Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/18

RTK-ja dhe katastrofa në Japoni!




           

Asllan Dibrani

Katastrofa e fundit qe ndodhi në Japoni  ,tronditi gjithë opinionin  botëror ,,tronditi shume shtete , për rreth qe i ndien pasojat e  tërmetit të fundit ku me shumë njerëz humben jetën si te vdekur apo të zhdukë pa shenjë  nga  përplasja   qe përjetoj  Japonia pas tërmetit me intensitet prej 8,9 ballë sipas Rihterit që goditi bregdetin veri-lindor të ishullit Honshu, duke shkaktuar valë të cunamit të larta deri dhjetë metra që merrnin me vete shtëpi, makina, anije dhe objekte lagje ,pallate   etj, që digjeshin dhe u rrëmbenin nga fuqia e valëve të detit llava  dhe era.

bp5 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTObp7 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

           Pamje  alarmante  nga tragjedia e katastrofës në Japoni

Ky është termin më i fuqishme gjatë 140 viteve të kaluara në këtë vend dhe i gjashti më i fuqishëm në botë i regjistruar deri më tash. 

bp10 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

 Flitet qe  ne këtë termet luajti edhe boshti taksor  ku  e tërë ujdhesa  ku graviton Japonia lëvizi për dy metra  nga qe krijoj ndryshime edhe në sipërfaqen e tokës  me ujë të detit,  por është akoma  gjendje alarmi  të goditjeve të reja .

 bp6 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

bp15 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO
Numri i viktimave është i madh, ndërsa vlerësohet se pasojat do të jenë katastrofale ndërsa alarme nga cunami ishin dhënë anekënd Paqësorit… 

bp17 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO
Më i goditur nga vala dhjetë metra e cunamit më të madh në Japoni , është qyteti –port Sendaj dhe pesë komuna të ishullit Honshu.
bp18 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO
Alarmohet keqësim i gjendjes  edhe në përmasa ma te mëdha të Oqeanit Paqësor
Sipas raportit  sizmologjik të agjencive , dallgët ishin më të larta se disa ishuj të Paqësorit. thuhej në buletinin e Qendrës Paralajmëruese për cunami të Paqësorit. 
bp25 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

Ndërkohë, alarmet për cunami u dëgjuan edhe në ishujt amerikan Hawaii, por edhe në brigjet e shteteve federale amerikane Oregon, Washington, në disa pjesë të Alaskës dhe në Amerikën Jugore. 
bp28 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

"Cunami i krijuar mund të shkaktojë dëme përgjatë gjithë vijës bregdetare të  gjithë ishujve të shtetit të Hawaii’t”dhe ma gjerë.
Sinjale  shpërthimi në objekte bërthamore qe rrezikon të gjithë rruzullin botëror!

bp16 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTOJaponia, e cila ndodhej më pranë epiqendrës së tërmetit, po përpiqet të përllogarisë tani dëmet në njerëz e materiale ku llogaritet  me miliarda e miliarda dëme materiale.

bp29 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

 Ekipet e specializuara po përpiqen të shuajnë zjarret që shpërthyen nga tronditjet sizmike, ndërkohë që ka pasur masa emergjente në Objekte bërthamore të vendit për të parandaluar rrjedhjen radioaktive qe do të jenë  rrezik për gjithë rruzullin botëror.

bp31 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO
 Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur në dy centrale bërthamore… Infrastruktura dhe rrugët thuajse janë të shkatërruara në shumë zona. Popullata vendore është e tronditur nga dridhjet dhe pasojat shkatërruese të tërmetit.




RTK-ja  dhe mjetet   e buletinit botëror  për katastrofën në Japoni

Kjo katastrofë    e këtyre ditëve  u përcoll  me informata ma të freskëta nga minuta në minutë,  radiot,shtypi dhe stacionet televizive   të shteteve ma të mëdhasiç eshte Gjermani.Britani,Italia  ,franca etj!... 

bp41 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

 Pati raste që gjithë buletinin  informativ ta  fillonte dhe ta përfundonte  me    rastin e katastrofës në  Japonisë si katastrofë   nder ma te mëdhatë në historinë e njerëzimit .kishte raste që edhe programet seriale t'i ndërpritnin  për informim  sa ma te shpeshtë  por një gjë e tille sikur nuk i brengosi  redaksinë e RTK-së në Kosovë qe dje me datën  16.03.2011 fare pak e publikoj në fund të  ditarit të orë 19.30 minuta  ,  ndërsa sot me datën 17.03.2011  fare nuk e përmendi  si rast qe  mediet botërore   janë të shqetësuara dhe raportojnë çdo  çast ? 
bp34 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

