2013-06-29

Identieti qytetrues dhe shqiptarët ( Përplasjet mes perëndimit dhe lindjës )

Shkruan: Ndue UKAJ 
1.
Këtë teskt po e fillojmë me një persiatje të një studiuesi dhe kritiku francez, Saint Beuvit, kur pohon: ”Kur mendojmë sinqerisht të kalarën, kur e kuptojmë mirë atë, do të thotë se e kemi vështruar saktë të ardhmën”, që për realitein shqiptar ka shtreisme të shumta kuptimore, që duhet të rikontekstualizojnë shumë probleme nacionale, me një qasje imperative, prandaj duke e kuptuar thellë faktin se pa njohjën e ta kalurës, nuk mund të vështrojmë saktë të tashmën, nuk kemi premise të qarta për të rifilluar debatin, dhe të shtrojmë idetë themelore, që për pikëmbështje kanë të ardhmën. Këto objektiva duhet të jenë të specifikuara, duke e pasur parasysh faktin se asnjë popull nuk del nga zgjedha e një sundimi të huaj I emapncipuar, I edukaur, me qasje të qarta dhe në baza të shëndosha për të vështruar dhe konstruktuar të ardhmën. Nadaj edhe për realitein shqiptar, I cili po thuaja se pas një robërie më së gjashtë shekullore, është në një liri relaitive për të filluar të ndërtojë të ardhmën vet, ka pengesa të shumta, që paraqitn në rrafshin psikologjik, për arsye se nuk është mësuar asnjëherë të kuptojë dhe të jetojë lirinë, të zhvillohet siaps një ritimi nomral dhe të pakontrolluar, e shpeshëherë edhe pa diktatk; duke pasuar, pastaj me mungesa që shfaqen sa në aspektin poltik, ashtu edhe në atë kulturor e ekonomik.
Pas shumë ngjarjve të rëndësihme për shqiptarët e ballkanit në dekadën e shkuar, shoqëria shqiptare në tërsi ka hyrë në një proces të përgjithshmë dhe të gjithanshëm poltik, kulturor, ekonomik, ku kërkohët një modalitet I ri, me ndryshme esencilae nga I mëhershmi, një transformim esnecial në mënyrë që të hapen debatet për integrime të fuqishme brendashqiptare njëherit, pastaj edhe në ato stadarede dhe praktika perëndimore të sferave tjera shqoqërore. Në këtë proces të gjithasnëshm rolin vendimtar lujanë kultura dhe idetë kulturore, që ndërlidhën pashmngëshmërisht me të gjitha segmentet e shoqërisë, të cilat përcaktojnë edhe një identitet të veçantë kulturor dhe civilizues si të domosdoshëm për këto transoformime. Pradnj, edhe Fishta qysh atëherë kur u ndje domsdoshmëria e ndërtimit të shteti shqiptar, me plotë të drejtë thoshte se pa një kulturë perëndimore, nuk mund të paramendohet zhvillimi I shoqërisë.
Kjo kërkesë e bërjës së shteti shqiptar dhe e ngritjës së stadnardeve të përgjtihsme shoqërore vërehet edhe sot, madje pothuja se është dosmodoshmëri për fillimin e ngritëjs së shoqërisë shqiptare, në rrafshe më të larta poltike dhe kulturore, ku Shqipëria prêt fillimin e negociatave për antarsim në BE, Kosova duhe të përmbush standarde, në mënyrë që të fillojë të jetësojë pavarësinë, njashtu është pak a shumë çështja edhe me pjesën e shqiptarëve që jetojnë në vendet tjera, që si ëtërsi jemi në process të hapur,që doemso do të rezultojë më transformime esenciale. Pra kërkohet një domsodoshmëri e ngretijës së standardeve, që doemos duhet të rezultojë edhe me përcaktimin tonë për të ardhmën kulturor, duke shtresuar këtë problem si ndër fundamentet e së tashmës, në përmbushjën e standardeve. Kjo vetvetiu nënkupton edhe përcaktimin tonë kulturor, jemi për një qytetërim perëndimor apo lindor? Prandaj me të drejtë në opinonin e përgjithshëm shqiptar e sidomos në atë kultoror, kohëve të fundit është ndezur një debat rreth identitetit civilizues të shqiptarëve, së këndejme edhe është rindezur debate I shumë përfolur dhe shumëdiskutaur, që mundohet të trajtojë çështjën e ndeshjës së civilizimeve, në këtë kontekst duke shtruar edhe çështjën e kombit shqiptar me një theks të veçantë, si dhe përplasjet mes perëndimt dhe lindjës, që janë shfaqur në planin global.
Kjo temë ë “nxehtë”, delikate qysh në vitet e 30-ta ka qenë një ndër temat imediate nga mendimtarët të mëdhenj shqiptar të kohës, të tubuar atëherë rreth formulës së shqiptarizëmës dhe neoshqiptarizmës (Konica, K. Maloki, V. Koca, Fishta, M. Frashëri, B. Merxhani, Noli, etj), të cilët njëkohësisht vunë edhe bazat e mendimit të avancuar shqiptar, të argumentuar, se shqiptarët kulturalisht I takojnë universit të civilizimit oksidental, janë gjeografikisht evropian, së këndejmi edhe shpirtërisht perëndimor. Në këtë proklamim dhe në mbrojte të këtyre argumenteve natyrisht se ka pasur dhe ka pengesa, madje janë identifikuar edhe pengesat, si dhe sfidat që dalin në këtë orjentim e përcaktim, që për shumë arsye mund të jetë jo aq I qartë. Pengesat dhe sfidat janë si rezultat I shumë faktorëve, sidomos I atyre kulturor- shpirtëror, që rezultojnë si shkak ndeshjës së perëndimit dhe lindjës, I këtyre këtyre dy civilizimeve diametralish të kundërta, mu në trullain e kombit shqiptar, që për pasojë kanë shenuar një lloj të ashtuquajturit “ambiguitet”, në dimensionet që përbëjnë esncat e identiteti qytetrues, sidomos kjo u rëndua pas shpartallimit të rezistencës shqiptare, të ushqhequr nga Gjergj Kastrioti- Skenëdrebue, pas vdekjës së tij, ku lufta e tij u detrminua si luftë civilizimesh, domethënë luftë për rujatje të atoktonisë, që u shkallëzua në përmasa tragjike sidomos pas depërtimit të dhunshëm të kulturës orjentale nga turqit pushtues, që në jetën shqiptare në tërssi është një trup huaj, I shtirë me dhunë dhe që kurrë nuk ka paraqitur rol konstituiv të jetës nacionale.
