2013-06-21

Fenomeni “ryshfet” ekziston edhe këtu!

 Brikena Sallo


Një peshë të fuqishme në brezin e ri të të arsimuarve shqiptarë jep edhe Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”. Me një sistem krejt ndryshe dhe autonomi të plotë qëndron veçmas nga sistemi arsimor shqiptar. Po a është ai veçmas nga gjithë problematika që mbart sistemi arsimor në Shqipëri? A ekziston korrupsion në auditorët e këtij fakulteti? Apo është i lirë dhe shembull siç është vetë sistemi amerikan që ky fakultet ka implementuar në politikat e veta arsimore dhe menaxhuese. Kjo ngelet për t’u parë në frekuentuesit e këtij fakulteti.

Në një takim me studentët dhe ish- student të këtij Universiteti, vërejmë se realiteti kur vjen puna për tek vlerësimi nuk është aq amerikan sa vetë politika e menaxhimit të këtij Universiteti. Lehtësirat janë të shumta për marrjen e informacioneve për secilin student me hedhjen e të gjitha të dhënave online dhe shmangien e pritjeve nëpër sekretarit e Fakulteteve. Regjistrimi dhe ç’regjistrimi i studentëve në lëndët përkatëse bëhet nga vetë ata në ditët dhe orët që kanë të përshtatshme nëpërmjet sistemit online “UMS”.

Në sezonet e provimeve situata ngelet po e njëjta si në të gjithë sistemin arsimor shqiptar. Fenomeni “ryshfet” ekziston edhe këtu. Metodat e kërkimit të parave janë nga më të shumtat, nëpërmjet sekserëve, studentëve të futur nga vetë pedagogët etj. Ka raste që këta, dallaveraxhinj notash, bredhin me muaj të tërë për të siguruar armatën e atyre që do të paguajnë për të kaluar në një provim. Dhe më pas dorëzojnë shumat e caktuara së bashku me listat tek pedagogu përkatës.

Një mënyrë e dytë është ajo e sekserit të centralizuar, që nuk e nxjerr pedagogun drejtpërdrejtë në skenë. Ka raste ku pedagogë janë lidhur me qendra interneti apo qendra arsimore private, ku studentët detyrohen që bëjnë kundër një pagesë nga 5000 deri në 7000 lekë të reja një detyrë kursi. Cilido që e bën një gjë të tillë arrin të marrë notën kaluese, sepse pedagogia azhornohet me “tatimpaguesit e lëndës”. Por këto janë vetëm dy mënyra klasike.

Ekziston një e tretë që është më e thjeshtë dhe ndoshta kushton më lirë. Takimi drejtpërdrejtë me pedagogun në zyrë apo biznesin e tij privat dhe me magji e ke marrë lëndën. Sistemi i ngritur nga Universiteti i Vlorës, ku provimi është i ndarë në tre pjesë dhe me pikëzim për detyrat e kursit dhe seminaret, lejon që pedagogu të bëjë të pamundurën për të kaluar nëse gjithmonë ka ndonjë interes prej teje. Në shumicën e rasteve asnjë nuk e di sa pikë ka tjetri, sepse ato hidhen në sistem. E në fund kur është provimi i tretë ti merr pikët e plota dhe arrin të marrësh sezonin. Këto janë vetëm tre sistemet e thjeshta, por ka edhe të tjerë. Shuma e kalueshmërisë varion nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja, gjithmonë për lëndët e vështira si Matematikë, Fizikë, Kimi apo Gjuha e Huaj.

Në Vlorë ka një legjendë për një profesor të cilit një student i shkoi drejtpërdrejtë me para në dorë dhe i tha: ”Më kalo të lutem sepse nuk plotësoj kreditet për vitin tjetër”. Dhe profesori që është me gradë të lartë shkencore ia ktheu: “I dashur lekët i dua, por ka një problem. Unë kaloj me para 100 vetë. Fatkeqësisht lista është mbyllur. Ti ke dy mundësi tani. Ose të ç’regjistrosh lëndën dhe të më vish semestrin tjetër me këto në dorë, ose ta marrësh vetë”. Pra qartë edhe pse me sistem elektronik dhe shumë të kontrolluar nga rektorati, sërish bëhet e pamundura që auditorin pedagogët ta kthejnë në mënyrë përfitimi.

E si zakonisht semestre me radhë studentët ngelen peng e një ose më shumë provimeve për shkak të vështirësive që nxjerrin pedagogë për të marrë një provim. Ndërkohë që ata futen disa herë në sezone provimesh dhe nuk e marrin asnjëherë provimin po nuk kaluan nga alternativa e dhënies së parave për të blerë një notë kaluese.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...