 A thua vallë ku është ndërgjegjja e atyre njerëzve qe e  kanë  sjellë atë Televizion në buzë gremine   të çoroditur ,me korrupsion,me emisione të pa vlera, me programe injoruese për një qytetar edhe të thjesht e mos të flasim për  njerëz intelektual apo  te ngritur në shkallën e vetëdijes! Politika redaktuese e RTK-së është mjaft  e dobët  sa qe edhe nen sundimin  serb  nga një censurë e rreptë nga Serbia mund te themi  se ishte ma në nivel me këmbëngulësinë   nacionale qe kishin punëtoret  e atëhershëm  për çështjen kombëtare!
bp35 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO
Historia dhe gjeografia  e Japonisë

Japonia ndodhet në Oqeanin paqësor, shtrihet në lindje të Deti të Japonisë, Republikës popullore   të Kinës , Koresë veriore,Kores jugore dhe Rusisë nga Deti Okhotsk në veri të Kinës Lindore dhe "shteti i origjinës së diellit", që është arsyeja pse Japonisë shpesh identifikohet si"Toka  e Lindjes së Diellit" ".


bp36 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

 Japonia përbëhet prej më se 3,000 ishujve  . Ishujt më të mëdhenj janë Honshu,Hokaido,Hyushu dhe Shikoku që së bashku përbëjnë 97% të sipërfaqes tokësore të Japonisë. Shumica e ishujve janë malorë dhe vullkanik; për shembull, pika më e lartë e Japonisë,Mali Fuxhi,  është vullkan  .


Japonia renditet e 10-ta në botë sipas numrit të popullsisë, me rreth 128 milion banorë. Zona e kryeqytetit të Japonisë   përfshinë dhe disa komuna  përreth, dhe është zona ma  e madhe  si qytet  i metropoleve   botërore , me mbi 30 milion banorë.
bp1 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO
Japonia e njohu pavarësinë e Kosovës ndër të parat shtete
bp2 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO
Japonia Kosovën e ka njohur si shtet të pavarur ndër te parat  shtete,ku lidhi marrëdhënie diplomatike  me Kosovën me rastin e vendosjes se ambasadës së vet në  Prishtine .Konsiderohet se të kesh marrëdhënie të mira me një shtet  me një teknologji ma te zhvilluar në bote është një privilegj dhe interes  bilateral ,e sidomos  për Kosovën qe  kishte me përfituar  shumë nga pozicioni   i ngritjes së ekonomisë së dobët qe posedon .
bp2 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO
 Prandaj mos të harrojmë se RTK-ja e Prishtinës me  një politikë redaktuese të tillë dhe jo mirënjohëse ndaj ngjarjeve me rendësi botërore po e len shikuesin shqiptare te mangët me informim!... 
bp3 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

Fjalët popullore janë me domethënie gjithmonë dhe është mendim i popullit ,prandaj ta kujtojmë  fjalën e  urte popullore "Qeni i keq ta sjell   ujkun  në oborr" andaj është mirë qe oborri i Kosovës të pastrohet nga te këtillët sa nuk është vonë!?...
bp6 (UPDATE) Mijëra të vdekur nga tërmeti në Japoni – FOTO

Ju sjellim disa pamje filmike nga katastrofa në Japoni



Isniqi

Haxhi Zeka Kulla, Peja
                                  Haxhi Zeka Kulla, Peja. Photo: Gail Warrander

Isniq has always been one of the largest villages in Kosovo, with some 6,000 inhabitants. Today it is most famous for its kullas, traditional Albanian stone houses dating back to the turbulent last decades of the Ottoman Empire. Isniq is situated at the foot of the Accursed Mountains, at a distance of 12km from Peja (Pec).

Before the 1999 war, Isniq's skyline was dominated by dozens of two and three-storey high kullas. As symbols of Albanian cultural heritage, all but a handful were razed to the ground by Serb forces in 1999. In the municipality of Decan, where Isniq is located, 70 out of 263 kullas were destroyed and 161 were damaged.

