2025/04/15

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI

Vota e Diaspores mirëpritet nga emigrantët, publicisti Zef Përgega: Hap  pozitiv për të ardhmen

ZEF PERGEGA
“I dashur Flori.
Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e bashkekohesve” nje drite qe mblodhi se bashku disa nga miqte me te afert te krijimtarise tende ne vijushmeri, larmi dhe gjithnje ne ngjitje drejt lartesise ku shkelqen letersia shqipe. Dhe Ju si nje alpinist i fort dhe si nje krijues i talentuar, cilesi qe te kane dhene vullnet e force per te mos u ndalur drejt grumbullimit te prurjeve ne lumin e madh te visareve te kombit. Edhe njehere suksese ju dhe familjes ne perpjekje te reja te pandalshme derisa ne krijuesit me njerezit e kultures ta ndezim turbinen e bashkimit tone kombetare!”
“…Agjensioni “Floart Press” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit, ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues. Këtë e vërtetojnë rreth 1.200’000 klikime …!”
Libri i fundit qe nuk ka fund i Flori Bruqit ne shenimet e bashkekohesve ka mbledhur bashke jo ne nje takim letrar, por ne fletet e mendimit ylberik te zhanrreve te ketij krijuesi plot 36 autor librash poetik, romancier, gazetare e historian disa me grada shkencore dhe dis ate tjere qe nuk u kane dhene rendesi atyre, po aq sa jane veprat e vlerta te shqiptarit dhe mikut tone Flori qe me hapin e tij dhe dalten e mprehte qe edhe gurin e ben fytyre njeriu, te ndertoje uren me te madhe te qytetit kulturor, larg dhunes, larg krimit , larg prostitucionit dhe fitimit marramendes , vese keto qe po e terheqin popullin tone pas karroces si nje qen i ngordhur dhe perseri nuk reagon. Flori Bruqi jo vetem i prek plaget apo i numeron varrat ne zemrat e njerezve, po ai me dije e guxim mundohet ti sheroje ato. Te gjithe keta autore qe jane sinjale te ndezura ne te kater anet e globit, e ndoqen Flori Bruqin qe ne hapat e para kur nisi botimin, se krijimein e kishte nisur qe kur iu ngjiz zeri me qiellin, jo per ti dhene doren te ecte se ai eci vete, jo per ta meshiruar dhe ikurajuar, por per ta vlersuar dhe per ta bere me te vemendshem ne bregun e lumit qe po na e turbullojne ujin dhe kohen me bisht te gjarperit, qe visaret e kombit te mos shkojne ne detin e humbjes… Nuk e di nëse ky poet me një fizionomi të konturuar në brumin e farës kombëtare ta këtë provuar mërgimin. Ai me nota trishtimi e vizaton portretin e shekullit që ndau familjen duke u çirrur nëpër tribuna e konferenca për liri e lëvizje të lirë. Sa nana e motra mbetën pa burra, pa fëmijë e autori thotë se nuk paten një gur ku të qajnë!
Te gjitheve ne , Florin a ben nje nder: na quan bashkekohas dhe kjo eshte nje vlere e shpirtit te tij, i cli nuk shpreh megallomani dhe kreni me goten e qelqte perpara syve, por eshte i thjesht, modest dhe mbi te gjithe ka vlersuar gjere ne rrenje pa paragjykime punen e secilit, i gjalle apo o vdekur, per ti mbledhur ato gure te shperdare dhe per ta shtruar piacen antike dhe autoktone te mendimit letrar shqip.
Flori Bruqi eshte si lumi qe kur e krijon shtatin e vet rrjedh here i qete e here me shkulma, drejt qetesise se detit, ku paqtohen te gjithe e mandej per te ua kthyer perseri banoreve dhe gurrave nga ku nisen shperthimin…Ai e meson brezin e ri se shtigjet e jetes dhe te dijes nuk jane rruget e qejfit, defrimit dhe shfrytezimit te njeri-tjetrit e sidomos prinderve, se fytyra e njeriut qe ia krijoi Zoti, per te pare, degjuar, shijuar e komunikuar me fijet e zemres dhe te shpirtit jane hyjnore dhe te tilla do te mbesin edhe pse njerezit i mberthejne syte tek tundja e vitheve dhe globi i gjinjeve…ky shkim ta shterr jeten dhe ta verbon perspekyiven. Agje me shume, koha kalon dhe kurrizi i skalverise lakohet deri ne buzet e dheut!
Per ta patur me te lehte lexuesi po japim disa vlersime te autoreve te ndryshem te permbledhur ne kete liber.
Prof Dr. Eshref Imeri ne Amerike: “Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Libri më i fundit, me titull “Triumfi shqiptar”, i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Buqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori – dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.
Albert Kamy (Camus – 1913-1960) thotë: ”Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”. Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”
Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore…!”
FATMIR TERZIU
“Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati. Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të “dehurit” historik apo më së shumti atij të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit “mik” duhet “Guximi Shqiptar”. Ai ka armën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin, Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese. Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”. Që në titull duket kapërcimi i modestisë. Vetë modestia që “buron” nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi, kandidat i shkencave.
Një modesti që shënon plot 30 libra. Një modesti që nuk tejkalohet, dhe as që nuk para-prezantohet. Një modesti që shtrydh fletushkat dhe ndrydh parcelizmat e digitalit dhe elektronikës në një sipërfaqe që as vet njeriu që e krijoi s’e kupton sa xhelozi prodhon. Ja se si shprehet vet Bruqi “Nacionalizmin neurotik serb e karakterizon resan-timani, ose ndjenja e dinjitetit të nëpërkëmbur, bindja për humbje të padrejtë,mëria për tjetrin si pasojë e përbuzjes, apeli për hakmarrje, për qërim hesapesh, për riinterpretim të historisë, por edhe si xhelozi kundër të tjerëve që janë më të suksesshëm.” Libri më i ri i Flori Bruqit tenton të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor, që ndeshet edhe në ditët me diell. Ai në fakt nuk është në rolin e pastruesit të xhamave të kësaj mjegulle,edhe pse fjala e tij e kreh atë mjegullnajë në heshtje dhe pa shumë bujë, teksa ka librat makrometrik të parametrave leksikorë e sfumojnë paralizën kohore dhe detajojnë të sotmen, të shkuarën me të sotmen në alteracion dhe presupozojnë të ardhmen.Prania shtjelluese e disa penave shqiptare tek “Guximi Shqiptar” e bën veprën e Bruqit t’i buzëqeshë të gjithë potencialit lexues…!”
ABDULLAH KONUSHEVCI
Libri “Guxim Shqiptar” i Flori Bruqit është një përzgjedhje, një seleksionim i punimeve më të mira elektronike, botuar në faqet e rrjetit (web sites), bas i të cilave qe dhe është autori dhe që tash i afrohen publikut lexues të përmbledhura në një vëllim më vete. Me një fjalë, libri është bërë që edhe publiku lexues, i pamësuar me botimet elektronike, të njihet me tema të ndryshme, që kanë gjetur një trajtim të gjerë e të denjë pikërisht në këtë formë.Pra, kemi një kalim nga forma elektronike te forma e shtypur.
