NGA Ismail SKEJA
Shqiptarët kanë një prototrung, në linjë gjenetike, të ardhur nga pellazgët e ilirët. Populli pellazg erdhi nga Egjipti e Fenekia 40.000-30.000 vjer para P.E. S. Janë populli më i vjetër në Europë që shtriheshin nga Kaukazi në Gjermani. Nga pellazgët janë krijuar kombe e popuj të mbretërisë së Argosit e Sikonit, nga më të lashtat në Greqi, u themeluan nga pellazgët, si dhe Akropoli. Kur ilirët kishin zhvillim, mbillnin e korrnin, europianët hanin lena lisi në shpella. Shqiptarët e kanë shkruar biografinë e tyre në vargje.
Emri Krtët nga shqipja krye, Athinë me thënë, Zeus nga shqipja, Ze-Trojë, truall. Straboni dëshmon se Epiri thirri Pellazgji. Gjithçka në Thesali dëshmon për ngulmime pellazge. Homeri i vendos pellazgët në Zinë e Vogël, në Larisa e Argos, Dodone, Kretë, Arkanin, Kreston, Lomos në Ishullin e Rodosit, Kosit, Euebës,. Pellazgët janë tribune indoevropiane. Në shekullin 9-të PRS, popullsi pellazge nga Bosfori në Danub janë emërtuar Ilir, populli Ilir, në vitin 1389 janë emërtuar shqiptar. Helenët erdhën në shekullin e 7-të P.E.S nga Azia e Vogël. U quajtën Helen nga fjala shqipe Hi, kur u dogj Troja e u bë hi. Gjuha shqipe u nxjerr problem filologëve. Europa Lindore quhej Gadishulli i Ilirisë, turqit e quajtën Ballkan, vend malor. Shqiptarët janë enigma e një populli parahelen, shumë më të lashtë se grekët. Epiriotët ishin degëzim i ilirëve. Keltët, në shekullin e 3-të të P.E.S. themeluan vendbanimin Sigmundun, sot Beograd. Qendra e Ilirisë është Serbia e sotme, serbët të ardhur në shekullin e 7-të, ajo quhet Serbia shqiptare, vatra që ka përkundur trimërinë e lirinë e shqiptarëve. Epiriotët e vjetër janë Ilirët. Pellazgët ndërtuan qytetërimin e Athinës e Akropolin, ishin të parët e Etruskëve. Apioni e shtrin konceptin ilir në Horikum ose Austria e sotme, në Poloni e Hungari. Ilirët në epokën e bronzit shtriheshin në të gjithë Europën, në Skandinavijë, Azinë e vogël, Angli, Hungari, Ukrainë. Keltët janë me vonë se Ilirët. Shqiptarët e sotëm janë pellazgo-ilire. Qytetërimi i Kretës është Pellazg, gjuha Homerike flet për shqipen e sotme. Kadmi, që themeloi Teben është babai i Ilirëve. Teba flet shqip. Gjuhën pellazge e quanin barbare, se nuk e njihnin, edhe sot fjalë të dialektit Gegë nuk përkthehen. Grekërit antik ishin Pellazgë. Tukididi thotë se Etruskët ishin pellazgë, latinishtja e vjetër ka ngjashmëri gjuhësore me shqipen. Pellazgët, populli janë më i vjetër në tokë , ashtu si Irani, Iraku, me Hitët. Qyteti i Kartagjenës ishte koloni pellazge, shqiptarët flasin gjuhën ilire, që u ruajt në male. gjuha dake përkthehet nga shqipja. Studiuesi Man mendon se shqipja rrjedh nga gjuha e Jafetit, biri të nuhat. Albert Duman shkruan se nuk ka racë më të lashtë se shqiptarët. Historiani gjerman Flamajer, shkruan se po e quajtëm Atikën Shqipëri, e kemi kapur thelbin e teorisë. Shqiptarët janë një popull madhështor, kanë themeluar dinasti e shtete me famë në histori.
