Na mashtroi Surroi
Gazeta Express ku Baton Haxhiu ishte kryeredaktorë deri para disa muajve, ka botuar sot pjesën e dytë të intervistës me Haxhiun. Në këtë intervistë Haxhiu flet për reagimin e Surroit ndaj librit të tij “Lufta ndryshe” por edhe marrëdhëniet personale midis këtyre të dyve. Po ju sjellim disa nga pyetjet dhe përgjigjjet.Në reagimin e tij,për librin tuaj,Veton Surroi flet për një shkrim tuajin të vitit 1991 dhe ju vendos poshtë profesionalisht, por si u bë që më vonë jua besoi komplet drejtimin e gazetës?Baton Haxhiu:Vetoni nuk është njeri që hyn në debate, por të prêt në momentin e caktuar, sikur një snajpersit, dhe të gjuan me cinizmin e njeriut me kapelë dhe me llullë. Një fakt ta them, mbi 60 ballina të Kohës Javore – kanë dale nga shkrimet e mia. Shkrimi i vitit 1991, ndërkaq, nuk i është dorëzuar Veton Surroit. Shkrimin e ka redaktuar Mufail Limani.Askush nuk ka mundur të parashikojë me saktësi çfarë do të ndodhë me procesin, përveç kornizave që janë ditur. Sa për fiksionin, nuk i ka munguar kreativiteti këtij libri.Baton Haxhiu: Për çfarë procesi, për të cilin ai ka qenë prezent dhe ka menduar se e njeh dhe e di se çfarë do të ndodhë. Ai u mundua të ndërtojë një profeci përmes fiksionit. Ta marrë si sukses të vetin në proces. Është problem të flitet për një njëri të suksesshëm kur mungojnë sukseset, për një shkrimtar të suksesshëm kur nuk është i tillë, për një menaxher ose politikan kur dështon në menaxhim ose politikë. Ky glorifikim është pikërisht për shkak të njerëzve që ka pasur në media dhe frymës që kemi dashur të ndërtohet. Asnjë projekt që mban dorën e tij, nuk mban vulën e suksesit. Te gjitha projektet e ndërtuara dhe ndihmuara nga të tjerët, ende mbijetojnë, qoftë me inercion, qoftë me kontributin e atyre që e kanë ndërtuar, kontribuuar me kolumne ose me ndihmesa të mëdha morale, financiare dhe intelektuale.Më shqetëson vetmia e tij, për faktin se ka mundur të jetë njeriu më i fuqishëm i këtij vendi, sepse të gjithë kemi punuar në njëfarë mënyre për të, përfshirë edhe kolumnistët e Kohës Ditore.Më vjen keq që kjo vetmi e tij është pasojë e këtij egoizmi, e kësaj kuazikulture të cilën ai mundohet ta përfaqësojë, e që unë mund ta quaj – kultura e llullës dhe kapelës republika. Realisht, Veton Surroi është njëri që nuk është nismëtar i ideve. Mirëpo, mundohet që pasi të kapen idetë – t’i perfeksionojë ato. Edhe Koha e parë, ku unë s’kam qenë fare pjesë e saj, por edhe Koha e dytë, nuk është ndërtuar vetëm nga Veton Surroi. Ai ka qenë në Londër, spiker në BBC në seksionin shqip.Projekti dhe paratë janë siguruar nga Shkëlzen Maliqi, i cili pas fillimit të projektit, nuk has në mirëkuptim dhe ikë nga projekti. Por, për këtë është më mirë të flasin të tjerët. Vetë ata. Jo unë. Tekefundit, ai na ka mashtruar rëndë të gjithë neve, sepse marrëveshja e tërë projektit Koha ka qenë që ne të jemi aksionarë të saj. Dhe, të gjithë përbërësve të kësaj ideje, një ditë u thuhet se nuk janë pjesë e këtij projekti dhe mund të jenë vetëm punëtorë të saj. Nga këtu kam parë se Vetoni nuk do partnerë, ai