Nga temat e ndryshme historike, për seriozitetin dhe thellësinë e trajtimit, tërheq vëmendjen artikullit “Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë”, sado që janë me interes edhe disa ide të hedhura për origjinën shqiptare të perandorit francez Napoleon Bonaparta. Një peshë jo të vogël ka kapitulli “Për Ramushin”, në të cilin është përmbledhur intervista e z. Adem Demaçi me titull “’Dora e Zezë’ e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës”, artikulli i autorit “Hero në luftë - hero në paqe: Ramush Haradinaj”, si dhe artikulli “Ramushi, viktimë e situatës (neo) koloniale”. Megjithatë, pjesa qendrore e librit i kushtohet antropologjisë, në të vërtetë veprës “Raca shqiptare” të Jakov Milajt, ku edhe autori, pos mospajtimeve të hapura me disa autorë, jep dhe ndihmesën e vet në ndriçimin e kësaj çështjeje shumë të ndjeshme….!”
NAMIK M. SHEHU
Libri a përmbledhja e studimeve “Guxim shqiptar“, e intelektualit, studiuesit dhe shkencëtarit Flori Bruqi, konceptohet si një punim kompleks historiko-letraro-shkencor me vlera, përmasa dhe hapësira shumëdimensionale, të përfshira në tetë kapituj, me 45 tematika, dhe me 382 faqe; me materiale mjaft të zgjedhura dhe me interes, të studiuara dhe të përpunuara me kujdes të veçantë dhe të shkruara me vërtetësi reale, historike dhe kombëtare; në të cilën përmblidhet një game e gjerë dhe mjaft e larmishme e shumë fushave të jetës të së kaluarës dhe të së përditshmes, që kërkohen dhe janë të nevojshme të njihen, të mësohen dhe të përvetësohen nga gjithësecili,për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre në punë dhe në veprimtari.
Titulli i librit “Guxim shqiptar” përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit, shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai: kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-Iliro-shqiptar, legjendat e kahershme martire edhe të Mujës dhe Halilit, traditat zakonore, besën shqiptare, trimëritë heroike, të koduara në kanune dhe të trashëguara brez pas brezi si të shenjta dhe të paprekshme, duke u bërë simbol i vëllazërimit ballkanik, si është treguar gjatë historisë shekullore dhe të propoganduar nga të huajt.
Konsiderata më e veçantë e librit duhet të jetë përfundimi që do të nxjerrë lexuesi nga leximi i librit, i cili mendoj dhe konkludoj se do të përmblidhet në qëllimin që i ka përkushtuar vetes autori: në kontributin, mbështetjen dhe dashurinë që manifeston ai për Mëmëdheun, duke Ju përkushtuar në gjithçka dhe për çdo gjë, që qartazi shprehet dhe duket gati në çdo artikull që lexohet në libër, ku ndihet dhe konceptohet patriotizmi, ndjenja atdhetare, emri ilir, epirotas, arbëresh, shqiptar, që kudo e ndesh. Shkurt, nënkuptohet boshti ideor atdhetar, i pushtuar me brezin e kuq shqiptar mbarëkombëtar.
Ndërsa, vlera e vetë autorit Flori Bruqi duhet çmuar dhe admiruar me korrektësi dhe me modesti, përpara këtij punimi vëllimor, me tematikë të shumëllojshme, të profileve të ndryshme dhe me materiale të bollshme dhe me vështirësi interpretuese; të cilat janë paraqitur me mjeshtëri, me një mori njohjesh teknike, profesionale dhe artistike, të cilat i kanë dashur autorit kohë, mund, sakrifica dhe mjaft durim për t’i përballuar dhe për të arritur suksesin e merituar. Ato duhet ta gjejnë shpjegimin e vet të vlerësimit në përgatitjen e tij të lart profesionale, në njohjen mjaft të mirë të gjuhës shqipe, të pastërtisë dhe rrjedhshmërisë së saj, si dhe të shumë gjuhëve të huaja, të profesionit të vet; të vullnetit dhe durimit të një intelektuali të aftë, mjaft aktive dhe konsekuent për t’ia arritur qëllimit. Bindje për këtë mund të formosh nëse u referohesh punimeve dhe veprimtarisë letrare, artistike dhe shkencore që ka realizuar dhe kryer autori, në një kohë të shkurtër, ku brenda 11 vjetëve ka shkruar 24 vepra madhore të gjinive të ndryshme si dhe mjaft shkrime shkencore, që e kanë detyruar të bëjë “haram“ edhe gjumin.
Zbërthimi analitik që mund dhe duhet t’i bëhet librit “Guxim shqiptar”është shpërblimi më adekuat, më i pranueshëm dhe më i zakonshëm që kërkon dhe që duhet t’i jepet me të drejtë autorit, siç e meriton, me gjithë vështirësitë objective dhe subjektive që hasen…!”
RASIM BEBO
Flori Bruqi, mori rrugёn dhe ndaloi te zalli i lumit gurgullues të letërsisë shqipe. Këtu ulur, filloi të zgjedh një e nga një gurë: të vegjël, të bukur, të shndritshëm, nga ata që ta reflektojnë spektrin e diellit në fytyrë dhe të verbojnë aty për aty. I radhiti një nga një në një mozaik, të ngjashëm me atë të stërgjyshit tonë pellazg, që ndërtoi të parin mozaik në botë, këtu e mbi 4000 vjet më parë në Nekropolin e Athinës, të zbukuruar më gurë të vegjël të lumit në dyshemetë dhe muret. Prej këndej në të gjithë perandorin pellazge, që shtrihej në tre kontinente: nga Azia e vogël te Priami i madh, në Afrikën e Veriut, duke dalë në Europë te Baskët, dhe deri në veri për gjatë rrjedhjes së lumit Danub me kufi. E gjejmë kudo këtë mozaik dhe sidomos te Tempulli i famshëm i Dodonës, në Butrint, në Durrës, në Apolloni, në Trojë, në Gjenevë të Zvicrës, (si na vë në dijeni Prof. Dr. Agim shehu) dhe në shumë vende të tjera. Kur i shikojmë këta mozaikë të bukurisë së përkryer, që pasqyrojnë artin e mrekullueshëm të stërgjyshërve dhe gjyshërve tonë, ne mahnitemi që toka nënë – Demetra – i ruan për mijëra vjet. Syri ynë i përmbledh me një të parë.
Mirëpo mozaiku i të nderuarit Bruqi, është bërë në Kosove dhe në vend të gurëve të zgjedhur të lumit, ai radhit shkronjat e trashëguar të gjuhës shqipe, të konfirmuara nga Pema e 63 gjuhëve dhe nga pema, qe pasqyron prof. Mr. Flori e 47 gjuhëve, që për vjetërsi i kalon të gjitha gjuhët e botës mbi 9.000 vjet përpara. Kështu kemi të bëjmë me këtë mozaik libër, “DIADEMA LETRARE”, që përmbledh: kritikë, gjuhësi, pikëpamje, poezi. Mozaikun libër, të Prof. Dr. Florit, nuk mund ta përmbledhim me një të parë, qoftë edhe me dy, sepse duhet kohë për ta lexuar dhe studiuar me vëmendje të përqendruar. Ky grumbullim materiali, i përgatitur nga autori, zëvendëson atë të Akademisë së Shkencave Shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Sot ato institucione janë në shërbim të kursit sllavo-rus-greke. Ndërsa Shqipëria është nën drejtimin e Këshilltarit, Kolonelit, Akademikut, të asfalisë (sigurimit) grek, Janullatos. Elitat e kulturës së këtyre vendeve, janë të heshtur, të korruptuar, të politizuar, të frikësuar dhe bëjnë: Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve
“Gjumin më të rëndë dhe më të gjatë, si murgjit e pergamenave, që janë mësuar me dhomat e errëta”. (Zef. Pergega)…!”
