Nga Prof.dr.Milazim Krasniqi
Identitetet e popujve, pavaresisht se a definohen si vetepercaktime, si diferencime nga te tjeret, ose si diferencime qe u behen nga te tjeret, ne fakt jane te dhena, te lindura. Deshmia me e sakte per kete eshte shpallja e Krijuesit:
“O ju njerez, vertet Ne ju krijuam prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndermjet vete…( El-Huxhurat:13).
eshte e qarte se identiteti fillestar ademit i dhene ne fill te krijimit te njerezimit, eshte shumezuar ne identitete te shumta etnike, gjuhesore e racore, me qellim qe ato ta pasurojne njohjen e njeriut, ta bejne me te begatshme jeten njerezore, e kurrsesi ne fare funksioni te konfliktualitetit a te unifikimeve e asimilimeve te dhunshme.
Ndersa identitetet e dhena prej Krijuesit, te popujt e ndryshem kane arritur ose arrijne te theksohen e te funksionalizohen me shume a me pak, ne faza te ndryshme te proceseve historike, sociale e kulturore. Shkalla e theksimit e te funksionalizimit te ketyre identiteteve, duke qene e ndryshme dhe e ndryshueshme nga rasti ne rast, e rrjedhimisht duke iu nenshtruar nje procesi te panderprere te levizjeve e te transformimeve, nuk e konteston ne asnje moment faktin e mesiperme se jane te dhena, te koduara ne vete njerezimin.
Zhdukja e popujve- per shkak te mizorive dhe degjerimeve morale
Meqe gjate ekzistences se njerezimit ka pasur shmangie te jashtezakonshme nga identiteti themelor i njeriut si krijese me mision te veçante ne Toke, pra edhe nga procesi i njohjes dhe i bashkepunimit te ndersjelle, ku do te respektoheshin dallimet e dhena ndermjet popujve e fiseve, kane ndodhur edhe raste te zhdukjes se popujve nga faqja e dheut dhe zevendesimi i tyre me te tjere. Per zhdukje te popujve te ndryshem ka edhe lende dokumentare, veçmas ne periudhat e vona te historise se njerezimit. Ketu do te sjellim vetem ndonje shembull, sa per ilustrim. Fjala vjen, inket jane nje nga shembujt. Inket ishin nje fis, i cili ne shekulin XV arriti te shnderrohej ne popull dominues ne Ande, aq sa shteti i tyre shtrihej ne nje kohe nga jugu i Ekuadorit e deri ne veri te Kilit, duke perfshire edhe Perune e Bolivine. Por, ky popull i fuqishem kishte nje kult te tmerrshem: flijimin e njerezve ne dite festash, sipas disa ritualeve makabre. Dhe u be si u be, inket u zhduken si popull, ne vorbullat e pushtimeve spanjolle qe pasuan.
Nje popull tjeter qe pati shkaktuar termet ne levizjet demografike e politike ne Europe e ne Azi, ishin avaret. Avaret kishin prejardhje mongole, dhe jetonin ne nje territor te gjere, qe nga Bajkali e deri ne Kinen Veriore. Pastaj u shperngulen dhe ia mesyen Europes, ku mposhten bullgaret, hunet dhe fiset sllave e madje rrezikuan edhe Bizantin. Por, pas atyre valeve te shpenguljeve e te ekspeditave pushtuese, pasoi renia dhe madje zhdukja e tyre. Edhe avaret kane mbetur ne kujtesen historike per prirjen e tyre qe te benin mizori dhe pabesi te pashembullta, gje qe eshte me domethenie te madhe ne kontekst te epilogut te tyre.
Keto jane raste te historise me te re, ndersa per zhdukje popujsh na ka dhene deshmi edhe Kur’ani, ku permendet zhdukja e popullit te Adit e Themudit, per shkak te degjenerimeve qe linden ne mesin e tyre.
Ka edhe raste kur ndonje popull ose disa popuj, nuk jane perfshire nga zhdukja e plote, por jane perfshire nga tjetersimi i identitetit te tyre etnik. Rasti me i afert per ne mund te jete ai i popullit bullgar. Bullgaret kishin prejardhje turko-tatare. Ky popull arriti te beje disa pushtime, po duke qene me i paket ne numer, hyri ne nje proces asimilimi dhe u transformua ne popull sllave.
Nje realitet tjeter jetesor e historik eshte ai i fateve te popujve qe as jane zhdukur plotesisht, as jane asimiluar plotesisht, por qe historia e tyre eshte e mbuluar nga amnezione te medha ne periudha te gjata historike, ashtu qe per fazat e hershme te jetes se tyre, nuk kane kujtese historike, ose e kane te mjegullt, te ngaterruar me mite e me legjendat e prodhuara sipas klisheve ideologjike te koheve me te reja. Nje rast drastik nga pikepamja logjike, eshte ai i popullit sllavomaqedonas.
Gjithe bota e di se ky popull me identiteti te formesuar pas Luftes se Dyte Boterore, ka prejardhje sllave dhe do te kete ardhur me valet e invadimeve sllave ne Gadishullin Ilirik ne shekujt VII e kendej. Mirepo, ne librat e historise dhe ne gjithe propaganden kombetare, sllavomaqedonasit kane ngritur pretendimin se jane pasardhes direkt te maqedonasve antike. Keshtu, nje ideologji e re kombetare, ne kete rast sllavomaqedonase, eshte ndertuar mbi falsifikime drastike te fakteve historike dhe manifeston kokefortesi iracionale ne mbrojtje te nje idnetiteti nacional te rrejshem, vetem e vetem qe te justifikohet me ane te tij hegjemonia mbi nje popull tjeter brenda te njejtit shtet.