do vetëm shërbëtorë, që nuk do miq që shkojnë bashkë, por do shërbëtorë.Në momentin kur njerëzit që kanë qenë brenda projektit Koha, ikin dhe ndërtojnë diçka të veten, normalisht që janë armiq. Nëse jo me fjalën armiq, janë njerëz që nuk respektohen, dhe, aq më keq, shahen gjithandej. Kështu ka ndodhur edhe me projektin për pano reklamuese dhe për Ipkonet.Cilat kanë qenë momentet tuaja më të rënda, sa keni qenë bashkë në Koha?Baton Haxhiu: Momente të rënda në redaksi. Ishin ato nga dhjetori i vitit 1997, kur ishim ndërmjet luftës dhe paqes. Mbledhja e dhjetorit, në bordin e redaksisë, ishte e rëndë. Kishte një debat ndërmjet një anëtari të bordit dhe Veton Surroit, për konceptin nëse duhet të përkrahet lufta apo jo? Sepse, kishte frikë të përkrahej lufta. Lehte është te gjykohet tash. Dikur është dashur të kesh guxim njerëzor dhe profesional. Dhe, Veton Surroi ka qenë njeriu që ka hezituar ta përkrahte, meqë nuk i ka njohur njerëzit që kanë qenë në male dhe nuk e ka ditur cila është ideja e luftës. Në një moment, në mbledhje të bordit redaksional, ai anëtar i bordit, pat thënë: “Ky është momenti, Veton, me vendosë nëse je me Serbinë apo me ne”. Për mua, ky ka qenë një nga rastet më të rënda që është dashur t’i jepet asi nuance tepër radikale, por që ishte moment i rëndë atëherë kur Vetoni dha përgjigjen e tij. Asokohe kisha bërë debat me kolegun në fjalë, se qëndrimi i tij ka ishte tepër i rëndë.E cila ishte përgjigja…?Baton Haxhiu: Përgjigja ka qenë – “Pse, çka mendoni, me kënd jam unë?”. Prej atij momenti, Veton Surroi ka vendosur të tërhiqet nga ajo që quhet ndikim në politikën redaktuese, me idenë se – nëse gabojnë këta djemtë – gishtin për gabim dihet ku e drejton dhe atëherë nuk është faji i tij, por edhe nëse nuk gabojnë, atëherë merita është e tij.Po momenti tjetër?Baton Haxhiu: Po, ishte edhe një përplasje në VOA, në gjuhen serbokroate. Kur unë deklaroj në Washington se nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës pa UÇK-në. Po flas në kohën kur pesëshja kosovare ishte ne vizitë tek Clinton. Ne pyetjen e gazetarit: Po pse duhet UÇK, kur pesëshja kosovare tashmë është takuar me Presidentin, përgjigja ime ka qenë se – njerëzit që kanë hyrë tek Clinton – nuk e njohin realitetin, nuk kanë dalë në terren ta shohin se sa njerëz me armë janë ne mal. Janë dy mundësi, pata thënë atëherë: o duhet vra te gjithë ata, o duhet futur në negociata. Të nesërmen, në të njëjtin emision, Veton Surroi, në mënyrë krejt mospërfillëse konteston qëndrimin tim dhe e konsideron të panevojshëm dhe të paarsyeshëm. Ka pasur një heshtje pas kësaj. Nuk e kemi përmendur asnjëherë .Nuk e di kush ka pasur të drejtë, në maj të vitit 1998. Unë apo Vetoni? Kemi pasur momentin më të rëndë pas rënies së Rahovecit dhe Malishevës. Nuk e përshkruaj këtë rast. Le të flasë Dukagjin Gorani se sa të fyer kemi qenë. Kuptohet, edhe ndarja me Kohën ka qenë moment në vete. Por, ishte ndarje më e lehte se sa të tjerët mendojnë. Ka qene vendim. Por nuk flas asnjëherë për detajet dhe lutjet e atyre ditëve për ta ndryshuar qëndrimin.
