Shefi i EULEX-it, Ksavier De Marnak, ka deklaruar para Parlamentit Evropian se prokurorët e misionit të BE-së në Kosovë kanë "shqyrtuar" raportin e Këshillit të Evropës për krim të organizuar dhe trafikim organesh në Kosovë dhe se tani priten vlerësimet nëse ka ose jo prova të mjaftueshme.
"Kanë nisur hetimet fillestare, të cilat tani për tani janë të përgjithshme dhe nuk i drejtohen asnjërit posaçërisht", citojnë mediat serbe De Marnakun.
Ky i fundit tha se ai dhe prokurorët e EULEX-it i janë adresuar dhe vetë hartuesit të raportit, Dik Marti, duke i kërkuar të gjitha provat...
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, në një seancë të mbyllur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, të mbajtur mbrëmë, lidhur me akuzat për tregti organesh në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat spikatin në raportin e tij të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “ngushtuar” me pyetje nga europarlamentaret Doris Pack dhe Ulrike Lunacek.
Parlamenti Evropian disa herë kishte kërkuar që senatori Marty të flasë para Komitetit për Politikë të Jashtme e këtij organi. Disa anëtarë të këtij Komiteti, si Dorics Pak, Hanes Svoboda dhe eurodeputeti Bernd Posellt i kanë marrë me dyshim akuzat e tij lidhur me trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë vitit 1999.
Sipas agjencisë Beta, në takim Marty ka përsëritur se nuk mund të arrihet deri te vërteta e pohimeve të tij për shkak të moshetimit dhe sistemit jo të sigurt të mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë.
Marty është kundërshtuar nga eurodeputetët, por porosia kyçe e tij ka qenë se nuk ka thënë gjë tjetër nga ajo që e dinë të tjerët, por që ai e ka thënë këtë me “zë”.
Edhe eurodeputeti francez Arno Dangan e ka kritikuar ashpër Martyn, duk pohuar se e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës dhe ish-shefin e UCK-së, Hashim Thaçi, edhe pse kurrë nuk ka biseduar me të, dhe se pa arsye thuhet në raport se ka pasur lidhshmëri me tregtinë e organeve në vitin 1999 me transplantimin e organeve me në klinikën “Medicus” në Prishtinë, që është bërë para tri vitesh.
Ndërsa eurodeputetja gjermane Doris Pack ia ka tërhequr vërejtjen Martyt, se është e palejueshme të përmendet emri i që një ish-zyrtar i UNMIK-ut, këshilltar i Ramush Haradinjat, si pjesëmarrës direkt në tregti me organe njerëzore, i cili tashmë gjendet në burgun e Hagës.
Eurodeputetja austriake, Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën, e ka sulmuar ashpër Martyn, duke e kontestuar një pohim në raport, për të cilin u bë e ditur se fare nuk ka ekzistuar.
Por, Marty është përgjigjur se nuk pranon kritikat nga dikush që “nuk e ka lexuar raportin”.
A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?
Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...