Autori Flori Bruqi, poet shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, prezantohet në mjedisin letrar me librin e 39 “Shkëndijëza” stisur nga frymëzimi i shkëndijëzave, duke qëndruar anës së lumit, jo për të mbledhur gurë të shndritshëm, por për ndjellur mendimet, ashtu si afroheshin valët e qeta të lumit deri te këmbët e tij që e freskonin. I vinin ndërmend autore të ndryshëm të gjinive letrare, prej kohës së antikitetit, nga të cilët përmend Homerin, shqiptarin e madh të letërsisë botërore Fishtën, dhe vjen te Pashaidha dhe te Karl Reiholdi, të cilët dinakëria greke i fshehu shekuj më parë dhe u zbuluan pas vitit 1990. Nobert Jokli në enciklopedin e Madhe Gjermane, e ka quajtur “Lahutën e MALCISË: “Kënga e këngës së Ballkanit dhe me rastin 60 vjetorit të ditëlindjes, i dërgon Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve telegram urimi. Në vitin 1932, shkruan te “Ylli i Dritës”, ajo është një poemë epike historike me 15.613 vargje, në këto vargje shtrihen ngjarjet e historisë së Shqipërisë së Veriut nga viti 1858 deri në vitin 1913. Lahuta është një nga Krijimet më mahnitëse, në mbarë historinë e letërsisë shqiptare”. (“Artikuj II, f. 54.)
“Fishta është shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar” e ka cilësuar Lasgush Poradeci.
Si Fishta edhe Flori Bruqi, ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegëtimin e veprës letrare nga autori tek lezuesi. Flori vazhdon të ndikojë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesit. Rrjedhja kohore ecën me ritmet e saj, duke rruajtur në memorjen e nderit njerëz dhe personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është intelektuali, shkrimtari Flori Bruqi…!’
MEHMET KAJTAZI
Poezitë e Flori Bruqit (disa prej të cilave ishin më parë të botuara edhe në revista dhe në gazeta tona) i lexova me një frymë. Një cilësim i tillë i leximit të poezive bëhet atëherë kur të përvetëson si vargu i parë, ashtu edhe i fundit. Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjurme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martizim, me emrin LIRI. Meqë poetit i mungon kjo e fundit, siç i mungon tërë Kosovës, është plotësisht e natyrshme që në shumë vargje të ketë shqetësime. Këto shqetësime ta përkujtojnë shkrimtarin Viktor Franklin, i cili edhe pse është i rrethuar me tela në një kamp fashist në vitet e dyzeta, ai gjen shpresën që ta tejkalojë mynxyrën. Ajo shpresë është te vetë harmonia në mes Tokës dhe Qiellit, e kur kjo shtrihet edhe te njerëzit, atëherë vetë Zoti është në mes tyre dhe u ndhihmon për t’u çliruar. Flori Bruqit nuk i mungon, shpresa, por nuk i mungon as harmonia. E kur harmonia prek edhe brigjet e Lumit të Bardhë të vendlindjes së tij, atëherë edhe më shumë shpaloset riti i ritmit të ujit. Uji e ka ritmin e vet, që është në përputhshmëri me hapërimin e njerëzve drejt “Zjarrit të Diellit”.
ZEJNULLAH HALILI
Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e Kësaj Luleje. Secila poezi ka gjethin e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës pra ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala. E fton të hyjë nëpër thellësitë e viteve, deri te kjo Kohë, deri te krahërorët masivë, deri te Deti Tekanjoz nganjëherë. Ai sfidon Amësinë Njomëzake të Teutës, fashaton plagët me fjalët figura dhe rend andej nga Përrenjtë e Ëndrrave për të shtypur lehtë e me ndjeshmëri Butonët e Dritës, për të fituar Bardhësitë e për të kërkuar shëmbëllimin me Hermesin, por atje janë qentë, jo larg, e a do ta shqyejnë si Akteonin e Penteun e a do ta martirizojnë si Ismetin, Agimin, Mujën e Salihun. Me tutje jep Figurë për kohën që me nxitje të Eridës, perëndeshës së Grindjes, u bë një luftë e gjatë në muret e Trojës Drapri i Sinagogës është edhe këtu në baladën e Floriut, që është e yjve, e shkrepave, e bulëzave, e syrit të mprehtë, e zërit të ëmbël, të cilit Hiçi i vjen përballë mu para viteve të liga. Por, poeti në këtë hije të çastit vëren Dritën, një xixëllonjë që lufton me errësirrën, së cilës do t’ia shohë sytë, sepse aty është puthja, aty pasioni i erës, simbol i bukur i një përqafimi jetësor aty pasioni mëtues për Fjalën, që është njëra nga vjershat më të realizuara artistikisht. Në ishullzën më të madhe të detit figurative të Floriut është edhe Nëna si Baladë, si Qëndresë e si Ëndërr Ilire, Lumi i Bardhë e ndonjë poezi tjetër, janë kthim imagjinativ i poetit nga njomësia e Euridikës, pra, Vendlindjes.
RUSHIT RAMABAJA
Romani “Ndërgjegja” i Flori Bruqit, para së gjithash është një kronikë e sublimuar me gjuhë specifike të viteve të hidhura të së ashtuquajturës kohë e autonomisë, kur shkelësi shtypte Kosovën me ndihmën e shqipfolësve të barbarizuar, të cilët emrin dhe identitetin e vet e bartnin vetëm sa për t’i ndihmuar Beogradit që në sy të botës ta fshihte okupimin e këtij krahu të dhimbshëm të Shqipërisë. Pothuaj, në çdo faqe të tij ndihet pesha e mallit të autorit (rrëfimtarit) për t’u kthyer në vendlindje dhe lufta e pandërprerë e të barbarizuarve që me anë të shpifjeve, shantazheve e kërcënimeve t’ia mbyllnin udhën përgjithmonë për në shtëpinë e vetë. Këtë dhimbje, që gjithnjë pikon helm e dashuri njëkohësisht, F. Bruqi ia del mbanë me sukse që ta fisnikërojë me shkrimet mjaft të sukseshme për fytyrat më eminente të mjekësisë botërore, por vet-veten e identifikon më së shumti me arkitektët shqiptarë që krijuan vepra madhështore larg atdheut dhe që jo rrallë bukuria mahnitëse e artit të tyre u bë kob për ta. Ne fejtonet për mjekësinë, për njerëzit e mëdhenj të botës dhe për arkitektët tanë, unë kam parë, veç të tjerash, përpjekjen e tërthortë të autorit që ndjekësve të vet t’ua kthejë urrejtjen në dashuri, mërinë në dhimbje dhe harresën e nëmur në rinjohje. Kjo dëshmon shkallën më të lartë të ndërgjegjes dhe vetëdijen skajshmërisht të sublimuar kombëtare e qytetare për pajtim edhe me të pandërgjegjshmit dhe për bashkim edhe me plangprishësit. Duke pasur parasysh këto që thamë si dhe vlerat e tjera të këtij libri, mendoj se “Ndërgjegja”e Flori Bruqit do të ketë lexues të shumtë të të gjitha shtresave sot dhe nesër, ngaqë në të gjithnjë shquhet zëri që thërret që të mos përsëritet kurrë më e keqja e së kaluarës.