Na mashtroi Surroi
Gazeta Express ku Baton Haxhiu ishte kryeredaktorë deri para disa muajve, ka botuar sot pjesën e dytë të intervistës me Haxhiun. Në këtë intervistë Haxhiu flet për reagimin e Surroit ndaj librit të tij “Lufta ndryshe” por edhe marrëdhëniet personale midis këtyre të dyve. Po ju sjellim disa nga pyetjet dhe përgjigjjet.
Në reagimin e tij,për librin tuaj,Veton Surroi flet për një shkrim tuajin të vitit 1991 dhe ju vendos poshtë profesionalisht, por si u bë që më vonë jua besoi komplet drejtimin e gazetës?
Baton Haxhiu:Vetoni nuk është njeri që hyn në debate, por të prêt në momentin e caktuar, sikur një snajpersit, dhe të gjuan me cinizmin e njeriut me kapelë dhe me llullë. Një fakt ta them, mbi 60 ballina të Kohës Javore – kanë dale nga shkrimet e mia. Shkrimi i vitit 1991, ndërkaq, nuk i është dorëzuar Veton Surroit. Shkrimin e ka redaktuar Mufail Limani.
Askush nuk ka mundur të parashikojë me saktësi çfarë do të ndodhë me procesin, përveç kornizave që janë ditur. Sa për fiksionin, nuk i ka munguar kreativiteti këtij libri.
Baton Haxhiu: Për çfarë procesi, për të cilin ai ka qenë prezent dhe ka menduar se e njeh dhe e di se çfarë do të ndodhë. Ai u mundua të ndërtojë një profeci përmes fiksionit. Ta marrë si sukses të vetin në proces. Është problem të flitet për një njëri të suksesshëm kur mungojnë sukseset, për një shkrimtar të suksesshëm kur nuk është i tillë, për një menaxher ose politikan kur dështon në menaxhim ose politikë. Ky glorifikim është pikërisht për shkak të njerëzve që ka pasur në media dhe frymës që kemi dashur të ndërtohet. Asnjë projekt që mban dorën e tij, nuk mban vulën e suksesit. Te gjitha projektet e ndërtuara dhe ndihmuara nga të tjerët, ende mbijetojnë, qoftë me inercion, qoftë me kontributin e atyre që e kanë ndërtuar, kontribuuar me kolumne ose me ndihmesa të mëdha morale, financiare dhe intelektuale.
Më shqetëson vetmia e tij, për faktin se ka mundur të jetë njeriu më i fuqishëm i këtij vendi, sepse të gjithë kemi punuar në njëfarë mënyre për të, përfshirë edhe kolumnistët e Kohës Ditore.
Më vjen keq që kjo vetmi e tij është pasojë e këtij egoizmi, e kësaj kuazikulture të cilën ai mundohet ta përfaqësojë, e që unë mund ta quaj – kultura e llullës dhe kapelës republika. Realisht, Veton Surroi është njëri që nuk është nismëtar i ideve. Mirëpo, mundohet që pasi të kapen idetë – t’i perfeksionojë ato. Edhe Koha e parë, ku unë s’kam qenë fare pjesë e saj, por edhe Koha e dytë, nuk është ndërtuar vetëm nga Veton Surroi. Ai ka qenë në Londër, spiker në BBC në seksionin shqip.
Projekti dhe paratë janë siguruar nga Shkëlzen Maliqi, i cili pas fillimit të projektit, nuk has në mirëkuptim dhe ikë nga projekti. Por, për këtë është më mirë të flasin të tjerët. Vetë ata. Jo unë. Tekefundit, ai na ka mashtruar rëndë të gjithë neve, sepse marrëveshja e tërë projektit Koha ka qenë që ne të jemi aksionarë të saj. Dhe, të gjithë përbërësve të kësaj ideje, një ditë u thuhet se nuk janë pjesë e këtij projekti dhe mund të jenë vetëm punëtorë të saj. Nga këtu kam parë se Vetoni nuk do partnerë, ai do vetëm shërbëtorë, që nuk do miq që shkojnë bashkë, por do shërbëtorë.