The Albanian word kulla derives from the Turkish word for 'tower'. Traditional kullas resemble fortified towers, with walls as thick as 1 meter. To protect against intruders, the ground floor usually has no windows. The family's living quarters are on the second floor, and the elaborately decorated guestroom known as oda e burrave – reserved for men only – is traditionally located on the third. The oda e burrave is where the men of the household would meet and welcome guests. The head of the household, the eldest male, accompanied by the honored guest, would traditionally sit closest to the warm fire. It was here, over a coup of Turkish coffee, that decisions on marriages, blood feuds and politics were taken. The Kukleci and Osdautaj kullas are two beautiful examples of kullas complete with oda e burrave. Thanks to international restoration works, both can be visited today.

In the past, the entire village would spend the summer months on the rich mountain pastures at 2,000 meters. During the winter months, women were busy producing carpets, blankets and clothes from sheep wool.

Trepça padit Serbinë për dëmet ekonomike


(Foto: Visar Kryeziu)


Shërbimi juridik i ndërmarrjes Trepça, ka dorëzuar në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, një padi kundër shtetit të Serbisë që ka të bëjë me dëmet ekonomike që kjo e fundit i ka shkaktuar Trepçës, pas vendosjes së masave të dhunshme në vitin 1990, e deri në përfundim të luftës më 1999, të cilat kapin shifrën 887 milionë e 167 mijë e 525 dollarë amerikanë. 

Dëmi i shkaktuar është llogaritur nga ekspertët e Trepçës dhe ka të bëjë me sektorin e minierave, fabrikave të pasurimit dhe metalurgjive të plumbit dhe zinkut. 

Ekspertët kanë vlerësuar se minierave të Trepçës dhe fabrikave të pasurimit, i është shkaktuar dëm ekonomik në vlerë prej 568 milionë e 515 mijë e 885 dollarë, metalurgjisë së plumbit i janë shkaktuar dëme prej 134 milionë e 107 mijë e 640 dollarë, dhe Elektrolizës së Zinkut 184 milionë e 544 mijë dollarë. 

Po ashtu, ekspertët e ndërmarrjes Trepça kanë përgatitur të gjitha materialet e duhura, që do të përdorën si prova materiale në gjykatë.

Lufta e UÇK'së ka qenë e pastër



Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së me dyshimin për kinse krime lufte, ndërsa ka shfaqur besimin se këto akuza do të cilësohen si të pabazuara dhe shpejt do të provohet pafajësia e tyre, sikundër edhe shumë herë deri më tani.

“Ne besojmë thellë se lufta e UÇK ka qenë luftë e pastër, çlirimtare e popullit të Kosovës kundër një agresioni të egër me synime asgjësimi dhe gjenocidi. Ajo ka qenë dhe mbetet njëra nga faqet më të ndritshme të historisë sonë”, thuhet në një komunikatë për media.

Njëherësh, presidenti Pacolli beson se organet e drejtësisë në Kosovë, pa ndikime anësore, do ta kryejnë punën e tyre.

“Të ndërgjegjshëm se ligji është mbi të gjithë, i inkurajojmë organet e drejtësisë kosovare dhe ato të EULEX-it që sundimin e ligjit ta shtrijnë në çdo cep të Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Ai gjithashtu shpreh konsideratën për gatishmërinë e treguar nga ana e të akuzuarve për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme për të dëshmuar pafajësinë e tyre






















 Misioni EULEX përmes një komunikatë për media, për herë të parë, ka konfirmuar se është lëshuar fletë-arrest kundër deputetit Fatmir Limaj.

Në komunikatë thuhet se fletë-arrestim është lëshuar për kinse krime lufte dhe se prokurorët e EULEX-it kanë qenë në kontakt me Limajn për të diskutuar lidhur me imunitetin e tij dhe se për këtë arsye po kërkohen ende sqarime.

EULEX ka bërë të ditur se procesi ndaj disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të arrestuar dje për kinse krime lufte, do të jetë plotësisht i lirë dhe pa interferime politike.

“Secili është i pafajshëm derisa të mos provohet fajësia dhe secili është i barabartë para ligjit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Limaj i gatshëm të lë imunitetin

Nënkryetari i PDK'së, Fatmir Limaj është shprehur është i gatshëm të heqë dorë nga imuniteti prej deputeti. Madje, ai ka thënë se qysh mbrëmë ishte i gatshëm të heqë dorë nga imuniteti, pas fletëarrestit ndaj tij.

“Nuk dëshiroj të fshihem pas imunitetit të deputetit dhe jam i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë. Prandaj jam i gatshëm vullnetarisht të heq dorë nga imuniteti”, tha Limaj, në një konferencë për gazetarë.