Në vurbullin e ngjarjeve të shumta poltike, dhe të sferave tjera që kanë përfshirë ballkanin, prandaj edhe kombin shqiptar, u shkaktuan konfuzione të shumta, si rezultat I nderkomunikimeve të shumta, jo vetëm kulturore, por edhe të sferave tjera të dimensioneve nacionale në tërësi.Ky konfizion, më tepër se që ka qenë në relaitet është fuzionuar ng armiqtë. Por megjithatë, nësë sot ne mund të diskutojmë për një komb shqiptar, për një kulturë shqiptare, për një qytetërim shqiptar, për një civilizim shqiptar, për një të ardhme shqiptare, mund të diskutojmë vetëm në suaza dhe në prizmë perëndimore, sepse në tërësi identiteti ynë është fomrmësuar krykëput në principe dhe koncepta oksidentale, andaj edhe të gjitha momentet dhe shenjat identifikuese shqiptare në tërsi janë ekskluzivisht perëndimore. S’mund të flitet në kulturën shqiptare, për ndonjë kulture tjetër, përveç asaj perndimore në ndeshje dhe rezistem ndaj asaj lindore, si të arrdhur bashkë me pushtuesit otoman. Këtë argumentim e mbështesin shumë mendimtar, ndër ta edhe studiues, Sabri Hamtit, I cili kur diskuton për identitein shqiptar, në theksim të saj si vetëdijës për tiparet dalluese, në zhvillimet dymijëvjeçare, thotë: ” Edhe pse I rrudhur në kohë e në hapsirë të ndeshjës dhe komunikimeve Perëndim - Lindje, që e kanë bërë ta marrë një karakteristikë të veçantë evrojuglindore, populli shqiptar ka në esncë një kulturë historike perëndimore, që mbështet në gjuhën, shkrimin, idetë themelore, fenë.
Përfundimit të Tmas Eliotit se letërisa dhe kultura perëndimore është ndërtuar mbi trashëgiminë e mitologjisë greke dhe krishterimit, për kulturën shqipe mund t’I shtohet edhe mbi mitologjinë vendëse, që është e moçme sa ajo greke” ( Sabri Hamtit, Tema shqiptare, fq. 161). Këtë kosntatim studiuesi dhe mendimtari Hamiti e vazhdon duke shkuar edhe më larg kur mbron kulturën perëndimore shqitare:” Kultura shqiptare nuk mund trajtohet më parë si vend I ndeshjës së kulturës perëndimore me kulturën lindore, por më së pari si kulturë e kundërvënies rezisntence e kulturë s autentike ndaj asja të huajës, të ardhurës, të mëvonshëmës”( fq. 150). Prandaj duhet theksuar se projekti nacional për ndërtimin e shtetit shqiptar në të gjitha haspirat etnike, është formësuar kryekëput mbi konceptet dhe idetë perëndimore, që prej Gjergjit Kastriotit, pastaj prej Bogdanit, e së voni edhe Fishtës, për të vazhduar sot me konceptet e Rugovës dhe spektrit të gjërë poltik në Kosoëvë dhe haspirat tjera kombëtare, që pa asnjë alternativë të ardhmën e kombit e shohin në dritën e orjentimeve perëndimore, për integrimin në këtë familje të madhe.
Në kulturën e shkrimit dhe në tërsi në mendësinë shqiptare, shenjat identifikuese nacionale, që shenjojnë edhe momente fundamentale të universit tonë qytetrues në raport me atë oksidental, gjithmonë kanë qenë shtytse të rezistencës që u zhvillua përgjathë pesë sheujve, që Kadareja dëshiron me të drejta t’I quaj si “ nata e zezë”. Madje me konsekuenca u ruajtën, u kultivuan dhe sforcuan shenjat e identitetit shqiptar origjinar dhe kontinuitiv oksidental, në segmente të shumta civilizuese, edhe pse konteksti I përgjithshëm shoqëror ishte I zymtë, dhe nuk linte pak hapsirë që të mbrohet ky civilizim. Ato shenja madje nuk u shuan kurrë. Idalet rreth gjuhës shqipe, si një veçanti nacionale, pastaj monomenti I figurës nacionale të shqiptarëve, në përmasa botërore, Gjergj Kastrioti- Skendërbeu, letërisa shqipe me sistem shenjues nacional dhe më lidhje të fuqishme oksidentale, trajtimi I pushtuesve çdo herë si barbarë, të huaj, janë vetëm disa nga fundamentet dhe shtyllat e rëndësishme që sot ne të kemi një identitet, edhe pse të brishtë, por megjithatë prapëseprapë të veçantë, autokton në disa pikëpamje, të vazhdueshëm.
Një rëndësi në rrugëtimet tona për të ruajtër universin e përgjithshëm nacional e civilizues oksidental, paraqet fakti, se shqiptarët këtij pushtimi gjithmonë iu kanë përgjigjur me prevntiava të mundëshme, e kanë konsideruar si të këtillë, të huaj, madje kanë krijuar alternative të mundëshme për mbijetim deri në vetëasgjësim, për të cilën kemi shumë të dhëna historiografike. Një dëshmi për këtë paraqet fenomeni në vete I arbëreshve të Italisë, të cilët vetëm për të ruajtur sistemin e veçantë qytetrues, u shpërngulën nga atdhue, dhe ruajtën deri me sot, për lakmi të gjitha segmentet qytetruese shqiptare. Shqiptarët kurrë nuk janë pjatuar me këto sundim, që tentonin shpirshjën e vlerave dhe identitetit naciona, bastardimin e kulturës, si dhe imponimin e një culture tjetër, kështu që i kanë kosiderar gjithmonë të huaj, e veçanërist kanë rezistaur në diemnsiont kulturore dhe shpirtërore.