Në momentin kur njerëzit që kanë qenë brenda projektit Koha, ikin dhe ndërtojnë diçka të veten, normalisht që janë armiq. Nëse jo me fjalën armiq, janë njerëz që nuk respektohen, dhe, aq më keq, shahen gjithandej. Kështu ka ndodhur edhe me projektin për pano reklamuese dhe për Ipkonet.
Cilat kanë qenë momentet tuaja më të rënda, sa keni qenë bashkë në Koha?
Baton Haxhiu: Momente të rënda në redaksi. Ishin ato nga dhjetori i vitit 1997, kur ishim ndërmjet luftës dhe paqes. Mbledhja e dhjetorit, në bordin e redaksisë, ishte e rëndë. Kishte një debat ndërmjet një anëtari të bordit dhe Veton Surroit, për konceptin nëse duhet të përkrahet lufta apo jo? Sepse, kishte frikë të përkrahej lufta. Lehte është te gjykohet tash. Dikur është dashur të kesh guxim njerëzor dhe profesional. Dhe, Veton Surroi ka qenë njeriu që ka hezituar ta përkrahte, meqë nuk i ka njohur njerëzit që kanë qenë në male dhe nuk e ka ditur cila është ideja e luftës. Në një moment, në mbledhje të bordit redaksional, ai anëtar i bordit, pat thënë: “Ky është momenti, Veton, me vendosë nëse je me Serbinë apo me ne”. Për mua, ky ka qenë një nga rastet më të rënda që është dashur t’i jepet asi nuance tepër radikale, por që ishte moment i rëndë atëherë kur Vetoni dha përgjigjen e tij. Asokohe kisha bërë debat me kolegun në fjalë, se qëndrimi i tij ka ishte tepër i rëndë.
E cila ishte përgjigja…?
Baton Haxhiu: Përgjigja ka qenë – “Pse, çka mendoni, me kënd jam unë?”. Prej atij momenti, Veton Surroi ka vendosur të tërhiqet nga ajo që quhet ndikim në politikën redaktuese, me idenë se – nëse gabojnë këta djemtë – gishtin për gabim dihet ku e drejton dhe atëherë nuk është faji i tij, por edhe nëse nuk gabojnë, atëherë merita është e tij.
Po momenti tjetër?
Baton Haxhiu: Po, ishte edhe një përplasje në VOA, në gjuhen serbokroate. Kur unë deklaroj në Washington se nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës pa UÇK-në. Po flas në kohën kur pesëshja kosovare ishte ne vizitë tek Clinton. Ne pyetjen e gazetarit: Po pse duhet UÇK, kur pesëshja kosovare tashmë është takuar me Presidentin, përgjigja ime ka qenë se – njerëzit që kanë hyrë tek Clinton – nuk e njohin realitetin, nuk kanë dalë në terren ta shohin se sa njerëz me armë janë ne mal. Janë dy mundësi, pata thënë atëherë: o duhet vra te gjithë ata, o duhet futur në negociata. Të nesërmen, në të njëjtin emision, Veton Surroi, në mënyrë krejt mospërfillëse konteston qëndrimin tim dhe e konsideron të panevojshëm dhe të paarsyeshëm. Ka pasur një heshtje pas kësaj. Nuk e kemi përmendur asnjëherë .Nuk e di kush ka pasur të drejtë, në maj të vitit 1998. Unë apo Vetoni? Kemi pasur momentin më të rëndë pas rënies së Rahovecit dhe Malishevës. Nuk e përshkruaj këtë rast. Le të flasë Dukagjin Gorani se sa të fyer kemi qenë. Kuptohet, edhe ndarja me Kohën ka qenë moment në vete. Por, ishte ndarje më e lehte se sa të tjerët mendojnë. Ka qene vendim. Por nuk flas asnjëherë për detajet dhe lutjet e atyre ditëve për ta ndryshuar qëndrimin.