Duke shpjeguar rreth shkuarjes së tij mbrëmë në një zyre të EULEX-it në Fushë Kosovës, e cila është cilësuar si marrje në pyetje e deputetit Limaj nga prokuroria, ai ka thënë se ka pasur vetëm takim me zyrtarët e EULEX-it, por nuk është takuar as me gjyqtar, pasi ende nuk ka marrë asgjë zyrtare lidhur me akuzën.

“Unë e kam thënë dhe po e përsëris një miliardë herë, asnjë sekondë të jetës time nuk e ndërroj. Jam krenar për ato që kam bërë”, Limaj.

Edhe avokati i tij, Tomë Gashi ka thënë se deri më tani, juridikisht nuk kanë marrë asnjë informacion.

GP i PDK-së beson në pafajësinë e Fatmir Limajt

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës konsideron se arrestimet e djeshme të ish-luftëtarëve të UÇK-së janë të frymëzuara nga qarqe që duan ta njollosin karakterin e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekje për ta neutralizuar dhe barazuar luftën e drejtë të UÇK-së me krimet e ushtrisë, policisë dhe strukturave paramilitare serbe të Milosheviqit në vitet 1998 – 1999, që mbi popullatën e Kosovës shkaktoi dhunë, vrasje, djegie, masakra dhe gjenocid të paparë në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke shprehur shqetësim lidhur me arrestimin e djeshëm të disa ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga policia e EULEX-it, Grupi Parlamentar i PDK-së beson në pafajësinë e të akuzuarve dhe në pafajësinë e deputetit Fatmir Limaj, i cili vite më parë ka kaluar nëpër një proces gjyqësor ndërkombëtar, duke u shpallur i pafajshëm.

Grupi Parlamentar i PDK-së beson që akuzat e ngritura janë të bazuara në shpifje dhe konstruksione të qarqeve antishqiptare serbe që qarkullojë me vite të tëra me qëllim të njollosjes së ish pjesëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe çlirimtare, në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës, duke respektuar ligjet dhe zakonet e luftës”, thuhet në deklaratën e GP të PDK-së, e cila shpreson se organet e drejtësisë dhe të hetuesisë së EULEX-it do të arrijnë deri tek e vërteta dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

FATMIR LIMAJ KTHEHET NË SHTËPI


Para pak çastesh, pas marrjes në pyetje nga prokurorë të EULEX’it, Fatmir Limaj është lënë i lirë.

Për dy orë ka zgjatur intervistimi i tij nga prokurorët europianë.

Ndërkohë që Limaj gjendej brenda, përreth selisë janë mbledhur familjarë dhe simpatizantë të tij.

Pak para mesnatës, i shoqëruar nga avokati i tij, Tomë Gashi, Nënkryetari i PDK’së është lënë i lirë.

“Krejt çfarë mund të themi sonte është se Fatmir Limaj kthehet në shtëpinë e tij”, ka thënë Gashi.

Turma e mbledhur ka shpërthyer nga gëzimi.

“Procedurat ndaj tij do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme”, ka shtuar avokati.

Vetë Limaj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Por Fatmir Limaj, e avokati i tij, Tomë Gashi, nuk kanë qenë në gjendje të thonë nëse ai do jetë në burg shtëpiak apo për këtë çështje do të vendoset nesër kur të del para gjykatës.

Limaj në Gjykatë, ndihet krenar për të kaluarën e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë në mbrëmjen e së mërkurës se do t’i përgjigjet organeve të drejtësisë edhe atëherë kur ndonjëherë ato nuk janë të drejta. Ai ka theksuar se gjithmonë atë që e ka bërë, e ka bërë për të mirën e vendit.

Limaj duke folur për RTK-në ka thënë se edhe po të kishte një miliard vjet nuk do të ndryshonte asgjë në jetë.

“Më lejoni të mos flas për rastin, mirëpo vazhdoj të qëndroj për atë që kam thënë para disa viteve para se të shkoja në Hagë, pastërtinë tonë, pastërtinë e luftës tonë dhe jam krenar sikur që kam thënë. Edhe 1 milion, por edhe 1 miliard vjet me i pas nuk kisha heq asgjë nga e kaluara ime. Krenohem me të dhe besoj që kështu krenohen edhe qytetarët e Kosovës për lirinë e sjellë. Unë së bashku me bashkëluftëtarët kam punuar për të çliruar Kosovën, kam pas fatin që punoj në ndërtimin e Kosovës”, ka thënë Limaj, siç transmeton Kosovapress.

Për më tepër ai ka dhënë porosi edhe për të gjithë qytetarët që i kanë besuar atij se tërë potencialin e tij do ta ofrojë në shërbim të atdheut.