Lehtesia e konvertimit te sotem te shqiptareve ka burim te hershem
Sa u perket shqiptareve, tashme eshte nje standard te thuhet se populli shqiptar eshte njeri nga popujt me te vjeter te Gadishullit Ilirik dhe te Europes dhe kjo eshte normuar edhe ne librat e historise. Dhe eshte e padyshimte qe populli shqiptar ka nje identitet te vetin ne aspektin e gjuhes, te territorialitetit dhe te etnopsikologjise, marre ne kuptim te gjere. Por, duke qene nje popull i lashte, pa dyshim ka edhe veshtiresi te medha per dokumentimin me fakte konkrete materiale te periudhave te hershme te ekzistences se vet. Qe nga deshmite e Herodotit 1 per alfabetin e pellazgeve, te cilin e huazuan helenet e deri te deshmite e Brokardit 2 per alfabetin latin ne librat shqipe, jane fragmente deshmish te palidhura, te terthorta e te cilat nuk arrijne ta krijojne nje pamje te plote te ekzistences dhe te transformimeve pellazgo-iliro-shqiptare.
Sot, kur shihet ne menyre retroaktive ajo histori e shqiptareve, megjithese ende e paplote, mund te hetohen disa shtresime te identitetit kulturor e kombetar shqiptar, qe kane ardhur si rezultat i fateve dramatike, te perpjekjeve per mbijetese e per zhvillim brenda nje identiteti kulturor e kombetar te veçante, ne statusin e te qenit popull i pushtuar gjate dy mijevjeçareve.
Rrjedhimisht, shumica e fakteve te ditura deshmojne se shtresimet e identitetit kulturor e kombetar shqiptar, me shume jane pasoja te gjendjeve te pushtimeve te gjata se sa te zhvillimit normal. Kjo do te thote se shume here eshte fjala per imponime te vlerave nga jashte, me shume me dhune e me pak si rezultat i nje procesi normal kontaktesh ndermjet popujsh e kulturash qe formesohen ne vijimesi te ekzisteces e te zhvillimit historik. Rrjedhimisht, ato shtresime identitetesh, ne shume raste jane te paharmonizuara njera me tjetren, madje edhe te konfrontuara, ashtu sikunder ka qene edhe gjeneza e tyre. Ndoshta ne kete kontekst edhe eshte rasti te mendohet per nje çast per ate lehtesi me te cilen shqiptari i dikurshem po edhe ky i sotmi eshte kovertuar e konverohet ne identitete te tjera gjuhesore, fetare, kulturore e kombetare, si bizantine, sllave, turq, arabe, greke, italiane e madje edhe ne ashkali e ne ruse, ku keto entitetet e fundit jane edhe si raste te shemtuara te kesaj prirjeje ne ditet tona ne Kosove, e qe arsyetohen me ndonje lehtesim ose perfitim administrativ e material ne shtetet te tjera. Duket se ne rastet e sotme te konvertimeve te tilla, kaq te panatyrshme, aktivizohet ndonje shtrese e atyre identiteteve te dikurshme, te lekundura ne themele, (shtresat pellazge/ ilire, romane, bizantine, ose atyre te konfrontuara( kastriotik/otoman, nacionalist/komunist), gje qe e ben konvertimin me te perballueshem ne ndergjegjen e bartesve te ketyre dukurive. Sa na eshte e njohur, ne kete kohe nuk ka raste te tjera ne Europe, qe nje komb te manifestoje prirje te konvertimit te lehte te identitetit administrativ si shqiptaret. Probleme te medha ne periudhen e tranzicionit postkomunist kane pasur edhe kombet e tjera ballkanike( kroatet, boshjaket, sllavomaqedonasit, serbet, bullgaret, rumunet), po edhe kombet e tjera qe kane jetuar ne orbiten sovjetike, dhe ende kalojne neper nje proces te rende çmoralizimi te shoqerive te tyre. Bie fjala, kontigjentet e prostitutave nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria e Rusia, jane tabloja tragjike e atij çmoralizimi dhe degradimi. Por, prirje te theksuar per konvertim te idnetitetit kombetar nuk kane manifestuar. Perkundrazi, shumica e ketyre kombeve, ne kete periudhe jane shquar per modifikimin e doktrinave tradicionale nacionaliste dhe funksionalizmin e tyre ne realitetet e reja gjeopolitike. Ketij sindromi nuk i kane shpetuar as dy kombet ballkanike me identitetet me te brishta kombetare, boshnjaket dhe sllavomaqedonasit. Ndersa, shqiptaret kane adoptuar si orientime dominuese ideologjite kozmopolite, te cilat edhe konvertimin e bejne moralisht me te justifikueshem.