Napoloni me origjinë është shqiptar. Shqipëria ka nxjerr Aleksandrin, birin e Olipis, princeshës Epiriote, motër e Aleksandër Mollosit, i cili u arsimua nga Aristoteli prej Stagjire. I kanë dhënë Romës 18 Perandorë, 4 bizantin, 2 papë, 4 shenjtorë, ndërsa P.E.S. 12 personalitetet të shquara, 17 piktorë e artistë, 18 burra shteti, 5 arkitektë të shquar, Turqisë 13 Vezirë, më 1959 Ajaz Pashën. Më 1870 shqiptarët shkruan me pushkë për të ndihmuar Francën, u pritën me lule dhe u quajtën shqiponja. Më 1881, Anglia i dha Greqisë Epirin shqiptar e Çamërinë.
Shqiptari ka luftuar për mbijetesë e identitet, besë e fjalë, kurrë nuk i është ndalur pushka, sofra e fjala fjalë. Nuk vret grua e fëmijë, as burrat të shoqëruar me gra e fëmijë, ka një kod të veçantë. Çdo nënë shqiptare para lindjes sheh në ëndër një dragua e Skënderbej, se shqiptarët janë dragonj dhe para plumbit e litarit, kërkojnë krehër për t’u krehur, të vdesin të bukur. Burri, kur vret për Atdhe, i dërgon amanet gruas të ta rris djalin trim shqiptar. Ky popull nuk vdes, rilind nga hiri, nuk zhduket, do zhduket tradhtia, që është varri i Atdheut. Shqipëria është vendi i shkëmbinjve të shqiponjave të shqiptarëve të Ilirisë. Shqiptari i përkushtohet familjes, Atdheut, lirisë, pranon vdekjen, por jo çnderim, ka ndjenjë nderi e dinjiteti personale, kombësia e feja formojnë unitet. Vëllezërit Gazuli ose Tonell mësuan në Padova Kopernikun polak, shqiptarët kanë karakter të pathyeshëm, janë racë e hekurt si shkëmbinjtë. Babai i shqiptarit është pavdekësia, ka te shenjtë mikpritjen bukë e kripë e zemër, kur i shkon miku te shtëpia, në moshë i ri, por njëqind për pleqëri, nuk duron krajl e mbret, se, ai është mbret në shtëpinë e vet. Mburret kur don mikun e kur urren armikun, s’ka tradhtuar mik, s’ka falur armik, nuk duron të huajin në vatër, në kohë të ashpra një racë fisnike nxorën, populli arian më i vjetër, tipik arian, babai i shqiptarit është pavdekësia, Ilirët, që banonin rrjedhës së Danubit nga Perëndimi në Lindja, ishin: Istritët, Breukët, Japodët, Liburnët, Dalmatët, Andrejt, Paonët, Myzet, Etriatët, Daversit, Kirsikiadët, Karmakët, Dardanët. hungarezët kanë ardhur në trojet e paonëve ilir. Ilirët janë popull proto-danubian. Shqiptarët janë quajtur populli shqiponje, luftojnë si shqipet. Luftoi Mirash Obiliqi dhe vrau më 10 qershor 1389 Sulltan Muratin e parë, si një Mic sokol i vuri gjoksin topit më 1878, të njëjtën që bëri Selam Selaria, duke kapur për gryke topin e italianit më 1920, me pesë fishekë luftoi Qemal Stafa kundër një kompanie milicie, 17 vjeç Vasil Laçi qëlloi kundër perandorit italian, hidhet mbi tank Vojo Kushi, luftuan tre luanët e Shkodrës kundër ujdive italiane, hedh në erë një kala Oso Kuka Vranina etj. Bëhen këto se shqiptarët kanë zemrën zjarr e çelik. Trojet ilire nga Bosfori në Danub, nga Jugu në Veri janë 750 milje nga Perëndimi në Lindje janë 150 milje, baras me 400.000 km2.
