Vasiliqi Kapino
Aty ku jetojnё njerёzit, mbeturinat mbizotёrojnё. Cdo ditё e mё shumё, bregdetet e Shqipёrisё po pёrmbyten nga njё oqean i pashterrshёm mbeturinash. Ky ёshtё njё fenomen tashmё mjaft i dukshёm, sidomos nё plazhin e Durrёsit. Aty ku “BOTA” lufton pёr tё mbajtur pastёr ambjentet e tyre, aty ku njerёz pёrpiqen nё mёnyrё vullnetare, apo organizata tё ndryshme tё merren me pastёrtinë e mjediseve tё jashtme, tё vendeve tё tyre, nё Shqipёri ende “luftohet” pёr politikë, cёshtje ekonomike, apo pёr kapjen e sa mё shumё fotove tё njerёzve te ashtuquajtur VIP.
Pastërtia ndaj ndotjeve të mjediseve Shqiptare ende nuk ёshtё aty ku duhet. Shkarkimet e ujёrave tё zeza sikurse ndodh nё zonёn bregdetare tё Durrёsit, si dhe numri i madh i vetё pushuesve, janё bёrё shkakёtarёt kryesor tё ndotjeve tё ujёrave bregdetare. Jo pak herё, kemi dёgjuar pёr investimet qё “do tё” bёhen mbi mbajtjen pastёr tё mjedisit tonё, por duket se kёto investime janё lёnё nё harresë.
Baranga, lokale, diskoteka me hapёsira tё mёdha apo tё vogla, kanё ezauruar me kohё bregdetin e Durrёsit. Janё bёrё pёrpjёkje herё pas here, pёr tё mbyllur kёto ambjente tё palicensuara, por ende njё pjesё e mirё e tyre vazhdojnё tё egzistojnё.
Ndёrtimet e jashtёligjshme ndonёse kanё filluar tё prishen, kanё lёnё pasoja tё rёnda, nё zonat bregdetare, duke ndotur detin dhe mjedisin pёrreth. Kёto dhe shumё tё tjera, na kane bёrё tё bashkёjetojmё me “ komshinjtё ” tanё, plehrat! Nёse mbetemi nё heshtje, duket se kjo bashkёjetesë do tё vazhdojё edhe pёr shumё gjatё.
Ndonёse Shqipёria mbahet ndёr vendet me mjediset mё tё bukura natyrore, mbajtja pastёr e bregdetit lё shumё pёr tё dёshiruar. Uji i papastёr, nga mbeturinat dhe mungesa e mbajtjes pastёr nga institucionet pёrkatёse tё higjenёs, kanё bёrё qё tё ulet numri i pushuesve, sidomos atyre Kosovar.
Plazhi i Durrёsit, ndonёse ka hapёsirё tё madhe dhe tё bukur, ka ngelur pa investime tё mёdha, pasi sipas tё dhёnave te Ministrisё sё Mjedisit ёshtё cilёsuar si vendi qё ka plazhet me cilёsi tё dobёt, gjё qё e rradhit atё ndёr plazhet mё problematike tё vendit.
Pjesa mё e madhe e bregdetit tё Durrёsit, nuk bёnё asnjё dallim nga ujёrat e zeza, pasi ёshtё unifikuar njёsh duke u bashkuar me ato. Mungesa e kanalizimeve tё ujirave tё zeza, kanё bёrё qё derdhjet me ujin e papastёr tё derdhen nё det, duke rritur kёshtu propabilitetin e infektimeve. Si tё mos mjaftonin kёto, njё faktor tjetёr i kёsaj problematike ёshtё mungesa e tualeteve publike.
Duke llogaritur se njeriu shkon pёr nevoja personale sё paku tre herё ne ditё, atёherë ёshtё e kuptueshme se njerёzit do tё gjejnё mjedisin natyrorё si zgjidhje. Tualetet publike, si njё domosdoshmёri, duhet tё vendosen sa mё parё jo vetёm nё Durrёs, por nё tё gjitha bregdetet e Shqipёrisё, nëse duam qё tё pakёsohet disi ndotja bregdetare.
Sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit dhe ISHP, Open Data Albania, 90% e plazheve klasifikohen si cilësi e dobët dhe 10% cilësi e mjaftueshme. Ajo qё konstatohet, ёshtё se premtimet pёr pastёrinë maksimale tё deteve, pёr hapjen e sezonit turistik vitё pёr vitё, nuk janё realizuar. Zona afёr Portit tё Durrёsit, Golemit, dhe jo vetёm, janё cilёsuar si zona me ndotje mё tё madhe se norma e lejuar. Disavantazh ky edhe pёr ekonominë e vendit, pasi propabiliteti tё bien intereset pёr pushuesit nё bregdetet Shqiptarë rritet. Sipas shkrimtarit Ben Stein “ Hapi i parё pёr tё pёrjashtuar gjёrat e padёshiruara nga jeta ёshtё kjo: “Vendos cfare do”. Ne, duhet tё vendosim cfarё duam. Njё mjedis ku tё mbizotёrojë ndotja, apo njё mjedis tё sigurt.