Asnje shqiptar i sotem nuk krenohet se ka tradite ilirie
Sot ne identitetin kulturor dhe kombetar te shqiptareve, si njefare vetepercaktimi ne nivele te definimit te prejardhjes, eshte e injektuar nje doze e identitetit antik ilir. Kjo shtrese identiteti antik me shume eshte marre si mitologji, e me pak si argument historik, per shkak se historia ilire shfaqet e fragmentuar, e fshire ne kapitujt e saj kryesore. Ne nivelin e kultures materiale, vertet kane mbetur trashegimi objekte te shumta arkeologjike, me te cilat arkeologet bejne perpjekje te rikonstruktojne periudha dhe ngjarje te ndryshme. Fatkeqesisht, ende nuk eshte gjetur askund se paku nje fjali e shkruar ilirisht, e cila do te ishte njefare çelesi per lidhjet ndermjet ilirishtes antike e shqipes. Argumenti me i forte qe perdoret per argumentimin e lidhjeve gjuhesore te ilirishtes me shqipen, jane toponimet e disa qyteteve si Skupi, Skodra, Naisus, te cilat edhe pse jane ndryshuar ne ndonje element tingullor, prape kane ruajtur natyren me rastin e transformimit nga ilirishtja ne shqipe.3
Por, fragmente e argumenteve te gjetura, nuk e mposhtin faktin se shtresa e identitetit antik ilir te shqiptaret e sotem, eshte ne shume vende e mbuluar nga harresa.
Ajo qe eshte edhe me e dukshme, kjo shtrese e identitetit eshte pasive, dhe funksionon kryesisht ne tematikat letrare dhe ne debatet historike. Pra, kjo shtrese e identitetit nuk tregon sot fuqi qe te regjenerohet, nuk prodhon energji ne kontekstin e vetepercaktimit tone kulturor e kombetar. Fjala vjen, asnje ngjarje e Ilirise antike, qofte kulturore, qofte historike, nuk shenohet sot nga shqiptaret, me çka do te mbahej e gjalle tradita. Poashtu, asnje figure historike ilire nuk ka gjetur identifikim ne politike. Shqiptareve te sotem as qe u shkon ndermend ta aktivizojne modelin e ekspeditave pushtuese te Pirros, veçse e kane teme me te shpeshte humbjen e lufterave te Teutes, humbjen fatale te mbretit Gent, humbjen e Batos se desidiateve, tradhtine e Demeter Farit, tradhtine e Batos se breukeve, etj. eshte e qarte se keto kane nje perseritshmeri te habitshme ne historine e re te shqiptareve, por kjo eshte nje tradite negative dhe si e atille nuk ka fuqi te participoje me aktivisht ne identitetin shqiptar.
Mbetet qe pika kulmore e afirmimit te kesaj shtrese te identitetit antik ilir eshte arritur me perdorimin si argument politik te identitetit ilir, bile me shume te atij pellazg, nga ideologet e Rilindjes Kombetare Shqiptare, te cilet ne memorandumet qe u dergonin Fuqive te Medha, dhe ne studimet historike, argumentonin lashtesine pellazge e ilire te shqiptareve.4
Ne letersi dhe ne pikture ende sot perdoret si tematike mitologjia ilire, dhe thermiat e njohura te historise se saj.5 Por, ky tematizim megjithate ka mbetur shume i kufizuar dhe nuk ka prodhon ndonje element te fuqishem te identitetit kulturor. Asnje shqiptar i sotem nuk krenohet se ka tradite ilire.
Bile, sot kur kombi shqiptar eshte kombi me i varfer i kontinentit, ka raste kur permendja e te qenit populli me i vjeter i gadishullit e i kontinentit, tingellon si alibi e rreme per gjendjen e tashme. Regjinal Hiberti e ka goditur sakte kete gjendje kur ka thene se “ shqiptaret jane nje nga popujt me te vjeter te Europes, por vendi i tyre eshte nje nga shtetet me te reja te Europes. Te jesh kaq i vjeter dhe njekohesisht kaq i ri, eshte njefare fati i keq”.6
Kur te plotesohet tabloja e dhene nga Hiberti, me faktin se me shume se gjysma e kombit shqiptar as qe eshte perfshire brenda shtetit shqiptar qe eshte nderkombetarisht i njohur, veçse ka mbetur nen sundime e administrime te huaja, (Çameria, Kosova, Lugina e Presheves, Maqedonia, Kraja e Ulqini), eshte e qarte se sa ters eshte ky fat dhe sa pak ze vend ne realitetin e hidhur, argumentimi me identiteti antik ilir a pellazg.
