Zekë Lushaj “Jegon kënga e çiftelia”.- Botoi Klubi letrare “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë 2011
Përmbledhja e vjershave “Jehon kënga e çiftelia” e autorit Zekë Lushaj është libër i veçantë dhe karakteristik.Është i tillë, sepse vjershat e tij janë poezi epike, hartuar sipas modelit të rapsodive popullore .
Është i tillë, sepse vjershat janë shkruar nga një krijues që është edhe këngëtar, çka do të thotë se ato jo vetëm që lexohen, por edhe mund të këndohen në përcjellje të çiftelisë apo të sharkisë,
Është i tillë,sepse lexuesi këtu do të gjejë tema e motive më të llojllojshme, të trajtuara me një përkushtim të madh, që të pasqyrojnë realitetin, përkatësisht ngjarjet që e kanë përcjellë popullin shqiptare nëpër valët e jetës,duke filluar nga historia e vendit, nëpër baticat dhe zbaticat nëpër të cilat ka kaluar, gjer ke vjershat humoristike me te cilat thumbohen dukurit negative në shoqëri.
Poezitë e kësaj përmbledhje janë krijime të thurura sipas modelit të metrikës klasike, ku kërkohet edhe përputhja e rrokjeve në fund të vargjeve. Ndoshta edhe për këtë ato nganjëherë edhe duken si këngë popullore, edhe pse ato,në pjesën më të madhe, janë krijime origjinale të autorit.
Zekë Lushaj u këndon objekteve ,përkatësisht ngjarjeve që e kanë tronditur popullatën në kohë dhe hapësira të caktuara.. Një pjesë e mirë e tyre i këndon Kosovës, Kosova e Zekë Lushajt është bukuroshe, është si lule, është trimëreshë, është heroike që u ka qëndruar rrebesheve të shumta nëpër valët e jetës që e kanë përcjellë shekuj më radhë, por nganjëherë edhe ajo rënkon dhe kur e ka punën piskë i thërret bijtë e vet që ta shpëtojnë nga e keqja që mund ti kanoset. Ajo,Kosova pra, rriti dhe edukoj trima të pashoq, që u sakrifikuan për vendin pa iu trembur syri fare . Këtyre martirëve, përkatësisht heronjve të shpallur dhe të pashpallur Lushaj u ngrit përmendore në vargjet e veta duke i bërë të pavdekshëm, njerëz që do të përkujtohen gjeneratë pas gjenerate. Të tillë janë jo vetëm Bajram Curri, por edhe Shaban Hoxha, Sali Çeku,Enver Dobra, Qazim Hoti,Mursel Osmani,Zaim Bajrami,Selim Berisha,por edhe Nazmi Gradina, që u vra por nuk vdiq, Hysni Dautaj, Gëzim Vishaj,Lushi i Vogël ,si dhe Mehë Uka i Bajgores e shumë e shumë heronj e martirë të tjerë, që i dolën përballë armikut ,disa herë më të fortë . Zihen në gojë, këtu, edhe disa familje të njohura për sakrificën që dhanë për të mirën e atdheut. Dallohen këtu familja e Haradinajve si dhe ajo Adem Jasharit,që nuk kursyen as jetën, të mbetur të pavdekshëm në historinë e popullit shqiptar në përgjithësi dhe atij kosovar në veçanti.
Tragjeditë që shkaktoi pushtuesi serbe, veçanërisht gjatë bombardimeve te forcave të NATO-s mbi popullatën e pambrojtur shqiptare është po ashtu burim frymëzimi i autorit të veprës “Jehon kënga e çiftelia”. Forcat serbe masakruan banorët, popullatën duarthatë te fshatit Qyshk të Pejës, ashtu siç i masakruan edhe ata Markalleshit në Vraniq të Gjakovës e në disa fshatra tjera anë e kënd Kosovës.
Mërgimi i popullatës, për shkaqe ekonomike në radhë të parë apo edhe për të tjera arsye, reflektohen negativisht në jetën e njerëzve në forma të ndryshme,duke shkaktuar nganjëherë edhe tragjedi të paparashikuara. Të këtilla janë ato që i ndodhin Hasan Fazlisë,Bajram Zekës, Ajshes se Azemit etj, Këtyre personave të njohur Zekë Lushja u thur vargje duke ua quajtur hallën për tragjeditë që i ka përcjellë për shkak se nuk kanë qëndruar në vendin e lindjes, por e kanë marr botën në sy për një kafshatë buke, e që kanë përfunduar tragjikisht ata ose ndonjë nga anëtarët e familjeve të tyre.
Trimeria nuk dëshmohet vetëm me sakrifica të jetës se njeriut. Ajo mund të dëshmohet, me fjalë,por me vepra , që në shikim të parë nuk duken edhe aq të mëdha, por që në esencë të tilla janë, sepse dëshmojnë për një qendrim të pashoq të personit të caktuar në situate të caktuara ,që i dikton momenti. Dhe në këso rastesh del në pah burrëria dhe stoicizmi njerezor i atyre që ndërmerrin ndonjë akcion në të mirë të tjerëve apo edhe të kombit . Në këtë vazhdë duhet permendur heroizmin e mësueses Lumnije bashkë me djalin e saj Besnikun,por edhe mësuesin Bekim,të cilët me sakrificën e tyre i shpetuan nxënësit nga më e keqja që u kanosej nga barbarët e terbuar serbë,gjatë luftës se fundit. Dhe këngët për Lumën, Bekimin , por edhe për mësuesin Besnik janë ndër më të ngrohtat e këtij libri, ndoshta mu pse janë të afërtë të autorit, që i ka ndie me shpirt dhe i ka shpreh me ndjenja të thella frymëzimi.
Lekë Lushaj ka kënduar edhe për shumë tema të tjera duke u treguar kështu një ndër krijuesit që e njeh mirë historinë e trevave nga rrjedh bashkë më realitetin e kohës në të cilën jeton dhe vepron. Në disa sosh ai ve në thumb të kritikës dukuritë negative që e përcjellin shoqëtinë në ecjet e saja në të përditshmë. E gjithë kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një krijues serioz, me një personalitet që do dhe di çka ti thotë lexuesit me vargje të ngrohta, të frymëzuara dhe që shperthejnë si vullkan I pashuar.
Marrë në përgjithësi vjersha temash dhe motivesh të ndryshme e bëjnë veprën “Jehon kënga e çiftelia” libër të këndshëm, që lexohet me endje, me një kurreshtje të posaçme, dhe gjithësesi si një vepër që i pasuron bibliotekat tona.