Racizëm ndaj Drenicës
Haxhiu: Si është e mundur që një njëri të shkruajë me një gjuhë të pareformuar, me të cilën ai është atakuar? Athua se po i rri mirë kjo gjuhë e urrejtjes. Kjo gjuhë është me mëlmesa raciste e cila i drejtohet një regjioni.
Baton Haxhiu ka zgjedhur gazetën ku deri para disa muajve ishte kryeredaktor që t’i përgjigjet ish shefit dhe kolegut Veton Surroi.
Në numrin e sotëm të gazetës Express mund të lexohet pjesa e pare e intervistës dhënë gazetarit Jeton Musliu.
Më herët e kemi publikuar shkrimin e Surroit dhe tani për hire të paanësisë e ndjemë obligim që të publikojmë edhe përgjigjen e Haxhiut për shkrimin e Surroit.
Më poshtë po ribotojmë disa shkëputje nga kjo intervistë
Ka pasur të drejtë [Surroi] të reagojë…
Baton Haxhiu: Reagimi më i mirë ndaj atij reagimi është vetë reagimi i Veton Surroit. Ai e ka përbaltur idenë fisnike të gazetarisë, e ka përbaltur idenë fisnike të një sakrifikimi profesional, me atë qasje e ka përbaltur idenë e angazhimit profesional dhe guxim në gazetari. Ai nuk është marrë fare me librin.
Është marrë me autorin e librit…
Baton Haxhiu: Edhe është marrë me mua, ose përmes meje, meqë nuk ka pasur guxim, ka vendosur mëlmesa raciste për një regjion.
Çka përbën për juve – racizëm?
Baton Haxhiu: Kur e kam lexuar reagimin, kam parë dy gjëra që mund të konstatoj kësisoj. Ose, kam konstatuar menjëherë kësisoj se – nukaka Vetoni as shok, nukaka Vetoni as qytetar, nukaka Vetoni as i sinqertë, nukaka Vetoni as njëri që ka bashkëpunëtor, nukaka as njeri i cili i ruan miqtë…
Pra, sipas jush,Veton Surroi nuk ka bërë ndonjë punë të dalluar, Kohën Ditore e kanë bërë të tjerët?
Baton Haxhiu: Po tash çfarë është puna e të dalluarit? Sakrifica ka qenë e njerëzve që kanë punuar. Vetoni më shumë s’ka qenë sesa që ka qenë. Ai ka lindur gazetar politik dhe ka mbetur i tillë. Edhe kontaktet e tilla kanë qenë krejtësisht politike, qoftë me diplomatë, qoftë me të tjerët. Vetoni nuk ka qenë njeri I gazetës. Ata që e njohin mirë gazetarinë, e dinë që Vetoni ka lindur si kolumnist, nuk ka lindur si gazetar. Meritat e tij janë si kolumnist, jo se ka bërë ndonjë shkrim hulumtues ose ndonjë revolucion në gazetari.
Dua të them se – një reagim i tillë që vjen për njerëz që kanë bashkëpunuar kaq vjet mes vete, më flet shumë për Veton Surroin, për fisnikërinë e tij dhe për natyrën e tij mashtruese që e ka ndaj njerëzve, miqve dhe bashkëpunëtoreve.
Si është e mundur që një njëri të shkruajë me një gjuhë të pareformuar, me të cilën ai është atakuar? Athua se po i rri mirë kjo gjuhë e urrejtjes. Kjo gjuhë është me mëlmesa raciste e cila i drejtohet një regjioni.
Surroi komenton ish bashkëpunëtorin Haxhiu dhe librin e tij “Lufta ndryshe”
Surroi për librin e Haxhiut: A do të ishte historia ndryshe në “Luftën ndryshe” po të ishte ndryshe përbërja e Qeverisë së Kosovës, e kryeministër i saj të mos ishte Hashim Thaçi?
