Pas ekspozitës në Pogradec, Korçë, Apoloni , si dhe më herët në Delemond, në Aarau e Zurih të Zvicrës, në Vjenë dhe këtë vit edhe në Suedi, këtë verë bën një prezantim edhe në Strugë. Në 20-vjetorin e festivalit muzikor "Këngë jeho" në Strugë, Shkëlzen Rexha, fotograf artistik, dhe Bora Balaj, kreatore e modës, hulumtuese e etnografisë, e prezantuan ekspozitën me veshje tradicionale shqiptare. Me këtë rast është mbajtur edhe një takim me gazetarët, me ç'rast janë shpërfaqur qëllimet dhe rëndësia e këtij manifestimi. Ekspozita shëtitëse me veshje tradicionale shqiptare, me autorët Shkëlzen Rexha dhe Bora Balaj, po merr gjithnjë e më shumë karakter kombëtar, duke u prezantuar në shumë shtete të Evropës dhe gati në të gjitha trojet shqiptare, duke prezantuar etnografi, art dhe hulumtim .Veshjet tradicionale janë bërë temë studimi edhe nga të huajt, si dhe nga etnologë e historianë shqiptarë.
Në kuadër të ditëve të kulturës shqiptare- ditëve të festivalit “Këngë jeho”, ku pos këngës dhe valles popullore shqiptare shpalosen edhe një mori kostumesh kombëtare shqiptare nga trevat e ndryshme, është hapur edhe ekspozita e fotografive të veshjeve kombëtare shqiptare.
Kjo ekspozitë e Bora Balaj, vjen në Strugë, në ditët e festivalit, pas shumë ekspozitave në Kosovë, Shqipëri dhe vendet e Evropës, ndaj dhe interesimi i kalimtarëve të rastit ishte tepër i madh. Krahas ekspozitës me fotografi të veshjeve popullore shqiptare, sipas idesë së Bora Balaj, të bëra nga fotografi Shkëlzen Rexha, u shpalos edhe libri i kësaj autore, “Veshje Tradicionale shqiptare në Kosovë”.
Për ekspozitën në fjalë, koreografi i mirënjohur shqiptar, Dilaver Kryeziu u shpreh: “Etnologjia është një shkencë e cila e ka për detyrë për ruajtjen e trashëgimisë, e në këtë trashëgimi janë edhe këto kostume që shihen në këto fotografi. Kjo ekspozitë, po koincidon me festivalin e 20 jubilar, “Këngë jeho”, në të cilin festival të gjitha këto kostume kanë qenë të pranishme në motive të ndryshme të vallëzimit nga mbarë territori ku jetojnë shqiptarët. Është kjo një kulturë, një trashëgimi që nuk e ka askush në botë pos neve shqiptarëve. E përgëzoj Borën për këtë ekspozitë të shkëlqyeshme në këtë vend të shkëlqyeshëm, sepse Bora balaj është unikat në Kosovë që merret me kostumografi”.
Në pyetjen se a e plotëson Bora Balaj ndonjë boshllëk apo mangësi që eventualisht kanë lënë Andromaqi Gjergji dhe Afërdita Onuzi, Dilaver Kryeziu shtoi: “Janë dy emra të mëdhenj të etnokostumografisë shqiptare dhe vështirë se mund të thuhet për plotësimin e ndonjë mangësie, por megjithatë Bora është në rrugë të mbarë ta ruaj trashëgiminë etnokostumografike të Kosovës, me të cilën sidomos ne koreografët mburremi, sepse në bazë të kostumeve edhe vejmë një valle në skenë”.
Vetë autorja, Bora Balaj u shpreh: “Së pari uroj përvjetorin e festivalit që më dha kënaqësinë dhe privilegjin, që të jem e pranishme me ekspozitën e veshjeve tradicionale të Kosovës nëpër shekuj, ku ka një përputhshmëri të madhe me këngët dhe veshjet shqiptare të prezantuara në këtë festival. Janë rreth 50 fotografi të veshjeve tradicionale shqiptare, nga të gjitha trevat e Kosovës dhe jashtë sajë. Të gjitha veshjet shqiptare e kanë nga një element që i bashkon shqiptarët, që më bën të finalizoj këtë ide timen për pasqyrimin e të gjitha veshjeve-kostumeve të ruajtura origjinale shqiptare”.
Etnografia e poetja Bora Balaj në faqet e shtypit shqiptar në SHBA
Nga: Mimoza Dajçi
Bora me punën tuaj krijuese si etnografe e poete jam njohur nëpërmjet medias elektronike, e ndërsa sot kam rastin të bisedoj me ju pranë familjes së veprimtarëve të njohur në SHBA Tereza e Pashk Maksuti.
Bora: - Edhe unë ndjej kënaqësi të kem rastin të komunikoj me periodikun i cili mban gjallë frymën shqiptare larg Atdheut, por kam kënaqësi të flas këtu ku takoj shumë njerëz që vazhdojnë të punojnë, të frymojnë e të kultivojnë edhe kulturë edhe traditë Shqiptare, por edhe vlera që i kontribuojnë vendit dhe pasurisë shpirtërore. Vërtetë, në këtë familje gjeta shqiptarinë dhe intelektin modern e tradicional.
M.D: - Ju keni kryer fakultetin ekonomik në Pejë, si kaluat më pas në poezi dhe në hulumtin e veshjeve tona kombëtare?
Bora: - Shkollimin e bëra siq e bëjnë të gjithë, apo siq e bënim në atë kohë, aty ku është më afër. Atë botë studioja në Pejë dhe zgjodha një drejtim që më tërhiqte së paku të studioj dhe të kem një përgatitje shkollore të Lartë, por edhe nuk e kisha largë dëshirës këtë profesion të drejtimit ekonomik.
