Boston , demonstrata gjatë muajit mars në Boston

Elon Musk, shpenzoi një pjesë të pasurisë së tij duke ndihmuar në zgjedhjen e Trumpit. Çfarë ka për të?
Steve Inskeep i NPR ka folur me reporterin investigativ Ronan Farrow të "The New Yorker" për të parë ndikimin e Elon Musk, në çështjet e qeverisë së re amerikane,në ekonomi mbas 20 janarit 2025.
Ronan Farrow në "The New Yorker", thotë se Musk, ka dy kontratat të gatëshme me një vlerë miliarda dollarë, me Departamentin e Mbrojtjes (Pentagonin) dhe NASA-n
Elon Musk, siç dihet ishte një nga kontribuesit kryesorë të fushatës së Trumpit dhe gjithashtu përdori X-in, e tij faqen e mediave sociale, për ta promovuar Donald Trumpin, dhe konsiderohet së bashku me medien sociale, së ai është "Medalja e Argjentë" e fitores së Danald Trumpit , i cili thuhet se mori vet "Medaljen e Artë" në këtë fitore historike.
Tani Musk, simbas eksperteve të këtyre çështjeve duket se është më i afërti me Trumpin , Presidetin e 47-të, të SHBA, dhe qeverinë e re , një fakt ky që lidhet drejtëpërsëdrejti edhe me pjesëmarrjen e Musk, në disa nga mitingjet kryesore të fushatës dhe në darkën e natës së fitores në Mar-a-Lago Florida.
Me përfundimin e rezultateve të zgjedhjeve, Donald Trumpi u fotografua duke diskutuar disa her thellë në bisedë me Elon Musk dhe Dana White në rezidencën e Donald Trumpit në Mar-a-Lago në Florida.
Në natën e fitores duke u vendosur në tavolinën e tij "karrigen" e Elon Musk së bashku me Dana Wihte Trumpi, thuhet se ka bër me fjalimin e tij të fitores edhe lançimin e "Cybercab" të Tesla-s, duke thënë se në gjurmët e fushatës së tij ai do të ndalonte automjetet autonome të prodhuara në Kinë, të sillen në SHBA .
“Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia të mandatit të parë për të mbrojtur Amerikën nga kërcënimi i automobilave kinezë. Unë do të ndaloj Kinën dhe vendet e tjera që prodhojnë automobila dhe automjete autonome”, tha Trumpi.
Ai gjithashtu premtoi t'i bënte kreditë e makinave plotësisht të zbritshme nga taksat dhe promovoi planin e tij për t'u dhënë bizneseve të vogla zbritje më të mëdha tatimore.
Po ashtu thuhet se përparimet e automjeteve autonome të Kinës kishin rënë gjithashtu në sy të administratës Biden dhe nënpresidentes Harris, e cila ishte dhe rivale demokrate e Trumpit.
Por ajo që ka rënë në sy më së shumtë, është sepse Musk solli me vete në këtë darkë djalin e tij, X Æ A-Xii, ?!, i vetmi që ishte me fëmijën e tij në këtë darkë.
Në fushatën e fitores sidomos në dy shtetet më konservatore të,të dy partive; demokratve ne Pensillvenia, dhe republikanët në Arizona , simbas kontrollit të fakteve një Po ose Jo në fletëvotimet për banorët e këtyre dy shteteve për t'i lejuar fëmijët e tyre të kalojnë pa pëlqimin e prindërve këtë vit? ka ndikuar shumë në rezultatet e votës popullore në votën e atyre votuesve të cilët besojnë vetëm në familjen tradicionale .
Ku siç dihet Elon Musk pretendon se vajza e tij transgjinore Vivian emri i saj i (tij) i lindur Xavier(Havier shqip) u “vra” nga virusi i mendjes “Woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës.
Themeluesi i SpaceX pretendon se një proces i tillë u bëhet fëmijëve “të cilët janë të vegjël” dhe tha se kushdo që promovon praktikën duhet të shkojë në burg.
“Unë u mashtrova për ta bërë këtë. Unë e humba djalin tim, në thelb. Dhe u zotova të shkatërroj virusin ‘Woke’ pas kësaj, jemi duke bërë përparim”, tha Musk.
Vivian Musk doli si transgjinor në qershor 2022. Në të njëjtën kohë, 18-vjeçari i atëhershëm paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin nga Xavier në Vivian.
Woke është një fjalë e zhargonit politik që rrjedh nga anglishtja popullore afrikano-amerikane që do të thotë vigjilencë ndaj paragjykimeve dhe diskkriminimit racor.
No comments:
Post a Comment