2013-06-28

Sabit Geci, edhe pse i dënuar me 15 vite heqje lirie, me urdhër të gjyqtarëve të EULEX-it, tash 4 vite po mbahet në paraburgim.

Sabit Geci, edhe pse i dënuar me 15 vite heqje lirie, me urdhër të gjyqtarëve të EULEX-it, tash 4 vite po mbahet në paraburgim.

PO E KËRKOJNË TA SHËROJNË ATY KU NUK KA KLINIKË KIRURGJIKO-VASKULARE

Dibran Fylli, regjisor

Edhe pse para disa ditësh zhvilluam një bisedë-intervisrë me Sabit Gecin, i cili po qëndronte në QKUK për shërim, sot do t’i publikojmë në formën “shul shyp”, disa marifetllëqe të “drejtësisë” euleksiane, dhe të disa “gjyqtarëve” ndërkombëtar, të cilët jo që nuk janë të interesuar ta vënë drejtësinë në vend e as për të gjykuar drejtë, por kanë shkuar deri aty sa që Sabitit po ja mohojnë të drejtën e shërimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, duke urdhëruar kthimin e tij në Objektet mjekësore në burgun e Dubravës, aty ku shërbimi mjekësor i takon nivelit Primar, ose në Qendrën Spitalore në Pejë.
Kjo urdhëresë e padrejtë dhe qesharake e gjyqtarit të EULEX-it Jonathan Welford-Caroll, është lëshuar më datë 17 qershor 2013, kurse mendimi dhe vendimi i Konziuliumit i QKUK-së, i datës 19. 6. 2013, i përberë prej 4 anëtarëve, që të gjithë mjek specialistë tregon të kundërtën e asaj që shkruhet në urdhëresë, sepse sëmundjet e Sabitit nuk mund të shërohen aty ku kryhen vetëm shërbime Primare në Burgun e Dubravës, as në Qendrën Spitalore në Pejë, sepse kjo qendër i takon nivelit Sekundar, derisa në QS në Pejë nuk ka shërbim Kirurgjiko-Vaskular fare.
Ne kemi arritur që t’i sigurojmë këto dhe shume dokumente tjera që tregojnë jo sinqeritetin dhe jo profesionizmin e “drejtësisë” euleksiane, dy prej të cilave do t’u paraqesim në vazhdimin:



URDHËRESA E GJYQTARIT TË EULEX-it JONATHAN WELFORD-CAROLL
Gjyqtari i EULEX-it Jonathan Welford-Caroll, në cilësi të kryetarit të trupit gjykues në lëndën P.nr. 45/2010.
I pandehuri para Gjykatës është: Sabit Geci, me nofkën “Qopa”, i biri i Sheremet Gecit dhe Shefkije Nurajt, lindur më 20 gusht 1958 në fshatin Llaushë, Komuna e Skënderajt, i dënuar më 29 korrik 2011 për katër pika të aktakuzës për Krime Lufte kundër Popullatës Civile dhe për një pikë të aktakuzës për Mbajtje në Pronësi, Kontroll, Posedim apo Përdorim të Paautorizuar të Armës, aktualisht i paraburgosur në Qendrën e paraburgimit në Dubravë;
Duke vepruar në përputhje me Nenet 194(2) (Ligji Penal nr.04/L-123) dhe në vështrim të Nenit 43(2) të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (Ligji nr.03/L-191 (ESP). Kryetari i Trupit Gjykues urdhëron si në vijim:



URDHËR. Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Dubravë duhet ta organizojë transferin e menjëhershëm të të Pandehurit prapa në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë nën përcjellje.
HISTORIA PROCEDURIALE: 1. I pandehuri Sabit Geci ka një histori të problemeve të rënda shëndetësore që janë duke vazhduar. Ai është dënuar më 29 korrik 2011 dhe lënda e tij është nën ankesë. Derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë ai po mbahet në paraburgim. 2. Objektet mjekësore në Dubravë janë vizituar dhe vlerësuar nga një ekspert i gjykatës më 28 mars 2013. 3. Ai momentalisht është duke u trajtuar në2 QKUK në Prishtinë, pas një transferi emergjent nga Qendra e Paraburgimit në Dubravë më 24 maj 2013.
ARSYETIMI LIGJOR: 4. Paraburgimi sa herë që është e mundur duhet vuajtur në një objekt të përshtatshëm paraburgimi. 5. Raportet mjekësore që janë dërguar në Gjykatë nuk tregojnë justifikim të qartë për transfero të përkohshëm në vazhdimësi të tij në QKUK. Qendra e Paraburgimit ofron pajisjet e nevojshme dhe shërbimet për trajtimin e të pandehurit dhe kushtet e theksuar shëndetësore të tij mund të menaxhohen në kuadër të Qendrës së Paraburgimit. 6. Qdo analizë e mëtejshme mund të organizohet në kuadër të objektit mjekësor ose në bashkëpunim me objektet mjekësore në Pejë. Testimet të cilat kërkojnë transferim të jashtëm duhet të organizohen që të mundësohet transferi ditor nën përcjellje ku i pandehuri do të kthehet në Qendrën e Paraburgimit. 7. Sipas Nenit 202 të KPP dhe Neneve 5(3) dhe 43(2) të ESP, Qendra e Paraburgimit në Dubravë mund ta ofroj përkujdesjen e nevojshme. Siç specifikohet me ligj paraburgimi sa herë që ka mundësi duhet vuajtur në një objekt paraburgimi. 8. Edhe pse transferimi emergjent duhet të bëhet nëse është i nevojshëm, Qendra e Paraburgimit duhet të ndërmarr hapa për të vërtetuar se a është apo jo emergjencë e vërtetë. Kur lejojnë rrethanat, pajisjet dhe shërbimet në dispozicion në Qendrën e Paraburgimit, përfshirë thirrjen e ekspertizës së jashtme mjekësore, duhet të shteren në mënyrë të arsyeshme para transferimit emergjent. 9. Në veçanti, Gjykata vë në dukje disponueshmërinë e kujdesit specialistik dhe objekteve në Pejë. Kjo është më afër se objektet në Prishtinë dhe duhet të jetë opsioni kryesor për transfero emergjente. Në rast të emergjencës së vërtet që nuk mund të presë diagnozën në Qendrën e Paraburgimit, është në interesin e të pandehurit që ndihma e duhur mjekësore të merret sa më shpejt që të jetë e mundur. Objektet në Pejë ofrojnë kujdes adekuat në kohë më të shkurtër të përgjigjes në krahasim me ato në Prishtinë. Transferi emergjent në Prishtinë mund të bëjë që i pandehuri pa nevojë t;i ekspozohet dënimit kur ka në dispozicion alternativë më të afërt. 10. Rrethanat aktuale nuk e arsyetojnë transferin e përkohshëm në vazhdimësi të të pandehurit në objektet mjekësore të QKUK-së. Drejtori i Qendrës së Paraburgimit, duhet ta urdhërojë kthimin e të pandehurit dhe ta transferojë atë në objektet sa më shpejt që të jetë e mundur.

QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE, SHËRBIMI I KIRURGJISË VASKULARE

Për: Gjykatësin e EULEX-it z, Jonathan Welford-Caroll
Departamentit të Drejtorisë së Burgjeve
RAPORT I SPECIALISTIT: Sabit Geci lindur më 1958, nga fshati Llaushë-Skënderaj, me banim në Prishtinë, i burgosur në Dubravë, i hospitalizuar nga Qendra Emergjente në Klinikën e Kirurgjisë, Shërbimin e Kirurgjisë Vaskulare më nr. amë. 3809.
Dg. E pranimit: Dolorosa Extremitas Inf.L.Sin. Phlebothrombosis Recurens VFS L.Sin Sy Vasospaticum Crusis bill.
Abreviatio Extremitas Inferior L.Sin PP Fracture Aperta Femoris et Osteosyntesis.Hypotrophio Extremitas Inferior L.sin. Coxarthrosis i.sin. Osteolysis Partis Proximalis Femoris L.sin.
ANAMNESIS: Pacienti transferohet nga Shtëpia Korrektuese Dubravë në Qendrën Emergjente për shkak të: Dhimbjeve të forta të extremitetit të poshtëm të majtë. Ejtjes të extremitetit të poshtëm të majtë. Zbehjes dhe në prekje shputa dhe 1/3 e nëngjurit të poshtëm të majtë e ftohtë.
Në repart, pas pranimit i ordinohet Th. me Morphini HCL 30 mg s.c. si dhe i ndërpritet Th. me Antikoagulante për oral dhe e kyçim në Th. Traxiparine 0.6 ccm në 12 orë s.c.
Pacientit në repart i bëhet Doppler US me rast konstatojmë prezencën e trombeve të vjetra (Sekvella) dhe prezencën e trombeve të freskëta dhe shpejtësi e rritur e qarkullimit në Aa.Crurale (Sy.Vasaospatike). Gjendja e pacientit është jo stabile-jo e mirë.....
Më 14. 06. 2013, Komisioni-Konziuliumi i Ortopedëve të Klinikës të Ortopedisë e QKUK-së, në përbërje: 1. Dr. B. Gjyshinca, 2. Dr. G. Jashanica, 3. Dr. A. Tolaj, sugjerojnë trajtim – intervenimin kirurgjik jashtë QKUK-së në pajtim me propozimet e bëra nga ana e Ortopedëve nga Spitali amerikan... Ne kemi planifikuar përgatitjen e pacientit deri më 26. 06. 2013 për t’u transferuar në Spitalin Amerikan për trajtim të mëtejmë-Intervenim kirurgjik për zgjidhjen e problemeve definitive të extremitetit të poshtëm të majtë gjë e cila është burim i rrethit magjik (Circulus Vitiosus për të keqe) A e lejoni apo jo transferin e tij në Spitalin Amerikan është qështje që ju takon juve dhe institucioneve shëndetësore të shtetit tonë ligjor dhe humanitar.
Ne nuk i kontestojmë vlerësimet e bëra nga ana e expertit tuaj mbi Objektet mjekësore në Dubravë, por niveli profesional i personelit të Dubravës i takon Nivelit Primar, ndërsa Qendra Spitalore e Pejës i takon Nivelit Sekundar, ndërsa QKUK i takon Nivelit Terciar, pra në QS në Pejë nuk ka Shërbim Kirurgjiko-Vaskular fare.