1.
“Nukaka” , tha, në të mos e gjetur personin e kërkuar dhe doli nga redaksia e KOHË-s Ditore në Prishtinë. Disa ia vunë vëmendjen, disa jo. Disa të tjerë kishin nevojë për shpjegim. “Nukaka” do të thotë “nuk qenka”, shpjegoi shqiptimin drenicak të kolegut tonë Baton Haxhiu, Dukagjin Gorani, redaktor i atëhershëm i gazetës.
Pas dhjetë vjetësh, Drenica, Baton Haxhiu dhe Dukagjin Gorani dhe shumë të tjerë do të jenë të përfshirë në një libër, “Lufta ndryshe” (botimi “Kumti”, Tiranë), që përshkruan vitet dramatike të luftës në Kosovë. Drenica si tabloja ku zhvillohet lufta, Dukagjin Gorani në një rol episodik si shok i vjetër i Hashim Thaçit, e Baton Haxhiu si autor i librit, rrëfimtar i ngjarjeve, komentues i njerëzve dhe analist i zhvillimeve gjeopolitike.
Nuk e di kë e kishte kërkuar asokohe në redaksi dhe nuk e di a e kishte gjetur. Megjithatë, një pikëpyetje se çka kërkoi dhe a e ka gjetur më përcolli në të lexuar këtë libër. Siç më përcolli përvoja ime e parë profesionale me autorin. Më solli një tekst që ishte në kulm të aktualitetit. Sapo kishin ngjarë demonstratat më të mëdha të opozitës serbe kundër Milosheviqit, ai ishte ndër të rrallët gazetarë shqiptarë të jenë gjendur në Beograd.
Mora tekstin e tij të gjatë, 4 a 5-faqesh të shtypura makinë, i hyra redaktimit, duke mos parandier se ky mund të kishte qenë njëri prej momenteve që do ta mbaja mend gjatë. Mësova tri gjëra, asnjëra prej tyre në lidhje me demonstratat në Beograd. E para, se kisha nerva bukur të forta, ngase merresha me njërin prej teksteve më të këqija që kisha lexuar. E dyta, se zbulova të pasurit e një durimi mazokist, ngase përpiqesha të redaktoja një tekst të paredaktueshë m. E treta, se duhet të kisha vetëbesim që kufizohet me arrogancë që të sillja një tekst të këtillë e të prisja të botohej. Në numrin e ardhshëm të revistës KOHA në Prishtinë, në mars të vitit 1991 , botova tekstin në formën e nja njëzet rreshtave.
Pas 17 vjetësh ndjeva barrën e bashkëpërgjegjë sisë; mosarritjen e të ndihmuarit për formësimin e një gazetari artikullshkrues, pas kaq shumë vjetësh bashkëpunimi me të.
2.
Metafora e Beogradit do ta përcjellë autorin edhe në këtë libër. Ka qenë aty, në vendin e ngjarjes, dhe kjo ka rëndësi parësore. Në kushte të rrezikshmërisë së lartë, autori do të gjendet në Drenicë, në fillim të luftës, te Jasharajt, para se të bëhej masakra, në Rahovec, para se të binte qyteti, në Reçak, pasi që ishte kryer masakra… Do të jetë, disa herë në takim me komandantët e UÇK-së, duke i qortuar herë pas here për deklaratat e sjelljet e tyre. Në njërin rast, do të shkojë në takim me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në orën dhjetë të mëngjesit dhe do ta gjejë të zgjuar nga gjumi vetëm Fatmir Limajn. Do të jetë me diplomatët perëndimorë, ndërsa ata u raportojnë kryeqyteteve të tyre për zhvillimet në Kosovë, me indikatorët e qartë për luftën. Do të jetë i “vrarë” në luftë, i ringjallur në Maqedoni.