Zhdukja fizike ne periudhen e sundimit serb
Amnezioni ilir apo alban/shqiptar ka qene edhe me i rende ne periudhen e gjate te pushtimeve bizantine, e cila pasoi pacifikimin ilir te arritur ne permasa te medha nga Perandoria Romake. Po ai Reginald Hibert qe cituam me heret, thote per Shqiperine se “Lidhja e gjate me Kostandinopojen nuk e la te krijonte identitet politik”.7 Por, nuk eshte se mbeti vetem pa identitet politik po ne ate periudhe shqiptaret mbeten edhe pa identitet kulturor. E tera qe vjen si trashegimi kulturore dhe qyteteruese nga ajo periudhe, veç shqiponjes me dy krere ne flamurin kombetar, vjen ne forme emrash te disa perandoreve bizantine me origjine ilire, prej themeluesit te Kostandinopojes, Kostandinit te Madh e deri te Justiniani. Por, nje prejardhje etnike nuk eshte e mjaftueshme, per t’i bere keto figura elemente te identitetit shqiptar 8. Dhe ne pergjithesi, qyteterimi bizantin, me luftera te pergjakshme per pushtet, nga me mizoret qe mund te imagjinohen, me luftera te egra sektare ndermjet arianizmit e monofizizmit, me psikozat e mitingjeve dhe te hipodromeve, ku ekspozoheshin gjymtyret e te masakruarve 9, per shqiptaret me formim ne shtratin e qyteterimit perendimor dhe per ata te besimit islam, nuk paraqet nje moster qe motivon te ndiqet. Si per kumt, bash ata qe u shpallen trashegimtare te qyteterimit bizantin, ruset, serbet dhe greket, jane armiqte historike te shqiptareve dhe kryesit e mizorive me te llahtarshme kunder shqiptareve. Egersia serbe, e shartuar mbi mizorite bizantine, ka bere gjenocid mbi shqiptaret ne shekujt XI- XIV, aq sa e ka sjelle para zhdukjes fizike popullin shqiptar. Kjo eshte periudha e sllavizimit me dhune te shqiptareve dhe te toponimeve ne hapesirat shqiptare, e qe edhe sot nuk jane çrrenjosur plotesisht. Noam Malkolm konstaton se “Duke marre para sysh mbisundimin e serbeve ortodokse, si edhe te gjuihes serbe ne Kosoven mesjetare, ka arsye te mendohet se rrjedhas e eprgjithshme e asimilimit ka qene ne favorin e serbeve, me dias adallime te vogla. Konkluzioni kryesor duhet te jete se, a marre para sysh se ne ç’shkalle ka qene asimilimi, ai ehstye bere: shume veta te cilet iu nenshtruan ketij procesi, duhet te kene lene gjuhen e tyre shqipe dhe jane bere serbe”. 10
Kjo eshte periudha kur edhe kishat bizantine uzurpohen nga kisha serbe dhe shpallet trashegimia dhe pronesia ekskluzivisht serbe mbi to, edhe pse shumica e shqiptareve te Kosoves se sotme dhe te viseve lindore shqiptare, aderonin ne fene ortodokse Kjo eshte periudha kur aplikohet “Zakonik cara Dushana” sipas te cilit shqiptaret gjymtoheshin, ne rast se nuk e pranonin ortodoksine serbe: “Neqoftese ndonje heretik kapet duke jetuar nder te krishteret, le te demkoset ne fytyre dhe le te debohet”. 11
Pra, ne keto periudha te gjata te pushtimeve bizantine e serbe, as qe mund te behet fjale per zhvillimin e identitetit shqiptar, po vetem per nje proces te zhdukjes fizike dhe kulturore te shqiptareve perkatesisht te mbijeteses kritike. Dihet se ne periudhen para Betejes se Kosoves te vitit 1389, pjesen me te madhe te Kosoves e sundonte Vuk Brankoviqi, ndersa pjesen lindore te saj, me minierat e njohura te Novoberdes, i sundonte Llazar Hrebelanoviqi.12 eshte shqetesues fatki qe tere ky realitet i gjendjes se pushtimit te Kosoves dhe te viseve te tjera shqiptare nga serbet, dhe rpocesi i zhdukjes se tyre fizike nga serbet, para ardhjes se osmaneve, margjinalizohet ose edhe fshehet nga historiografia shqiptare
Sami Frasheri - simbol i identitetit te dyfishte
Proces i zhdukjes fizike te shqiptareve nga ana e Perandorise serbe dhe i asimilimit kulturor nga Perandoria e Bizantit, u ngadalesua dhe me tutje pothuajse u nderpre, pas fitores se Perandorise Osmane kunder serbeve dhe me tutje kunder Perandorise Bizantine.
Zevendesimi i pushtuesve te eger, serbe e bizantine, te cilet kishin per qellim shfarosjen fizike te shqiptareve dhe fshirjen e gjurmeve te tyre kulturore, me nje pushtues te bute, i cili sillte edhe mesazhin hyjnor te Islamit, ishte fillimi i nje fati te ri historik, kur fillon e krijohet nje shtrese e re e identitetit kulturor e kombetar te shqiptareve. Prej kesaj kohe ka nje profilizim te ri, me tutje edhe nje qendrueshmeri identiteti kombetar shqiptar.
Sot, mund te flitet per nje shtrese te identitetit shqiptare nga periudha otomane. Kolosi i dijes, Sami Frasheri, eshte ne te njeten kohe refermator i kultures turke dhe ideolog i çeshtjes shqiptare. Ai eshte ne te njeten kohe shkrimtar turk dhe shkrimtar shqiptar. Sami Frasheri eshte simbol i nje simbioze kulturore turko-shqiptare, te bazuar ne shtratin e qyteterimit islam.
Kjo tradite peseshekullore, ka mbetur ne disa aspekte edhe pas largimit te Turqise nga gadishulli Ilirik ne vitin 1912. Madje, ne disa qytete te medha shqiptare si Shkupi, Prishtina e Prizreni, e folmja turqisht ka mbetur per decenie te tera si gjuhe e familjes, edhe te shtresa qytetare shqiptare. Sot kjo tradite eshte ne te perenduar, por ama vetem pas gati nje shekull te largimit te Turqise.
Perderisa breda vete popullit shqiptar kjo gje eshte perjetuar si krejt legjitime dhe jokonfliktuale, ajo eshte keqperdorur nga armiqte e shqiptareve. Fjala vjen, ne rrokullimen e lufterave ballkanike, Mali i Zi ne vitin 1913, pati ndermarre nje projekt per konvertimin me dhune te shqiptareve muslimane te Rrafshit te Dukagjinit ne ortodokse. Ky projekt u kthye ne nje gjenocid kunder popullsise shqiptare. Ndersa, ne rrokullimen e Luftes se Dyte Botyerore, ideologjia fashiste zervase, e ka perligjur gjenocidin kunder shqiptareve, ne Çameri, duke i trajtuar si turq qe duheshin debuar nga toka greke.
