Ekskluzive per Floripress
Bisedë me shkas 1,2,3
Fillimi i
një interviste me Sabit Gecin, invalidin e parë të UÇK-së, të burgosurin e parë
pas lufte për “krime lufte” dhe si duket të fundit që do të lirohet nga burgu i
“lirisë”, bisedë që do të zgjas në shumë vazhdime.
NË
BURG PO MË MBAJNË VETËM PËR DY QËLLIME: PËR TË MË THYER, OSE PËR TË MË
SHKATËRRUAR!
Dibran Fylli, regjisor
Ky shkrim
i imi shumë kujt do t’i duket se është pjesë e ndonjë romani e dikujt ndoshta
edhe skenar filmi. E vërteta është se mund të jetë edhe ashtu edhe kështu, por
ama se është një skenar interesant që trajton ngjarje reale e në vazhdime të
pafundme, kjo s’ka dilemë. Ai që nuk e beson le të urdhëroi e të bisedoi vet me
Sabitin. Ai është mikpritës edhe në këso rrethanash, i hapur që të bisedoi me
këdo, përkundër të gjitha vuajtjeve i fort e i afërt me të gjithë ata që e
çmojnë dhe e respektojnë gjakun e Dëshmorëve dhe vlerën e Luftës së lavdishme
çlirimtare, por jo edhe me ata që frikësohen nga hijet e hienave të huaja!?
Sabit Geci
nëpër qelitë e errëta
Kush
ik nga malet, ik nga pushka!
Kush
ik nga pushka, ik nga liria!
Kush
ik nga liria, ik nga populli!
Kush
ik nga populli, ik nga jeta!
Kush
ik nga jeta – vdes.
Fillimi i fundit
Gjatë një
vikendi, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, jo rastësisht takova
shokun e hershëm, bashkëluftëtarin e invalidin e parë të UÇK-së z. Sabit Geci,
i cili tash e sa kohë po mbahet herë nëpër burgjet unmikiane e herë në ato
euleksoviqiane. Sabiti, edhe pse i sëmur, me shumë diagnoza thuajse të
pashërueshme, kohë pas kohe, edhe pse nën kontroll të rrepta, këta far tipat e
“drejtësisë” po tregojnë kinse humanistet
e po e sjellin për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Sabiti, edhe pse në
gjendje shumë të rënd shëndetësore, ndau kohë për ta zhvilluar një bisedë në
formë interviste e që flet për vuajtjet e këtij njeriu të palëkundur nga udhët
e tij të sakrificës.
D. Fylli: Z. Sabit, ju njiheni si Invalidi i
parë i UÇK-së, i plagosur rëndë në Betejën e Likoshanit, por edhe i arrestuari
i parë pas lufte, kinse për “krime lufte” nga UNMIK-u, pastaj edhe
EULEKS-i po vazhdojnë të të mbajnë ende
nëpër burgje. Përse mendoni se po ndodh e gjithë kjo?
S. Geci: Unë mendoi se do të jam i fundit që
do të lirohem nga këto marifetllëqe me të cilat po ngarkohem, por edhe jam më
se i sigurt se kjo po ndodh vetëm për dy arsye: ose të më thyejnë moralisht e
kombëtarisht, ose të më shkatërrojnë tërësisht nga shëndeti, por e kanë të
kotë, sepse deri në frymën e fundit nuk do t’ua dhuroi atë kënaqësi as këtyre
horrave as armiqve të mi.
D. Fylli: Ju një kohë të gjatë e keni kaluar
nëpër hetuesi, u kanë mbajtur të paraburgosur gjatë kohë derisa e kanë
kompletuar aktakuzën, kinse për krime. A keni kërkuar që të mbroheni në liri
ose të paktën edhe në arrest shtëpiak?
S. Geci: Jo që kam kërkuar por as që më ka
shkuar mendja, sepse kjo me është ofruar nga vet prokurorët ndërkombëtar, por
siç thonë “dardha ka bishtin pas”, ata kërkonin kushte nga unë e ato kushte
ishin që unë të bëja ndonjë pisllëk dhe derisa unë nuk pranoja e as sot nuk do
pranoi për asnjë çmim, me lanë këtu e kështu si jam, bile prokurori Robert Din,
me thoshte me një rast që të paktën të përgjigjesha në pyetjet e tij, as në atë
mënyrë nuk kam pranuar dhe kjo është dashtë të ndodhi në mos për asgjë tjetër
për shkak të gjendjes sime shëndetësore. Drejtësi nuk ekziston në Kosovë. Ata
janë sjell e po vazhdojnë të sillen në mënyrë shumë të padrejtë!
D. Fylli: Pse mendoni se “drejtësia” është
sjell dhe po vazhdon të sillet në mënyrë të padrejtë ndaj teje?
S. Geci: Jo vetëm ndaj meje, por ndaj çdo
çlirimtari, besa edhe ndaj atyre që nuk janë të arrestuar as nën hetime, sepse
kur njolloset, ose të paktën tentohet të njolloset Lufta e Lavdishme e UÇK-së,
bartësit e saj, komandantet e së fundi edhe Shtabi i Përgjithshëm, atëherë çka
pritet t’i ndodh më e keqe luftës së shenjt dhe pjesëtarëve të saj?!
D. Fylli: Edhe kësaj herë jeni akuzuar kinse
për krime lufte. A mund të na thoni diçka më në detale për akuzën e prokurorit?
S. Geci: Akuza, mendimet, pohimet, seancat e
të gjitha kanë qenë humbje kohe dhe shumë qesharake. Po si mund të akuzohen për
krime ata të cilët kanë luftuar kundër kriminelëve, madje edhe me ndihmën e
NATO-së? Kjo mund të ndodh vetëm në ato vende që s’e njohin dhe s’e mbrojnë
institucionalisht vlerën e luftës.
D. Fylli: Si dhe sa t’u shqiptua dënimi i
fundit, dhe, a mund të thuhet se ky është i fundit?
S. Geci: Unë jam i sigurt se as i pari e as
ky nuk është dashtë të ndodhin fare, por ja se në Kosovë ndodhin edhe këto
gjera. Herën e parë me kanë dënuar pa asnjë fakt vetëm me thash e thëna 6 vjet.
Tash me kanë dënuar 15 vjet dhe si atëherë si tash i njëjti nen, kinse për
krime lufte. Kurse a është ky i fundit nuk mund të thuhet sepse këtu mund të
pjell edhe kali, derisa në vendet tjera normal pjell pela!
