2011-03-15

Nëse është ngrenë pitja,tepsia ka mbetë:Veton Surroi ka tentuar të distancohet nga përpjekjet e organizatës së tij

Kohë më parë Ambasadori amerikan, Christopher Dell dënoi një mbishkrim kundër publicistit Veton Surroi dhe motrës së tij Flaka Surroi që drejton kompaninë mediale Koha.
Në mbishkrimin e vënë në rrugën ku ndodhet apartamenti i familjes Surroi, thuhej “Rruga e UDB-së – Flaka dhe Veton Surroi”, duke aluduar në Shërbimin e Dikurshëm Sekret serb.
Duke e dënuar këtë mbishkrim, ambasadori amerikan ka theksuar se pjesëtarët e familjes Surroi janë miq të vjetër të Shteteve të Bashkuara, dhe ç’është më e rëndësishme, ata janë patriotë të vërtetë të Kosovës. Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur dhe mbështetur lirinë e shprehjes për një kohë të gjatë pasi ajo është themel i çdo demokracie. Gjuha kërcënuese që ka për qëllim të frikësojë, apo të nxisë dhunë ndaj një individi apo kundërshtari politik, është e papranueshme, thuhet në një deklaratë të ambasadorit Dell. Tabela e vendosur  në rrugën “Rexhep Luci”, e cila sulmon Surrojtë, është një akt prej frikacakësh dhe në kundërshtim me vlerat demokratike të një Kosove të pavarur, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë.
Ky veprim i kryer nga persona ende të panjohur është dënuar edhe nga udhëheqës institucionesh dhe drejtues të shoqatave të gazetarëve. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, e ka cilësuar këtë veprim si një akt të ulët dhe sulm ndaj vlerave të demokracisë së vendit. Institucionet e Kosovës po punojnë me përkushtim për tolerancën, mirëkuptimin dhe shprehjen e lirë. Prandaj, veprime të tilla janë të dëmshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Ngjarja është dënuar nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, e cila vlerëson se ajo synon të degradojë dy figura të shquara të gazetarisë dhe publicistikës së Kosovës. Ndërsa Unioni i Gazetarëve të Kosovës e sheh mbishkrimin si një mënyrë jo të mirë të shprehjes së pakënaqësisë ndaj personaliteteve të mediumeve në Kosovë, ndërsa u bën thirrje autoriteteve të Kosovës, që ta zbardhin ketë akt dhe të marrin masa sa më të shpejta ndaj autorëve të tij.





               Sorosisti Veton Surroi


Publicisti kosovar Veton Surroi (17.7.1961)ka tentuar të distancohet nga përpjekjet e organizatës së tij, Klubit për Politikë të Jashtme, për rrëzimin e pushtetit aktual të Qeverisë Thaçi. Përmes një deklarate, ai tha se nuk i përket Klubit të organizojë forma të shprehjes së pakënaqësisë apo padëgjueshmërisë qytetare. Por faktet nuk janë në anën e tij. Floripress-i  sjell dëshmi të reja dhe boton rrëfimet e plota të njerëzve që u apostrofuan në Planin e Veprimit të KPJ’së për organizimin e protestave në vend.

Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi ka reaguar lidhur me publikimin e Planit të Veprimit për organizim të protestave dhe formave të tjera të padëgjueshmërisë qytetare kundër pushtetit në Kosovë.

“Dua të shpreh befasinë time me këto informata ku implikohet roli prijës i Klubit për politikë të jashtme”, thuhet në reagimin e Surroit.

Sipas tij, KPJ’ja nuk ka mandat nga Bordi i vet që të merret me kurrfarë organizimi jashtë planit dhe programit të vet të veprimit.

“Klubit për Politikë të Jashtme nuk i përket që të organizojë apo avokojë forma të shprehjes së pakënaqësisë a padëgjueshmërisë qytetare. Iniciativat për të menduar në formë të koordinuar për padëgjueshmëri qytetare, që mund të jenë bërë këto ditë, nuk janë pjesë e aktivitetit të KPJ’së si institucion i respektuar i shoqërisë civile”, thotë Surroi në komunikatën për media.

Mirëpo, zyrtarë të Klubit të Surroit dhe përfaqësues të OJQ’ve kanë konfirmuar se KPJ’ja ka qenë iniciatore, prijëse dhe hartuese e Planit për Veprim me të cilin parashihej që të fillonin protesta para Kuvendit të Kosovës më 7 mars, ndërkaq protesta e madhe të mbahej të dielën, më 20 mars.

Në këtë plan të cilin Expressi e ka botuar të hënën, janë planifikuar hollësisht veprimet që duhet bërë çdo ditë dhe janë caktuar bartësit e tyre deri në ditën finale - Protestën e Madhe.