Këtu do të ishte më rëndësi fakti, të përmendet një fenomeni I cili në shumë treva shqiptare njihet si laramanizmi, që është një fenomen I shpeshtë dhe me rëndësi për kuptimin e idesë së identiteti civilizues tek shqiptarët. Kjo dukuri, si e tillë është paraqitur vetëm gjatë pushtimit turko-otoman, që përpiqëshin me çdo mjet të asgjesonin çdo gjë burimore shqiptare, që ndodhi fatëkeqësisht me disa zhbërje, por që në esnca nuk u shkatërru kurrë. Kështu psh. pjësa që pranonin identitetin orjental, e bënin këtë vetëm në sy të njerzëve dhe pushtetit, ndërsa në praktikën shtëpiake vazhdonin kulturën dhe identitetin origjinal. Apo siç thoshte Koncia, kur u pyetën njëherë për fenë e shqiptarëve, me ironi : “natën në kishë ditën në xhami”, që ka domethënie sinjifikative për të kuptuar esencialisht qëndrimet e shqiptarëve kundrall orjentalizmit jo vetëm relegjioz, por edhe kulturor. Një fenomen tejët intresant në trajtimin e çështjës së identiteti qytetrues të shqiptarëve pa dyshim se paraqet edhe festat e shumta të cilat shqiptarët në tërësi, I festonin ato tradioconale, madje me përkushtim, fenomen ky që edhe sot mund të haste në rajone të ndryshme shqiptare.
Prandaj debait I sotshëm që po zhvillohet rreth identiteti civilizues shqiptar, duhet që diskutimet t’I zhvillojnë duke u bazuar në vazhdimësinë historike, si dhe nga prizmi I rrethanave nëpër të cilat kalojë dhe u formësua ajo që përbën civilizimin tonë. Prandaj , disa tendenca që paraqesin indivdë, të prirur për destruktivitet, janë qëllimkëqija për nacionin në tërësi. Mbase këto tendenca më së shumti iu shkojnë për shtati armiqëve të kombit tonë, që të paraqesin pamjen e identitetit nacional dhe universit të tërësishëm kulturor me ambiguitete, pse jo edhe me prirje fundamentliste, që nënkupton një armqiësi me vetë perëndimin. Këto debtate, mbase nuk marrin parasysh asnjë bazë, por vetëm janë të prirura nga intresa të ndryshme kundër ideve të shëndosha nacionale, që kanë rilindur në dekadën e fundit në tokat shqiptare, që si të tilla I reprezentojnë kryesisht elitat kulturore, disa prej të cilave kanë kaluar edhe në poltikë. Këtyre tendencave u përgjigjët më së miri gjuha shqipe, me fillet e saja të shkrimit, që është ndërtuar dhe ka mbijetuar vetëm në saje të oksidentit, në çdo pikëpamje.
Formalua e parë e shqipës së shkruar, është shumë sinjifikative dhe domethënëse për të debatuar identitetin qytetrues shqiptar, ajo u ndërtua mbi një formulë të fuqishme perëndimore, mbi të cilat është ngritur dhe qëndron qytetërimi perëndimor. Pastaj një tregues të qartë për të diskutaur identitein civilizues të shqptarëve paraqet gjithësesi letërisa shqipe, si bartsja më e mirë e mentalitetit të një kombi. SI e këtillë letërisa shqipe në të gjitha dimensionet është krijuar kryekëput me shenja oksidentale, të ndërlidhura me diskursin biblik, edhe në formë, por me thellimi sidomos në përmbajtje, të cilat shprehin edhe esncat e botëkuptimit shqiptar kundrall armiqëve.
Duhet theksuar se gjithë veprimtari kulturore, letrare që u krijua për gjatë gjithë atij pushtimi dhe pas, u krijjua në përmasa të thella mbi substratin perëndimor, ndaj edhe bart shenja të fuqishme që simbolizojnë kulturën nacionale oskdentale, dhe kontekstin e përgjithshëm qytetërues me sistem të veçantë e burimor. Ideja dominate që u formësua gjatë shekujve të ekzistimit të shqipës, si shenja e veçantisë nacionale, është pa dyshim kërkesa e elitës intelektuale, që isistonte me të gjitha mënyrat për t’iu qëndruar kosnekuent rrënjeve të identiteti nacional, duke ripërcaktuar qartë orjentimin dhe shpirtin perëndimor të shqiptarëve. Gjatë gjithë konfrontimeve që pati qytetërimi shqiptar oksidental me atë orjenatal lindor, është mbitheksuar I pari duke u ngritur dhe sforcuar mbi konceptet e fuqishme të univeresit të përgjithsëm qytetues perëndimor ku qëdrojë, mbase edhe mbi fundamentin e këtij qytetrimi, siç do të shprehej Eco, që bazohet përveç në antikitetin greko-roamak në një masë të madhe edhe mbi Biblën si vepër bazë e këtij universi kulturor e civilizues që shenjojnë këto dymijë vite. Kjo rrejdhë, në kulturën e shkrimit shqiptarë është ruajtur dhe kultivuar me një devotshmëri të madhe, veçmas në letërsinë shqipe, që ka funksionuar dhe funksionin më shenja të fuqishme ndërkomunikative, me diskursin biblik, qoftë si formë e shkrimit, qoftë si simboik, për të theksaur edhe kështu qytetërimin shqiptar oksidental.
Identiteti dhe qytetërimi shqiptar oksidental është ruajtur edhe në sfera tjera, për çka mjafton këtu të përmendim shumë lëvizje poltike dhe ushtarake që janë bërë gjatë atyre pesë shekujve të zi, që me Gjergj Kastriotin deri tek Bogdani, pastaj te kleri shqiptar që u persekuta, edhe në shek. XX, për të ruajtur atë vijë zingjirore të civilizimit shqiptar. Prandaj diskutimet e shumta që sot bëhen në emër të shqiptarizëms së imagjinaur më tepër se s reale, mbase të prirura në përmasa të rrezikshme për destruktivitet, nuk duhet të anashkalojnë të kaluarën, sepse duke pretenduar këtë, atëherë definitvisht në I presim rrënjët tona, e presim tërsinë tonë kulturore, e fragmentojmë gjithë të kaluarën, mbase edhe e shkatërrojmë kulturën tonë, letërsinë tonë, shkrimin tonë, dhe ndoshta pa vetëdije e shpikim një tendencë naïve për një komb të ri të modelit të boshnjakëve musliman.