D. Fylli: Pse shokët e luftës dhe shteti që
udhëhiqet nga ta nuk reagojnë në këso raste, në mos për asgjë për shëndetin
tuaj?
S. Geci: Shkurt e shqip vetëm pse nuk
guxojnë, u mungon guximi! E thamë kështu sepse vet heshtja e tyre ose deklarimi
i pamjaftueshëm më bënë të dyshoi se po frikësohen ose po i frikësojnë këto
hijet e hienave të huaja.
D. Fylli: Tash jeni i shtrirë në spital, po
trajtoheni për disa diagnoza dhe gjendja e juaj shëndetësore nuk është e mirë.
Na thoni çfarë ju thonë mjekët?
S. Geci: Se çka thonë mjekët dhe nga sa
diagnoza vuaj, më së miri po ua tregoi këtë Memorandum-Raport i specialistit,
nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e lëshuar më 10.06.2013, nga Prof.Dr. Mehmet
Maxhuni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë dhe Dr. Daut Cejku, Kirurg i
përgjithshëm dhe Vaskular, kirurg ordiner si dhe shumë specialist tjerë.
Përshkrimi i disa nga diagnozat e
Sabit Gecit, nga Raporti i specialistit:
Pacienti
Sabit Geci, i hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë, Kirurgji Vaskulare,
Kirurgjia Plastike, Ortopedi, Cardiologji, Infektiv:
Gjendja e
tanishme:
Dg. Microthrombembolla Pulmonum Recidivans. (Sulm i droçkave të gjakut në
qarkullimin arterial të mushkërive). Dg.
Phlebothrombosis Recidivans Cruris L.Dex. Incipiens. (Përsëritje e mbylljes
të venave të thella të gjymtyrëve të poshtme të djathtë). St.Post Phlebothrombosis Vfc 1.dex et Vfs et vv.Crurales 1.sin.a.10. (Gjendja
pas mbylljes të venave të thella të gjymtyrës së poshtme të djathtë dhe të
venave të nëngjurit të majtë që e ka përjetuar para 10 viteve). Sy.Postphlebiticium Extremitas Inf.Bill.
(Gjendja e pasojave në gjymtyrët e poshtme të venave të thella). Venectasia Compensata Venorum Parietis Abdominis
Pars. Infraumbilicalis. (Gjendje kompenzuese e zgjerimit të venave të murit
të abdomenit nën kërthiz). (Gjendje pas sulmit mbyllës të arterieve pulmonale
të mushkërive-përseritës). Hyperlipidemia.
(Gjendje e nivelit të rritur të yndyrës në gjak-trashëguese). Status Hypercoagulable. (Gjendje e
rritur e ngjizjes të gjakut-kagulimi i shtuar). St.Post. Microthrombembolia Recidivans a.m.9. (Sulm i përsëritur i
droçkave të gjakut në mushkëri).
Pacienti
akoma nuk e ka të implantuar Cava filterin, për arsye ekonomike.
(Implantimi
i zgjeruesit të lëkurës nga Kirurgjia Plastike). Echo-Abdominis: Steatosis Hepatis Cysta Renis 1.dex. (Dr.Hysni
Gërguri).
Dhjamosje
e Mëlçisë-Cysta e Veshkës. Dg.Angioneuropathia
Diabetica. (Gjendje e dëmtimit të fijeve nervore dhe enëve të vogla të
gjakut-arteriolave si pasojë komplikuese e sëmundjes se sheqerit). Kirurgu
plastik: St.Post Implantation Tissue
Expander in reg.femoris 1.dex. (Dr.H.Arifi). Ortopedi: Abreviatio Extremitas Inferior L.Sin PP
Fractura Aperta Femoris Et Osteosyntesis Hypotrophio Extremitas Inferior L.Sin.
Coxarthrosis. Indikohet elengacioni sipas vange jashtë shtetit për të
evituar faktorin prezent “Pllaka-trupi huaj”, të favorizimit të koagulimit –
Thromboses. (Dr.A.Tolaj). Cardiologu: HTA. (Tensioni arterial). CMP
chr. Hyperetensiva. (Pamjaftueshmëri e zemrës si pasoj e tensionit
arterial). Angina Pectoris Instabilis.
(Dhimbje të gjoksit jo stabile). St.Post
Thrombembolia Pulmonum. (Gjendje pas sulmit embolik në mushkëri). Neurokirurgu:
Hernia disi L3-L4-L4-L5. Scoliosis
Thoraco-Lumbalis Spondylosis Lumbalis. ORL: Dg. TPL lat. Dex tip 1. Infektologu: Lesio Hepatis Susp.Cirrhosis
Hapatis.
Sipas
sugjerimeve të Ortopedit, për shërim jashtë vendit, për t’i shëruar vetëm një
pjesë të këtyre sëmundjeve, Sabiti tregon një profaturë të lëshuar nga Spitali
Amerikan më Nr. 188, dt.10.06.2013, e cila ka shumën hiq më pak se 13.460.oo
Euro.
Fundi i fillimit
Për herë
të parë publikohet fjala përfundimtare e Sabiti Gecit nga aktgjykimi i fundit,
Prill 2011.
KËTU
PO SHKELET DREJTËSIA!
(Askush
nuk duhej të ishte mbi ligjin)
Fjala ime
përfundimtare, në dëgjim të parë do t’u duket e pakuptimtë, pa lidhje dhe
poetike por, për mua është e domosdoshme që të vërteten ta thamë haptas para
trupit gjykues e para krejt botës se: UCK-ja dhe unë si pjesëtar i orëve të
para, i rreshtuar pas Komandantit Legjendar Adem Jashari, kemi qenë, ishim dhe
do të mbesim çlirimtar të trojeve tona. Këtë ua garantoj unë në emër të gjakut
të Dëshmorëve që ranë për liri.
Se kemi
bërë luftë të drejtë e çlirimtare, këtë më së miri e dëshmon ndërhyrja ushtarake
e Forcave të NATO-së kundër forcave serbe që po mundoheshin ta shuajnë një
popull nga faqja e dheut, e ky ishte populli im shqiptar që edhe unë ja fala ca
pika gjaku duke lënë gjymtyrët e mija nëpër vija të frontit për lirin e atdheut
dhe nëse është nevoja prapë do të sakrifikohem e do të bëjë luftë për lirinë e
popullit tim.
