto të dhëna tha Hyseni, flasin për një dallim shumë të madh midis PTK-së dhe AXOS, duke thënë se PTK është larg përpara kësaj kompanie qoftë në performancë biznesi, qoftë në vlerë asetesh, po ashtu edhe në shkallë profesionalizimi në fushën përkatëse. "Por, krejt kjo logjikë përmbyset kur kuptojmë së është AXOS që e ka blerë PTK-në. Ndodh zakonisht përgjatë procesit që njihet si centralizim i kapitalit që kompania më e madhe, përmes mundësive më të mëdha konkurruese, ta fusë nën sqetull të voglën. Asnjë racionalitet, asnjë logjikë ekonomike nuk e shpjegon këtë transaksion absurd", theksoi Hyseni. Megjithatë, sipas tij shpjegimi qëndron diku tjetër. Hyseni tha se AXOS është një kompani fantome që po paraqitet si mbulesë për paratë e pista të korrupsionit e krimit të organizuar të bandave që udhëhiqen nga kryeministri Thaçi. "Jo rastësisht as ish ministri Beqaj dhe as kryeministri Thaçi nuk u përgjigjen kurrë se të kujt janë realisht paratë e fondit investiv AXOS. Si për ta vërtetuar gjithë këtë proces të shpronësimit grabitqar, kuptojmë se paratë për shitjen e PTK-së vijnë prej ishujve Cayman. Ky vend njihet si parajsë fiskale, ku nuk paguhet kurrfarë tatimi për paratë e investuara, por çfarë është më e rëndësishme, nuk kërkohet kurrfarë llogarie për prejardhjen e parasë, pikërisht siç i nevojitet pushtetit kriminal të PDK-së", tha ai. Hyseni shtoi se ekzistojnë të gjitha mundësitë argumentuese, nga ato ekonomike si dëmtim i interesit publik, deri tek shkeljet ligjore që ky proces të kthehet mbrapsht, gjë të cilën tha se "Vetëvendosje" është e vendosur për ta bërë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...