Përgjigja më e mirë në këtë diskutim prapëseprap që, do të duhej mbetet substrati i fuqishëm nacional si një argument I fuqishëm për t’i larguar dallimet që na imponuan armiqtë, duke e vënë në imperativë të ditës idenë nacionale si të shenjtë, në mënyrë që bashkërisht të hapim horizontet tona për të ardhëmn tonë poltike e kulturore, si një komb I civilizuar dhe që meriton reskeptin ndërkombëtar. Pretendimet për të fragmentuar kulturën tonë, për të paraqitur grupin e veçantë kulturor si më nacional se tjetrin, duke akuzuar këtë apo atë për mosësqiptarizëm të shkallës së caktuar, kujtojë se është një vetëvrasje e jonë, një vetëshkatrrim, dhe në fund të fundit një kënaqije e aspiratave dhe apetiteve të armiqëve, të cilët nuk ngurrojnë të përdorin lloj-lloj etiketimësh, me propagandë të rrezikshme për të paraqitur kumbin shqiptar si të padenjë, për të jetuar të lirë, si racë të ultë, dhe natyrisht përdorin formulën “ përqajë dhe sundo”. Tendenciozët e tillë duhet të shtrojnë pyetjet fundamentale, si do të mundet dikush ta dij se ne jemi shqiptarët e shek. XV, psh. Ose të atij XIX, nëse ne lejojmë psh. që dikush Gjergj Kastriotin ta parqes tradhtar, se na paska luftuar kundër turqëve, me të cilët dëshirojnë disa të identifikohen përmes fesë, se Buzukun, Budin, paskan gabuar se shkruan shqip, se Bogdanin na paska organizuar kryengritje ndaj turqëve dhe në paska anatemuar në veprën e tij, se Mjedja, Fishta, Konica, Koliqi, Nënë Terezën, Kadare e Rugova e shumë të tjerë e shohin ardhmërinë shqiptare në raporte të fuqishme me qytetrimin perëndimor… e shumë të tjera anomali. Kujtojë si kjo është një tendencë për të fragmentuar kulturën tonë në baza fetare, së këndejmi edhe shfaqin aspiratat e inskenuara nga kushdi kush për të ndërtuar “një komb të ri”, të krijuar mbi baza të një kulture orjentale që dëshiron të idetifikohet me fenë, që për të ardhmën shqiptare do të ishte shumë e dëshmshme, jofuksionale, pa perspektivë, dhe jasht intresave të përgjithshme nacionale. Asgjë s’kam ndaj kulturës orjentale në vete, por në dimensionet shqiptare kjo është e huja, përveç në fenë, ajo në asnjë segment tjetër nuk ka pasur sukses në kombin shqiptar.


Rëndësi e Identitetit qytetërues për çështjën nacionale
Kur dëshirojmë të diskutojmë për çështjën e identitetit nacional, në raporte më identitetin qytetërues më të gjërë, në këtë rast, atë oksidental me atë orjental, si dhe pashmangëshmërinë që të identifikohemi dhe atë se I takojmë një universi kulturor dhe civilizues, pashmangëshëm shtrohet pyetja, që duhet të determinon çështjën e statusit kulturor në shoqëri, në këtë rast në një shqoqëri pluraliste, demokratike, ku individi duhet të çlirohet nga turma, duke shtruar problemt në dritën e vizioneve perspective, duke shtruar dilae, apo edhe duke kërkuar alternative më optimale. Premisa e suksesit të shoqërisë shqiptare, kujtojë fillon atëherë kur të arrijmë të krijojmë identitein e veçantë qytetërues, që dallon nga të tjerët, dhe që të mundëson tjetrit t’ia tregosh vlerat, cilësitë, dhe tërëisnë kulturore civilizuese. Kjo bëhet atëherë kur fillojnë të ngriten ideividualitet kundrall turmave, opnione reacionale, të artikuluara, të pavarura, kundrejt atyre grubmbullor. Në këtë rrugë të vështirë, që patjetër se paraqet sakrefica, moskuptime, paragjykime, rolin primar duhet ta kenë elitat kulturore, që njohin më së miri realitetin dhe që kanë fuqinë të përballën më sfida të shumta që dalin, por edhe që kanë fuqinë e ndërlidhjës së dy kohëve: të shkuarës me të tashmën, për të hapur vizionet, horizontete dhe perspektivat për të ardhmën.
Duke e pasur parasysh faktin se Identiteti civilizues përbën një ndër çështjet më komplekse, njëherit edhe më jetike në çdo pore të jetës njerzore, duke filluar nga individi, deri tek shoqëria, kombet, dhe universi kulturor më I gjërë, si i këtillë, në përmasa rajonale po aq edhe globale, çështja në fjalë, na detyron ta diskutojmë në rrafshe të ndryshme të intelegjencës sonë. Duhet pasur parasysh faktin se në shoqëritë e prosperuara, tashmë zhvillohet një debat I gjërë I tërësishëm, për të avancuar lufte për profilizim, për Identitet të veçantë, që kosiston dhe nënkupton një veçanti të reflektuar në shumë pore te jetës, një kujtesë të nivelit të lartë historic dhe një ridefinim të tashmës, për të mundur të hapën debatet dhe të shtroihen idetë dhe vizionet për të ardhëmën.
Kontekstet e mëdha në fillimshekullin e ri po deterimohen rreth problemeve të identitetit civilizues, madje edhe shumë kriza nëpër të cilat po kalojnë popuj të ndryshëm, janë rrjedhojë e një konfuzioni, që rezulton nga mosdefinimi i qartëi indentiteti civilizues, apo edhe ndeshjës së dy identitetve të kundërta, që kanë qasje të ndryshme ndaj botës në përgjithësi, siç do të shprehej studiuesi Samule Hantigton.