Ushtria
Çlirimtare e Kosovës nuk është themeluar formalisht por, formimi i saj ishte i
domosdoshëm, e lufta e fundit na ishte imponuar nga dhuna e tepruar e
okupatorit shekullor serbosllav që po udhëhiqej nga krimineli Millosheviç dhe
gjeneralët e tij të shfrenuar.
Lufta e
fundit e UÇK-së nuk ishte as e para e si duket nuk do të mbetet as e fundit për
ne shqiptarët. Unë e quaj luftë edhe këtë që po zhvillohet këtu e deri në Hagë
dhe, nuk po i duket fundi i saj. Do ta quaja luftë speciale, në njërën anë për
mbrojtjen e vlerave të luftës së shenjt çlirimtare, e në anën tjetër do ta
quaja sulmin më të rënd mbi historinë e re për degradimin e këtyre vlerave që
po insistohet nga misionet e huaja, herë UNMIK e herë EULEKS. Kjo po ndodhë për
fat të keq me ndihmën e disa dëshmitarëve gënjeshtar, shpirtzi e hiq shqiptar.
Se ishim
të okupuar me shekuj, të shtypur e të persekutuar, të nëpërkëmbur e pa të
drejta, kjo s’do koment. Ishin kajlat e sulltanat që njëri pas tjetrit po i
turreshin Kosovës me ligje e kanune të huaja, prandaj edhe lufta e shenjt e
UCK-së, sikurse edhe luftërat tjera të shqiptarëve, ishin rezistenca kundër
padrejtësive, dhunës, terrorit, përndjekjeve, burgosjeve, vrasjeve e qka jo
tjetër që po ushtrohej mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës.
Me vite e
me shekuj kishte mos pajtime,kundërshtime e luftë pas lufte,jo për të
sunduar,por për liri,për gjuhë e për flamur,që sot,në këtë shekull të mbrapsht
gati sa nuk po duken asnjëra e as tjetra. Këtë punë nuk mund ta kuptoj as zoti
!?.Erdhi fundshekulli i XX e bashkë me te edhe zgjimi nga gjumi i
popullit,formimi i Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare,lufta e saj dhe liria e
shumëpritur. Të gjitha këto bënë që Kosova sot të jetë e lirë,aq sa është e
lirë!?.Pra lufta,gjaku i derdhur për liri,sakrifica e popullit të shumë vuajtur
bënë që populli të frymojë lirshëm. Me
luftë e sakrifica u largua një armik i përbetuar i Kosovës dhe na erdhën
30 tjerë nën maskën e miqësisë, me emrin UNMIK e EULEX. Edhe ashtu pak kanë ndryshim këta dy
emra,kanë të njëjtin veprim. Tani vendi prapë ndodhet në ri okupim me plane për
ricopëtim, sundim e degradim të vlerave më sublimë,të luftës Çlirimtare, por
tani me një okupator modern me ligje të pertrira nga ish sistemi i kaluar...
Të mos e
quash këtë vend të riokupuar dhe në tentim për ta bërë copë-copë nuk mund të
thuash se ke thënë të vërtetën. Kjo nuk ka filluar rastësisht. Ka qenë dhe
është e paramenduar edhe mirë bile. Të gjitha këto që po ndodhin janë procese
të montuara e të motivuara politikisht. Janë procese të turpshme e të
pakuptimta fare. Këto po bëhen për ta barazuar krimin serb me luftën e drejtë
të UÇK-së. Po bëhen për ta injoruar vlerën më sublime të popullit shqiptar,
edhe atë me skenarë të ndyra e me personazhe të paramenduara, duke e krahasuar
çlirimtarin me kriminelin, duke i quajtur kriminel ata që e ndaluan dhe e
luftuan krimin. Kjo filloi me kurdisjen e skenarit për ngritjen e aktakuzës për
“Rastin e Merdarës” pastaj vazhdoi me suspendimin e gjashtë komandantëve të
UÇK-së, me rastin “Manaj”, rastin “Drini”, rastin “Raci”, arrestimin e
komandantëve dhe ushtarëve të Zonës Operative të Dukagjinit, të Llapit e të
zonave tjera, pastaj me rastin “Hajra” dhe po vazhdon me rastin herë “Shtëpia e
verdhë” e herë “Shtëpia pa ngjyra” e Dikmartoviqit e herë rasti “Kleçka” dhe
shumë raste tjera që janë vetëm imagjinata të pakuptimta të prokurorëve
euleksian me ndihmën e dëshmitarëve të rrejshëm, por gjithsesi e vërteta ka
filluar të dal në shesh dhe “drejtësia” ndërkombëtare po dështon për ditë e më
shumë.
Unë do
pyesja: A ka drejtësi në Kosovë dhe nëse po, për kë punon ajo? Kur dihet fare
mirë së ligji bashkë me forcën kanë mbetur në duart e okupatorit. Unë
çuditërisht nuk po e kuptoi pse luftuam? E po kush thotë së nuk luftuam kundër
ligjeve jugosllave!? Kështu po vërtetohet thënia e lartcekur “E larguam një
armik të përbetuar e na erdhën 30 tjerë me emrin unmikoeuleksian”. Unë, që
kohën më të madhe pas lufte e kalova pas grilave të ndryshkura herë unmikiane e
herë euleksiane, mendoi dhe jam i sigurt se është koha që dëshmitarët e shitur
ta braktisin të keqën nga mendja e t’i ndalojnë të shpifurat kundër
çlirimtarëve Është koha që ta çmojnë vlerën e luftës së lavdishme çlirimtare.
Unë besoi së këtë e dinë edhe ata vet. Kush janë ata unë s’mund ta di por koha
do t’ua tregoi fytyrat e tyre të marrosura e pastaj edhe fëmijët e tyre do t’i
quajnë argat të të huajve, kurse unë assesi s’mund t’i pranoi si shqiptar ata
që vetëm dinë ta flasin gjuhën shqipe e atë ta shfrytëzojnë me shpifje e
gënjeshtra. Për fat të keq kjo po vjen pikërisht nga ajo pjesë e popullit të
cilin e mbrojtën çlirimtarët dhe ju gjenden pranë në momentet më të vështira,
duke dhënë ndihmë në mënyra të ndryshme e me sakrifica të mëdha.
