Shkrimtarja Jojo Moyes ka fituar shpërblimin e vitit për romanin romantik, me librin e saj ‘The Last Letter from Your Lover’.
Moyes u prezantua me shpërblimin e saj në Pure Passion Awards në Londër.
Shkrimtaret Josephine Cox dhe Penny Jordan gjithashtu u nderuan me shpërblime për arritje të shquar për kontributet e tyre ndaj këtij zhanri.
Katie Fforde, udhëheqëse e Asociacioni i Romanciereve Romantike, tha se Moyes, e cila gjithashtu e ka fituar këtë shpërblim edhe në vitin 2004, ishte ‘fituese e vlefshme në një konkurrencë shumë të fortë’.
Romanet tjera konkurruese për këtë çmim ishin romani ‘Amazir’ nga Tom Gamble, ‘Kissing Mr Wrong’ nga Sarah Duncan dhe ‘To Defy a King’ nga Elizabeth Chadwick.
‘The Jewel of St Petersburg’ nga Kate Furnivall dhe ‘The Golden Prince’ nga Rebecca Dean qenë gjithashtu të nominuar në këtë kategori.
Josephine Cox – e cila është autore e 43 romaneve në 23 vitet e fundit, duke shitur 24 milionë kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Jam e tronditur dhe e gëzuar që po e marr një shpërblim kaq prestigjioz”.
“Është diçka që kurrë nuk e kam pritur dhe do të dëshiroja t’i falënderoj të gjithë ata që mendojnë se unë e meritoj këtë çmim”.
Tri shpërblime të tjera u prezantuan në ceremoninë që u mbajt në Londër, ku u dhanë shpërblimi për romanin historik, i cili shkoi te Elizabeth Chadwick, ndërsa romani i Jill Mansell me titull ‘Take a Chance on Me’ e mori shpërblimin për komedi romantike.
Fituesja e shpërblimit Tregimi i dashurisë i këtij viti ishte Louise Allen me romanin ‘The Piratical Miss Ravenhurst’ të botuar nga Mills & Boon.