2013-06-22

Shqipëria sot në heshtje zgjedhore, nesër votimet

Partitë politike në Shqipëri mbrëmë i dhanë fund fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Dita e shtunë është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën shqiptarët do të japin votën e tyre në qendrat e votimit që do të hapen nga ora 07.00 e mëngjesit.

Partitë politike mbrëmë përmes mitingjeve kryesore kanë mbyllur fushatën njëmujore, duke mbajtur tubimet qendrore në qendrat më të mëdha të vendit.

Partia Demokratike i dha fund fushatës me një miting në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, ku më pas vijoi një koncert festiv.

Ndërsa Partia Socialiste mbylli fushatën në Shkodër dhe më pas në Vlorë. Partitë e tjera politike gjithashtu mbyllën fushatën përmes mitingjeve finalizuese dhe takimeve me qytetarët dhe forma të tjera të fushatës.

Në votimet e 23 qershorit gara kryesore do të zhvillohet midis dy koalicioneve politike, të djathtëve dhe të majtëve. Koalicioni i së majtës i quajtur “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” e udhëhequr nga Partia Socialiste tubon rreth 40 parti politike.

Ndërsa koalicioni ““Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” i udhëhequr nga PD tubon 24 parti politike.

Në garën zgjedhore janë edhe partitë e tjera politike LSI, FRD, Aleanca Kuq e Zi dhe partitë tjera më të vogla. Ndërsa kësaj gare i janë bashkëngjitur edhe deputetë të pavarur mes tyre politikanët e njohur si Arben Malaj, Nikollë Lesi, Dritan Prifti dhe emra tjerë në disa qarqe.

Këto janë zgjedhjet e teta parlamentare që nga demokratizimi dhe fillimi i pluralizmit politik në Shqipëri.

Gjithsej mbi 3.1 milion zgjedhës janë të regjistruar për votimet e 23 qershorit.

Për herë të dytë zbatohet sistemi zgjedhor proporcional-rajonal. Vendi është ndarë në 12 qarqe prej ku do të dalin 140 deputetët e parlamentit të ri.


Përveç vëzhguesve lokalë, rreth 550 vëzhgues ndërkombëtarë nga OSBE-ODIHR, Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, NATO dhe BE do të ndjekin nga afër zgjedhjet.

Këto zgjedhje konsiderohen si një test i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri dhe integrimet evropiane.


Tiranë, më 21.06.2013
Deklarat për shtyp
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëmblëdhjën e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
- Projektvendimin “ Për miratimin e vëzhguesve të Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve (INSIZ), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. KQZ akreditoi 97 vëzhgues afatshkurtër për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
- Projektvendimin  “Për dhënien e autorizimit disa kryetarëvë të njësive të qeverisjes vendore, për ndryshimin dhe caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvend të të datës 23 Qershor 2013”.
- Projektvendimin “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.
- Projektvendimin ”Për miratimin e vëzhguesve të disa mediave shqiptarë për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.
1- KQZ akreditoi 38 vëzhgues afatshkurtër të televizionit UTV Neës, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
2- KQZ akreditoi 13 vëzhgues afatshkurtër të Gazetës Shqip, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit. 3- KQZ akreditoi 29 vëzhgues afatshkurtër të Gazetës Shekulli, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
4- KQZ akreditoi 5 vëzhgues afatshkurtër të Agjensisë Reuters, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
5- KQZ akreditoi 18 vëzhgues afatshkurtër të Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
6- KQZ akreditoi 69 vëzhgues afatshkurtër të televizionit ABC Neës, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
7- KQZ akreditoi 10 vëzhgues afatshkurtër të Gazetës RD, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
8- KQZ akreditoi 3 vëzhgues afatshkurtër të televizionit A1 Raport, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
9- KQZ akreditoi 183 vëzhgues afatshkurtër të Radio-Televizionit Shqiptar, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
10- KQZ akreditoi 47 vëzhgues afatshkurtër të televizionit AS (Alsat), për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
11- KQZ akreditoi 10 vëzhgues afatshkurtër të televizionit SCAN TV, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
12- KQZ akreditoi 120 vëzhgues afatshkurtër të televizionit Top Channel, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
13- KQZ akreditoi 85 vëzhgues afatshkurtër të Media Vizion, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
14- KQZ akreditoi 57 vëzhgues afatshkurtër të televizionit NEËS 24, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
- Projektvendimin “Për miratimin e vëzhguesve të Shoqatës së Pensionistëve të Shqipërisë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. KQZ vendosi të mosmiratojë kërkesën për akreditim për shkak të dokumenatcionit jo në përputhje me Kodin Zgjedhor të dorëzuar nga kjo shoqatë pranë KQZ-së.
- Projektvendimin “Për miratimin e vëzhguesve të shoqatës Informacion-Kulturë-Art (IKA), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. KQZ akreditoi 15 vëzhgues afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgejdhor të 23 qershorit.
- Projektvendimin “Për miratimin e vëzhguesve të radio televizionit 21- prishtinë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. KQZ akreditoi 2 vëzhgues afatshkurtër për vëzhgimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
- Projektvendimin “Për materialet të cilat lejohen të përdoren gjatë ditës së votimit nga personat e pranishëm në Qendrën e Votimit, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

Lista e koalicioneve aktuale.