Këto akuza
e shpifje të turpshme një ditë do të përfundojnë së bashku me dëshmitarët
shumëfytyrësh në zjarrin që po vazhdon të ndizet nga secili në mënyrën e vet.
Të gjitha këto do të shkruhen si kapitull i turpit në histori.
Nuk dua
dhe nuk kam për qëllim të lëshohem në detalet e akuzës sime, sepse tashmë këto
aktakuza janë bërë përditshmëri e jona prej të cilave nuk ka e as nuk do ketë
asgjë serioze, veçse zhvillim i një loje të përkohshme të turpit unmikoeuleksian.
E vërteta
është se na luftuam ta mbrojmë popullin nga barbaria serbe, por jo që në liri
të akuzohemi nga ajo pjesë e popullit e cila u është adoptuar menjëherë të
huajve dhe për hatrin e tyre po vjellin zjarr mbi vlerat e luftës çlirimtare.!
E gjitha
kjo që u tha më lart,është vetëm një pjesë e turpshme e turpeve të një procesi
të montuar që bie mbi ndërgjegjen e një trupi gjykues të udhëhequr nga gjyqtar
ndërkombëtar. Sidoqoftë,e pa bëre mund të mëveshët por jo gjatë kohë. Të huajt
gjithmonë mbesin të huaj dhe një ditë nuk do të jetë më këtu, kurse këtu, që po
pretendojnë ta marrin identitetin e së drejtës, zor se do t’u eci puna mbar.
Këta do t’i përcjell turpi derisa t’a dorëzojnë shpirtin para djallit!...
Unë sot
edhe mund të dënohem nga kjo gjykatë,por,nuk e kam të qartë në emër të cilit
popull jam duket u dënuar ?!. Qysh me fillimin e seancave u pa ky proces është
i montuar,plot politikë,me njëmijë faqe te zeza,akuza e ndërtuar mbi
gënjeshtra,pa fakte e prova,me dëshmitar te mbrojtur e të mbështetur mbi bazën
shpifëse...
Së dyti,Prokurori Publik është i njëanshëm dhe është përpjekur të rëndojë çështjen tine, dhe të mos e nxjerrë në pah të vërtetën,(sepse e vërteta është krime kanë bërë serbet e jo ne që e kemi mbrojtur popullin nga kriminelët). Ai e ka bërë këtë duket ushtruar presion mbi dëshmitarët,apo duke i blër ata me pak para!?,por e pavërteta gjithmonë mbetet e pa vërtet. Asnjë nga dëshmitaret në këtë lëndë nuk kishin arsye për të mos e thënë të vërtetën. Përfundimisht,është krejt e papranushme të paraqitet një ngjarje e re me plot të pa vërteta. Nuk është e vërtetë se unë kam marrë pjesë në ndonjë krim apo vepër kundërligjor, vetëm nëse i thonë krim luftës për liri ë bashkim kombëtar, ashtu siq jam i sigurt se as UQK-ja,as komandantet e saj e as edhe një pjesëtar i saj nuk kanë marrë pjesë në akte kriminale, në të kundërtën, ne e kemi mbrojtur kombin, atdheun dhe popullin ton, ashtu siç jemi të gatshëm ta mbrojmë edhe një milion herë nëse shtohet nevoja.
Të sakrifikohesh për liri,drejtësi e demokraci, është nder dhe krenari.
Të shkelet ligji dhe të mos respektohet drejtësia, siq po ndodh në Kosovë, është turp!
“Unë shpresoj se drejtësia herë do kur do të triumfojë, prandaj trupi gjykues le të vendos si të vendos, por nëse këtu ka drejtësi, atëherë jo vetëm unë, port të gjithë çlirimtarët që po mbahen pas grilave, për akuza të ngjashme, duhen të lirohen që ta gëzojnë këtë copëz lirie që e fituan me mund e sakrifica të mëdha, me gjak e me jetën e mbi 2000 dëshmorëve.”
Së dyti,Prokurori Publik është i njëanshëm dhe është përpjekur të rëndojë çështjen tine, dhe të mos e nxjerrë në pah të vërtetën,(sepse e vërteta është krime kanë bërë serbet e jo ne që e kemi mbrojtur popullin nga kriminelët). Ai e ka bërë këtë duket ushtruar presion mbi dëshmitarët,apo duke i blër ata me pak para!?,por e pavërteta gjithmonë mbetet e pa vërtet. Asnjë nga dëshmitaret në këtë lëndë nuk kishin arsye për të mos e thënë të vërtetën. Përfundimisht,është krejt e papranushme të paraqitet një ngjarje e re me plot të pa vërteta. Nuk është e vërtetë se unë kam marrë pjesë në ndonjë krim apo vepër kundërligjor, vetëm nëse i thonë krim luftës për liri ë bashkim kombëtar, ashtu siq jam i sigurt se as UQK-ja,as komandantet e saj e as edhe një pjesëtar i saj nuk kanë marrë pjesë në akte kriminale, në të kundërtën, ne e kemi mbrojtur kombin, atdheun dhe popullin ton, ashtu siç jemi të gatshëm ta mbrojmë edhe një milion herë nëse shtohet nevoja.
Të sakrifikohesh për liri,drejtësi e demokraci, është nder dhe krenari.
Të shkelet ligji dhe të mos respektohet drejtësia, siq po ndodh në Kosovë, është turp!
“Unë shpresoj se drejtësia herë do kur do të triumfojë, prandaj trupi gjykues le të vendos si të vendos, por nëse këtu ka drejtësi, atëherë jo vetëm unë, port të gjithë çlirimtarët që po mbahen pas grilave, për akuza të ngjashme, duhen të lirohen që ta gëzojnë këtë copëz lirie që e fituan me mund e sakrifica të mëdha, me gjak e me jetën e mbi 2000 dëshmorëve.”
VETËM NJË DREJTËSI E ÇMENDUR, DO TË THURTE DISERTACIONE QË DO TA KOMPLETONIN NJË VERDIKT, QË T’I SHPALLË ÇLIRIMTARËT SI KRIMINELË LUFTE!
