2011-03-16

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës”

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpërmes një komunikate për shtyp, kanë shprehur indinjatën me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK-së nga Malisheva dhe Lipjani, sot nga ana EULEX-it. “Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim
image
  Prishtinë, 16 mars 2011 - Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpërmes një komunikate për shtyp, kanë shprehur indinjatën me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK-së nga Malisheva dhe Lipjani, sot nga ana EULEX-it.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Familjareve së Dëshmorëve të UÇK-së, në një reagim të përbashkët, theksojnë se veprimet e EULEX-it janë të pabazuara e të papërgjegjshme, me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare dhe për të provokuar një situatë të tensionuar në Kosovë.
“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj janë të njohura ndërkombëtarisht. Demonizimi i luftës së UÇK-së nga misioni i EULEX-it, tregon bashkëpunimin që ka ky mision me Serbinë gjenocidale dhe me argatët e saj brenda Kosovës”, thuhet në reagim.
“UÇK-ja nuk është formuar për të kryer krime, por për të ndalur krimin shtetëror serb dhe për t’i dhënë fund okupimit 86-vjeçar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka dhënë shembuj të shumtë në mbrojtjen e popullatës civile, siç vlen të ceket mbrojtja e 85.000 civilëve në Malet e Berishës, ashtu siç ishte e suksesshme edhe në betejat e saja kundër një armiku shumëfish më të armatosur”.
Përfaqësuesit e shoqatave shprehen se duke qenë dëshmitarë të veprimit të grupeve kriminale serbe edhe më tutje brenda territorit të Kosovës, një pjesë e të cilave struktura janë edhe përgjegjëse për gjenocidin e bërë gjatë luftës, kërkojnë që “gjahu kundër luftëtarëve të UÇK-së” të ndërpritet menjëherë, kurse të ndiqen kriminelët e vërtetë.
Në ditët në vijim, OVL, SHIL dhe SHFD e UÇK-së thonë se do të informojnë opinionin për masat e mëtutjeshme, të cilat do të jenë “në kontribut të ndërprerjes së fushatës së EULEX-it kundër UÇK-së”.

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...