Me duket indikative e dhena se shpernguljet e medha shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare te mbetura nen pushtimet sllave, ne vitet 1912- 1955, kane qene te drejtuara per ne Turqi. Kjo sigurisht ka qene si rezultat i politikave koniukturale te qeverive serbo-jugosllave e turke, (Konventa e nenshkruar nga Stojadinoviqi e Ataturku ne vitin 1937 dhe Marreveshja Xhentellmene ndermjet Titos e Kyprillise e vitit 1953.) Por, kjo politike koniukturale, nga pikepamja turke dhe e shqiptareve qe deboheshin nga atdjheu i tyre, ishte e bazuar edhe ne prirjet qe pulsonin ne vete realitetin jetesor, qe ishte formesuar si afri e ndersjelle neper shekuj, nga prezenca dhe nga ndikimi i Turqise mbi identitetin e popullit shqiptar.
Ridefinimi i identitetit kombetar: drejt panamerikanizmit shqiptar?
Pas ardhjes ne krize te doktrines dhe te praktikes se socializmit jugosllav, e cila identitetin kulturor dhe kombetar shqiptar e mbante nen trysnine e fuqishme te sllavizmit te ambalazhuar si kozmopolitizem, filloi nje faze e re e rifedinimit te identitetit kombetar te shqiptareve ne Kosove dhe ne viset e tjera te pushtuara nga sllavet.
Nuk eshte pa interes te permendet se pas dyzet vjeteve, kur filloi nje vale e re e shpernguljeve masive te shqiptareve nga Kosova, ( ne vitet 1994-1999), ajo u drejtua per ne shtetet europerendimore, e aspak drejt Turqise. Kjo per arsye se lidhjet me Turqine qene shkeputur, ndersa me Europen Perendimore qene intensifikuar. Me duket se kjo prirje e re e shkuarjes drejt shteteve europianoperendimore, ka te beje edhe me zbehjen e dukshme te identitetit islam te shqiptareve, ne deceniet e jetes nen socializem dhe me forcimin e nje shtrese europiano-perendimore te identitetit kombetar. Partia e pare politike jokomuniste e krijuar ne Kosove, Lidhja Demokratike e Kosoves, (1989) u shqua per nje orientim te theksuar propagandistik europiano-perendimor, i cili u shnderra ne diskurs dominues edhe ne opoziten qe lindi ne Shqiperi nje vit me vone.
Keto zhvillime ideologjike, politike dhe me tutje ushtarake, ne rastin e luftes ne Kosove (1998-1999) dhe ne Maqedoni (2001), qene me ndikim edhe ne identitetin shqiptar ne pergjithesi, te te cilet ne kete periudhe ka triumfuar botekuptimi per identitet perendimor, per çka edhe i kane shpallur aspiratat e tyre per integrimet e plota euroatlantike. Roli kryesor i Shteteve te Bashkuara ne vitin 1999, ne nderprerjen e spastrimit etnik dhe te gjenocidit kunder shqiptareve te Kosoevs, eshte momenti kyç, i cili prodhon kete ndjeshmeri proamerikane. Ne luften e fundit amerikane kunder Irakut, elitat politike shqiptare, ne Shqiperi dhe ne Kosove, shpalosen solidaritetin dhe madje pjesemarrjen ne koalizionin nderkombetar te udhehequr nga Shetet e Bashkuara te Amerikes, me çka kane forcuar idene e re, qe mbase mund te emertohet si panamerikanizem shqiptar.13. Ky sindrom panemarikanizmi, ne fakt eshte shtresa e tashme dominuese e identitetit te proklamuar politik shqiptar.14 Sa eshte kjo gjendje emocionale rezultat i zhvillimit normal dhe i aspiratave normale, e sa i ngjarjeve te imponuara, do te shihet ne te ardhmen, nga shkalla e integrimit. Ajo qe shihet sot per sot, eshte se potencialet per kete proces nuk shquhen per mobilitet te madh. Mbetja e Kosoves pa status politik dhe te qenit e Shqiperise si shteti i fundit ne listen e shteteve europiane qe planifikohen te pranohen ne Bashkimin Europian, eshte nje indikator i joqendrueshmerise se ketij ekzaltimi te proklamuar. Elementet bllokues te energjive te kombit shqiptar, ende nuk jane identifikuar ne menyre korrekte.
Amnestohen te gjithe pushtuesit, perveç Turqise
Sado qe shtresa e identitetit otoman nder shqiptare tashme rezulton e zbehur, me duket se ende behen perpjekje qe ajo te fshehet e te mohohet krejtesisht, perkatesisht te mbulohet nga amnezioni i plote. Dhe kjo behet per dy arsye: e para, mendohet se duke i prere rrenjet e lidhjeve te gjata shqiptaro-turke, mund te dobesohet dhe eventualisht te mposhtet Islami nder shqiptare. Nxjerrja ne epiqender si identitet kombetar dhe kulturor vetem e nje shtrese te identitetit krishtere te shqiptareve, qe ambalazhohet si “perkatesi civilizimit europian”, behet per kete shkak. Madje edhe nje ngjarje si Beteja e Kosoves e vitit 1389, paketohet si gjoja lufte lufte per ruajtjen e lirise se popujve ballkanike, pra edhe te lirise e te pavaresise se shqiptareve. Ndersa me heret u konstatua se cila ishte gjendja e shqiptareve nen Perandorine Serbe, para se ajo te shkermoqej nga ardhja e osmaneve. Me duket se fshehja e fakteve kaq te fuqishme, perveç qe ka per qellim zbutjen e qendrimit antisllav dhe antiortodoks te shqiptareve, veçmas ka per qellim mbajtjen e akuzes per Islamin si gjoja pengues te lulezimit te shqiptareve.