Sabiti, edhe pse i
lodhur nga sëmundjet e rënda e nga mërzia e gjithë këtyre padrejtësive që po i
përjeton nga “drejtësia”, ai vazhdoi rrëfimin e tij në mënyrën më njerëzore,
duke mos ndje për asnjë moment as më të voglën nervoz. Për këtë njeri mund të
thuhet e të shkruhet edhe më shumë se kaq. Ky burrë Drenice flet pa
paragjykime, qetë, pa nervoz e gjithçka që i kujtohet për ditët e lavdisë. Mund
të thuhet e të vërtetohet se vërtet është i fort si guri dhe i palëkundur në
qëndrimet e veta prej çlirimtari e që mund të quhet burrëgurgace.
Sabit Geci gjatë qëndrimit në burg me Roland Barteckon-Shabanin e UCK_së
Fillimi i fundit
Ngjarja është interesante dhe me interes për lexuesit që
ta kuptojnë se cili ishte “SHABANI” i UCK-së. Ky njeri quhet Roland Bartecko, një
i huaj me pseudonimin e luftës “Shabani”. Ishte pjesëmarrës i luftës në Kroaci,
në Bosnje dhe së fundi në Kosovë. Shabani i UCK-së ishte i plagosur një herë në
Bosnje dhe dy herë në Kosovë. Ai, pasi kishte përfunduar lufta në Kroaci dhe në
Bosnje kishte mësuar se pushtuesi serb kishte filluar luftën shfarosëse edhe
kundër popullit shqiptar, me vetëdije të plot kishte marr rrugën për t’i dal në
ndihmë këtij populli. Rolandi, pasi kishte arritur në Tiranë, kishte hasur në
shumë vështirësi nga grupe të caktuara që i thoshin veti Ushtri e Kosovës
(FARK), por ai me gjithë ato pengesa një ditë kishte takuar Xhevahirin dhe së
bashku me një grup çlirimtarësh ia kishte mërsyer fronteve të nxehta të luftës.
Pas shumë ditë udhëtimi Rolandi kishte hyrë në zonën e luftës, pra në Drenicë.
Sipas rrëfimeve të Sabit Gecit, Shabani i UCK-së ndalon në këtë zonë, pikërisht
në fshatin Qirez, ku takohet me Sabitin dhe me shumë shokë tjerë të pushkës
çlirimtare. Kjo ka ndodh në vitin 1998, pra perëndimorët vullnetarisht
ndihmojnë luftën e lavdishme çlirimtare.
Të flitet për Shabanin e UCK-së, duhet shumë kohë, por
kësaj radhe po i përmendim vetëm disa nga ndodhitë më interesante dhe qesharake
të “drejtësisë” në tokën e Kosovës. Rolandi, pas përfundimit të luftës në Kosovë
arrestohet nga “drejtësia” që funksiononte e po vazhdon të funksionoi e punoi
sipas orekseve të Beogradit fashist. Ky njeri i mirë, urtak e trim i luftës çlirimtare
ishte arrestuar për vrasjen e disa serbëve, në mesin e tyre edhe të një eprori
ushtarak serb me gradën kolonel, fillimisht është mbajtur i mbyllur në
Bonstill, pastaj është dërguar në veri të Mitrovicës dhe së fundi e vuan
dënimin prej hiq më pak se 23 vite në Burgun famëkeq të Dubravës. Sabiti me
keqardhje tregon për sjelljet e egra dhe çnjerëzore të disa gardianëve
shqipfolës, ndaj Shabanit të UCK-së, i cili ishte, është dhe do të mbetet pjesë
e lirisë se Kosovës.
Adem
Jashari, Sabit Geci, Jetullah Geci me
grup shokësh (1989)
D. Fylli: Z. Sabit, kemi lexuar e kemi mësuar shumëçka për të
gjitha padrejtësitë që ty dhe shumë çlirimtarëve po u bëhën pas lufte. A mund
të na thoni me pak fjalë, kush ishte Sabit Geci dhe të parët e tij?
S. Geci: Nuk jam i prirë të flas për vetveten. Kësaj pyetje më së
miri do t’u përgjigjen veprat e mija dhe shokët e luftës e të idealit por edhe
vet fakti se jam invalidi i parë i UCK-së që nuk i kurseva gjymtyrët e trupit për
lirin e atdheut.
D. Fylli: Për lexuesit do të ishte interesant të dinë më shumë për
biografinë tënde dhe të trungut familjar. Na përshkruani më disa fjalë kush
ishin të parët e Sabitit dhe sa dha kjo familje për qështjen kombëtare?
S. Geci: Historia e familjes sime nuk fillon me mua, Gjyshi im
Beqir Geci, ka qenë bashkëluftëtar i Shaban Palluzhes dhe pjesëmarrës në të
gjitha betejat që janë zhvilluar për lirinë e Kosovës në atë kohë, pastaj edhe
i vëllai i gjyshit Isuf Geci, babai i mësuesit Halit, ka qenë zëvendës i Mehmet
Gradicës, kurse vëllai tjetër i gjyshit Elezi, është i vrarë në Masakrën e
Tivarit me shumë shqiptar tjerë që edhe sot e asaj dite nuk u dihet as varri.
Derisa në luftën e fundit, familja jonë ka dhënë dëshmorin. Në luftë me bandat
kriminele serbe ka rënë vëllai im Nuhiu, unë jam invalid me plagë të rënda,
pastaj edhe vëllai tjetër Vehbiu vdiq më vonë me lentime të pasojave të luftës kurse
vëllai tjetër Hamdiu, ka qenë i plagosur, pastaj edhe dy nipa kanë rënë
dëshmor, Ilmi Shaqiri, i cili pas shërimit të dy plagëve ka rënë duke luftuar
me armikun të Fusha e Mollës dhe Ramiz Rci, i cili ka rënë në Betejën e Rezallës.
Më pas edhe tre dajat e mi nga Prellofci Brahim, Gani e Smajl Nura, kanë rënë
dëshmor për lirinë e këtij vendi si dhe të plagosur kanë qenë Jakup Nura, shok
i ngushtë i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Avni Nura. Kjo ishte ajo çka
dha familja dhe farefisi im.
