2011-03-15

Ecja , noti edhe vrapi






Më të mirat e mundshme janë ushtrimet aerobike, të ecurit, noti apo edhe vrapi i lehtë. Por mos harroni që të bëni fillimisht nxehjen. Pikërisht ky detaj që shpesh neglizhohet, është një ndër komponentët më të rëndësishëm të stërvitjes, pasi shërben për të çuar gjakun tek muskujt dhe për ta përgatitur trupin për gjendjen e re. 



Dhimbja e shpinës, në më të shumtën e rasteve nuk është pasojë e një goditjeje apo traume të vetme, por e mënyrës se si ne sillemi përditë. Sipas një studimi japonez, thjesht qëndrimi sedentar në shtëpi apo në punë, ju bën dyfish më të prirur për të pasur probleme. Gjithashtu, ndër shkaqet e mundshme mund të futet edhe stresi mendor apo edhe ai shpirtëror. Me kalimin e kohës, fibrat dhe muskujt zbuten, nuk janë më në gjendjen e viteve të rinisë dhe kjo shton rrezikun e plagosjes.



 Gjërat përkeqësohen edhe nga kundërpërgjigjja natyrore që ka trupi ndaj stresit: shtimi i tensionit muskular, pasi kjo mund të përkeqësojë problemet ekzistuese me shpinën. Kësisoj, kur e ndien rritjen e presionit nga stresi, bëj një pushim të shkurtër prej 30 minutash, pavarësisht se mund të jesh në ankth apo i nevrikosur. Një banjë e nxehtë apo dush me të mbërritur në shtëpi është një tjetër gjë pozitive, sepse në këtë rast kjo është çlodhje si për muskujt, ashtu edhe për mendjen. Sigurisht, për ata që kanë mundësi masazhi është një ndihmë e shkëlqyer, pasi i zbut muskujt, i shtendos dhe si pasojë, edhe dhimbja e shpinës zbutet. Në disa raste, mjekimet alternative mund të jenë më të efektshme se terapia konvencionale.

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...