NIKOLLË FRANGAJ
…çdo gjë që krijohet pa dëshirën e një individi apo kolektiviteti është e huaj. Kritika e hapët kundër kukudhëve dhe autorëve të regjimit komunsit ka shtyrë autorin e romanit t’iu kundërvihet dhe t’i zhveshë gjer në palcë. Autori për më tepër shenjon aktet absurde të tyre, del përballë dhe sfidon. Duke u bërë njeri i anatemuar nga ata vetëm nga frika se do t’ua përziejnë duart, e censurojnë, dhe më në fund e dënojnë. Por, ai nuk mposhtet. Heroi i romanit “Gjarpërinjtë e pallatit” ka sfiduar në emër të shkrimtarëve dhe gazetarëve demokratë dhe gati mbetet i vetmuar nga breshëria e fyerjeve dhe diskriminimeve që i bëjnë njerëzit e regjimit dhe prijësit e gazetave që përkrahin një regjim të tillë. Autori pret finalen tragjike të kukudhëve dhe rrëzimin e këtyre gjarpërinjëve, sepse në anën tjetër qëndron forca e pathyeshme e drejtësisë morale.
ARIAN BLUSHI
…Ligji i fortë, anathema dhe censura që u bëhet shkrimtarëve dhe njerëzve të penës e të dijes nga regjimi komunist është tema e romanit
“Gjarpërinjtë e pallatit”, të Flori Bruqit. Heori i këtij romani, Uran Dukagjini, del para këtyre autorëve të regjimit dhe bën sfidë, duke shpalosur shpirtin falso dhe metodat çnjerëzore të tyre. Vepra është shkruar me mllef, dhe tërë kjo revoltë e tij është shprehur nëpërmjet unit të shkrimtarit, i cili, pikërisht në këtë rreth ka parë pjesën më të shëmtuar të shoqërisë komuniste…
RIFAT KUKAJ
…Në këtë prozë të Flori Bruqit mpleksen fatet e hidhura të njerëzve tanë si dje, ashtu edhe sot, duke i rrahur pa mëshirë e me fishkullimë rrëqethëse shtrëngata e kohës, por që nuk ia del t’ua zbehë shpresat dhe t’ua zhdavarisë ëndrrat për një të nesërme më të mirë e më të sinqertë. Oguri i zi ngulmon, por nuk ia arrin tërësisht t’ua fshijë gjurmët e lashta, edhe pse i fërfëllon dhe i rrah si me bisht gjarpri edhe larg truallit të tyre. Mbase mu kjo golgotë (që, për fat të keq, na përsëritet), sikur ua shton edhe më shumë dashurinë për vendlindjen e shtrenjtë. Këta njerëz të zakonshëm, me të cilët jeta tallet, përballojnë në mënyrë dinjitoze mynxyrat që u vijnë nga urrejtja e lashtë e të huajve, por dhe nga përmbushja e mjerushëve tanë shpirtshitur e të katandisur, zhveshur nga gjithçka që është njerëzore…
ILJAZ PROKSHI
….“Ringjalljen” e karakterizon një kompozicion i thjeshtë, ku rëfimi rrjedh i qetë dhe natyrshëm. Përmes idesë themelore që transmetohet këtu, dalin në spikamë edhe një varg problemesh etiko-shoqërore të cilat i shkakton një pushtues jo njerëzor. Flori Bruqi, ka përcaktuar fatin e një populli të lnë jashtë kufijve të atdheut, i cili pareshtur i nënshtrohet torturave, ndjekjeve, dënimeve dhe mynxyrave të tjera makabre. Për t’i shpëtuar kësaj dhune me shumë veta detyrohen të lëshojnë vendlindjen dhe të ikën në ekzil, siç ndodh me ikjen e çlirimit për në Shqipëri, familjet e Ligan Shpatullgjanit, Demë Ali Pozharit, Mërgim Bardhit e shumë të tjerëve në shkretëtirën e Anadollit…
“Ringjallja” e Flori Bruqit është një ekuivalent i kohës: me braktisje, vetmi, trishtim, që shqetësojnë jetën e njeriut edhe në çastet më të gëzuara të tij. Një formë herë e çlirët e rrëfimit e herë-herë me një organizim të dialogut krijon bagazhin e mundshëm të ambientit nën pushtim. Asociacionet që zgjojnë dialogjet, toni që u jep ngjyrë proceseve jetësore nëpër situata të veçanta dhe rrethanat e krijuara e zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Pa dyshim se tema është provokuese dhe jep mundësi konstruktimi artistik i situatave që e bëjnë për vete lexuesin….”
ARIAN BLUSHI
Romani “Tokë e djegur” bën fjalë për luftën në Kosovë, që bëjnë njerëzit e përvuajtur, njerëzit e robëruar, të etshëm për liri.Autori sjell atmosferën e kësaj lufte dhe të luftëtarëve të lirisë, të cilët nuk kursejnë as jetën për liri. Duhet të kihet parasysh se kjo prozë e Flori Bruqit e mban lexuesin të interesuar gjer në fund, meqë krijohet një atmosferë e lehtë, për një çast harron ankthin dhe pret se ç’po ndodh si në zonat e luftës, ashtu edhe në takimet në mes të Albanit dhe Doruntinës, në njërën anë, dhe Kapedan Malësorit dhe të Drenushës në anën tjetër. Së fundi duhet thënë se ky është një roman që do të lexohet, kap emocione të luftëtarëve, të njerëzve të tjeshtë, të cilët qëndrojnë vigjilentë në luftën e pakompromis për gjënë më të shtrenjtë-Lirinë.
