Kur isha ushtar,pësova një traumë.Mbeta si copë dru mbi kalin e gjatë.Dhe kishte arsye pse ndodhi kështu,po ku dëgjonin oficerët e Enver Hoxhës me atë vesh.Pa ikur ushtar,duke lozur futboll,në shpejtësi e sipër me atë dëshirën e madhe për të bërë gol (po vallë a ka futbollist që nuk e përjeton atë çast?!),shkela mbi topin dhe rashë gjysëm i vdekur mbi të.
Shokët e të dy skuadrave mbetën të ngrirë dhe u befasuan nga kjo afiksi imja e përnjëherëshme dhe fare pa pandehur dhe u desh pak kohë (ndoshta disa minuta) ,që ta merja veten dhe,i dëmtuar rëndë,dola nga fusha dhe u betova se kurrë më nuk do luaja futboll.Se aq dhimbje ndjeva.Kur shkova për vizitë tek mjeku kirurg,ky vërejti se kisha dëmtuar meniskun dhe duhet ta ruaj gjurin nga përplasjet dhe nga boshllëqet.
Unë po e bëra si ai qeni që tha:-Më lidhni se nuk do ha më...,po,kur e zgjidhën,harroi betimin dhe hëngri dhe ato që kish lënë mangut.Kështu që vazhdoja të lozja ende.Po,kur vajta ushtar,tani Çeçua na kish tjetër biçak.Stërvitja qe e rëndë dhe,kur i thashë komandantit se vuaj nga dëmtimi i meniskut,më tha:-Ore,si e pandeh ti se na paske bërë shkollë për mësues dhe të ma hedhësh mua oficerit të Enver Hoxhës.
Pa marsh në stëvitje dhe më urdhëroi:-Për kapërcimin e kalit të gjatë!-Dëgjo,- u mundova unë ta bindja,- unë në këtë gjëndje që jam,nuk kapërcej dot as kalin e vogël dhe jo të gjatin.-Zbato urdhërin!-bërtiti duke lëshuar shkumë nga goja dhe unë si prifti që thonë zuri vallen nga belaja,mora vrull dhe tek shkela pedanën për të kërcyer pedanën për kërcim,tak dhe mbeta palmuç mbi gjysmën e kalit.Thirra sikur të më kishin shkulur një kah dhe,sakaq,mbrritën shokët që më morën krahë e kofshë dhe drejt e në kapanon.
Atje erdhi dhe ai"oficeri i Enver Hoxhës",të cilit,sado ndjeja dhimbje,nuk ia kurseva sharjet.Po sa para bënin të tëra,kur mbrrriti dhe mjeku i repartit i cili,kur pa gjëndjen akute të gjurit,plotësoi një recetë për mjekim ambulator dhe që,të nesërmen,me ambulancën e repartit më nisën drejt e në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Aty,pas vizitës të kirurgut kryesepcilaist i repartit të Traumollogjisë,drejt e në sallën e operacionit.Ma operuan gjurin dhe nga rrëza e kofshës dhe deri tek noga e këmbës së djathtë ma vunë këmbën në allçi.Dhe aq e rëndë më dukej këmba e djathtë pas vënies në allçi,sa më duket se kjo këmbë peshonte më shumë se gjithë pjesa e mbetur imja.
Kisha veshur një parzmore që mezi e mbaja.Për të lëvizur ma kishin ndaluar,por unë mirrja patericën një shoku të pavjonit dhe me të shkoja deri në banjë.
* * *
Ka qenë qershor i vitit 1965 dhe Spitali Ushtarak,ndryshe nga spitali civil,jo vetëm kishte rregull,por dhe disiplinë.RReth e përqark spitalit kishte një park me drurë të gjelbër dhe të dukej se nuk ishe në spital,po në një kamp pushimi.Personeli qe model përkushtimi që nga infermierët dhe ca më shumë mjekët.
Tre mjekët e traumotologjisë (si të gjithë qenë ushtarakë dhe me grada),qenë ofcerë madhorë:
shefi kolonel Nazmi Shehu dhe dy mjekët e tjerë që të dy nënkolonelë të mrekullueshëm kirurgë duarartë:Ismail Feta dhe Petraq Xoxe.Kjo qe treshja që më operoi mua.
Në dhomë ku u shtrova gjeta dhe tre pacientë të tjerë(dhomat qenë me 6 krevatë).Të tre qenë civilë,se aso kohe,qe rregull qe urgjencat dhe për civilë i priste spitali ushtarak.Njerëzit duke ditur këtë,mundoheshin dhe kur nuk e kishin urgjent,që t'i zinte"urgjenca" të hënën.Sa u shtrova dhe zura vënd në krevat,fillova që të njihesha me të shtruarit.