DYSHIMET EKZISTOJNË:
Sabiti edhe ashtu kishte dyshime se dënimi i tij ka qenë i urdhëruar, edhe herën e parë edhe herën e dytë. Dyshimet ekzistojnë, por kush është urdhëruesi? Këtë zor se mund ta dinë as Sabiti as të tjerët që po interesohen ta dinë këtë marifet të kësaj “drejtësie” shkatërrimtare që po funksionon e po udhëhiqet nga njerëz kryekëput proverb.
Fakti 1: Sabiti, kur është dënuar herën e parë më 6 vite heqje lirie, është mbajtur plot 4 vite e gjysmë, pa asnjë vendim nga gjykata, kjo do të thotë në paraburgim (Kjo në vendet ku funksionon drejtësia, as që kishte me ndodh).
Fakti 2: Tash, kur Sabiti është dënuar, për herën e dytë më 15 vjet heqje lirie, po mbahet hiq më pak se 4 vite pa vendim, në gjendje paraburgimi.
Krejt në fund: Nëse Sabiti dhe çlirimtarët tjerë që po gjykohen nga gjykata euleksiane, kinse “për krime lufte”, atëherë ata “gjyqtar” të famshëm të EULEX-it duhet të tregojnë fakte reale e jo të merren me deklarata e dëshmitar jo serioz e aspak të besueshëm dhe të ashtuquajtur “dëshmitar të mbrojtur”. Euleksianet duhet ta dinë një fakt se populli i dinë kush janë dëshmitarët e besueshëm për gjykatën euleksiane dhe i njeh fort mirë me emër e mbiemër, sepse ata kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të besueshëm për Serbinë.
Nuk mundem dhe nuk dua të përzihem në punët e drejtësisë, por dua të flas shkurt dhe drejt, sepse nuk na mbeti gjë tjetër përveç ankesave të këtij lloji, por edhe për të satën herë duhet pyetur ekspertet e “drejtësisë” euleksiane; Qka u bë me fatin e Ukshin Hotit, për të cilin dihet dhe ka fakte të bollshme për akuzë, dihet më emër e mbiemër se nga kush është nxjerrë nga Burgu i Dubravës dhe sot e asaj dite nuk dihet se kah e kanë dërguar. Qka u bë me fatin e Dr. Hafir Shalës, që është ndaluar dhe është marr nga forcat serbe e që as unmikianet e as euleksianet nuk u morën me këtë rast. Ku është “drejtësia” ndërkombëtare që nuk merret me rastin e Dr. Lec Gradicës, kur dihet se është zënë rob nga forcat serbe dhe është vrarë e masakruar në mënyrën më çnjerëzore. Pastaj edhe për shumë masakra të forcave serbe mbi popullatën civile, që dihen dhe ka fakte të mjaftueshme, madje edhe vet kriminelët serb nuk e mohojnë këtë duke publikuar në internet fotografi e xhirime të kohës së luftës, bile edhe po krenohen me veprat kriminale, madje dyshoi se ata edhe u amnistuan!
Nëse është kështu, atëherë ku mbeti etika e tyre? Ku po e dërgojnë drejtësinë e këtij shteti të posa dalur nga lufta shkatërrimtare që bëri Serbia? Kujt po i ndihmojnë? Drejtësisë apo Serbisë!

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...