2011-03-15

flmi.hitet dhe hollivudi

 
Ndoshta filmat dokumentarë s’janë aq të popullarizuar sa film-hitet hollivuadian, por ata gjithsesi që mund të shqetësojnë ndjenjat e opinionit. Disa prej dokumentarëve, si këta në vazhdim, ndikojnë edhe në ndryshimin pikëpamjeve për botën.

Fahrenheit 9/11
I njohur për nga kritikat e ashpra dhe mbresëlënëse të shoqërisë amerikane, Michael Moore është njëri nga kolosët e filmit të sotëm dokumentar, , ndërsa një nga krijimet e tij më të mëdha konsiderohet dokumentari “Fahrenheit 9/11”. Në këtë film Moore merret me ngjarjet në SHBA pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në World Trade Center, kur përmes propagandës, administrata e presidentit Bush e shfrytëzon ngjarjen tragjike për arsyetimin e luftërave në Afganistan dhe Irak. “Fahrenheit 9/11” është shpërblyer me Palmën e Artë, në Festivalin e Filmit në Cannes.

Supersize Me (in 30 Days)

Morgan Spurlock vendosi që trupin e tij ta vejë në shërbim të eksperimenteve, kështu që për një muaj u ushqye vetëm në McDonalds. Gjatë llogaritjes së “rezultateve” doli që Morgan brenda tij muaji kishte shtuar 12 kilogramë, se mëlçia e tij nuk arrinte të shpërbëjë të gjitha helmet, se kolesteroli i ishte ngritur nga 165 në 230, e vuante nga kokëdhembja, depresioni, mundimi...

An Inconvenient Truth

Al Gore me gjasë ishte humbësi më i madh në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, por ai në vitin 2006 u kthye me një hit-dokumentar, i cili i mbushte sallat e kinemave të gjithë botës, dhe që i solli një shpërblimin Oscar për filmin më të mirë dokumentar. “Një e Vërtetë e Pakëndshme” është një version i zgjatur i ligjëratave të tij për problematikën e ngrohjes globale, që vijnë si rezultat i aktiviteteve të njeriut, dhe për rrezikimin e madh të planetit si pasojë e tyre.

The Bridge

San Francisco njihet për njërën prej urave më të gjata në botë. Por, dihet shumë pak se ura Golden Gate është një nga vendet më të popullarizuar botëror për vetëvrasje. I inspiruar me rrëfimin ‘Kërcyesit”, të Ted Friend, regjisori Eric Steel vendosi që, bashkë me ekipin, të kalojë disa muaj nën këtë urë. I xhiroi 23 vetëvrasje, dhe, në udhë e sipër, mori intervista nga miqtë dhe familjarët e të vdekurve, nga dëshmitarët... Filmi shkaktoi kontroversa të shumta, e një nga pyetjet më të shpeshta ishte nëse ishte e moralshme të xhirohej kërcimi nga ura, pa u munduar që të parandalohej.

Jesus Camp

“Kampi i Jezusit”, që u quajt dokumentari më horror i shekullit 21, përcjellë predikuesen Becky Fisher, e cila kultivon një ushtri të të krishterëve të rinj, të gatshëm për luftë kundër fundamentalizmit islamik dhe liberalizmit blasfemik. Autoret, Heidi Iwing dhe Rachel Grady, në fakt shfaqin një fytyrë tjetër të Amerikës, ku fëmijëve iu shpëlahet truri përmes predikimeve kundër evolucionit, abortimit, Gallileo’s, Harry Potter...

Manda Bala

Brazili është shndërruar në shtetin me përqindjen më të lartë të rrëmbimeve, politikanëve të korruptuar dhe kirurgëve plastikë. Këto dukuri janë temat e këtij filmi dokumentar, të autorit Jason Kohn. Dokumentari është përplot pamje shokante – që nga rrëmbimet në të cilat viktimave iu priten veshët, e deri te skenat kur fëmijët, në vend të futbollit luajnë lojën e rrëmimeve, duke u shtirë se po presin pjesë të trupit të viktimës. “Manda Bala” u shpërblye si filmi më i mirë dokumentar në Festivalin e Filmit Sundance, që është festivali më i njohur i filmit të pavarur.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...