Njëri qe nga Mati,paksa i moshuar ky dhe me mburrje fliste për kohën kur kish bërë ushtrinë në atë kohë.E mbaj mënd veç tjerash,se ky,matjani,nuk e fshihte simpatinë për mbretin(Zogun ) dhe thoshte,jo pa shaka,për mbretin de! I gjatë sa komandanti ( e kish fjalën për Enverin )dhe i bukur bash si ky,bre,veç i kishte do mustekë që ia lezetonin basuretin.Po me të kap me dorë,po të bien të fiktë,si me të kap Pejgameri.
Edhe Osman Gazepin e kam pa bash si po të shoh ty dhe njikëta shoqninë këtu. -Si,ore, e ke njohur Osman Gazepin?Po mor si po të shoh ty njitash.Erdhi në repart hipur mbi kalë.Dhe po e ndalon roja dhe po i thotë:-Ndal,dua dookumentet.Dhe ai po i thotë:-Jam major Osman Gazepi! Roja tuj kujtue se po bënte shaka ia ka pritur tim për tim:-Jo Osman Gazepi me kenë,por Osman Kiameti pa dokumente s'ke me kalue dhe ia ka fut fishekun pushkës.
-Kur ka ndie komandanti dhe asht lëshue fill dhe e ka shpëtue gjindjen.-Pasha bukën,-tha matjani,Gazepi,Gazepi por burrë,or,ti.E ka çue atë rojën 15-ditë me leje.Pastaj unë,për të treguar,se kisha dëgjuar plot histori me këtë Osman Gazepin,tregova se si ky,i lënë qëllimisht në harresë nga Zogu pa u graduar, ka vënë një spaletë nënkolonel dhe në tjetërn kolonel dhe drejt e tek Latmadhnia (mbreti) dhe i parqitet gjysmë me të qeshur e gjysmë me të ngjeshur:-Lartmadhnia juej paraqitet nënkolonel -kolonel Osman Gazepi.
Mbreti dinak siç qe,e pa ku rrihte Gazepi dhe i tha:-Epo mirë,ore Gazep,vëri këtej nga krahu i majtë(për nënkolonel),ah,jo,nuk pranoi Osman Gazepi:-Pashë veten në pasqyrë dhe më rrinin më mirë nga supi i djathtë.Dhe kështu u bë kolonel Osman Gazepi.
Pastaj dhe histori të tjera që Osmani i tregonte vet,pasi doli nga burgu ku e futi pas luftës NÇL,Enver Hoxha,sado që një nga djemtë e Osmanit ra dëshmor.Me këto histori dhe të tjera si këto e kalonim kohën atje, në spitalin ushtarak.Unë ndënja një muaj shtruar dhe në dhomë veç tjerash,u miqësova me kinezin Çen.Dhe ky vuante nga këmba.
Fliste shqip gjysma-gjysma,por merreshim vesh.Kur i thosha unë:-Qysh e ndjen veten,Çen?Ai:-Unë jam keq! -Pse je keq?- i thosha -Se unë nuk po punoj?!!! Opo ky nuk është në vete,- thosha unë,- qenka keq se nuk punoka!!!Unë jam keq kur punoj,- mendoja.Se qeshë i ri dhe drutë i prisja me sëpatë dardhari.Pse kot thonë:-Rrushi i papjekur nuk hahet.
Tani,kur shkruaj këto kujtime dhe kam 10-vjet i papunë,them po ku të të gjej,ore miku Çen,dhe të them:-Ma kishe gojë sërmë dhe kaluar sërmës. Se,me të vërtetë,nuk ka më keq se sa të jesh i papunë.Jam gati që të bërtas:-Jam keq,o Çeeeeeeen!Po ku të t'i gjej gjurmët?!...
* * *
Ndërsa mundoheshim që dhimbjet t'i kalonim me histori,të vjetra apo të reja,dëgjojmë të bërtitura.Zëri mënd na shponte veshët dhe ,sado inatçore ato fjalë,dëgjoheshin shkoqur të shara të trasha të një burri në adresë të mjekëve të mrekullueshëm:-Po shlomë,- thoshte,- se ke me pa vet se kush a Isa Dibra!Dhe vazhdonte sikur aty tek dhoma e operacionit,po therej një ka dhe ky,kau,pëlliste me sa zë kishte.