PROZË E REALITETIT ARTISTIK
Duke lexuar prozën e Flori Bruqit, të duket se sheh njerëzit në betejë, tanë trima të lirisë, që nuk frikësohen nga vdekja. Kapedan Malësori, në frontin e luftës, bën një romancë me Drenushën, por çdo gjë është e matur, njerëzore. Linjën tjetër e përbën, për çfarë i jep mish dhe gjak romanit dashuria e Albanit dhe e Doruntinës, që aq janë të mishëruar mes vete, me luftën, sa që s’ka kush që i ndanë. Autori është i qartë, konkret, bën përshkrimin e ngjarjeve, individëve dhe jep tablo të gjalla nga lufta. Është një prozë e realizuar për këto momente mjaft të vështira për shqiptarët e Kosovës…
ARLINDA MEKSI
VALDET HOXHA
Romani “Pallati i Akeronit”, i shkrimtarit Flori Bruqi, është një zë i guximshëm mbi një periudhë të dhembshme, të mbrapshtë, por edhe të stërkequr, që e krijoi regjimi dhe kukudhët e tij. Ky shkrimtar ka prekur disa nga pikat më të qenësishme te veprimit të disa gazetarëve dhe të atyre politikanëve apo njerëzve të UDB-së. Por në këtë libër që ka edhe elemnte të një romani kriminalistik ku kapet një periudhë e rëndë e shqiptarëve, sidomos, të atyre që punonin për çështjen shqiptare që ishte shumë tragjike. Romani është i ndarë në kapituj, një ndarje kjo formale, por në epiqendër është narratori i gjithëdijshëm Uran Dugagjini, që përqendrohet kryesisht rreth veprimit të disa gazetarëve të pandërgjegjshëm, spiun të nëntoks së Beogardit, të zier me regjimin, duke përgjuar njerëzit që nuk i shkonin për shtati atij apo diçka ngjashëm me “kundërrevolucionarët”, të cilët ndiqeshin, largoheshin nga puna, dënoheshin gjer në likuidim fizik, siç ndodhi me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Enver Hadrin e shumë të tjerë. Në roman shihet se ky shrimtar prek edhe çështje të tjera si ato të luftës , heroizmin e disa luftëtarëve e shumë çështje të tjera që për lexuesin do të jenë mjaft interesante. Alergjia e shkrimtarit është e ndjeshme, sepse atij i ndalohet botimi i shkrimeve, si i shumë kolegëve të tij, ndiqet si dhe nuk i lë vend në asnjë shtresë nga veprimi i kukudhëve. Është pra, Uran Dugagjini që njësohet me shkrimtarin, i cili perjeton gjarje të hidhura para dhe gjatë luftës dhe, ende e ndjen veten të “lënë në harresë”, ngase kukudhët janë vendosur në poste të ndryshme, sidomos në mjete të informimit dhe vazhdojnë t’u teket, por tani kuptohet, kinse në emër të “demokracisë”, të cilën deri dje e shkelën apo nuk guxonin ta përmendin. ..”
AJSHE QORRAJ
Autori i tetë veprave letrare dhe i dy veprave shkencore, Flori Bruqi, nga Isniqi i Deçanit, këto ditë, doli para lexuesve me librin më të ri shkencor me titull: “Vademecum ddd”. Siç thotë autori në parathënien e librit “Vademecum ddd”, në dekadën e fundit në Kosovë janë regjistruar afro 200 epidemi lokale dhe masive, si dhe rreth 250.000 të sëmurë, nga të cilët më së 1400 kanë vdekur. Problem në vete në Kosovë, sipas këtij autori, paraqesin sëmundje ngjitëse transmisive, të cilat barten nëpërmjet artropodeve dhe ato që përhapen nëpërmjet brejëseve. Zhvilimi në lëmine e preparative DDD (dezinfekruese, deratizuese dhe dezinsektuese) është veçanërisht dinamike në 10 vjeçarin e fundit dhe përcjellja e risive në drejtimin e DDD-së është imperative i kohës, ngase pothuaj kemi një situatë alarmante epidemiologjike, sëmundjët ngjitëse në Kosovë dhe më gjerë në rajon këta 3 vjetëve te fundit. Sëmundjet ngjitëse të traktit digjestiv, sipas këtij autori, janë zbuluar më kohë në Kosovë, ngase afro 40 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësit rajonalë, ndërsa 60 për qind e popullatës së vendit tonë pi ujë jo aq të sigurt. Doracaku udhëzues i F. Bruqit “Vademecum DDD”, mbërthen 61 preparate më të njohurat në botë, që përdoren sot në rruzullin tokësor, duke i prekur deri në detaje nohuritë e autorit në punën e tij afro 20 vjet, për ta përpiluar një libër të tillë të patjetërsueshëm - profilaktik dhe kundërepidemik, që u dedikohet mjekëve, stomatologëve, veterinarëve, teknologëve të industrisë ushqimore, agronomeve, hotelierëve, si dhe profesioneve te tjera, ku përdoren me të madhe këto preparate të DDD-së, që shërbejnë si ndihmë në procesin parandalues të shumë sëmundjeve ngjitëse, për mbrotjen e higjenës personale asaj kolektive, higjenës së objekteve (spitaleve, shkollave, foshnjoreve, hoteleve, kazermave ushtarako - policore etj.) për zhdukjen, shkatërrimin permanent të viruseve, bakterieve, parazitëve, brejtësve e qenieve të tjera të gjalla, të cilat e dëmtojnë mjedisin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi. Siç thonë edhe shkencëtarët botërorë të kësaj lëmie, si dr. Gert Schonberger-redaktor konsultat i këtij libri, si dhe ing. Rozha Ladislav, recensent- kordinator, “Vademecum DDD”, i Flori Bruqit, nga Prishtina, është i shkruar në mënyrë profesionale, më një gjuhë të rrjedhshme (versioni anglisht dhe shqip) dhe i kuptueshëm jo vetëm për ekspertët e këtij lëmi, por edhe për zbatuesit e këtyre masave”…
BEDRI HALIMI
Sa herë që vjen janari më vete sjell edhe 17 janarin e vitit 1468, ditën e vdekjes fizike të Skënderbeut. Por ky janar, që sapo shkoi, si në koincidencë solli edhe 17 janarin e vitit 1982, ditën e vrasjes së tre martirëve të Kosoves: Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Dhe jo vetëm kaq! Janari pra është përplot kujtesa e data të hidhura. Janari është përplot flakë! Prandaj, çdo janar, kudo në Kosovë, sjell me vet FLAKËN E JANARIT, ku pothuaj nuk ka vend që ndonjë forum, institucion e asosiacion që nuk organizon diçka rreth përkujtimit të shembëlltyrave të historisë sonë më të re. Janari është akuzë, është mesazh për “zgjimin e ndërgjegjes së ndryshkur”- si do të thotë shkrimtari i shekullit tonë Ismail Kadare. Kësisoi më 15 janar të këtij viti, Forumi i krijuesve të artit, organizoi në Prishtinë, promovimin e romanit më të ri të Flori Bruqit “VRASËSIT E LIRIDONËVE”. Po të mos ishte shkruar për “Vrasësit e Liridonëve”, Zjarri i diellit do ta vriste Ndërgjegjen, kështu e hapi aktin promovues të këtij libri, folësi dhe gazetari i BBC-së, Besim Abazi, duke bërë shetitje sintetizmi nëpër titujt e tri veprave të Flori Bruqit. Në këtë promovim merrnin pjesë shkrimtarë, artistë të teatrit, këngëtarë, por edhe veprimtarë, miq e të afërm të shkrimtarit, si dhe shokë e bashkëluftëtarë të kryepersonazhit të romanit- Jusuf Gërvallës. “Kush dëgjon vetëm, një këmbanë, dëgjon vetëm një zë”. - Kështu e nisi fjalën e tij, redaktori i këtij romani, shkrimtari Mehmet Kajtazi, duke iu referuar kësaj thënie të Frang Bardhit e thënë këtu e para 300 vjetësh…”
NAIM KELMENDI
“Do të përmendnim këtu, sidomos vështrimet si Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve; Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët; Hero në luftë - hero në paqe, Ramush Haradinaj; Ramushi - viktimë e situatës (neo) koloniale; Jakov Milaj dhe raca shqiptare; Arvanitasit, Camëria, Epiri i Veriut dhe gjendja sot; Kush janë agjentët me influencë në Kosovë, dhe mjaft artikuj tjerë interesimesh e lëmenjsh të ndryshëm. Derisa recensenti, Akademik Prof. Dr. Namik Shehu, për librin “Guxim shqiptar”, do të shprehet: ” përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit, shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai:kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-iliriko-shqiptar.” Siç veçon redaktori i librit, poeti ynë i mirënjohur Nehat S. Hoxha, se: ”Poeti i frymëzimeve të “Zjarrit të diellit”, 1995, me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari. ”Flori Bruqi me librin “Guxim shqiptar” spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe “të pasurohet” me leximin e saj. Flori Bruqi me veprën “Guxim shqiptar” spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe “të pasurohet” me leximin e saj. Publicisti, shkrimtari, poeti Flori Bruqi na sjell në botën e librit shqip, për lexuesin tonë, veprën më të re nga pena e tij, “Guxim shqiptar”, botim i 2008 në Prishtinë…!”