Identiteti civilizues I një kombi të cakutar, ë këtë rast I shqiptarëve bashkëformësohet nëpërmjet shtresimevë të shumta, që kapin segmente fundamentale të qenësisë së një kombi, të gjallimit të tij. Nëpërmjet gjuhës, kulturës, mendësisë, fesë, mënyrës së jetesës, përceptimeve kulturore, botëkuptimeve për jetën, ne identifikohemi me të ashtuquajturin Identitet civilizues. Nga e kalura , në shumë segmente kemi qenë kulturalisht dhe shpirtërisht perëndimor, oksidental. Prandaj në opinionin e përgjithshëm kulturor dhe publik shqiptar, në të gjitha trevat është mumenti utilitar, të diskutojmë për identiteti tone civilizues, duke shtruar edhe dilema, sa është identiteti ynë unikat, cilat janë orjentimet tona civilizuese sot, a jemi në bazamentin e qartë të autoktonisë sonë, pa të cilin vështirë të jetësojmë idealet tona të kahëmotshme, për të ndërtuar të ardhmën tonë kulturore dhe politike ashtu siç dëshirojmë ne.
uhet të kemi të qartë faktin, siç u shpreh një mendimtar I madh I kohëve tona Dr. Lush Gjergji, se “ pa histori s’ka ardhmëri”. Prandaj edhe duhet të jemi koshient se Identiteti nënkupton jo vetmë ruajtjën e vazhdimësisë historike kombëtare në të gjitha pikëpamjet, por edhe kërkon një kultivim, përforcim, sforcim dhe avansim, edhe përkundër shndërrimeve të natyrshme që vijnë si rezultat qoftë i ndikimeve, qoftë i zhvillimeve përgjithëshme njerëzore dhe kulturore, por gjithnjë duke u ruajtur esneca e etnisë si e paprekur, e pacenuar dhe e shenjtë, që të bën të jesh vetvetja, dhe që të mundëson të tjetrit t'ia tregosh vetvetën, për të përcaktuar si miqtë njashtu edhe armiqtë, që të mundëson të fitosh përkrahjën e kombeve të mëdha të qytetruara, në sfidat dhe rrugëtimet e përbashkëta. Sfidat që paraqiten para shoqërive sikundër kjo e jona, ndërlidhen pikërisht me vlerat kombëtare, si dhe shenjat ndërkomunikative me universiet me të gjëra kulturore. Ky problem mund të ngërthejnë në vete shumë plasaritje, sfida, rreziqe, që janë të natyrave të shumta, që kanë komponente të fuqishme Idnetiteti civilizuese të ndryshme apo edhe të brishtë.
Cili është pozicioni i shqiptarëve sot kundrall këtyre sfiedave?

Shqiptarët në fundshekullin XX, hynë me përplotë ndryshime pozitive, të cilat mund të vërehen në të gjitha segmentet, e të cilat më shumë I determinohen poltikës. Tashmë ata po mëkëmben si një faktor relevant, jo vetmë rajonale, por edhe më gjërë. Prej aspektit poltik, deri në nivele të rritjës së substancës nacionale, dhe daljës nga anonimiteti historik, që na kishte kapluar me shekuj të tërë. Është kënaqësi që sot shqiptarët më shumë se kurrë më parë mund të flasin për vetevtën, të ndërtojnë asi lloj politke që dëshirojnë, të krijojnë asi predispozitash të favorshme, që shkojë koform ambicieve për sendërtimi e idealeve për një perspektivë të përgjithëshme, duke ju kontribuar në një masë të kënaqëshme edhe procesve globale, siç është tashmë rasti me përkrhajën ndaj luftës kundër terrorizmit, që po I bëjë shqiptarët.
Prandaj , kujtojë së tashmë I kemi të gjitha parakushteti, për të ndërtuar të ardhëmn tonë konformë vullnetit dhe ambiceve tona, së paku nëse dëshirojmë të jemi koshient dhe vetëkritik, që idenë nacionale dhe të mirën e përbashkët ta qesim para çdo intresi tjetër sekundar, dhe të ardhmën tonë ta mbështesim në pikësynime të qarta, duke e ndërtuar mbi të kaluarën tonë kulturore dhe historike. Është fat I dëshiruashmë kahmoti, të shihet se si sot në tërësi shqiptarët jetojnë më mirë se kurrë më parë. Edhe pse ekzistojnë disa konteste të shumta të cilat më shumë janë poltike dhe sit ë këtilla I detyrohen të kaluarës, në shek XXI shqiptarët si komb hyjnë me përplotë ndryshmime pozitive. Ata tashmë janë unik në përcaktimet e tyre. Pyetja se kush janë shqiptarët në tërësi, në rrefshin e identiteti civilizues, mund të rezultojë me përgjigje divergjente në çëshjtje joesencale, por para një të huaji përgjigja mund të merrë koceptuale, esneciale, unike, që nuk dallon nga shqiptarët e Shqiprisë, te ata të Kosovës, e pastaj të Maqedonisë prej vendev tjera ku jetojnë, si, Mal të Zi, Serbi. Ata në tërsi proklamohen dhe praktikojnë një mendësi perëndimore, identifikohen me të njëtën gjuhë, me të njëjtën letëris, me të njëjtat figura nacionale, me të njëjtat objektiva, për rikthimin edhe poltik edhe shpirtëror në familjën perëndimore aty ku e kemi dhe ku duhet ta kemi vendin. Përgjigja e artikular, e ndërtar mbi principet qytetruese perëndimore është jetësuar në përmasa të thalle në të gjitha deimesionet e jetës publikë të kombit shqiptar në këtë mivjeçarë të ri. Principet dhe fundamentet tona janë perëndimore.
Rrugët e zhvillimit poltik, kulturor të popullit shqiptar, përgjatë gjithë histories kanë qenë tragjike, duke u thelluar me një hendek të madh siç e thamë me depërtimin e kulturës dhe mendësisë orjentale, që pikën e ndeshjës së civilizimeve globale e bën në truallin shqiptar, që këtu u konfrontua siç vëren Sabri Hamiti në mbrojte të asaj autoktonës kunrall të huajës, që asnjëherë nuk ka gjetur vend këtu, në asnjë segment që përben komponentet e civilizimit shqiptar, të konstituimit të qytetërimit acioal. Edhe pse kjo ndeshje në një mënyrë do bëhet vatër e rrezikshme, në gjitha politikat nacionale, me një rrezik permanent edhe ne dimensione rajonale dhe globale, në esncë shqiptarët kurrë nuk kanë qenë orjental, madje këtë ata e kanë konsideruar shumë të huaj.
