2025/04/01

Ky është Muharrem Ibraj nga Osek Hila e Gjakovës që së bashku me të birin e tij kryenin krime ndaj shqiptarëve


Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek Hilë i Gjakovës kishin kryer krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe. 




 Ibraj është përmend në disa  seanca gjyqësore në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së. Muharrem  Ibraj  nga fshati Osek Hilë e Gjakovës ishte  milici shqiptar  që kreu krime në luftën e fundit në Kosovë.

  Në vitin 2005,  Ibraj ka dëshmuar edhe në  Gjykatën pë krime lufte në Hagë në mbrojtje të  kryekriminelit serbosllavë Sllobodan Millosheviqit. Ai ishte pjesë e milicisë  serbijane i cili  jeton
me një pension në Serbi. 

Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.

 Muharrem Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga "Interpoli" francez  për krime lufte të kryera në Republikën e Dardanisë.

Gruaja e Sylejman Bajramit, i cili u vra në vitin 1998 nga një shqiptar i cili ishte pjesë e forcave serbe në fshatin Osek Hylë të Gjakovës, nuk ka ende shpresë se kriminelit do t’i jepet dënimi i merituar, edhe pse Prokuroria Speciale ka ngritur Aktakuzë.

Në mbamendjen e Zade Bajramit nuk është fshirë as edhe një kujtim nga dita e kobshme e 28 shkurtit 1998. Me sytë e saj, ajo kishte parë pjesët e kokës së bashkëshortit, Sylejmanit, të hedhura përtokë. Edhe më rëndë, skena vrastare kishte kaluar edhe përpara syve të vajzës së tyre të vogël.

Kjo pamje tragjike e përcjellë qe gati tri dekada, 68-vjeçares iu rikthye si pikturë edhe njëherë më 19 mars 2025, ditën kur Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti Aktakuzën për krime lufte ndaj fqinjit të tyre shqiptar, Muharrem Ibraj, i cili i armatosur dhe i veshur me rroba të Ushtrisë serbe e kishte lënë familjen pa kryefamiljar. 

Me dashje, ai ia kishte marrë jetën në shtëpinë e tyre në fshatin Osek Hylë të Gjakovës.

Zade Bajrami, bashkëshortja e Sylejman Bajrami, i vrarë në Osek Hylë të Gjskovës. 


Gruaja e Sylejman Bajramit, i cili u vra në vitin 1998 nga një shqiptar i cili ishte pjesë e forcave serbe në fshatin Osek Hylë të Gjakovës, nuk ka ende shpresë se kriminelit do t’i jepet dënimi i merituar, edhe pse Prokuroria Speciale ka ngritur Aktakuzë.

Në mbamendjen e Zade Bajramit nuk është fshirë as edhe një kujtim nga dita e kobshme e 28 shkurtit 1998. Me sytë e saj, ajo kishte parë pjesët e kokës së bashkëshortit, Sylejmanit, të hedhura përtokë. Edhe më rëndë, skena vrastare kishte kaluar edhe përpara syve të vajzës së tyre të vogël.

Kjo pamje tragjike e përcjellë qe gati tri dekada, 68-vjeçares iu rikthye si pikturë edhe njëherë më 19 mars 2025, ditën kur Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti Aktakuzën për krime lufte ndaj fqinjit të tyre shqiptar, Muharrem Ibraj, i cili i armatosur dhe i veshur me rroba të Ushtrisë serbe e kishte lënë familjen pa kryefamiljar. Me dashje, ai ia kishte marrë jetën në shtëpinë e tyre në fshatin Osek Hylë të Gjakovës.


Zadja e kujton fare mirë atë ditë të ftohtë dimri që në shtëpinë e tyre kishin pasur mysafirë të ndarë në dy dhoma për të luajtur me shah e me letra. Por, kurrë nuk kishte pritur që njëra prej dhomave, që sot është rikrijuar në dhomë të nipave dhe mbesave, atëkohë do të shndërrohej në pellg me gjakun e më të dashurit të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=YWcU7SspMsI


“Çika ia ka mbledhë trutë me grusht e ia ka shti në sanak.” – thotë ajo për për KALLXO.com, duke e cilësuar Muharem  Ibrajn më të keq se serbët e uniformuar.

Duke ofsharë Zadja shpalos me hollësi ditën kur iu vra bashkëshorti për të kaluar më pas deri te emocionet që ndjeu kur mori vesh se është ngritur Aktakuzë ndaj dorasit.

Dera e familjes Bajrami në Osek Hylë të Gjakovës ishte e hapur krahë më krahë, sikur për kryeshëndosh. Para derës luanin nipat e mbesat e vegjël të Sylejman Bajramit, të cilët ai nuk i pa asnjëherë. Shumë të afërm po i vizitonin prej kur u ngrit Aktakuza, gjersa fshatin e kishte kruspullosur një heshtje mbytëse.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...