IZET S. ÇULI
Isha me fat kur mora pjesë për herë të parë në Mitingun e përvitshëm mbarëshqiptar të Poezisë (i dyzetëekatërti) që zhvillohet në Gjakovë. Aty u njoha nga afër me shumë figura të letërsisë e të krijimtarisë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Shkëmbyem me dhjetra libra me njëri-tjetrin. Kur i kalova të gjitha në “sitë”, zgjodha për të filluar leximin e tyre me veprën frymëgjatë “GUXIM SHQIPTAR” (2008) të Flor Bruqit. U ngusha me autorin kryekreje tek MURI I DHEMBJES, ku ne homazhonim; si edhe në darkën përshëndetëse, kur grupit tonë nga Shqipëria, iu dha rasti të ishte në një tavolinë me Z. Kadrush Radogoshi, Abdullah Konushevski, Flori Bruqi, Kristaq Shabani, Agron Shele, Bora Balaj etj. Mbasi e përpiva librin e Bruqit, iu ktheva përsëri dhe mendova nëse mund të arrija të hidhja në letër diçka për të, ngase jo të gjithëve mund t‘ju bjerë në dorë libri i tij. Po kush është vetë autori i këtij botimi me 400 faqe, i cili studimet e larta i ka kryer në Prishtinë. Shoh biografinë artistike: me plot 25 vepra të volumshme si: romane, poezi, studime, hulumtime shkencore, historike etj. Një befasim i madh për mua, një zbulesë do të thosha dhe me mjaft punime të virgjërta. Ky libër për mua rangohet nga më të mirët në fushën e vet. Interesat e Flori Bruqit janë të gjera e të shumanshme dhe me një kohështrirje të madhe nëpër shekuj dhe jo rrallë me këndvështrime origjinale duke na kthjellur më tej disa nga njohuritë tona…!’
RRUSTEM GECI
Libri “Guxim shqiptar“ i shkrimtarit dhe studiusit Flori Bruqi është një libër i arrirë, një libër që lexuesin e tërheq ta lexoj. Temat, motivet, trajtimi, rrjedhshmëria, mesazhi e të tjera kudo janë brenda librit. Gjithë natën era mbrëmë theu qelqe, porta, pullaze,.. e nata s´kishte të sosur. Në këtë art poetik të poetit Bruqi, libri shpalon shtresat e errësirës, urrejtjen e “bujtësve” këtej, veprimet e tyre prej armiku. Nuk ishte dëshirë e këtij populli që Kosova të ngjyj fjalën në qypin e gjakut. Asnjë betejë në Kosovë nuk ishte pa një pike gjaku, pa një të rënë në rrënjë të fjalës. Alfabeti i lirisë është ai i moçmi, me pushkë, me dije, me guxim. Pa pushkën majekrahu të trimave shprehet Bruqi, liria jonë do të ishte vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. Libri “Guxim shqiptar” është një dëshmi esesh dhe polemikash se gjakderdhja e madhe, ikja e madhe, dhe kthimi i madh, detyruan bashkësinë ndërkombëtare ta njohin vullnetin e popullit të Kosovës. Në këtë libër të arrirë autori Bruqi, ka shtruar me kujdes rreth 73 ese dhe polemika e vështrime kritike nga gjuhësia, historia, antropologjia, politika, spiunazhi, psikoanaliza, astrologjia dhe letersia…!”
FAIK XHANI
Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar.
Rrjedha kohore ecën me ritmin e saj, duke ruajtur në memorien e nderit njerëz e personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është edhe intelektuali, publicisti dhe shkrimtari Flori Bruqi. Ai, prej kohësh, krahas aftësive profesionale si studiues ka shpalosur talent e mjeshtëri artistike edhe në lëmin e botimeve. Krijimtaria e tij është e larmishme , në prozë dhe poezi, por veçanërisht ka spikatur në prozë, duke botuar 8 romane, 11 libra shkencor, 21 fejtone publicistiko-shkencorë, shumë ueb, faqe interneti me punime socio-psiko-kineoziologjik, të fshehtat e të vërtetat e virusit avian etj. Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar. Flori Bruqi, shkrimtari që shtroi “shinat” e “Olimpit” Shqiptar…,!”
GËZIM AJGERAJ
POEMA E DRITËS
Kësaj here do të ndalemi brenda një cikli poetik të poetit Flori Bruqi, duke depërtuar në brendinë e metaforës së vargut të tij, për ta zbërthyer atë nga brendia e përceptimeve tona. Vargun e poetit Flori Bruqi, në këto dhjetë vitet e fundit, e kemi lexuar me kënaqësi, duke e përjetuar po me aqë laryshi temat që na i sjellë ai, brenda vargjeve. Nga një përceptim i hollë, brenda këtij cikli e gjejmë portretin e nënës. Është simbolika më e mirë e dashurisë, brenda të cilës poeti i tërheq dy paralele të pandashme nga njëra-tjetra. Mëmëdheu dhe nëna, janë dy simbolikat e pandashme të dashurisë, të cilat më së miri fshihen brenda metaforave të vargut, nga të cilat ndërtohet edhe bërthama e këtij cikli me poezi. …Nga t’ia fillonim?! Nga plagët e trupit, të zemrës, apo të mëmëdheut ? Nëpër deje na rridhte Revolucioni dhe qumështi i nënave Dhe ne-e dinim: Pa nëna dëshmorësh, Pa gra e nuse të veja S’do të ketë kurrë paqë e liri…!”
RAJMONDA MALEÇKA
Flori Bruqi është njëri nga shkrimtarët që ka shkruar njërën nga letërsitë më interesante në Kosovë, veçanërisht në prerjen kohore të viteve 90-të e në vazhdim, me çfarë është bërë prezent një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por të gjithë Ballkanin. Në problematikën historike, etnologjike, diplomatike e emblemuar nga të gjithë analistët historik dhe ato të kohëve të vona si “nyja gordiane e Ballkanit”, letërsia e Flori Bruqit është interesante dhe e elementuar si letërsi bashkëkohore me të gjithë problematikën e saj qoftë ajo brenda letrare dhe ajo jashtë letrare. Një korpus romanesh, të cilët në librin kritik që pritet të botohet në Tiranë së shpejti, vlerësohen si detaje të realitetit shqiptar, në kushtet e një klime kolonialiste, hedhin dritë të mjaftueshme në prerjet historike të një populli të sakrifikuar dhe të kryqëzuar për një çështje të hershme dhe hyjnore. Të gjithë konfliktet hyjnore kanë në themelin e vet raportet me lirinë. Flori Bruqi ndihmon në “paradigmën” për ta kuptuar “legjendën e mbijetesës”, gjithashtu dhe atë temën biblike të dhimbjes…!”