“Porosia ime për qytetarët është krejt potencialin tim e njerëzor e kam dhënë për çlirimin e Kosovës me krejt shpirtin sikurse që krejt potencialin tim intelektual, profesional, fizik e kam vënë në shërbim të vendit në periudhën kur e kam pas rastin. Vazhdoj të jem i tillë. E di që është e vështirë për simpatizantët dhe qytetarët që kanë besim tek unë, por besoj se kjo do të tejkalohet”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur se edhe njëherë po i dorëzohet vullnetarisht organeve të rendit, Limaj ka thënë se vetëm kështu mund të ndihmohet vendi.

“Besoj që kështu ndihmohet vendi. Askush dhe asnjë njeri nuk mund të barazoj fatin e tij me fatin e vendit, i cili është mbi të gjitha edhe ndonjëherë kur del padrejtësi. Në rastin tim, ju e dini se kjo nuk është hera e parë që po ndodh, por fatin e kemi të tillë dhe kur ju pret drejtësia pavarësisht a është e drejtë apo e padrejtë, ju e keni për obligim t’i përgjigjeni. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri demokratike”, ka thënë deputeti Limaj.

Ai ka shfaqur shpresën se ajo thënia e famshme “askush mbi ligjin”, të mos keqpërdoret dhe të mos përdoret për gjëra të tjera, duke shprehur besimin që ata që e kanë sjell këtë ligj edhe ta respektojnë.

Fletarrest për Fatmir Limajn?

Policia e EULEX’it tashmë ka një fletarrest për Fatmir Limajn, nën dyshimin për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.

Zyrtarisht, misioni europian nuk i ka konfirmuar këto informacione.

Gjatë luftës, Limaj ka drejtuar Brigadën “Kumanova”.

Ai, nën dyshimet për krime lufte, ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm.

I arrestuar edhe komandanti rajonal i policisë në Prizren

Komandanti i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, është në mesin e të arrestuarve sot nga EULEX-i, si të dyshuar për krime lufte, kanë bërë të ditur për Express, burime të mirinformuara.

Të arrestuar të tjerë, sipas këtyre burimeve, janë edhe Refki Mazreku, i njohur me nofkën Van Dami; Naser Krasniqi, Behlul Limaj, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Osman Hoxha.

EULEX arreston disa të dyshuar për krime lufte 
Policia ekzekutive e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, gjatë ditës së sotme, ka bërë disa arrestime, në ndërlidhje me akuzat për krime lufte.

Ky mision nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

EULEX-i nuk jep detaje për numrin e të arrestuarve, as prej nga janë ata.

Ndërkohë agjencia Kosovapress shkruan se urdhër-arresti është lëshuar për 11 ushtarë të brigadës 121 - "Kumanova", të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa thuhet se janë arrestuar katër prej tyre.


Trepça e padit Serbinë



















(Foto: Visar Kryeziu)


Ekspertët e Trepçës kanë paditur Serbinë në Gjykatën Supreme për dëmin ekonomik që ky shtet i ka shkaktuar gjigantit metalurgjik. Dëmi në tërësi arrin shifrën mbi 887 milionë dollarë amerikanë dhe përfshin periudhën 1990-99.

Nga Agon Sinanaj 


Për vetëm një dekadë, dëmi ekonomik që Serbia i ka shkaktuar Trepçës arrin shifrën afër 1 miliard dollarë amerikanë. Ky vlerësim i ekspertëve të Trepçës i ka shtyrë ata që ta padisin këtë shtet në Gjykatën Supreme të Kosovës. Veç dëmit, Serbia duhet të japë llogari se si u bë që ia la barrë gjigantit metalurgjik një mal me borxhe. Vlerësohet për borxhe deri në 160 milionë euro. 

Ka qenë Serbia, e cila aso kohe kryente transaksione në emër të Trepçës dhe tash kreditorët e huaj do ta kenë edhe një adresë. Për të gjitha këto është kujdesur shërbimi juridik i ndërmarrjes Trepça. 

Padia ka të bëjë me dëmet ekonomike pas vendosjes së masave të dhunshme në vitin 1990 e deri në përfundim të luftës më 1999. “Dëmi ekonomik kap shifrën 887 milionë e 167 mijë e 525 dollarë amerikanë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga “Trepça”. 

Dëmi i shkaktuar është llogaritur nga ekspertët e Trepçës dhe ka të bëjë me sektorin e minierave, të fabrikave të pasurimit dhe metalurgjive të plumbit e zinkut. 