Ndërsa, në mua ishte e lindur dhe vazhdoja ta mbjellja pasionin e leximit dhe të krijimit që heret. Poezia erdhi si krijimtari në mua dhe ndjeja nevojë të zbërthehem në diçka të shkruar.
Këtë e them kështu, sepse më vonë linden dhe vërshuan edhe shumë ide tjera të hulumtoj artin e krijuar në popullin tim. Pikërisht në zonën ku unë jam rritur, ky art është kultivuar më shumë nga populli dhe ky etnos është ruajtur herë si një sfidë, e herë si kulturë autoktone.
Dhe veshjet, të cilat edhe i punonim në mesin tonë, punë dore pra, u bënë pasion i imi të kalojnë në mua si fondacion koleksionues. Dhe me disa nga miqët e mi, thamë pse mos ti mbledhim dhe pse mos ti prezentojmë publikisht. Kështu që unë edhe mblodha shumë nga veshjet, edhe hulumtova edhe i botova në një lidhje si boletin koleksionar.Kjo bëri bujë dhe ia ka vlejtë besoj.
M. D : - Që nga viti 2002 ju drejtoni Agjensinë e Modës “Bora – Fashion” në Gjakovë, a kanë paraqitur interes vendasit apo të huajt ndaj vlerave tona tradicionale?
Bora: - Vlerat tradicionale janë kudo në botë. Secili popull ka krijimtarinë e vetë nga lashtësia. Por, dikush din bukur ti ekspozojë, ti paraqesë dhe ti plasojë tek të tjerët. Unë kam parë një mahnitje tek të huajt, por më ka befasuar edhe tek vendasit. Sepse gërshetimi i kulturave është duke e zbehur traditën. Dhe kur tanët mahniteshin me ato vlera tona, thoja me mendje, se si qenkem vonuar me këto botime. Pra, është pritur mire, së pari Agjensia ime duke plasuar këso vlerash dhe janë pritur mirë edhe punët që kemi paraqitur nëpër ekspozita.
Bora: - Kosova është një njesi e vogël për tu ndarë në treva. Por, ndikimi i kulturave është ndryshe nga një trevë në tjetren. Ideologjitë fetare edhe kanë sjellë motivet e veta dhe shumë nga trevat i kanë ruajtur duke i ngatërruar me kombëtaret. Unë kam marrur për modesti të them veshje nga Dukagjini më së shumti, sepse, atje edhe janë ruajtur më shumë . Pastaj nga Drenica, nga Hasi, nga Gollaku pakëz, nga pjesë të shumta të Shqipërisë dhe nga Maqedonia. Por, këtu në blenin e parë janë prezentuar vetëm një pjesë dhe pritet të dalin volume tjera në publikim.
Bora – Çamëria është dhimbje e jona edhe në historik edhe në kulturë. Ato veshje do të zënë vend në botimin e dytë shpresoj, sepse jemi duke e plotësuar gjeografinë Shqiptare.
Bora - Unë edhe i hulumtoj ato veshje kudo që janë, por edhe i dizajnojë duke bërë edhe krijime të reja. Në Shtëpinë e Modës ku unë punoj dhe e menaxhoj kemi sjellur modifikime si dhe modele të reja. Këtë punë edhe e vazhdoj ta e bëjë me disa modelare dhe manekine.
M. D: - Puna e dorës ka qenë historikisht një traditë e bukur e femrës shqiptare, a ka edhe organizata apo agjensi të tjera në Kosovë që merren me kulturën tonë etnografike?
Bora - Puna e dorës deri vonë ka qenë edhe profitabile edhe vetë ekzistenca e jonë. Ajo sot më pakë punohet. Në Kosovë viteve të fundit është stimuluar me të madhe nga disa Shoqata të grave kjo punë dhe po mbahet aktive sot duke u stimuluar në rrafshin artistik për të prezentuar autoktoninë tonë.
Bora: - Kam pasur kontakte me disa grupe dhe individë te njohur ne SHBA aktiviste te ceshtjes kombetare si dhe kam pautr rast te viziotoj Federaten Panshqiptare Vatra dhe te takoj anetare te organizates se gruas Hope & Peace ku ju Mimoza jeni themeluese e saj.……….
M. D: - Le ti kthehemi paksa poezisë, pasi edhe letërsia është edhe ajo një nga pasionet tuaja. Sa libra keni botuar dhe a mund të mësojmë titujt e tyre?
Bora: - Unë botova së pari librin me poezi “Zogu pa Qerdhe" dhe "Loti ne sy" , tani kam ne dore edhe nje liber tjeter me poezi.
M.D: - Përsa i përket etnografisë ju jeni nominuar në disa Çmime e jeni fituese e shumë prej tyre, a mund të ndalemi pak në sukseset tuaja?
M.D: - Po familja sa është e gatshme për t’ju ndihmuar në këto inisiativa, dhe a është i apasionuar në këto fusha ndonjë prej fëmijëve tuaj?
Bora: - Familja është mbështetësja më e madhe në këtë punë që më shumë ka shpenzime se sa përfitime. Bashkëshorti imë është më shumë stimulus dhe ka krijuar një passion edhe pse nuk e këtë lëmi. Edhe sot llogarisë më shumë tek familja, se, më duhet të jem në levizje dhe nga atje e marr edhe stimulimin material.
Faleminderit e suksese
Bora: - Unë ju falenderoj më shumë juve, ngase e kisha për dëshirë të jem në mediumet në Amerikë, posaqe tek lexuesi Shqiptarë, ngase puna që bëj unë i dedikohet popullit tim kudo që është ai. Urime dhe suksese edhe juve.
-------------------------------
Revy e modës me veshje kombëtare shqiptare në Skandinavi