***********
PAMFLETISTI  VETON SURROI


Ali ALAJ

 

Më ka rënë disa herë të lëxoi ca shkarravina pamfletiste të Veton Surroit në “Klani”.Nuk kam qenë kurrë i befasuar me “trajtesat” e këtij autori,meqë qëmoti ia kam ditur ambicjet e tij – për të qenë i pari,i vetmi,më i dijshmi, bile i vetmi  gjithëdijshëm, e kështu me radhë – që të gjitha së bashku e bëjnë insistimin e tij të parreshtur për tu ngritur në lider.As këto ambicje të tij nuk më kanë befasuar asnjëherë, edhe pse ato tashmë kanë mbruar në vete ndjenja e përmbajtje patologjike.

 

Tek e fundit,secili individ mund të mendojë në superlativ për vetevetën dhe kjo nuk mund të klasifikohet negativisht, deri sa nuk e arrin shkallën e sëmurjes. Te Surroi këto ambicje të tija, jo vetëm që e kanë arritur,por edhe shumëfish e kanë tejkaluar limitin civilizues të aspiratave pushtetore.

 

Pra,thash se nuk më befason asgjë që shkruan,thënë më mirë që shkarravit Surroi. Se me te dhe pamfletet e tija, tashmë është i mësuar opinioni në Kosovë. Por, më ka befasuar “Klani”, që ia hep derën secilës shkarravinë antirugoviste të “analistit të pavarur” nga Prishtina. Të kuptohemi, unë nuk po u ndaj leksione, se fundja, ju e keni politikën tuaj redaktuese, por po angazhohem që, kur të botoni diçka nga Kosova, të botoni atë që thërret për dinjitet, për rrespekt, të individit, personalitetit politik, institucionit.

 

Surroi, sa herë që shkruan kundër dr. Rugovës, i përzihen zorrët  dhe, prej diskursit politik, ”trajtesën” e tij, e kthen në “analizë” personale. Surroi e bën këtë se, gjithmonë ka menduar, se vetëm duke sharë dhe baltosur Rugovën, do të shpërfaqte atë dëshirën e tij të sëmurë – për tu ngjitur në postin e presidentit të Kosovës.

 

Vetoni, përherë i ka synuar postet, edhepse elektorati i Kosovës, i ka treguar se për të, ai, pra Veton Surroi, është minor, i parëndësishëm, një pikë ujë në det, ndaqi edhe në oqean. Por, ai nuk pran që t’i terrorizojë lexuesit dhe elektoratin e Kosovës.

 

Ai nuk ndalet me imponi e tij, agresiv, të padinjitetshëm, provokativ, plangprishës Ai është një Sanço që ndjek mullinjët e erërave. Ai jeton ende i ledhatuar prej erërave bolshevike,duke pretenduar – se atë që e thotë ai – është e vetmja zgjidhje. “Ashtu ka thënë nëna parti dhe vetëm ashtu duhet të jetë.” Pra, Vetoni ka thënë se Rugova nuk di, prandaj, Rugova nuk duhet, nuk guxon, të dijë. Porse, dallimet mes fuksioneve surroiste dhe realiteti, janë ekstremisht të mëdha, do të thoshim frapante.

 

Rugova, që nga viti 1989, kur u fut në politikën nacionale të Kosovës, e deri më sot ka dëshmuar se di dhe se do ta formojë shtetin e Kosovës.Kur jemi tek shteti, po bëj një digresion: sot patriot janë njerëzit që dinë të bëjnë shtet dhe që dinë e duan – të mbajnë shtet. Rugova është personalitet i tillë.

 

Ndërkaq, Veton Surroi, nuk di dhe nuk do që Kosova të bëhet shtet, sepse ai Kosovën e sheh dhe mund ta sheh vetëm si një gubernë të sunduar nga dikushi tjetër, ose që së paku të jetë e administuruar nga ai – si një guvernator i emëruar nga dikushi që nuk është shqiptar dhe që nuk është elektorat i Kosovës.

 

I vetmja punë që di ta bëjë mirë Surroi është të zhvatë para nga burime e “donatorë” të ngjyrave të ndryshme,të cilët investojnë para të majme që – në Kosovë përherë të ketë rrëmujë, pështjellime dhe mosperspektivë. Por, as kjo nuk zgjatë në pambarim.

 

Surroi shumë herët e ka filluar fushatën e tij, sepse atij nuk i pritet, që së pari të shpallen zgjedhjet, të fillojë aktiviteti paraelektoral, mandej aktiviteti elektoral,siç e do rregulli dhe siç kërkojnë normat e demokracisë së mirëfilltë. Jo, se atij nuk i pritet tu thotë njerëzve në Kosovë –“ mos e votoni më Rugovën. Qe ku më keni mua, Vetonin e dëshmuar si integralist.”

 

Kjo është platforma surroiste, që përveç në Kosovë,nëpërmjet jush, ai përpiqet të shpërfaqë edhe në Shqipëri!!!





 



Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...