RESHAT SAHITAJ
Janë dy autorë për të cilët kam hezituar të shkruaj: Flori Bruqi dhe Prend Buzhala. I pari sqaron teorinë e kritikës letrare, gjykon për disa kritikë letrar duke i ngritur në piedestal si Rexhep Qosjen që i pari kishte thyer kritikën realizmit socialist në trevat shqiptare duke e themeluar “kritikën shqiptare” e deri të Ibrahim Rugova si themelues i Hermeneutikës e strukturalizmit, pastaj merret me vlerësimin e autorëve të njohur botëror dhe atyre shqiptarë, ndërsa i dyti i ka botuar recenzionet e tij, parathëniet për librat të autorëve vendorë më vlerësime për veprat e zgjedhura. Flori Bruqi nuk ngurron aspak t’i kritikon ashpër disa vepra dhe disa autorë, ndërsa Prend Buzhala në shkrimet e tij ka vetëm vlerësime pozitive për autorët dhe veprat të cilat i ka trajtuar. Andaj duke i krahasuar këta dy autorë dhe shumë autorë të tjerë shqiptarë dhe disa specialistë botëror në fushës së kritikës, përseri mund t’i kthehemi qendrimit nihilist të Teki Dervishit, por që unë do ta formuloja më lehtë dukethënë se nuk ekziston kritikë krejtësisht objektive. Bazuar në studiues të njohur të kritikës letrare e njëri prej tyre Jean Starobinsku thotë: “ … kritika është kulmi që zhvillohet si një njohuri, e specializuar dhe e denjë: të figurojë në rangun e disciplinave shkencore: e vepra kritike do shndërrohet në diskurs shkencor mbi atë objekt të veçantë që quhet literaturë”.
Temat e romaneve të Flori Bruqit janë të vjela nga jeta kosovare: dje dhe sot, e këtyre ditëve. Ç’farë është kjo jetë, e dimë s’ka më mirë, meqë, peshën e rëndë të saj po e ndiejmë, barrë në shpinë e në shpirt, secili kosovar, aq më shumë e më rëndë liridonët.
“Dorëzeza” është roman për dhunën e cila ushtrohet në Kosovë këtë decenie të fundit, mirëpo, autori nuk e trajton jetën tragjedinë kosovare. Në roman gërshetohet edhe ngjarja e Otrantos, si një dhembje kolektive shqiptare, meqë jemi të një trungu, të një trupi të (pa) ndarë. Kështu, duke lexuar romanin “Dorëzeza”, lexuesi e ndien fatin e rëndë shqiptar, fat të cilin e imponon dhuna e një dore të zezë të padukshme, tinëzare dhe dinake, e cila, megjithatë, nuk mbetet e paidentifikuar, ajo është e njohur dhe e ditur për veprimet kriminale që më herët në historinë e afërme. Në vend të prologut, romani nis me një përshkrim trishtues, i cili e parapergatit lexuesin për të përballuar përshkrimet e një dhune të tmerrshme mbi fëmijtë dhe rininë.
“Është derdhur jeta nëpër rrugë, si helmi në klasë, si vdekja në det e refugjatëve shqiptarë. Është bërë e frikshme kjo jetë, o Zot!
Një dorë e zezë e hedh fatin e skajeve të botës, hedh helm, bën luftë me shpirërat e pafajshëm... Të gjithë fëmijët e humbur dridhen, ndjejnë kokëdhembje, janë të uritur, qajnë…Lot, lule dhe klithma buzë detit”…Në qendër të subjektit të romanit, pra është helmimi i pamëshirshëm i Dorëzezës. Mirëpo brenda fabulës së kësaj proze zënë vend edhe ngjarjet e tjera: trazirat në Kosovë, pajtimet e gjaqeve, ndarja e nxënësve nëpër shkolla, uzurpimi i godinave shkollore, vendosja e refugjatëve serbo-malazezë në ato objekte, kurbeti, kthimi nga azili, apo, edhe dashuria e të rinjve, sepse, është fare e natyrshme, edhe e drejtë e të rinjve, të duhen dhe të bashkohen...
Të gjitha këto subjekte, ndonëse, në shikim të pare, të shumta, në këtë roman jovoluminoz (është i formatit të librit të xhepit, me 122 faqe), e bëjnë këtë prozë interesante dhe, falë narracionit të shlirshëm, pa sforcime dramatike dhe psikologjike të tepruara, e bëjnë (romanin) të lexueshëm më një frymë…
ZEF PËRGEGA
NJË SYTH SHPIRTI
Nanat janë krijesa e krijesave njerëzore. Asnjë hije muzgu me fluturim korbash nuk zë vend në shpirtin e tyre. Stoicizmi human dhe krenar është sfida e natës. Ata linden prej dhimbjës dhe dhimbjës së rritjës i kënduan gjithë jetën. Me këngë e thurin djepin e dashurisë dhe me shallin e ylberit i shërojnë ethet e forta. Asnjë art nuk mund ta shëmbë tempullin e shënjtë të tyre. Nanat janë bota e qiellit dhe e tokës dhe krah u japin foshnjave të bëhen ëngjëjt e jetës.
Sa herë ngjitësha shkallëve të drunjta të kullës së vjetër, nana ime që thurte bukur çorape me luledele apo me degë ulliri, pa më parë me therriste me emër. Me njihte nga hapat e ngjitjës…Ndërkohë që arti i sotëm e ka shpërfillur fytyrën dhe visarët e shpirtit të nanës dhe është mbërthyer si rriqën ne kërthizën e vibrimeve nudo, ngrihet një bir kosovari i lindur në vatren e lisit të tamlit dhe lisit të zjarrit, një flori-florë poetike mbi kurorë të gurrës së parë me emrin njerëzor Flori që me pathosin e tij të vlugut e ngre simbolikën e nanës mbi rrezët e dritës asaj drite që ajo i përket.
Rastësisht e me saktë në mënyrë periodike e lëxoi krijimtarinë e këtij poeti dhe si anija që e hedh spirancen në molon e ankorimit ma mbajti vështrimin një cikel poetik e këtij fisniku të fjalës së lirë. Duke lëxuar poezinë “Rreze drite” njeriu dhe në mënyrë të veçantë emigranti s’ka sesi të mos ngrohet nga këto rreze dhe të na kujtojë që sado që jemi larg shpinë kthyer, nana kurrë s’e harron birin apo bijen e saj. Që ajo të mos rrijë duke pritur mbas dere nga këto mbrapështi, Flori Bruqi si një thurës vargjesh me mbjellje zambaku e tredofilesh në ballkonin dhe kopështit të mevehtësisë së Kosovës, shkëput nga trungu i shpirtit një petale meraku prej vazos së kujdesit të nanës drejt adresës tonë, si pëllumbi që këkon bregun…
“…Natën e mirë bir
Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve
Çelësin mos ia vë derës
Se do të vijë nana
Gjumin e paprishur
Me hapat e pranverës
Mos je shpluar
Kur ike…!”