Vazhdoi kjo"ceremoni" nja gjysëm ore të mirë dhe,sakaq,dha ballë,i mbajtur prej krahësh,një mesoburrë shaptullan (shaptulla qe fashuar goxha trash dhe të jepte përshtypjen sikur e kish veshur me shajak të bardhë),që,shoqëruar nga doktori duarartë,nënkolonel Ismail Feta,të zërë vënd i fashuari.Kuptohet ky qe,Isa Dibra.që të bënte kiametin,po "ta shloje".Kur dëgjova Dibra thashë se qe nga Dibra,por jo:qe dhe ky matjan.
Por qe kapter.Kapter i karrierës.Kish nxjerë shpatullën në një aksident pakëz qesharak:desh të zinte një karçinë për ta therur dhe,ndërsa ish hedhur mbi karçinin,ky i ish shmngaur dhe,dal bosh,kish rënë dhe,kaba e madhe siç ish,kish nxjerrë shpatullën.
Doktori ia kish vënë në vënd,por dhimbjen s'e kish duruar,ndaj i ish lëshar me të shara doktorit.
Pastaj,si i pushuan dhimbjet,mënd fuste kokën nën jorgan nga turpi.Se ku kish lezet që një mesoburrë të shajë ashtu?!.Natyrisht,i kërkoi ndjesë doktorit dhe u bënë miq.Por ky,Isai,qe pakëz si ilaç.Shakaxhi i madh.Kur shihte ndonjë femër të bukur,thoshte:-E rëndë për batani,or,ti!E Isa Dibra nga Mati,e!
* * *
Kishim nja 10-ditë shtruar dhe qemë miqësur me njëri-tjetirn.Unë një mëgjes u zgjova me një ëndër pakëz të trishtë.Dhe fillova që ta tregoja.-Ndal,- ndrëhyri Isai,- ndal,mos e trego andrrën! Natyrisht,pakëz u çudita,por ndalova.Me siguri,si unë por dhe shokët prisnin ndonjë shpjegim nga Isai.Dhe ai filloi të tregojë:-Mua më dalin andrrat ashtu siç i shoh.Dhe i tregoja ato.Po më gjeti belaja dhe as i tregoj më dhe nuk lejoj njeri që t'i tregojë.Tani digjo axhën tat,pse nuk duhet me i tregue andrrat.
Kam qenë ushtar në kufi aty,prag viteve '50-të.Një natë shoh në andërr që njësiti ynë ka me ra në pritë.Jo vetëm ka me ra në pritë,por në andërr m'u ba që dy shokët tanë do të vriten atje,në pritë.Me që andrrat më dalin bash siç i shoh,po i them komandantit të postës:-Shoku komandant!
Nuk duhet të shkojmë nga ajo pirmaida nr...,se kam pa në andërr se do biem në pritë dha kanë me u vra dy prej nesh.Dhe aj:-Disfatist,do me andrrat dhe përrallat e tua që t'ia lam kufinin anmikut!Kuku për mue! U pendova,por rendaa me pushkë mbushun drejt asaj pirmaidës.Kur ramë në pritë dhe bash dy shokë u vranë.Njani anëtar partiet.tjetri jo.
Po na kufitarë qemë dhe me biografi aty e aty kiemë.Kthehemi pa pritës dhe komamdanti raporton.Atëherë,arritën ata nga Tirana dhe tak prangat Isa Dibrës:-Ku e dije ti që do binim në pritë?Pse në iks piramidë?Po si e dije se do vriteshin dy vetë.Dhe bamp dajakët.
Ma nxorën andrrën hundësh.Vetëm fati i madh për mue që vjen për vizitë vet Mehmet Shehi që atë kohë qe ministër i mbrëndshëm dhe ia paskan diftue bash këtë punë teme.I tregojnë se si familje kishim qenë me luftën me far e fis dhe au,paska ba ky.Dhe Shehu,im atë,tregonte se andrrat i dilnin bash si i shihte.Lëshoheni,paska thanë.Dhe më nxuerrën.
Bëra ushtrinë dhe,sado që shoh andrra,ma nuk e çil gojën.As ty dhe askush mos i trego andrrat!Dhe unë nuk e hapa më gojën.Sa herë shoh ëndrra,sido që i shoh,nuk i tregoj.
Dhe kur matet dikush nga të mitë,pa thënë sekretin e Isa Dibrës,i them:-Mos e trego ëndrrën! Tani unë fola.Lexues,bëj si të duash.Por unë mendoj se e ka patur mirë ai,Isa Dibra!...
*Çdo përkim me emrin Isa Dibra,është vetëm rastësi dhe aq.