2013-06-29

Trashëgimia kulturore - vlerë e shpirtit të njerëzimit


Nga Skënder Mulliqi

Kjo botë nuk do të ishte interesante, po të kishte vetëm një lloj njerëzish: të bardhë, të zinj, të tjerë dhe vetëm një lloj kulture e trashëgimie kulturore. Kjo begati me njerëz racash, ngjyrash dhe kulturash të ndryshme, përbën një mozaik të bukur si një margaritar të paçmueshëm botëror.
Secili popull ka lënë trashëgim nga diçka nga e kaluara e tij historike, që e bën të dallohet nga të tjerët. Dhe, së bashku, e begatojnë trashëgiminë kulturore botërore.
Madje, edhe ata popuj që nuk janë më, që janë zhdukur në dallgët e historisë, që janë shkrirë në popuj të tjerë nga pushtuesit e ndryshëm, i kanë lënë gjurmët e kulturave të tyre, një trashëgimi si dëshmi kohe.
Po të mos ishin këto vlera të çmuara kulturore nga tradita e popujve, të shprehura në formën materiale e shpirtërore, e kaluara nuk do të ishte më e varfër. Kosova është një botë e vogël, ku gërshetohen kultura dhe trashëgimi kulturore të popujve të ndryshëm dhe të kohëve të ndryshme.Të gjitha këto së bashku përbëjnë një thesar të çmuar për djepin e përbashkët të trashëgimisë kulturore botërore.
Në Kosovë ndodhi lufta, ku pësuan njerëz dhe fatkeqësisht edhe një pjesë e trashëgemisë kulturore e që të dyja janë të dhimbshme. Po edhe lufta duhet t’i këtë disa ligje dhe t’i kursejë gjerat më të çmuara të popujve. Vetëm ata që janë barbarë në shpirt, i shkatërrojnë kulturat e popujve të tjerë. Në Kosovë jetojnë etnitete të ndryshme me kultura e trashëgimi kulturore të ndryshme, që i karakterizojnë të kaluarën e tyre historike, materiale e shpirtërore, të cilat duhet të ruhen se aty flet historia, aty është e ruajtur dija dhe mjeshtëria e paraardhësve të tyre.
Prania multikulturore e këtyre entiteteve është begati historike e vetë Kosovës dhe dëshmi e jetës së përbashkët. Edhe një gur i gdhendur, një enë prej dheu, qoftë edhe e thyer, një monedhë e vjetër e deri të veprat madhore, si kalatë, urat, objektet fetare, kishat, xhamia, teqetë, etj, janë kulturë e kohës, që ne na i kanë ruajtur brezat e tjerë, e ne duhet tua përcjellim gjeneratave të ardhshme. Edhe ata kanë hise në to, duhet të kënaqen me to dhe prej tyre të mësojnë për kohët e ndryshme. Për ruajtjen e tyre duhet të kujdesen institucionet e shtetit, entet për ruajtjen e trashëgimisë dhe të monumenteve historike, duke gjetur fonde për mirëmbajtjen e riparimin e tyre.
Sa mund të kënaqen njerëzit, duke i vëzhguar veprat e hershme të paraardhësve, në muze, arkiva, si objekte arkitekturore si fjala vjen, Kalanë e Prizrenit, të Novobërdës, Manastirin e Deçanit, të Graçanicës, Patrikanën e Pejës, xhami e kisha të tjera, me ato pamje madhështore e me atë arkitekturë të përkryer.
Trashëgimia kulturore e kujtdoqoftë është shpirti i një populli, kultura më e shenjtë dhe më e dëshmuar e tij. Vendosja e telave me gjemba apo ngritja e mureve të larta si në mesjetë, vendosja e rojave e çorodit pamjen madhështore të monumenteve historike. Ato duhen rrethuar e zbukuruar me lule për ta treguar kulturën tonë ndaj trashëgimisë kulturore dhe t’u ofrojmë urtësi e vetëdije edhe gjeneratave të reja që edhe ata t’i ruajnë e të kujdesen për to.

Shkrimi që publikojmë ka fituar çmimin e dytë me 14 dhjetor 2009 nga juria profesionale në konkursin e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij - Cultural Heritage ëithout Borders (CHËB) në Prishtinë

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...