Edhe lufta e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ne shume aspekte te saj, eshte e mbeshtjelle me mitologji, me funksion te njejte ideologjik, pra per mbjelljen ne ndergjegje te shqiptareve te ideologjise, sipas te ciles identiteti i tyre i vetem eshte ai krishtere.
E dyta, ne periudhen e vet te fundit, Perandoria Osmane, nuk kishte mbetur as hija e nje shteti qe rrezatonte kulture, qyteterim e vlera te medha per njerezimin. Ajo ishte perfshire nga korrupsioni, nga injoranca dhe nga mipoia politike. Turqia e fundit te shekullit XIX dhe e decenies se pare te shekullit XX, faktikisht ishte bere protektorat i disa shteteve perendimore, veçmas Rusise, e cila kishte marre te drejtat e perkujdesjes per ortodokset dhe te Austrohungarise e cila kishte fituar te drejtat e protektoratit mbi katoliket e Ballkanit. Egersia e ekspeditave pacifikuese xhonturke kunder shqiptareve kryengrites ne vitet 1910 1912, u shnderrua ne armiqesi per gjeneratat qe e themeluan shtetin shqiptar ne vitin dhe la vrrage te thella ne kujtesen e njerezve. Prej andej u bart edhe ne arsim e ne kulture, duke gjeneruar per decenie te tera armiqesi kunder Turqise dhe veçmas kunder Islamit, e duke i mohuar te gjitha anet e mira qe kishte sjelle per shqiptaret ajo bashkejetese e gjate ne Perendorine Otomane.
Sindromi antiturk ushqehet vazhdimisht nga propaganda e ashper, e injektiuar qe nga programet shkollore e deri te komentet politike. Rrjedhimisht, ne nje pjese te madhe te popullsise, shfaqen hutesa e bllokime te energjive, nga frika se pergjigjja ne keto mostra, do te shkaktonte rritje te konfliktualitetit brendakombetar.
Shqiptaret tashme i kane harruar, ose se paku shtiren se i kane harruar vuajtjet qe u jane shkaktuar nga dy pushtime italiane, nga pushtimi nazist gjerman, nga gjenocidi grek ne Çameri, e ka shenja se po relativizohen edhe hidherimet per gjenocidin e fundit serb ne Kosove. Mbajtja e paragjykimit per Turqine si pushtues, kur jane amnestuar pushtuesit me te eger, nuk ka si te shpjegohet ndryshe, veçse ne kontekstin e nje strategjie antiislame, si nder vete shqiptaret, qe duan te mbajne idene se identitetit i tyre kombetar eshte vetem i krishtere, si nga te huajt, qe e stimulojne kete ideologji. Por, kjo prirje po e shkakton blllokimin e energjive, çoroditjen e dialogut te brendshem dhe gjymtimin e identitetit shqiptar.
Çka me tutje?
E para, eshte i domosdoshem rishkrimi kritik i historise se shqiptareve, duke e dekontaminuar ate plotesisht nga mitologjte romantike iliro-pellazge dhe nga ideologjite
agresive antiislame. Vertet, perfytyrimet romantike per nje popull madheshtor ne antike, perplasen sot per nje realitet te hidhur, sikunder qe perfytyrimet per muslimanet shqiptare si antieuropiane potenciale apo te fshehte, nuk kane asnje qendrueshmeri logjike. Poashtu edhe periudhat e pushtimit te gjate bizantin, e pushtimeve shkaterrimtare mesjetare serbe, e lufterave te Gjergj Kastriotit, e integrimit ne Perandorine Otomane dhe e komunizmit shqiptar, kerkojne interpretime te reja shkencore, duke identifikuar pasojat dhe rezultatet per identitetin shqiptar. Ne nje interpretitm kritik te hisorise kombetare, duhet te perfshihen te gjitha shtresat e identitetet, ashtu qe te krijohet nje pamje e plote dhe koherente, pa konfliktualitet te mbarsur ideologjik. Fjala vjen, krahas identitetit kastriotik dhe prodhimit te tij ne historine dhe ne kulturen kombetare, duhet te pranohet edhe ajo shtrese e identitetit kulturor me prejardhje otomane, e cila ne fakt u be tharmi i ideologjise kombetare te shqiptareve.
E dyta, ka ardhur koha te mos injorohet identiteti aktual fetar i shqiptareve, ashtu si eshte ai ne realitetin jetesor. As ne kete nivel nuk ka nevoje te konfrontohet asgje, dhe as te imponohet asgje. Duhet hequr etiketa qe Islami na qenkesh fe antieuropane dhe antiperendimore, kur dihet se trualli i te tri feve monoteiste eshte i njejti dhe vete Shpallja Hyjnore eshte unike. Rrjedhimisht, edhe Islami i shqiptareve duhet te pranohet ashtu si eshte ne te vertete: perqafim i Shpalljes Hyjnore15, e cila askujt nuk i imponohet me dhune, por e cila vertet nuk mund te mposhtet nga asnje ideologji dhe nga asnje lufte qe i behet. Ne pajtim me kete, duhet te pranohet kontributi i dhene nga shqiptaret muslimane ne krijimin dhe zhvillimin e identitetit shqiptar dhe ne zhvillimin e gjithmbarshem shqiptar ne keta shtate shekujt e fundit, qe nga shpetimi nga asimilimi sllave e bizantin ne Mesjete e deri te krijimi i shtetit shqiptar dhe i ridimensionimee me te reja gjeopolitike te kombit shqiptar ne hapesirat ballkanike.