Mjafton sot të shihet në të gjitha qendrat ku jetojnë shqiptarët, nuk ka as më të voglin adimirm apo disponim për letëris orjentale, para asja perdnimore. Madje do të dukej absurde një të riut të Tirnaës, të Prishtinës, apo Shkupit, Ulqinit, e Preshevës, t’I thuhet se a më parë e preferon një autor arab, apo një anglez apo itlaina. Madje s’mund të gjësh në asnjë qendër shqiptare, të ri, madje as të vjtër që me admirim do të shikonin një filmë me temë orjentale dhe nga kjo burimësi, para filameva të hollivudit, apo edhe të dëgjojë ndonjë muzikë arabe, para asja angleze, të themi shkurt e shqip perëndimore. Madje në asnjë qendër të shqiptarëve, nuk do të gjësh një të ri që më me admirim e kishte përcjell një ndeshje të fotbollit në mes Arabise dhe Iranit, më parë se në mes të Anglisë dhe Italisë. Këta shembuj janë të mjaftueshëm që të kuptojmë se shqiptarët nuk kanë as më të voglin admirim dhe disponim për kulturën dhe identitetin orjental. Pra ata jetojë dhe zhvillohen në çdo pikëpamje si perëdnimor.
Shqiptarët duke qenë gjeografikisht pjesë e Evropës, u orvatën për gjatë gjithë historisë të ruajnë edhe lidhjet shpirtërore me qytetrimin perëndimor, i cili falë rezistencës së madhe shqiptare arriti të ruaj shumë segmente të paprekshme, por nuk arriti krejtësisht të preventojë pasojat e këtij sistemi kulturor e civilizues që në ndeshje me të, shkatojë marrjen e fesë, por shqiptarët prapë kanë kujtësën me besimin e parë të tyre monotheist, I cili ka luajtur rolin fundamental, ë konstituimi e kombit, rujatjën e tij nga zhbërja, në aspektin kulturor shqiptaret ruajtën dhe ruajnë kulturën oksidentale.
Shqiptarët pasardhës të ilirëve të lasht, për fat të mirë apo të keq, kanë qenë në pikën më delikate të ndeshjës së qytetërimeve, të ndërlikuara sidomos me intresave gjeostrategjike, gjeopolitike të superfuqive të mëdha poltike, ushtarake, por me thellime sidomos në sferat kulturore, si më të ndjeshmet dhe më determinuset në zhvillimet shoqërore. Madje, kujtoj se gjithë problemtika e “problematicitetit” shqiptar qëndron pikërsht në këtë fakt. Të gjendur në këso pike delikate, është e natyrshme që interesi, lakmitë dhe tendencat për zgjërim të ndikimt e fuqive të mëdha ndaj popullit shqiptar kanë qenë të vazhdueshme, shpeshëherë duke u konsideruar edhe kruciale në politikën globale.
Rrugëtimet i etnisë shqiptar nëpër shekuj, kështu për pasojë patën përplotë zik- zake tragjike. Pushtimet e dhunshme zvetnuan mundësië që shqiptarët, në një formë apo në një tjetër të kenë mbrojtjën e perëndimit, por kurrë nuk u dalën që të zhvillojnë atë sistem të veçantë kulturor e nacional. Madje për pasojë gjatë këtij pushtimi, shqiptarët humbën njëherë evropën, qytetërimin perëndimor, së këndejme edhe pranuan dhunshëm deformime në dimensionet e identitetin nacional, që tash ndeshet me atë që ka bazamentin e civilizimit perëndimor, edhe pse si proklamim orjentimi perëndimor dhe qytetërimi me shenja dhe sistem nacional kuntinuitiv është interesant dhe nuk mungonte, madje ishte moto përgjatë gjithë shekujve. Ëshë me rëndësi këtu të përmendet fakti, se edhe përgjatë rilindjës, kur fillojë ideja nacionale të mbitheksohet mbi ndarjet në shpirtin shqiptar, madje edhe tek ato personalitete që konsiderohen të mëdhenj, që vepruan pikërisht në atë shtet prej të cilit ishin të pushtuar, promovuan një sistem me mendësi dhe orjentim ndryshe kulturor, duke zhvilluar konsekuencat se “ djellli I shqiptarëve lind në perëndim”. Ndoshta ata do duhej të kenë ditur këtë çështje dhe të kenë pasur të drejtë ! Në faza të ndryshme të proceseve politike dhe shoqërore që formësuan shekujt shqiptar është ndjer shpeshherë mungesa e identitetit origjinar, kontinuitiv nacional, si shkak që bëri të fundit të çlirohen nga perandoria otomane, të fundit nga barra moniste-komuniste, të fundit të krijojnë shtetin e tyre( rasti I Kosovës).

Rasti i Kosovës në dimensionet qytetëruese pas çlirmit nga pushtimi serb

Kosova dhe modeli kulturor qe po formësohet, pas debimit te forcave serbe, edhe pse me shumë zëra jo aq perndimor, nuk lene shumë per t’u hamendur rreth identitetin qytetrues, I cili pse ka pretendime të thuhet se po bastardohet dhe ka parashenja të zbeta në përcaktimin apo proklamimin për një qytetërim dhe culture perëndimor, aspak nuk u zvetnua, por përkundrazi u thellua, si vetëdije nacionale, si mundësi për tipare dalluese, në përcaktimet e ardhëshme poltike dhe integruese. Është e rëndësishme se aspirata për të sendërtar njëherë e përgjithmonë kërkesat e drejta të shqiptatrëve, për liri dhe pavarësi, formësohen përmes ideve dhe koncepteve perëndimore, edhe në dimensionet poltike, edhe në ato kulturore. Institucionet e Kosovës, qysh në konstituim, kanë paraqitur një program të theksuar për një integrim në familjën e madhe perëndimore, duke e ditur çështjën esenciale, se s’mund t’I takosh një grupacioni të caktuar qoftë poltike, apo kulturor dhe të jesh në shumë segmente I ndryshëm nga ai, të mos kesh tipare të njëjta në disa vlera të përbashkëta. Prandaj zërat që të ndërlidhura me intresa të ngushta kundër ideve nacioale, projektin e Ksovës dhe shqiptarisë që e shohin jasht sisteimt të vlerave perëndimore, jo vetëm se nuk kanë kurrfara baze, as kontiniutive, as aktuale, dhe tendencat se proklamimim unanim për një kulturë dhe mendësi perëndimore, është I kamulfular, është më se naiv dhe pa perspective, për objektivat nacioale. Dallimet konceptuale këtu qëndrojnë se disa janë vetëm të informuar mbi këtë princip, ndërkaq shumë tjerë të formësuar mbi këto principe dhe koncepte, që dëshirojën t’I hvillihen për arsye të idevale të së ardhëms shqiptare.
