2013-06-22

PD kërkon transparencë për pasurinë e kreut të opozitës

PD kërkon transparencë për pasurinë e kreut të opozitës

Vorpsi: Qytetarët duan përgjigje për pasurinë e Ramës

Partia Demokratike ringre pyetjet ndaj kryetarit të opozitës për transparencën e pasurisë së tij. Zedhensja Laura Vorpsi tha se qytetarët nuk mjaftohen t’u thuash se po ju flet me fjalë zemre, por duan të vërtetën mbi pasurinë e tij.
Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD-së
Edi Rama thotë se do “ndajë me ju zemrën e tij”, por qytetarët kërkojnë që ai të ndajë me ta detajet e të ardhurave të tij të fshehura, dhe taksat e papaguara. Sepse ai nuk flet për asnjë nga to. Në fakt, kanë kaluar pothuajse dy javë që kur mësuam se në mënyrë të paligjshme Edi Rama dështoi të paraqesë deklarimin e të ardhurave të tij. Dhe ende sot ai nuk i është përgjigjur as pyetjeve më të thjeshta të qytetarëve se përse e ka thyer ai ligjin?
Më pas ne mësuam nga lajmet se Rama jo vetëm që e ka fshehur deklaratën e të ardhurave, por ai gjithashtu nuk ka paguar as taksat për miliona lekë të ardhurash. Të gjitha këto në një kohë që është duke ndërtuar vilën e tij shumë milionëshe, që bazuar në të ardhurat e tij të deklaruara, ai nuk mund ta përballojë diçka të tillë. Atëherë, kush po e ndërton vilën e Edi Ramës? Ai as kësaj pyetje nuk po i përgjigjet.
Ndërsa tani, Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është dërguar një letër, ku i kërkohet FBI-së të hetojë Edi Ramën për pastrim parash. Nga erdhën paratë? Cili është burimi i tyre? Edi Rama as për këtë nuk po jep përgjigje.
Dhe mos të harrojmë për lejen e ndërtimit që i dha gruas së tij për një pallat të ndërtuar në Tiranë. E mbani mend? Ai ka thënë:
Por ky nuk është shpjegim. Ai nuk i ka dhënë asnjë përgjigje të vetme pyetjeve të qytetarëve. Dikush e ndërtoi. Dikush u pagua…Por askush nuk e di se kush.
Dhe nëse bëhet fjalë për Ramën, përse po e fsheh ai?
Gjashtë muaj dhe Edi Rama vazhdon t’i fshehë të vërtetën qytetarëve. Sepse ky është Edi Rama.
Rama thotë se ai do të rrisë taksat e qytetarëve, por ai nuk paguan taksat e tij. Rama thotë ai do të ndajë shumë gjëra me qytetarët, por ai nuk i përgjigjet as pyetjeve të tyre më të thjeshta. Dhe Rama thotë se qytetarët meritojnë një shpjegim, por ai refuzon të japë një shpjegim. Përse e fsheh Edi Rama të vërtetën?

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...