D. Fylli: Si mund të na përshkruani Betejës e Rezallës se re?
S. Geci: Për Betejën e Rezallës se Re, mund të thëmë se
edhe ju dini mjaft, sepse ishit dëshmitar i ngjarjes, por pasi që po e kërkoni
nga unë, do të mundohem që t’ua përshkruaj përafërsisht atë ngjarje historike për
ne të gjithë. Këtë betejë e ka planifikuar, organizuar e udhëhequr Komandanti
Legjendar Adem Jashari me pëlqimin dhe me bekimin e shokëve. Dua ta ceku se në
një pozicion më mua ka qenë Ilaz Kodra, tash Dëshmor dhe mund të thëmë lirshëm
se trimëria e këtij burri ka qenë dhe ka mbet e papërshkrueshme për mua. Të ky
djalë Drenice, sy patrembur kam pa një qëndrim burrëror e trimëri të paparë.
Pra planin operativ e ka bërë dhe e ka udhëhequr Adem Jashari dhe, ashtu siç e
kishte planifikuar mirë, ky aksion përfundoi me sukses dhe doli fitimtar për ne
të gjithë. Gjatë gjithë kësaj Beteje, nga radhët tona nuk pati asnjë humbje,
kurse në anën e forcave armike u shkaktuan humbje të mëdha si në njerëz ashtu
edhe në makinerinë e tyre që s’u ndihmoi aspak, bile ne arritëm që t’u rrëmbejmë
armatim dhe goxha municion.
D. Fylli: A mund të na i thoni me emra protagonistet e kësaj
Beteje?
S. Geci: Fillimisht do të kërkoi falje nëse me shpëton ndonjë emër
nga shokët që ishin atë ditë në Betejën e Rezallës se Re, kjo nuk do të thotë
se nuk i përmendi qëllimisht, por duhet të me besoni së vërtet kanë kaluar shumë
vite e unë nëpër këto kthina të errta kam vuajtur shumë prandaj ndodh harresa
por jo e qëllimshme. Përpos Komandantit Legjendar Adem Jashari, që unë me plot meritë
do ta quaja Prijatar të Luftës Clirimtare kanë qenë edhe: Mujë Krasniqi, Abedin
Rexha, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Jetullah Geci, Unë, Tafë
Tahiri, Miftar Qerimi, Rrahim Hoxha, Avni Haxha, Ilaz Derguti, Xhevahir Geci,
Sejdi Geci, Nuhi Geci, Rushit Vojvoda, Hamit Vojniku, Brahim dhe Afrin Rexha.
D. Fylli: Qka mund të kujtosh rreth organizimit dhe pjesëmarrjes në
betejën e radhës në Likoshan që ndodhi më 28 shkurt 1998?
S. Geci: Në Betejën e Likoshanit kemi shkuar
vullnetarisht, jo vetëm unë por thuajse të gjithë. Unë me bashkëluftëtarët e
mi, me vëllain tim Hamdiun, dajë Avni Nuren dhe me Halimin ishim duke u
përgatitur për një aksion-sulm mbi postbllokun e policisë serbe në Klinë të Epërme,
ky ishte urdhër që ta largojmë atë postbllok nga ai vend dhe posa u nisem me
makinë na lajmëroi Jetullahu se në Likoshan po zhvillohen luftime të mëdha dhe
se ka lajme se atje ka të vrarë dhe të plagosur, ne pasi që morëm këtë lajm, e
thyem udhën dhe shkuam që t’u dalim shokëve në ndihmë.
D. Fylli: Na përshkruaj se si erdhi deri të plagosja e juaj në këtë
betejë?
S. Geci: Pasi që ne mbërritëm në Likoshan, menjëherë filluam t’i
tërhiqnim të plagosurit nga vija e frontit. Pas një kohe arritëm që t’i
largojmë të plagosurit nga zona e luftimeve, pastaj Hamdiu me Halimin mbeten që
t’u ndihmojnë të plagosurve, kurse unë me Musë Jasharin u nisem me makinë për
ta dërguar Sabit Lladrofcin të mjeku sepse ishte i plagosur rënd. Posa e kemi
marr Sabitin dhe jemi nisur me makinë, policia serbe na kan vërejtur, kanë
lajmëruar ekipin nga ajri dhe menjëherë kanë filluar gjuajtjen nga helikopteri.
Prej Likoshani deri në Prellofc, nga helikopteri nuk janë ndalur të shtënat në
drejtim tonin dhe ne tre u plagosem shumë rënd. Me gjithë insistimin e policisë
serbe që të na kapin të gjallë, falë ndihmës dhe pushkës se Komandantit
Legjendar Adem Jashari, Nuredin Lushtakut, Rifat Mëziut e Ilir Lushtakut, të
cilët pandërpre gjuanin në drejtim të helikopterit, ai u detyrua të tërhiqet
dhe ne shpetuam pa rënë në dorë të armikut.
D. Fylli: Që nga fillimi i kësaj interviste e deri tash disa herë
i keni falënderuar shokët e pushkës, në veçanti Komandantin Legjendar, pse e
thua këtë kur shokët e tu pak janë kujdesur për ty? Në fakt cilët janë shokët e
tu?
S. Geci: Thënë të drejtën për Komandantin Legjendar nuk mund të
flas unë më mirë se historia që ka fol, po flet e do të vazhdoi të flas për
heroizmin e tij, kurse për shokët tjerë (të gjallët), nuk e kam humbur
respektin dhe derisa të jam gjallë do t’i falënderoi për kohen e luftës së
lavdishme çlirimtare, pavarësisht se ata nuk janë kujdesur sa duhet për mua.
Kurse cilët ishin shokët e mi nuk dua t’i përmendi me emra sepse mund t’i
shkojnë në vesh ndonjë prokurori emrat e tyre e pastaj... zoti e di se çfarë
mund të ndodh me ta, sepse unë e kam thënë edhe më herët se këtu në Kosovë nuk
ka drejtësi. Aty ku nga “drejtësia” shkelet ligji, mund të ndodh gjithçka,
prandaj respekt për të gjithë ata që e morën armën në dorë për ta çliruar
vendin nga okupatori serb.
EDHE PSE NË GJENDJE JO TË MIRË SHËNDETËSORE, SABITI NUK JU NDA SHOKËVE NËPËR BETEJA
Në këtë vazhdim, me
Sabit Gecin do të flasim për një temë që rrallë herë është fol ose të mos themi
fare pak e përmendur në opinionin publik. Sabiti do të na rrëfej për gjendjen
shëndetësore dhe shërimin e tij gjatë kohës së luftës e deri në ditët e sotme.
