2011-03-14

Nga Elinda Marku :Kaloresit te Drites





Kaloresit te Drites. I vetmi kalores qe kam pare gjalle!


(Rudolf Markut)

(ne vend te esese)


Ti je Kalores i Drites. I asaj drites qe une vetem e shoh pa mundur ta ndjek. Pa ditur te tregoj per te, askujt. Edhe pse aq shume dua. U kam borxh atyre qe vertete do te doja t'u tregoja per kete kalores. Qe te besojne se ende eshte nje i tille. Kalores i Drites.
Gjithnje keshtu ka qene. Gjithnje kane qene te rralle kaloresit e saj. Nuk bien ne sy. Ngaqe duket sikur ka drite me bollek. Ata te vetmit, kaloresit, qe e dine se nuk ka mjaft drite, e shtojne ate.Packa se verberise, fatkeqesisht i shtohen banoret.
Jane kaq te vetmuar Kaloresit e Drites. Edhe Kaloresi qe dalloj une, ashtu eshte, i vetmuar. Eshte i vetmuar, vetem ngase ai e di c'eshte dashuria. Dhe vetem te vetmuarit e dine kete. Ndonese mendohet se e ditkan te dashuruarit! A se e ditka shen Valentini. Pf.
...Te vdekurit e dine c'eshte jeta. E dine nepermjet nesh qe na lene ketu edhe per pak, e pastaj ne nepermejt atyre qe do leme...
Kam parasysh Zija Celen dhe dy librat e tij te fundit. Besoj tashme se vdekja na meson te duam. Na dikton dashuri, me shume se dhimbje! Dhe duam jo vetem ne emrin tone te pervecem, ndonese flasim pervecmas. (ose shkruajme, ne rastin e Celes)
Kam parasysh (...) edhe Podrimen. Te cilin per bindjen time e beri poet vetem vdekja e Lumit. Po t'i heq (dhe e kam provuar ta bej) Podrimes poezite per Lumin, ai me behet nje poet medioker. (edhe pse mund te mbetet tek tuk ndonje poezi e mire). Me behet nje poet qe shterzon, shterzon per te mos thene shtiret. Dhe per mua (gabimisht ndoshta) Podrimja ka mbetur tek poezia e Lumit, per Lumin. Akoma nuk e ka kapercyer. Pra, ndonjehere edhe u dashka bekuar vdekja. E cila mua nuk me duket edhe aq e keqe. As me e keqja qe i ndodh njeriut , qofte edhe ne rastin me te keq, si rastet e Celes, Gjetjes, dhe Podrimes!
Eshte dhimbja me e vertete. Me e besueshmja. Qe i jep te drejten legjitime te gjallit te qaje, te ankohet, te jetoje, te kete frike ose te trimerohet, TE SHKRUAJE. Dhe qe, eshte nje shans i madh, pervec asaj qe eshte fatkeqesi, qe njeriu te behet. Te plotesohet. Te jetoje disafish! Kete ben edhe Cela, sidomos ne dy librat e tij te fundit. Nuk jeton e nuk shkruan vetem per vete. Vetem per hater te jetes. Por, edhe per ate, te birin, edhe per ato te vdekurit, qe i duam qe gjalle. Edhe per hater te vdekjes. Dhe sidomos shkruan per... me shume se sa mund te permendim. Mund te nenkuptojme.... Shkrimin per librat e fundit te Z. Celes, une e marr si nje lajm qe sjell ai, Kaloresi i Drites. I vetmi qe kam pare, gjalle.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...