Në debatet e shumta poltike, shoqërore dhe veçanërisht kulturore demonstrohet një qasje për të thelluar qendrimet: se ne jemi popull me një kulturë dhe qytetërim perëndimor, jemi populli që I kemi dhenë po këtij qytetërimi figura eklatante të dijes, strategjisë luftarake, të humanizmit, duke theksuar vazhdimisht Shën Jeronimin Ilir, Gjergj Kastriotin si mbrojtës të po këtij qytetërimi, thirremi dhe qëndrojmë në një kulturë të Pjetër Bogdanit, të Gjergj Fishtës, të Nënë Terezës, e shumë tjerëve, që na nderojnë, dhe kështu nuk jemi larg idealve të tyre, këto figura I kemi bërë dhe I bëjmë vazhdimisht paramodele, të frymëzimit tona për ide të mëdha naciaonale, për trasimin e rrugës në rikthimin tonë të denjë në famljën perëndimore, ku kemi qenë dhe jemi, së këndejmi po formësohemi mbi amanetin e tyre, në principet e tyre.
Duke e pasur parasysh faktin se kombet e mëdha që I kanë sigurar vetës një reputacion ndërkombëtar, krahas përpjekjve të vazhdueshme për standrde ekonmike, poltike, ushtarake, I kanë kushtaur rëndësi të madhe sidmos avancimit të standardeve dhe formësimimeve kulturore për ngritjen e një opinioni civilizues, duke e ditur se orjentimet kulturore janë parakusht për t’u definuar si miqtë njashtu edhe armiqtë në perspektivë e ardhëshme të botës, edhe kombi ynë po hynë më këto synime në këto stadarde. Në këtë aspekt opinioni kulturor dhe civilizues shqiptar gjithmonë ka qenë krahë për krah me oksidentitn, Gjergj Kastrioti luftojë për të mbrojtër pikërisht qytetërimin perëndimor, Bogdani organizojë kryngritje me përkrahjën e vendeve perëndimore kundër turqëve, e gjithë relindja shqiptare, në idetë themelore dhe në lëvizjet ka qenë perëndimore. Madje edhe lëvizja e sotme e shqiptarëve për lir dhe pavarsi është kryekëput perëndimore, e mbështetur dhe e relaizuar me përkrahjë e këtyre miqëve.
Në opinionin e gjërë public shqiptar shtrohet shpeshherë Ku qëndron kultura shqiptre sot? Të gjitha premisat e nevojshme për t’u integrar në qytetërimin perëndimor I kemi. Madje kemi qenë ndër të parët në këtë qytetërim, I kemi dhënë këtij qytetërimi, figura eminente që shenjuan baza të fuqishme, duke filluar prej Shën Jeronimit tonë, që Evropës ja dha Biblën, pastaj pas mesjetës, përmes letërisë së humansizmit dhe munumentit të letërisë shqiptare ne u inkuadruam në këtë qytetërim. Madje edhe sot në tërsi culture joë është kulturë burmiore, autentike shqiptare.
Prandaj është e qartë se identiteti ynë është I formësuar dhe I definuar qartë, duke ruajtur kontinuitetin më të kalurën dhe duke trupëzuar të gjitha tiparët e saj në shtatin e kulturen nacionale, të cilën edhe sot po zhvillojmë, unikisht, ndaj edhe çdo tendecna nga kush do qoftë se vjen, është rezultat I mosnjohjës së kulturës nacioale, apo përdoret me qëllime të ndryshme poltike, në dëm të intersave të përgjithshmë nacioanle, prandaj nëse dikush shenjat e identifilkimit nacional I kërkon në konceptime tjera, pastaj edhe me konotime të tjera, duhet kuptuar së nuk e njohin idenë nacionale shqiptare.
Orjetimi dhe përckatimet oksidentale, që të promovojë standaredet perëndimore, esencialisht, I vërejmë sidomos në ato dimensione që përbëjnë esencën e etnisë nacionale. Prandaj, debati I filluar për këtë çështje, nga dashamirët e ideve të mëdha nacionale, nga ajka e kombit, pa kurfarë hezitime, pa paragjykime, duke shprehur vullnetin, përcaktimet për avancimin e nacionit, dhe konsolidimin e etnisë, si dhe për t’u paraqitur unik në raportet poltike rajonale dhe ndërkombëtare, është I dëshiruashëm dhe në iteres. Në kohën kur “është bërë shqipria por duhet të bëhen shqiptarët” siç thoshte Fishta i madh, ne asesi s’guxojmë që kjo temë të mbetet tabu, në mënyrë që mos të na përsëriten gabimet e së kalurës. Koncica ynë I madh thoshte “ se shqiptarët në histori gjithmonë vonohen”. Të shpresojmë se kësaj here kemi ndërtaur disa parakushte për t’u mos u vonuar. Së paku nëse I lamë disa inate personale, nëse nacioni dhe idetë nacionale kanë pikëmbështejtje të qartë, të argumentuar, prandaj edhe me shenja identifikuese origjinare, kontinuitive, duke I respektuar natyrisht edhe të gjitha dallimet që dalin në tërsinë nacionale dhe universin kulturor kontekstual.
Pyetjet që shtrohen sot, si dhe dilemat rreth identitetit nacional, si dhe kontekstit të përgjithshëm kulturor, universumit të përgjithshëm kultoror, pa mëdyshje, përgjigjet në këto pyetje mbetën të qarta, së paku nësë opinioni këto gjëra I analizon pa euforizma, pa emocione, pa patriotizma folklorik, por me një qasje reale, duke I analizur fenomenet e përgjithshme dhe duke mos I ikur realitin hsitorik, si dhe aktual. Në mënyrë që të mos na anatemojë e ardhmja, duhet zhvillohet një debat I gjërë dhe I përgjithshëm për kulturën shqiptare sot, mes perëndimit dhe lindjës, duke I analizuar sikundër sfidat njashtu edhe alterativat, që mund të dalin nga kjo përthyrje. Problematika e çështjës së ndeshjës së civilizimeve, në nivelet e latrta poltike dhe kulturore si në Amerikë njashtu edhe në Evrpoë është shume e debatueshme, duke u rishqyrtaur edhe alenacat e mudësme. Madje ka teza se luftrat e ardheshme do të jenë pikërisht në ndeshjen e qytetrimeve, kulturave , të cilën teë e mbron grupi I mendimtarëve rreth studiuesit (Samuel Huntigton). Mbase, pikërisht për këtë aspekt, duke e parë gjendjën e përgjithshme të zhvillimeve poltike, kulturore dhe civilizuese të botës, ndaj edhe të shqiptarëve në ballkan, perspektiva duket jo e qartë nëse vazhdojmë t’I ikim vetvetës.