Me rrudhje, me pushtime, me traktate (Shën Stefani 1878, Berlini, Londra) i kanë marrë Shqipërisë 13 pjesë, ose 372.000 km2 dhe i kanë lënë një pjesë 28.000 km2. Sllavët kanë hyrë në Iliri në shekullin e 7-të ose 1300 vjet pas grekëve janë të huaj në këto troje, nuk i njeh toka shqiptare. Në Alpet, Julia e Karpatet ishin fiset trako-ilire me një forcë qëndrese, karakter të hekurt, që flisnin gjuhën e të parëve. Ky popull është i vjetër sa fosilet e stalaktikat e shpellave të maleve vigane. Simbolet pellazgo-ilire ndodhen sot tek shqiptarët. Dodona ka qenë qendra e Epirit qendror, Selaniku i Epirit të Lindjes, Arta ose Preveza e Epirit Perëndimor. Fiset p[pellazge ishin 14, por më të dëgjuarit 3: Mollos, Kaon dhe Thespot. Populli i Jugut këndon Prevezë e Filipiadhë, në Janinë janë xhamitë, Selaniku skele e parë është e gjithë Shqipërisë. Në Drenicën kosovare, në Sulin e Çamqrinë dhe në Mesaplikun e Labërisë këndohet: “Jemi këtu, në dhenë tënë,/ që kur nuk kishte qiell e hënë.” Pra, Shqiptarët janë parahënor. Gjuha e lashtë e Kaukazit i ngjan gjuhës shqipe, gjuha shqipe është çelësi i deshifrimit të alfabetit të parë në Botë. Nga ky alfabet rrodhën alfabetet e botës, si ai Hebre,Arab, Cirilik, Grek. Kjo vërtetohet në kulturën e “Vinçës”, ku më 1908 u gjetën objekte me këto mbishkrime, më 1875 në Tartaria të Rumanisë, në Bullgari, Moldavi, e Ukrainë, përsëri u gjetën të tilla. Gërmimet austriake në Bosnje e Hercegovinë, në Detin Kaspik, Azovë me qendër Ukrainën e sotme, ne shpatet veriore të Karpateve në territoret e Hungarisë, Austrisë në Venecia, në tokat e Danubit, në Serbinë e sotme. Historiani Mihailo Votroç shkruan se qendra e Ilirisë është Serbia e sotme, ajo është Serbia shqiptare. Serbët banonin në verilindje të Karpateve, në Dniepër e Vistula, kanë ardhur në shekullin e 7-të. Ilirët e Keltët kanë kaluar në Itali në shekullin 12-të P.E.S.
Gjurmët ilire janë të dukshme edhe sot në Serbinë qendrore, në Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Në Zagoren Dalmate, në Pellgun e Danubit, në rajonin e Moravës, te Vardari, në Vincë e Kosovë. Bullgarët banojnë në trojet e Thrakëve, pa u identifikuar me Thrakët. Afër Bosnjës është zbuluar një piramidë ilire 100 metra me vjetërsi 12.350 vjet. Me ketë fakt madhor duhet të rishkruhet historia e botës. Në prill 2013 në Kosovë u zbulua një hartë 2200 vjet P.E.S. , më e vjetra në botë dhe ajo është ilire.
Në Kroaci, 35% e popullsisë është ilire, në Mal të Zi predominon geni ilir. Mali i Zi ka qenë zotërim i Teutës ilire. Iliri quhet dhe një zonë në Austri. Në Greqi, vetëm 35% e popullsisë është greke, 65 % është shqiptare. Himara është Epiri i vjetër perëndimor, që njihet me emrin Kaoni, fqinji i Mollosve. Korfuzi është themeluar nga Korsikiadi ilir. Epiri kurrë nuk ka qenë grek. Iliada e Odisea janë në gjuhën shqipe. Himara, edhe sot, mban mbiemra shqiptarë me theks nga Veriu si Gjin, Gjon, Gjoke, Martin dhe gjithë mbiemrat e fiseve shqiptare. Arvanitasit janë banorët e Atikës e Peleponezit. Në Greqi 696 fshatra janë shqiptare. Në revolucionin grek, më 1821, nga 10 udhëheqës lufte, 9 ishin shqiptarë. Greqia ka greqizuar emrat e heronjve shqiptarë, nga Mehmet në Mihal.