Shumë kush ka dhënë mendime të ndryshme për ekipet mjekësore gjatë asaj kohe,
por Sabiti tregon e flet, respekton e nderon të gjithë ata mjek që u përkujdesen
për shëndetin e tij prej plagosjes e deri në këto momente kur po e zhvillojmë këtë
bisedë në njërin nga lokalet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Fillimi i fundit
Burgu i Dubravës ka qenë dhe do të mbetet famëkeq.
Në kujtesën tonë mbeti si shtëpia e tmerrit.
E para; Ajo që ndodhi brenda këtij burgu ishte masakra e vitit
1999 nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe, ku në mënyrën më
çnjerëzore ua morën jetën afro 190 të burgosurve shqiptar. Veprimet e tyre
çnjerëzore shkuan deri aty sa shumicën e këtyre të burgosurve i patën lënë të
plagosur e pa ndihmë mjekësore që të vdisnin nëpër puseta e nëpër qoshe të
pavijoneve. Për këtë ngjarje të tmerrshme nuk dua të flas sepse është folur e
shkruar aq shumë sa që unë me këtë rast do të isha kopje e ndonjë shkrimi të
deritanishëm, por ama nuk mund të mos i shtroi pyetje vetes dhe të tjerëve; Çka
ndodhi dhe çka po ngjet me fatin e veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin
Hoti?!
E dyta; Një tragjedi e tmerrshme ndodhi më 4 shtator 2003 në këtë
shtëpi tmerri, por për ndryshim nga ajo e para, këtë ngjarje e nxiten disa të
huaj të cilët nuk ishin dhe nuk janë hiq më të mirë se ata që ikën turpshëm nga
ky vend. Ata ishin ndërkombëtarët e unmikistanit, të cilëve punën ua kryenin
gardianet stupcaxhi që unë nuk mund t’i quaj shqiptar, por vetëm shqipfolës me
gjak të përzier. Edhe kësaj radhe, si për inat ua morën jetën 5 të burgosurve
dhe i lënduan rënd hiq më pak se 170 të tjerë. Këtë akt kriminal e kryen me
mjete-stupca, të cilat ua kishte lënë amanet regjimi i kaluar serb. Për çudi,
edhe kësaj radhe numri i të dëmtuarve po i afrohej atij që ishte bërë në vitin
1999 nga kriminel serb.
Sa i përket çështjes se burgosjeve e shumë padrejtësive që
po ndodhin tash e sa vite pas përfundimit të luftës, kemi biseduar e do të
bisedojmë edhe më shumë se kaq, do të lexojmë e do të shkruajmë e nuk do të
ndalemi duke nxjerr në shesh shumë fakte e argumente, të cilat do t’ua ulin kokën
të gjithë atyre që po shkelin mbi ligjin, por në këtë vazhdim do të zhvendosim
bisedën shumë kohë para fillimit të luftës, do të kalojmë nëpër kohën e luftës
dhe prapë do të kthehemi të lufta për liri në liri.
Burgu famëkeq i Dubravës
D. Fylli: Qysh në fillim të luftës frontale me forcat serbe ishit
plagosur rënd, thuajse mbetet i palëvizshëm, a na thoni si dhe sa zgjati shërimi
juaj gjatë kohës së luftës?
S. Geci: Po, unë u plagosa më 28 shkurt 1998 në Betejën e
Likoshanit. Si dhe qysh jam plagosur ua thash më herët. Edhe pse unë isha pa
vetëdije, për shkak të plagëve të rënda, shokët me morën dhe me dërguan në Ticë,
aty më është dhënë ndihmë mjekësore dhe trajtim adekuat, kuptohet me ato kushte
që lejonin rrethanat e asaj kohe. Bashkë me mua ishin edhe Musë Jashari e Sabit
Lladrofci, ku kemi qëndruar afro 45 ditë nën përkujdesjen e Dr. Fadil Bekës, i
cili për asnjë moment nuk na u është ndarë. Ai ka dhënë maksimumin për shërimin
tonë, prapë po e potencoi me ato kushte që ekzistonin në atë kohë.
D. Fylli: Pastaj nga Tica, gjegjësisht nga oda e Dr. Fadilit, ku
ju dërguan për trajtim mjekësor?
S. Geci: Pasi që luftimet shtoheshin dita ditës dhe nevoja
shtrohej për një spital ku do të mund të kryheshin edhe operacione, atëherë u
themelua Spitali i parë ushtarak në Likofc, ne na transferuan atje për trajtim
të mëtutjeshëm. Aty në Spitalin e Likofcit, pas disa ditësh e sollën të
plagosur rënd edhe Komandant Mujë Krasniqin, i cili me mërziti tej mase kur e
pash të plagosur nj trim siç ishte Kapuçi. Unë kam qëndruar në Spitalin
Ushtarak të Likofcit 6 muaj. Aty me janë bërë dy operacione. Herën e parë më ka
operuar Dr. Sami Beqiri, kurse pas një kohe jo të gjatë, me kanë operuar për të
dytën herë, operacioni ka zgjatur hiq më pak se 8 orë. Ekipi mjekësor që kanë
marr pjesë në operacion kanë qenë: Dr. Shpëtim Robaj, anesteziolog, dhe
ortopedet Dr. Cenë Bytyqi e Dr. Arben Grazhdani, kurse motra Rabë Aliu së
bashku me Dr. Fadilin u kanë ndihmuar ekipit të mjekëve.
Gjatë shërimit 1998/’99
D. Fylli: Z. Sabit, a mund të na i thoni emrat e mjekëve që kanë
shërbyer në Spitalin Ushtarak të Likofcit, apo të paktën ata që sipas nevoje
kanë ardhur kohë pas kohe?
S. Geci: Ti gjithherë po kërkon emra, unë edhe mund të mos i
kujtoi të gjithë e pastaj me vjen keq prej tyre, por gjithsesi unë do t’i përmend
emrat e atyre që me kujtohen, gjithmonë duke kërkuar falje nëse me shpëton
ndonjë. Mjekët që nuk kursyen asgjë nga vetja për t’i dal në ndihmë të
plagosurve në Zonat e luftës ishin: Dr. Fadil Beka, i cili asnjëherë nuk është
larguar nga të plagosurit, Dr. Hysen Hyseni, Dr. Bajram Rexhepi, i cili është përkujdesur
për shërimin tim edhe në vitin 1989, Dr. Sami Gjoka, Dr. Ali Zatriqi, Dr. Faton
Morina, Dr. Sebadin Jaha, Dr. Bajram Koci, Dr. Nehat Baftiu, Dr. Ymer Aliu, i
cili për një ditë i ka bërë 18 operacione, Dr. Arben Grazhdani, Dr. Cen Bytyqi,
motra Rabe Aliu si dhe shumë Motra medicinave e teknik medicinal që sot e gjithmonë
shprehi respekt e konsideratë të thellë për ta dhe për kontributin e tyre.