Poeti Flori Bruqi e ka thënë me një ndjenjë të thellë atë që shumëkush e ka harruar madje e ka mbraktisur nga shpirti këtë kumt njerëzor. Këtë thesar që rrjedh në lumin e turbulluar të jetës, Flori e nxjerr nga fundi si varken e mbytur. Shumë i kanë kënduar nanës që ngjajnë me tinguj nostalgjie, por motivi i autorit në fjalë ka atë rreze drite që nuk shterr në shpirtin e nanës pavarësisht se koha po i josh brezat me harresën dhe përzierjen e gjakut. Bash kur hollohet e ndryshohet gjaku aty nana loton me sytë nga qielli për pak shpresë dhe respekt për prinderit.
Lajmotivi i poetit Flori Bruqi ka eren e tehut të parmëndës dhe e lëron vargun në ngohtësinë e qiellit pa patur nevojë të marrë miell hua, por gruri i arës së tij piqet me afsh trualli. Shpirti poetik me të cilin ka rrethuar tokën e mushtit të vargjeve bashkë me fantazinë dhe dhuntinë rri në dritaret e një kalaje, si zogu që sjell lajmin e begatisë, lidhur guret me metafora dhe ushqyer me qumështin e zanave të kthyera përseri pas shumë motësh ikjesh ndër valë. Poeti kosovar u këndon atyre që nënçmohet, atyre që shkelen me të padrejtë, atyre që u flet puna dhe dikush ua mohon me guna, I këndon urtisë, mençurisë së popullit të tij, bekimit të ballit dhe nderit të nëpërkëmbur. Ai i thërret nanat, vashat të vijnë në këngë se me këngë janë rritur djepat e trimërisë se pa ata djepa Kosova do të ishte përseri e shtypur ndaj dhe poezia e tij “Lajtmotiv e sinqerte” është një zgjim dhe një kurajo, nje hov dhe një tingull i ri në piskamë se prej tyre ne morëm këmbë…
“…Ejani në këngë
Nana dhe motra
Ne lindëm nga këngët tuaja
Nga zëri juaj
Morëm këmbë…!”
Para vargut të Flori Bruqit të ndizet një qerpik ngadhnjimi. Ai të fton qetësiht pa tamburante në vargun e rrëzeve të perëndimit për ta përjetuar poezinë nga vitrina e pastër e dritës që ndizet në pishtar. Edhe pse politikisht ka ardhur liria ne Kosovë, shpirti i vashës e përjeton atë me trishtim. Të lehurat e natës nëpër zgavrra përgojimesh të paragjykuara me kurtha e gracka dashurie dhe poeti i vemëndshëm e shkoqit këtë ndjesi, mbasi ai nuk i duron njollat e zeza në bluzën e bardhë të transparences së virtytit njerëzor dhe pyet në poezinë “Liri fjale”
“…Mos vallë në qytetin tënd ilirik
të ndjekin qentë e tërbuar
Ndonjë hije nate…?!”
Flori Bruqi, si në jetë dhe në krijimtari nuk thyhet nga pushteti i prangave të pritjës dhe as nuk e kapin ethet e padurimit edhe kur e ndjen vetvlimin në damarë. Me krah dallendyshe ngjit muret e heshtura, ku jeta merr serume të hidhura e ai ulet në karriken e sallonit të pallatit të ëndërrave rinore pasi shiu e ka bërë qull fletoren e vargjeve pa e ndjerë shterrjen kur shkruan poezinë “Qyteti ku tëprita”
“…Unë jam aty ku me ke lënë
Vallëzoi me hijet
E nuk di cilën të përkedhel
Pres dashurinë tënde
Mbi buzët e tua të zë një ëndërr…!”
Një poezi e veçantë me një gurrë me metafora dhe me një kopësht me krahasime është ajo me titullin “Akuareli i diellit” Ajo iku në moshë të njomë, pa pasaportë e pa adresë. Ndoshta pa mësuar mirë emrat e malit, lendinës, lumit e bregorës që jetës i japin blegerime. Nxori në rrugë në atë shteg të ngushtë nga gjoksi i paprekur fletoren me vjersha dhe shkroi për mëngjesin e Prishtinës, të vetmin kujtim mori më vete nga majat e ikjës dhe ai ngushtim shpirti e tokë i kujtoi nanen. Në xhamat e retinës vizatoi portretin e baces plak dhe pastaj e fshiu me dorë dhe dorën e puthi me bekimin e vetvetës. Eshtë gjaku që ndjen gjakun, e kush me bukur se Flori Bruqi e përcjellë këtë penelatë, si visari me i çmuar i shqiptarit e i kosovarit. Dikur ajo vashë u kthye ne vendlindje. Autori nuk u bën thirrje dallendysheve të kthehen, por ai nga një kënd i syrit të tij vëzhgon fluturimin e tyre nga qielli që u laguan dhe e stolis tablonë kur vasha e ngjeu penelin në akuarelin e hënës në mbrëmjen e majit dhe pikturoi rrugen. Kishte çelur pranvera e kthimit. Ky motiv është thënë nga Flori Bruqi në mënyren me mjeshtrore. Në fshat vasha që kishte ikur, por atdheu i ishte mbledhur galuc si një gur në zemër e në shpirt, me të cilin ajo kuvendoi gjithë kohën e largimit duke gjetur në ato themele hijet e vetmisë dhe të heshtjës dhe me tej melodinë e draperit në duat e fahtarëve të tokës së saj. Flori është i dashuruar pas së bukurës, ai e ushqen atë që të mos vyshkët dhe të mos shkilet. Madje ai është një triumf rrënjësh që larton trungun e inditetit njerëzor. S’ka gjë më të bukur kur femra e ruan feminitetin e saj sa edhe pemet kërkojnë ti ngjajnë.
“…Shpirti i saj
Një lëndinë qërshori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin e saj imitojnë…!”
Ndesha një krahasim që e vellon se tepërmi stofen e vargun dhe e llamburit mesazhin tek poesia “Mendim e kredhur” Nuk e di nëse ky poet me një fizionomi të konturuar në brumin e farës kombëtare ta këtë provuar mërgimin. Ai me nota trishtimi e vizaton portretin e shekullit që ndau familjen duke u çirrur nëpër tribuna e konferenca për liri e lëvizje të lirë. Sa nana e motra mbetën pa burra, pa fëmijë e autori thotë se nuk paten një gur ku të qajnë! Vejusha pa fat me prehera të thatë. Djepa që nuk lidhën dhe as nuk zgjidhen. Kënga Nina-nana e ngrirë në mure të akullta dhe siç thotë Flori, në shpresat e djegura vret e qan trishtimi.Tonelata vujtjesh që mbytën mbi dallgët e mërgimt mekatar dhe poeti i dhimbshur thotë:
“…Shikimi i nënëmadhës si shqiponjë/ Pas e ndjek/ Klithma djemsh/ Mbetur ikona nëpër pragje…!” Në akuarelin e dritës së shpirtit të tij që rri në pëllëmbë të vargjeve, një ditë në Amerikë dallova ylberizimin e figurave letrare dhe artistike të këtij poeti që e shikoj si kurore magjike mbi ballë të tokës kosovare për t’ia zbukuruar fytyren lirisë dhe gjithçka që është shqiptare.!
Detroit, 12 shtator 2016

No comments:

Post a Comment

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI

Search inside image ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e ...