Turqia i njihte Shqipërisë 125.000 km2 me 4 vilajete, plus 35000 m2 tokë shqiptare në vilajetin e Selanikut, baras 160.000 km2 dhe i kanë lënë një pjesë ose 28.748 km2.
Vilajetit të Shkodrës, Turqia nuk i njohu tokat e rrëmbyera nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja e Mali i Zi i njohu vetëm ato nga Foço në Jug.
Vilajetit të Kosovës, Turqia i njohu vetëm tokat në Veri të luginës së Moravës, Prepoljes, Sinicës, Novi Pazarit, lumit Ibër. Ky vilajet përfshinte territoret e Peovës, Plankes, Mitrovicës, Radobishtit, Nishit, Shkupit, Koçan e Katrovë, Novi Pazar, Senicë, Kolashin, Akove, Novi-Varosh, Kumanovë, Egri-Planka, Gjilan, Preshevë, Prepolje, Krajleve.
Vilajeti i Manastirit përfshinte nga lumi Vardar, Kërçovë, Prilepe, Pauze, Grebene, Sellixhe, Trikalla, Follorinë, Horopisht, Kozhane, Neselliçi, Lapsiset, Kailari, Elason.
Vilajetit të Janinës i mohuan territoret epirote në Jug e në Lindje. Përfshinte vetëm Janinën, Thesprotin, Konicën, Filatin, Ajdonat, Peçove, Prevezë, Margëlliç, Paramithi, Loros dhe Gjirin e Artës, Në këtë vilajet vija e Çamërisë përfshinte Artën, Prevezën, Peta, Nemorak, Ranja, Monoliasa, Dodona, Rothotop, Lavdanin, Kostanjanin, Markatin, Dishatin, Vis, Janinë, Konicë, Vesetin, Fllorinë, Kostur, Kavallë, Vadono, Katerin, Selanik, Asalonja Morene.
Shteti shqiptar, në Veri kufizohet me trojet e veta, dhimbje e imponuar nha historia, Për trojet iliro-shqiptare luftuan shqiptarët me sakrificë supreme e heroizëm, luftuan burra e gra, fëmijë që barbarizmi serb e grek në veçanti i asgjësoi me zjarr, hekur, i torturuan deri në çarje me bajonetë edhe gratë e fëmijët, ose duke i djegur.
Luftoi Kosova, Çamëria dhe e gjithë Shqipëria në trojet etnike, kurse Europa kurvë e motit, siç shkruan Fishta, bënte sehir për krimet e në veçanti Franca filo-sllave, që për këlyshët e Rusisë jep tokat e Shqipërisë. Në histori, toka shqiptare ka kulluar gjak e lot.
Epiri e Çamëria janë territore shqiptare me sipërfaqe 15.000 km2. Çamëria kupton qendrat Sajadhe, Plevashica, Mali i Morgones 1808 m. lartësi, Lista, Aranovica, Vajanetica, Plosia, Kato, Angona, Skapa, Peta, Preveza, Luca, Parga, Igumenica, Sajadha. Për trojet shqiptare luftoi shqiptari me pushkën e gjatë, luftuan brezat, luftoi dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që krijoi një qeveri me Ymer Prizrenin dhe ngriti në luftë 250.000 veta. Lapidar mbetën fjalët e ministrit të Mbrojtjes së Lidhjes, Sulejman Vokshi, para gjyqit turk: “S’kam qitë pushkë me shpëtue. Dhe tre jetë po të kisha, për Shqipërinë do t’i jepja!” U ekzekutua, por heronjtë nuk vdesin, ata shtegtojnë në histori. Drenica kosovare, Suli i Çamërisë, Kuçi i Labërisë, janë qendrat e lavdisë shqiptare, kanë bërë histori. (Vijon në numrin e ardhshëm).Marrë nga gazeta "Dibra"(editorAkademik Prof.Fatos Daci).
No comments:
Post a Comment