nga Tefik Selimi Këto ditë doli nga botimi revista letrare “Ujëvara”, e cila botohet në Gjilan, por që shpërndahet në tërë vendin, tani më ka nxjerrë në dritë edhe numrin e tretë, e që tani më është në të gjitha pikat e shitjes dhe lexuesi mund ta ketë në duart e tij për ta lexuar. Kjo revistë letrare pretendon dialogun për kulturën e artin, e jo fjalosjen.
Ndonëse revitsta letrare është e “re” për nga “mosha” ajo sërish është në duart e lexuesve dhe kësaj here ka një përqendrim në shkrimet autoriale për art, letërsi, kulturë, trashëgimi, sociale e të tjera, dhe me pak artikuj informativ. Numri i tretë i “Ujëvarës”sjellë shkrime të dialogut, arsyes dhe mirëkuptimit dhe përpiqet të jetë një zë i fuqishëm i arsyes për paqe në këtë kohë me shumë stërlodhje. Kësaj herë, me nga një shkrim janë përfaqësuar autorët si janë: Cen Pushkolli, Gani Mehmetaj, Ganimet Klaiqi, Ramadan Asllani, Tahir Dalipi, Sabri Beqiri, si dhe me më shumë shkrime vetë botuesi dhe kryeredaktori i kësaj reviste, Heset Zymberi. Botuesi dhe redaktori i saj, Heset Zymberi, thotë se revista “Ujëvara” tani është e përdymuajshme dhe ky është numri për janar dhe shkurt 2011. Përndryshe, në këtë numër të “Ujëvarës”, në ballinë të saj, janë të shkoqitura titujt e disa temave të trajtuara në brendësi të kësaj reviste ku mund të veçohet: “Gjuha standarde në nivel kombëtar na ofron ndërmjet veti”, “Vrasja në pusi”, Heronjtë e bukës – Hamajtë!”, “Dëshmi e shqiptarisë së Toplicës”, “Figura morale e Ervehes”, “Procesi i Kafkës në realitetin kosovar”, “Perl Bak”, “Trashëgimtarët”, e të tjera. Janë këto tema të nduar-nduarta, të cilat, në një mënyrë, shprehin aktualitetin sotëm tek ne.