NË TRASTËN E URISË








..NE ZEMER..

Ne kete vend
Mesova te fallsifikoj fjalet..
Dukej krejt origjinale dhe kopertina e veshjes sime..
Ne kete vend ku fshiva emrin dhe gjeta
nje adres te grisur te henes..
Ketu..ku cmendurine time e pa vetem ajri..
Rokullisa ne gishtat e mi puthjen
duke numerua shiun ngaterrova veten
dhe me lot ngjita ne enderr puthen e nje femije..
Ne kete vend
Mbushur me shpresa bera nje varr..
Shtypa gjoksin te mos dukesha femer..
Ne kete vend..ku vi cdo dite..
......ne zemer...ne zemer..!



NË TRASTËN E URISË

Në trastën time të urisë
Mora një puthje për bukë,
Dhe një lot për etjen...
Më pas, durova një pik gjak
....për amanetet...
Në trastën time të urisë,
Të pangopur mbetët!


MË DHEMBIN GJUNJËT

Më dhembin gjunjët,
Më therin lotët që s’dua tu flas...
Dhe flokët më rrinë mos më keq.
Iku dhe një tjetër ditë,
Trishtimit heshtja hesht...
Ti ke lënë hijet e tua rrotull,
Zhurmojnë errësirës në ëndrrat e mija...
Më dhembin gjunjët... jam mos më keq...
Mbi gjithçka, më dhemb, vetmia!


UNË DHE KUKULLA

Kam kohë që pres...
Një shenjë jashtë xhamave,
Veç një trokitje... Ah sikur!
Të njoha të vogël... - më tha pasqyra,
Kur kukullën përplasje në mur’.
E unë... prej kohësh pres një shenjë...
Si grimca fjalësh... me xhama mbuloj tokën.
Mes ikjesh e kthimesh të grisura...
S’përplas më kukullën, por kokën!


KALIMTHI, DASHUROVA

Kalimthi, dashurova...
Grimcat e mbetura ajrit lagështin...
Meshkujt si bulëza uji të thara
Në etjen e trupit tim...
Kalimthi, pa i parë në sy...
Të gjithë burrat me dashje lëndova...
Qesha... kur ndjenë trishtim.
Kalimthi, dashurova...


Ika....

Me një FALEMINDERIT...

njeri- tjetrin lamë...
Shkoj në stacionet e taksive
me aromën tënde në trup,
Paguaj dhimbjen me një tufë gabime...
dhe shoh një tjetër dorë mbi sup...!
Kështu, njohje pas njohje... nuk njihemi
dhe s’kemi stacione... s’kemi taksi...
Fytyra të njëjta... mëkatarë të radhës,
Të vrasin çdo ditë, dashuri..!


S’JEMI NJËSOJ

S’mund të krijoj më tinguj,
Rrokje fjalësh bashkoj...
Kanë ikur tashmë, të gjitha puthjet
Dhe ne, s’jemi njësoj...!
Tjetër stinë përjetojmë...
Ti me stuhi ftoh gjithçka...
Unë ende mbetem vjeshtë lotësh...
U larguam pa tinguj fjalësh,
Kundra gjithë botës.



HASËPSIRAVE TË MIA

Hapësirave të mia bie,
Pa rrokullima këmbët thyhen...
Pa një kërcitje... përplasjet në tokë...
Ajrit... në mes dashurive
Mbytem, frymë s’marr dot.
Thonjtë e mi
Të gjatë, të fortë.. të bukur...
Mund të çjerr gjithë botën po të dua,
Por zemrën s’e kam si thonjtë,
Ajo nuk gërvisht dot...
Dhe, kur e gërvishtin
...Dashuron më fort..!


DETIN GJEJ...

Në dhomën e vogël,
Unë kam një dritare të madhe.
Jashtë duket deti,
Aty është dhe Ai,
Në shkumën që trazuam të dy.
Nuk mbaj grila.
Mëngjeseve,
Marinarët hedhin spirancat tej...
Tek deti gjeta sytë e tij...
Tek Ai...detin gjej..!

MË DHEMBIN GJUNJËT

Më dhembin gjunjët,
Më therin lotët që s’dua tu flas...
Dhe flokët më rrinë mos më keq.
Iku dhe një tjetër ditë,
Trishtimit heshtja hesht...
Ti ke lënë hijet e tua rrotull,
Zhurmojnë errësirës në ëndrrat e mija...
Më dhembin gjunjët... jam mos më keq...
Mbi gjithçka, më dhemb, vetmia!



NË TRASTËN E URISË

Në trastën time të urisë
Mora një puthje për bukë,
Dhe një lot për etjen...
Më pas, durova një pik gjak
....për amanetet...
Në trastën time të urisë,
Të pangopur mbetët!


GËNJENIM TË DY

Sa e vramë mendjen, kur ishim të rinj...
Frikësoheshim të bënim Dashuri,
Sa e vramë ndjenjën, kur ishim në errësirë...
Frikësoheshim e thoshim: - Jemi të pirë!
Sa deshëm të ishim bashkë, çdo sekondë me shume
Gënjenim e thoshim, -Fajin e kam unë!
Sa dua të kthehem...e me ty, të pi,
Të dehem e t’mos kem frikë, të bëj dashuri!


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)