E treta, ne procesin e globalizmit, kultura dhe kombi shqiptar duhet te vene ne perdorim gjithe spektrin e vlerave qe disponojne, pra edhe vlerat dhe identitetin islam, ne menyre qe ne integrime te jemi partner i pashfytyruar dhe ashtu te kontribuojme me shume ne njohjen e ndrsjelle dhe ne zhvillimin pozzitiv te bashkesise njerezore. Te qenet ne nje pozicion gjeografik dhe qyteterues te ures lidhese ndermjet Perendimit e Lindjes, do te duhej te shnderrohej ne nje favor per kombin shqiptar ne proceset e ardhshme te integrimeve glolabe. Hezitimi sa u takon lidhjeve e bashkepunimit me Turqine dhe me boten islame, duhet te tejkalohet, sepse me to bashkepunojne te gjitha kombet e tjera, duke perfshire edhe amerikanet, te cilet edhe kur sulmojne nje shtet arab, si Irakun, ate sulm dhe invadim e bejne nga trualli i disa shteteve arabe, si Katari e Kuvajti. Rrjedhimisht, mbajtja e paragjykimeve dhe e “fajesise historike” per perkatesine islame te nje numri te madh te shqiptareve, nuk kane asnje mbeshtetje logjike. Thjesht jane komplekse te imponuara nga armiqte e shqiptareve, te cilet ketij kombi i kane imponuar edhe nje ekuilibrim artificial te identitetit shqiptar, duke e shtypur shtresen e identitetit islam. Vetem ekuilibrimi i vertete i shtresimeve te identitettit tone, do te na nxirrte nga vorbulli i falsifikimeve te perfytyrimeve dhe te realiteteve kombetare, me çka do te qetesohej ndergjegja e shumices se njerezve shqiptare. Ashtu do te fitohej mobiliteti i kombit ne rrugen e perparimit e te emancipimit, çka nenkupton edhe ndihmen e pakursyer te Krijuesit, ne rast se veprohet ne rruge te drejte.
Perfundimisht, ky do te ishte stabilizim ne nje identitet natyral, pas sa e sa shekujve te humbjes ne vorbullat e amnezioneve te medha, sikunder ishin proceset e medha asimiluese: romanizimi, greqizimi, sllavizimi, e turqizimi, e sikunder ndodh sot, konvertimi ne greke, ne italiane e madje edhe ne ashkali e ne ruse. Pikerisht keto ndikime te forta shfytyruese mbi identitetin kulturor e kombetar, e veçmas ate fetar, si boshti kurrizor i harmonise dhe i stabilitetit individual dhe kolektiv, e kane katandisur kombin shqiptar ne me te varferin dhe gati me te parendesishmin e kontinentit europian, te njohur per lekundje ideologjike dhe shpernderrime te rrezikshme te kerkesave sociale dhe politike 16, si edhe per relativizime tragjike te projekteve politike e kombetare17.
Po se a kemi nxjerre mesime te dobishme nga pervojat e hidhura te dy mijevjeçareve te shkuar, ende nuk shihet qarte. Ne fakt, nese nuk veprohet sipas strategjise qe u skicua me lart, duhet te konstatoj me keqardhje se do te vazhdoje katandisja e kombit tone, si pasoje e brishtesise se identitetit, e konfrontimit te shtresave te ndryshme te ketij identiteti dhe e rritjes se presionit shkombetarizues te proceseve integruese globale. Ta zeme, gjuha shqipe, e cila mbahet si argumenti me i fuqishem i identitetit kulturor e kombetar te ne shqiptareve, ne te ardhmen mund te margjinalizohet edhe nga vete shqiptaret, te cilet nen presionin e integrimit, do te parapelqejne te flasin e te shkruajne ne gjuhe te tjera, anglisht, italisht, greqisht, ashtu siç kane bere edhe paraardhesit tane, qe identitetin e vet gjuhesor e kane shfytyruar, duke parapelqyer ose duke pranuar imponimin e latinishtes, greqishtes, sllavishtes a turqishtes.
Procesi shfytyrues ne te kaluaren ka qene disi me i ngadalte, edhe per shkak se pushtuesit kane ardhur ne territoret shqiptare dhe e kane imponuar me aparat shteti nje gjendje pushtimi, ndaj se ciles eshte manifestuar nje doze rezistence, ndersa sot shqiptaret vete shkojne me vullnet ne vendet e tjera dhe me vullnetin e tyre bejne perpjekje te integrohen ne identitete te reja kulturore e kombetare. Dhe mbi te gjitha, ateizmi i injektuar ne te kaluaren komuniste me dhune nga ideologjia dhe praktika agresive e komunizmit shqiptar dhe i perqafuar nga nje numer i shqiptareve te brezave te rinj, per shkak te edukimit te mbrapshte, ne ndonje rast edhe si fare “trendi europianizues” e me shpesh si fshehje e identitetit te vertete fetar, eshte vete tharmi i çmoralizimit, i krizes se identitetit te sotem shqiptar dhe i lehtesise se konvertimit.
Nga ana tjeter, eshte krejt e qarte se ne mijevjeçarin e ri, permasat e gllaberimit te identiteteve te brishta kulturore e kombetare, jane shumefish me te medha se ne dy mijevjeçaret e shkuar.