Metafora e Beogradit do ta përcjellë autorin edhe në këtë libër. Ka qenë aty, në vendin e ngjarjes, dhe kjo ka rëndësi parësore. Në kushte të rrezikshmërisë së lartë, autori do të gjendet në Drenicë, në fillim të luftës, te Jasharajt, para se të bëhej masakra, në Rahovec, para se të binte qyteti, në Reçak, pasi që ishte kryer masakra… Do të jetë, disa herë në takim me komandantët e UÇK-së, duke i qortuar herë pas here për deklaratat e sjelljet e tyre. Në njërin rast, do të shkojë në takim me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në orën dhjetë të mëngjesit dhe do ta gjejë të zgjuar nga gjumi vetëm Fatmir Limajn. Do të jetë me diplomatët perëndimorë, ndërsa ata u raportojnë kryeqyteteve të tyre për zhvillimet në Kosovë, me indikatorët e qartë për luftën. Do të jetë i “vrarë” në luftë, i ringjallur në Maqedoni.
Problemi është se si të vihen të gjitha këto përjetime në letër. Si të shënohen këto, nga perspektiva e kronistit, protagonistit apo diçka tjetër?
Një zë duhet ta ketë kërkuar Baton Haxhiu, por “nukaka”.
Në mungesë të rrëfimtarit kemi një aventurë në masë të madhe të çliruar nga respekti për konsistencë, narracion dhe shumë herë për faktet.
Në mungesë të rrëfimtarit kemi një aventurë në masë të madhe të çliruar nga respekti për konsistencë, narracion dhe shumë herë për faktet.
Aty ku nuk ekziston përjetimi personal i autorit hyn improvizimi dhe spekulimi. Bob Norman, njëri prej diplomatëve të parë amerikanë që e kanë përcjellë fillin e luftës në Kosovë, të cilin autori e quan “drejtor politik në Ambasadën amerikane”, post krejtësisht joekzistues për cilëndo ambasadë në botë, do të citohet tekstualisht në raportet drejtuar Washingtonit, thuajse janë nxjerrë nga arkiva shtetërore, diku në vitin 2018. Apo, tek Julian Braithwaite, një diplomat britanik që përcolli me guxim tërë eskalimin e luftës që nga Prekazi, do të identifikojë autorin anonim të një raporti në revistën “Jane’s Defence” dhe do të citojë in extenso pjesët e tij si qëndrime të Qeverisë britanike.
Për më tepër, do të harrohet edhe rregulla bazike e atribuimit të mendimeve të të tjerëve. Autori, në analizën e tij shkruan se “në fillim të dhjetorit, zyrtarë të SHBA-së, me një ndërrim të papritur të politikës, bënë të ditur se Milosheviqi nuk duhej të mbetej gjithmonë guri i skajshëm në politikën e SHBA-së në Ballkan”. Ndonëse i paraqitur si mendim personal i autorit, shprehja “guri i skajshëm” nuk i përket kontekstit të gjuhës politike të Drenicës, Kosovës apo në përgjithësi të gjuhës shqipe. I përket shprehjes në anglishte “cornerstone” , që në fjalorin tonë politik rëndom përkthehet si “shtyllë”.
3.
“Lufta ndryshe”, siç titullohet libri, mund të prodhojë edhe një “Histori ndryshe”. Autori i librit shkruan gjerë e gjatë për Konferencën e Rambouilletit, pa marrë pjesë. Duke rikrijuar momentet më dramatike të kësaj konference, kur Hashim Thaçi këmbëngulte në mosnënshkrimin e marrëveshjes, duke rrezikuar kështu humbjen e përkrahjes ekzistenciale amerikane, autori nxjerr një version krejtësisht të ri. Nxjerr dëshmitar James Rubinin, zëdhënësin e sekretares Albright, citon herë pas here “të ketë thënë sekretarja Albright”, madje përshkruan edhe biseda të saj me presidentin Clinton, për të mbërritur te pika ku Hashim Thaçi propozon një rrugë të ndërmjetme kompromisi, me të cilën pas 2 javësh do të jepej nënshkrimi formal.