Nr.PartiaShkurtimiKryetariSigla
01Partia DemokratikePDSali Berisha
02Partia Republikane ShqiptarePRFatmir Mediu
03Partia për Drejtësi, Integrim dhe UnitetPDIUShpëtim Idrizi
04Lëvizja për Zhvillim KombëtarLZHKDashamir Shehi
05Partia Lëvizja e LegalitetitPLLEkrem Spahia
06Partia Agrare Ambientaliste e ShqipërisëPAALufter Xhuveli
07Partia Demokristiane e ShqipërisëPDKNard Ndoka
08Lidhja Demokristiane e ShqipërisëLDKNikollë Lesi
09Partia Bashkimi Liberal DemokratBLDArjan Starova
10Partia Balli KombëtarPBKAdriatik Alimadhi
11Partia Balli Kombëtar DemokratPBKDArtur Roshi
12Partia Aleanca DemokratikeADArben Demeti
13Partia Lëvizja Shqipëria e RePLSHREdmond Vishaj
14Partia Bashkimi Demokrat ShqiptarPBDSHYlber Valteri
15Partia Ora e ShqipërisëPOSHZef Shtjefni
16Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim EvropianAMIEEdmond Themelko
17Partia Demokracia e Re EvropianePDRESHKoçi Tahiri
18Partia e të Drejtave të MohuaraPDMIlir Vata
19Partia e të Drejtave të Mohuara e RePDM e ReFatmir Hoxha
20Partia Aleanca për Demokraci dhe SolidaritetADSGaqo Apostoli
21Partia Konservatore ShqiptarePKONSArmando Ruço
22Partia e Minoritetit Grek për ArdhmëriMEGAKristo Kiço
23Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve ShqiptarëPBPPSHSelami Jenisheri
24Partia Rruga e Vërtetë ShqiptarePRRVSHMuharrem Doda
25Partia Civile e ShqipërisëPCSHDritan Broka
  • Aleanca për Shqipërinë Evropiane


Nr.PartiaShkurtimiKryetariSigla
1Partia Socialiste e ShqipërisëPSEdi Rama
2Lëvizja Socialiste për IntegrimLSIIlir Meta
3Partia Bashkimi për të Drejtat e NjeriutPBDNJVangjel Dule
4Partia Aleanca PopulloreAPFatjon Softa
5Partia Aleanca DemokristianeADKZef Bushati
6Partia Demokracia SocialePDSPaskal Milo
7Partia SocialdemokratePSDSkënder Gjinushi
8Partia Aleanca Arbnore KombëtareAAKGjet Ndoj
9Partia Socialiste e ModeruarPSMGjergj Koja
10Partia e Punës e Shqipërisë e RiorganizuarPPSHRMarko Dajti
11Aleanca për Barazi dhe Drejtësi EuropianeABDEValentino Mustaka
12Partia AmbientalistePANasi Buzheku
13Partia Ardhmëria ShqiptarePASHEmin Subashi
14Partia Bashkimi Republikan ShqiptarPBRSHZane Llazi
15Partia Demokrate për Integrim e ProsperitetPDIPHalim Seitaj
16Partia e Çështjeve ShqiptarePÇSHBujar Shurdhi
17Partia e GjelbërPGJEdlir Petanaj
18Partia e Punës së ShqipërisëPPSHMuharrem Xhafaj
19Partia Reformatore DemokratikePRDSkënder Halili
20Partia e Unitetit KombëtarPUKIdajet Beqiri
21Partia G99G99Ervin Mete
22Partia Komuniste ShqiptarePKSHQemal Cicollari
23Partia Komuniste 8 NëntoriPKNPreng Çuni
24Partia Kristian-demokratePKDDhimitër Muslia
25Partia Lëvizja Demokratike për NdryshimPLDNNikolin Staka
26Lëvizja për Drejtësi e ShqiptarëveLDSHAstrit Kosturi
27Partia Mendimi i Djathtë LiberalPMDLMustafa Liçi
28Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të EmigrantëvePMDEYmer Kurti
29Partia e Prosperitetit DemokratikPPDYzeir Fetahu
30Partia e Personave me Aftësi të KufizuaraPPAKAfrim Jeshili
31Partia Rruga e LirisëPRLKurt Kola
32Partia Shqiptare “Atdheu”PSHAKreshnik Osmani
33Partia Social Punëtore e ShqipërisëPSPSHRamadan Ndreka
34Partia Toleranca e Re e ShqipërisëPTRSHAvdi Keçi
Partitë dhe kandidatët e pavarur 

Nr.PartiaShkurtimiKryetariSigla
1Aleanca Kuq e ZiAKKreshnik Spahiu
2Fryma e Re DemokratikeFRDBamir Topi
3Lidhja Per Drejtesi Dhe ProgresLDPElmaz Sherifi
  • Kandidatët
Nr.EmriQarku
1Arben MalajVlorë
2Dritan PriftiFier
3Sazan GuriTiranë

Shoqëria anketueseDataPDPSAKLSIFRDPDIUPjesëmarrja
Kult[2]8-14 dhjetor 201229.6 %36.5 %14.1 %4.7 %4.1 %71.0 %
Gazeta Dita[3]17-20 dhjetor 201231.0 %37.1 %6.5 %6.6 %5.3 %
AlbStat[4]28 dhjetor 201231.4 %40.4 %15.2 %4.9 %4.9 %77.1 %
AlbStat[5]21-28 janar 201331.2 %41.2 %15.0 %5.5 %5.5 %77.5 %
Kult[6]22-31 janar 201330.1 %41.2 %14.9 %4.1 %4.1 %75 %
Albeu[7]2 maj 2013 - ?43.6 %39.27 %6.07 %4.61 %3.71 %
Balkanweb[8]7 maj 2013 - ?45.8 %45.9 %2.6 %2.5 %
Instituti Demokratik Shqiptar[9]3-8 qershor 201338.5 %34.2 %4.4 %3.7%3.3 %2.6%

Referencat


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...