D. Fylli: Sa zgjati shërimi juaj atë kohë?
S. Geci: Shërimi im po zgjatë edhe sot e asaj dite, bile edhe nuk
po i duket fundi. Këtë po e thëmë sepse kështu po tregojnë mjekët.
D. Fylli: Realisht sa plagë keni?
S. Geci: Pak e shumë këto plagë me lan që nga ajo kohë nëpër
spitale e nëpër burgje. Së pari i kam tre plumba në mushkëri, plagë në këmbën e
majtë e cila me mbeti më e shkurtër për 5 cm. Një tentativë e kam të këputur fare,
tetë bri i kam të thyera, e shumë lëndime tjera që nuk do t’i numëroi, që të
gjitha këto plagë i kam marr nëpër beteja.
D. Fylli: Ju edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, nuk u
ndaluat dot që të merrni pjesë nëpër beteja. A mund të na i thoni disa prej
tyre?
S. Geci: Thënë të drejtën nuk kishte më vështir se sa me i pa
shokët që niseshin për në front e unë i shtrirë në spital, disa herë, kur e
ndjeja veten më mirë shkoja edhe unë. Me kujtohet Beteja në Bardh të Madh, ku
isha me Xhevahirin, me Bekim Berishën, me Komandan Fehmi Lladrofcin e me disa
shokë tjerë. Aty edhe pse me plagë të pashëruara, mora plagë të reja. Pastaj
kam marr pjesë edhe në beteja tjera si në Rahovec, në Llapushnik, në Rezallë e
në disa vende tjera, që për mua kanë metë të paharruara për jetë e mot.
D. Fylli: Tash po duket qartë se ende nuk jeni i shëruar nga plagët
që i keni marr nëpër beteja. Cka mund të na thoni për përkujdesjen mjekësore
dhe për mjekët që u përkujdesen për shëndetin tënd pas lufte?
S. Geci: Po, është e vërtet se ende po vuaj nga plagët e marra
gjatë luftës dhe si po duket as nuk do të kanë të ndalur këto vuajtje. Unë do
t’i falënderoja të gjithë mjekët që janë përkujdesur për shëndetin tim tash e
sa vite pas lufte, duke filluar nga ata që shërbejnë në burgun e Dubravës e
deri të këta që sot janë në QKUK.
D. Fylli: Unë po e kuptoi sinqeritetin tënd, por unë kur filluam këtë
intervistë të pyeta drejt dhe të thash se do të flasim shul shqip, prandaj edhe
dua të dëgjoi nga ti, kush janë ata mjek që po përkujdeseshin e po vazhdojnë të
përkujdesen për shëndetin tënd?
S. Geci: Unë nuk është që nuk dua t’i përmendi, por ata mund të
ma shohin sherrin, sepse do të jenë pastaj në shënjestër të euleksianëve, ashtu
siq ishin në shënjestër të unmikianëve.
D. Fylli: Kësaj nuk i thonë shul shqip!
S. Geci: Pasi po insiston do t’i thëmë. Në Burgun e Dubravës janë
përkujdesur për mua dhe vazhdojnë këtë përkujdesje ndaj meje e plagëve të mija
ende të pa shëruara janë dhe vlenë të falënderohen Dr. Milazim Gjoci, Dr.
Nexhip Shatri, Dr. Nusret Pepa dhe i gjithë stafi mjekësor që treguan kujdes të
jashtëzakonshëm për shëndetin tim.
D. Fylli: Unë po i vërej edhe këtu në Qendrën Klinike në Prishtinë
shqetësimet e mjekëve. Çka mund të na thoni për këta doktor, si po sillen me
ty?
S. Geci: Këta jo që janë të shqetësuar, por po me duket se po i
ndjejnë dhimbjet e mija. Këtu duhet falënderuar të gjithë me rend, por une do
t’i përmendi disa nga mjekët që për mua kanë konsideratë të veçantë. Unë shpreh
mirënjohje për Dr. Bujar Kastratin, Dr. Nehat Halilajn, Dr. Nehat Baftiun, i
cili me shikon me sy të maleve, Dr. Armend Gërveshi, Dr. Bedri Zaiti,
Kardiologun Dr.Irfan Daullxhiun, Një respekt të veçantë për të gjithë doktorët
e Kirurgjisë Vaskulare, të cilët ma shpëtuan këmbën pa amputim si: Dr. Daut
Cejku, Dr. Valbona Gashi, Dr. Hajriz Rudari, Eshref Osmani, Dr. Hysni Arifi, si
dhe ortopedët; Dr. Cenë Bytyqi, Dr. Arben Tolaj, Dr. Faton Morina, Dr. Arben
Grazhdani e shumë të tjerë që janë në mendjen time e nuk do t’ua harroj këtë për
jetë e mot.
Bisedën me Sabitin na ndërprenë thirrjet e një ekipi euleksian, që e donin
Sabit Gecin në dhomën e tij për disa pyetje. Ai mori një dozë nervozizmi dhe
shkoi për t’ua pa fytyrat e tyre e unë mbeta duke shikuar pas se si një invalid
i luftës keqtrajtohet në këso forma të pakuptimta. Shpresoj që kësaj radhe të
mos ndodh të pjell ndonjë kalë shale. Eh, këtu në Kosovë, siç e thotë edhe vet
Sabiti ndodhin edhe këto lloj gjerash. Kështu nuk është dashtë të ishte, por ja
që ndodhin edhe këso gjerash që as kanë fillim e as nuk u duket fundi i
fillimit, por gjithsesi janë gjera të turpit unmikianoeuleksian me argatët e
tyre shqipfolës hiq më pak se me një milion fytyra.
JA EDHE DISA RRENA PËR LUFTËTARË TË LIRISË:
http://static.nzz.ch/files/7/8/9/kosovo+-+Haliti+Xhavit_1.9248789.pdf
http://static.nzz.ch/files/7/8/9/kosovo+-+Haliti+Xhavit_1.9248789.pdf