“Lufta ndryshe”, siç titullohet libri, mund të prodhojë edhe një “Histori ndryshe”. Autori i librit shkruan gjerë e gjatë për Konferencën e Rambouilletit, pa marrë pjesë. Duke rikrijuar momentet më dramatike të kësaj konference, kur Hashim Thaçi këmbëngulte në mosnënshkrimin e marrëveshjes, duke rrezikuar kështu humbjen e përkrahjes ekzistenciale amerikane, autori nxjerr një version krejtësisht të ri. Nxjerr dëshmitar James Rubinin, zëdhënësin e sekretares Albright, citon herë pas here “të ketë thënë sekretarja Albright”, madje përshkruan edhe biseda të saj me presidentin Clinton, për të mbërritur te pika ku Hashim Thaçi propozon një rrugë të ndërmjetme kompromisi, me të cilën pas 2 javësh do të jepej nënshkrimi formal.
Është vështirë e pajtueshme kjo ikje kaq e madhe nga e vërteta me rolin e autorit të një libri, por më e madhe është kur autori i këtij libri ka pasur në dorë atëbotë jo vetëm raportet e korrespondentë ve të KOHË-s Ditore nga Rambouillet, por edhe miq personalë brenda Kështjellës, të cilët ishin dëshmitarë edhe më të afërt se Rubini. E, ky i fundit do të japë rrëfimin e vet më ndryshe prej atij të përshkruar nga Haxhiu.
A do të ishte historia ndryshe në “Luftën ndryshe” po të ishte ndryshe përbërja e Qeverisë së Kosovës, e kryeministër i saj të mos ishte Hashim Thaçi?
4.
E kërkova një rrëfim tejet të rëndësishëm në këtë libër. Por, “nukaka”.
E kërkova një rrëfim tejet të rëndësishëm në këtë libër. Por, “nukaka”.
Është rrëfimi për takimin e autorit të librit dhe Mahmut Bakallit me shefin e UDB-së, Jovica Stanishiq, në Brezovicë. Sipas fjalëve të deritanishme të Baton Haxhiut, Sigurimi Shtetëror Serb kishte kërkuar takim konfidencial me Bakallin, për t’ua përcjellë një mesazh kërcënues shqiptarëve, se në rast të luftës do të aplikohej strategjia e “tokës së djegur”, e duke ofruar njëkohësisht bisedime për autonomi.
Ky takim, mbresëlënës për opinionin publik shqiptar, ka nxitur jo vetëm ndonjë akuzë të herëpashershme ndaj Haxhiut (me nënpyetjen fundamentale se pse ka kërkuar ndërmjetësimin e Haxhiut UDB-ja serbe), por do të jetë edhe njëra prej pikave në akuzën ndaj Milosheviqit në Tribunalin e Hagës. Si edhe të vetë Stanishiqit, gjykimi i të cilit po afrohet, me frikën brenda Tribunalit se do të vdesë para se të flasë.
5.
Baton Haxhiu përpiqet t’i japë vulë një kohe, vulën personale të të përjetuarit dhe të të menduarit, qoftë vetjak, qoftë ashtu si i ka kuptuar të tjerët, për një periudhë intensive të një shoqërie në krizën e buzëluftës dhe të luftës.
Baton Haxhiu përpiqet t’i japë vulë një kohe, vulën personale të të përjetuarit dhe të të menduarit, qoftë vetjak, qoftë ashtu si i ka kuptuar të tjerët, për një periudhë intensive të një shoqërie në krizën e buzëluftës dhe të luftës.
Pas luftës, me një mllef të pandalur, jep arsyen e të shkruarit të librit.
“Duke trajtuar këtë vend dhe këto gjëra, kam vënë re se për disa gjëra duhet të jesh oportunist, luajal, i pafytyrë, i poshtër, injorant dhe bythëlëpirës”.
A është kjo vula e viteve që vijnë.
Veton Surroi