Për problemi e deshjës së civilizimeve duhet të diskutojmë , sepse çështja në fjalë na shpje drejt rezulatateve që do të duhej të shihen jo vetëm si domosdoshmëri e kohës, por edhe obligim qytetar dhe ndërgjegje kombëtare, në mënyrë që shqiptarët të arrijnë të përmbushin standrdet kulturore, në atë nivel, siç kërkohen edhe për ato poltike, juridike, ushtarake, ekonomike etj. Kombet që dëshirojnë një trajtim të denjë në arenën ndërkombëtare investojnë shumë për ngritjen, fomrësimin, avncimin e standareve kulturore dhe civilizuese, si determinuese të shumë proceseve jo vetëm poltike, por edhe ekonomike, ushtarake etj.
Në të kalurën nacionale, prej ku e ka rrejdhojën promblemaciteti shqiptar, konsiderojë se sot, në ballkan është pasojë e anashkalimin, andaj edhe mosdefinimit thelbësor të idntitetit civilizues dhe kulturor, si dhe përcaktimeve jo esemciale në këto universe të gjëra. Që të dalim krejtësisht nga anonimiteti historik dhe që të trajtohemi popull më subjektivitet nacional, duhet të kemi një pikëmbështejte të qartë në të kaluarën, në kujtesën historike, në rrënjet nacionale, në mënyrë që persiatjet për të sotmën të kenë artikulimin e qartë, dhe e ardhmja të ndërtohet në premise të shendosha dhe në mënyrë zingjirore, në binomin e kaluara e ardhmja, të vetdijësuar se pa histori s’ka ardhmëri, duke sforcuar kështu konceptet dhe vizionet themelore të shtetëforimit kombëtar me shenja identifikuese reale.
Trendet tona qytetëruese si dhe prokalmimi unanim për një kulturë perëndimore, nuk është i përçudnum as I bastadrum, ka së këndjemi strategji të qartë, që ka motivim të shtresaur në rrafshë edhe hsitorike, edhe aktuale prandaj edhe në dritën e përpektivës, pse jo edhe pikësynimit të intresit nacional, politik ( t’a zgjedhim çështjen shqiptare e tani bëjmë cka të dojmë ! ), shqiptarët në tërsi kulturalish, poltikisht, ekonomikisht e shohin të ardhmën përfundimisht në Evropë, në oksident, të cilin e kanë kulturë, kujtesë, dhe vizion. Ëshë shumë e rëndësihmë sot se në sferat shqiptare në të cilat eksiston një ndajre e bërë në baza fetare, në praktikën e përgjithshme vërehen trende të rikthimit edhe në këtë sferë. Ky përcaktim I yni në këtë kulturë, nuk ka asesi qëllime vetëm naïve poltike, siç mundohet ta zhvillojnë këtë propagandë Serbia, për zgjedhje të intersit nacionael, pastaj kthim në orjentalizëm, të gjitha parametrar tregojnë se ky është përcaktim I shëndoshë, I pranuar në të gjtiha rrafshet.
Po të shihësh pamjën e kulturës shqiptare në përgjithësi, nuk le të hamendemi ka është orjentuar ajo, cilat standarde po I praktikon, sidomos në atë dimensione që përbëjnë dhe formësojnë mendësinë nacionale, shpirtërore, e që janë përcaktuese në proceset poltike të ardhëshme.
Universi civilizues shqiptar nuk fshihet nën substratin “ evrpopiane” që dëshirojmë të ja mveshim, siç thuhet për arsye të interesave politike, por është bazike në gjithë të tashmën dhe të ardhmë tonë nacionale, është vetvetja e jonë.
Sot në gjithë civilizmin perëndimorm shtrohet pyetja kush je? Në mënyrë që të përcaktohet qartë statusi dhe identiteti civilizues. E ne, sot si shoqëri, jo vetëm se nuk duhet të paragjykojmë, të hezitojmë që ta shtrojmë këtë çështje, as të hamendimi , sepse nëse sot arrijmë të krijojmë këto parime bazë që kanë zën fill, e ardhmja e kombit shqiptar në mijëvjeçarin e ri do të jetë konform intersave nacionale, si dhe integrim aty ku e kemi vedin, në perëdnim. Anomali të shumta, që e kanë kanosur popullin në një situatë të vështirë, pa vizione të qarta, pa premisa të sigurta për një liri, pa siguri, pa stabilitet, kanë qenë në të kalurën produkt i përcaktimeve tona jodrejtë, duke ikur shpeshherë edhe nga vetvetja… Prandaj disa zëra që nuk pushojnë së çjerruri nëpër media, të cilat patriotizmin e kanë çdo moment në gjuhe, vetëm kur e do nevojë dhe intersi sekundar, nuk duhet përfillur, ata që në emër të shqitprizës së imagjinaur kërkojnë të sforcojnë të ardhmën tonë në qytetërimin orjenat, jo vetëm s’duhet të përfillën, por duhet distancohesn, si njerzë që më së paku e dojnë kombin, sepse në emër të po këti patriotizmi bëhen forca destructive për të penguar elementet e shëndosha të shoqërisë kosovare për integrim, brendashqiptare njëherit, e pastaj edhe perëndimor.
Shtresimt tona kulturore, janë esncilasht perëdnimore, mund të dëshmohen në çdo aspect. Këto duhet vetëm t’I avansojmë, që kështu të avansojmë dhe ta kultivojmë vetvetën tonë, në rrugëtimet tona për liri, prosperitet, demokraci dhe integrime në strukturat euro-atlantike, prandja edhe në universin e përgjithëshëm kulturor dhe civilizues që e determinon këtë qytetërim.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...