Ne Prishtine, 18 prill 2003
Shenime
1. “Pellazget kane qene te paret qe i moren shkronjat prej fenikasve dhe prej pellazgeve i moren greket aty nga fillimi i shekullit XVI p.e.s” (cituar sipas Albert Kotini, Çameria denoncon, Fllad, 2001, Tirane)
2 “Shqiptaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga latinishtja, megjithate ata kane alfabetin latin ne te gjitha librat e tyre” (citim sipas autorit te njejte, fq. 130)
3. “Keto jane disa nga emrat e vendeve te lashta te Shqiperise, qe peshojne ne pune te autoktonise se shqiptarevet. Po te mendojme me nje ane se shumica e emrave te tilla kane humbur ne rryme te koheve, pa lene gjurme toponimi (nenv. imi), e me ane tjeter se materiali arkival i mesjetes nuk ka dale i teri ne shesh, do te pranojme se emrat me te cilet mund te operohet sot, nuk jane veçse mbeturina e fundit e burise se dikurshme. (Eqrem Çabej, Studime gjuhesore, Rilindja, Prishtine, 1977, fq, 150)
4.. ”Ne te zanun fill te botes, e qysh ne kohe qe njeriu ishte i padije e jetonte tui luftue njeni me tjetrin, u lkund prej Aziet nji komb njerezish, shumice e madhe, e u nda prej faresh te tjera e rej gjindhs tjere, qe ishin nder ato dhenate larga, e mueren udhen kah detri per me gjet nje dhe tjeter, e per me mujtun me gjallue ne pushim, pa frike e pa droje. Keti kombi, qe iku ne kete menyre prej Aziet, ia thojshin emnin Pellazge.” (Pashko Vasa: Shqypnija dhe Shqyptaret, 1879 te “ Pashko Vasa, Vepra 3. Rilindja, Prishtine, 1989, fq. 241)
5. Autori i ketij teksti, ka botuar vepra letrare me kete tematike si bie fjala dramen “Monedha e Gentit, komedine “Kush i bie fyellit”, si dhe nje numer te madh te poezive me motive e tema nga historia dhe mitologjia ilire ne vellimet me poezi: ”Qeshje sardonike, (1987) Formula e Katonit, (1990), Kurs per panotmime, (1994) dhe “Dalja e atdheut edhe nga endrrat, (1996).
6. Reginald Hibert, Fitorja e hidhur, fq. 11
7. Po aty
8. Deshmi te rralla te perpjekjes per adoptimin e figures se Kostandinit te Madh jane keto vargje te Naim Frasherit: “Konstandin i madh qe thone/ Edhe ai nga fara jone”
9.Shih: Ogyst Baji, Perandoria e Bizantint…
10 Noel Malkolm, Kosova nje histori e shkurter, Koha, Prishtine, 1998, fq.53
11. Cituar sipas Noam Malkolmit, fq. 53
12. Po aty
13. Kur filloi intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe i koalicionit kunder Irakut, ne Prishtine u mbajt nje tubim publik ne perkrahje te luftes. Krahas nje asociacioni te veteraneve te luftes se UÇK-se, organizator te ketij tubimi ishin edhe nje asociacion qe mirret me mbrojtjen e te drejtave te njeriut (!)dhe nje organizate studentore. Ky spekter heterogjen i shoqerise kosovare, ne perkrahje te luftes se SHBA-ve, bashke me pjesemarrjen e Shqiperise ne koalicion, e ilustron panamerikanizmin e shqiptareve te Kosoves po edhe te Shqiperise zyrtare.
14. Deri sa po merrte formen perfundimtare ky tekst, ne Prishtine u mbajt nje konference e organizuar nga strukturat e partise me te madhe shqiptare te Kosoves, Lidhja Demokratike e Kosoves, me teme te formuluar keshtu: “Demokracia amerikane-model per zhvillimet ne Kosove”. Edhe ky aktivitet e ilustron pohimin tone per prirjen jokritike drejt nje panamerikanizmi, madje edhe ne rastet si ky, ku kerkohet qe te sherbeje si model demokracia e superfuqise se vetme te botes se sotme, ne rethanat kosovare, kur Kosova eshte nen administrim te huaj dhe nuk eshte fare shtet i pranuar!
15. Mehdi Frasheri eshte njeri nga falsifikuesit e medhenj shqiptare lidhur me natyren e Islamit. Ai ne vepren “Problemet shqiptare”, perpiqet ta mohoje natyren hyjnore te Kur’anit dhe ta paraqet fene Islame si veper te Muhamedit.
16. Rebelimi i armatosur i vitit 1997 ne Shqiperi, krahas pergjegjesise objektive te lideshipit per lejimin e skemave piramidale, krahas reagimit joadekuat ndaj protestave, krahas sponzoruesve te jashtem, qe e sponsorizuan destabilizimin e Shqiperise, duket sikur e ka pasur brenda vetes edhe tharmin e psikozave te dikurshme te herezive dhe te rebelimeve bizantine.
17.Aktualisht ne Kosove ka disa projekte politike per te ardhmen, e qe ne shume aspekte jane kunderthenese ndermjet tyre: 1.njohja sa me pare e pavaresise formale te Kosoves nga faktori nderkombetar, (Rugova, LDK)ç 2. moratorium-afatizim per statusin final te Kosoves, ( Thaçi, PDK)ç 3. shpallje e pavaresise nga deputetet ne Kuvendin e Kosoves (AAK)ç 4. Unioni Kosove-Shqiperi, (LPK)ç 5. bashkim i te gjitha trojeve shqiptare (LKÇK dhe AKSH.)