Ekspertët kanë vlerësuar se minierave të Trepçës dhe fabrikave të pasurimit u është shkaktuar dëm ekonomik në vlerë prej 568 milionë e 515 mijë e 885 dollarë, metalurgjisë së plumbit i janë shkaktuar dëme prej 134 milionë e 107 mijë e 640 dollarë dhe elektrolizës së zinkut 184 milionë e 544 mijë dollarë. 

Gjithashtu, të njëjtit kanë përgatitur të gjitha materialet e duhura, që do të përdoren si prova materiale në gjykatë. 

Është po kjo gjykatë, e cila ditë më parë caktoi administrator për Trepçën dhe vendosi për lejimin e privatizimit fillimisht të 7 aseteve të saj. 

Ndërkaq, ndërmarrje dhe asete të tjera të Trepçës, që nga paslufta janë nën moratorium, pas problemeve pronësore e ligjore. Bëhet fjalë për pretendimet e kreditorëve të huaj, që e kanë paditur Trepçën se ka kryer transaksione në kohën e Jugosllavisë dhe ka hyrë në borxhe. 

Në bazë të pretendimeve të kompanive të huaja ndaj Trepçës, vlerësohet për borxhe deri në 160 milionë euro. 

Nga menaxhmenti i ndërmarrjes nuk e mohojnë e as pohojnë nëse padia do t’i zvarrisë procedurat e privatizimit. Për të gjitha thonë se i mbetet gjykatës të vendosë. 
Bislim Muça, zëdhënës i Trepçës, thotë se padia përfshin edhe rastet e pretendimeve të kreditorëve të huaj. “Për transaksionet që janë kryer në atë kohë ka qenë shteti serb që ka administruar ndërmarrjen”, ka thënë Muça. 

Ndryshe, sivjet edhe zyrtarisht nis privatizimi i aseteve të gjigantit metalurgjik Trepça. Pas një kohe të gjatë në status quo, Gjykata Supreme e Kosovës fillimisht ka dhënë leje për privatizimin e shtatë ndërmarrjeve. Me këtë edhe zyrtarisht fillon privatizimi i gjigantit metalurgjik.

Kosova në Central Intelligence Agency (CIA)



Për të gjithë ata që duan të dinë faktet për secilin shtet të botës, nga aspekti historik e deri te ai aktual, kanë mundësi të klikojnë në internet në faqen zyrtare Shërbimit Sekret Amerikan, CIA, në profilin e saj në Factbook.

Në këtë link, në të cilën janë të vendosura faktet e ndryshme mbi të gjitha shtetet e botës, tashmë CIA ka hapur profilin edhe për Kosovën. Në pjesë të ndryshme, jepet historia, ekonomia, shtrirja gjeografike sistemi politik dhe shumë fakte të tjera. Në këtë profil të Kosovës, janë shënuar informacione mbi historinë e Kosovës që nga koha Bizantine e deri më sot.

 
Central Intelligence Agency
The Work of a Nation. The Center of Intelligence
World Factbook Title
navigation arrows
View Text/Low Bandwidth VersionDownload Publication
Welcome to The World FactbookRSS RSS
The World Factbook provides information on the history, people, government, economy, geography, communications, transportation, military, and transnational issues for 266 world entities. Our Reference tab includes: maps of the major world regions, as well as Flags of the World, a Physical Map of the World, a Political Map of the World, and a Standard Time Zones of the World map.
Regional Maps
Flags of the World
Guide To Country Comparisons
Did You Know?
What's New Today is: Friday, March 18
View All Updates
 The online Factbook is updated weekly. ISSN 1553-8133
For additional information on government leaders in selected foreign countries, go to World Leade

Po ashtu aty janë publikuar edhe informata mbi gjendjen politike, sistemin politik, ekonominë, komunikacionin si dhe ushtrinë. Shpjegimi i të gjitha këtyre është një risi për Kosovën pasi është hera e parë që vendi vendoset krahas shteteve të tjera. Faqja për Kosovën është aktualizuar nga data 8 mars e këtij viti dhe deri më tash ata nuk kanë pranuar asnjë ankesë për ndonjë fakt të publikuar.

Afati i ankesave para se Factbook të mbetet kështu, është dy javë nga dada e hapjes dhe kjo tregon se gati ky afat është duke skaduar. Pas skadimit të afatit, kjo faqe me informacione do të mund të quhet tërësisht zyrtare.


https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...