UJDISTËT
Pse gazeta “Koha ditore”, pastaj KTV-ja vjellin aq mërishëm në gjithçka që është shqiptare, qeveritare, shtetërore, duke u përpjekur të shohin (ëndërrojnë!) vetëm zi e më zi, të shohin Kosovën e gjunjëzuar, të robëruar, të serbizuar, të varfër, të katandisur me vlime sociale e rebelime fatale, me vëllavrasje, duke harruar se populli po plas së qeshuri me këtë soj fataliteti moral e kulturor e njerëzor i rënë në zero!Riza GREIÇEVCI
Zotëri Veton: Pse gjithë kjo urrejtje për Drenicën?!
Pasi populli me votën e lirë e shkeli dhe i tregoi shkurt e shqip se më kot harxhon ata miliona euro që i ke vjelë nga fonde të ndihmave humanitare, dhe, perëndoi përgjithmonë perandoria famëkeqe antishqiptare e UJD-it tuaj, mbaroi koha e Rankoviqit, Qosiqit, Andriqit, e po ashtu shpëlani duart nga krimi dhe gllabërimi i donacioneve të huaja pas luftës çlirimtare, me propagandë, fyerje e rrena në dëm të medieve kosovare, në dëm të UÇK-së, ja që këto ditë, ish-kolegu e miku im i profesionit të gazetarit në “Rilindje”, atëherë aq shumë e nderonim, Veton Surroi, u shmang nga udha e Zotit, e historisë, nga e vërteta dhe hodhi në qarkullim edhe një pamflet të tipit të Çubriloviqit, Andriqit, Qosiqit, Drashkoviqit, dhe atyre që s’ia duan të mirën as lirisë, pavarësisë, as shtetit, as popullit të Kosovës, duke shfaqur nervozizëm, primitivizëm dhe zanat të farefisit të tij: urrejtje, fyerje ndaj popullit të Drenicës, bëri përpjekje për t’u hakmarrë për perëndimin e perandorisë së Serbisë së Madhe millosheviqiane, duke dezinformuar e deformuar realitetin e historisë e të rezistencës së popullit të Drenicës. S’është hera e pare që këso speciesh të rodi kosovar hidhen ashiqare kundër dinjitetit, luftës, trimërisë, traditave, gjakut të derdhur të popullit të Drenicës, në një anë, sa për të përmbushur obligimin e UJD-it ndaj aspiratave dhe luftërave, ndaj personaliteteve, atdhetarëve e trimave që derdhën, jo politikë të turpshme e të ndotur sllave-çetnike-ruse, por derdhën gjakun në rezistencë dhe luftë për çlirim nga rodi i Shën Savës. Kjo sakrifice shekullore e popullit të Drenicës u realizua nga UÇK-ja e lavdishme, e cila u formua mu në Drenicën heroike (shyqyr Zotit, jo në Gjakovën titiste komuniste të mbushur urrejtje ndaj qytetarëve të viseve të tjera, Drenicë, sic!) duke urrejtur e fyer e shantazhuar dhe e anashkaluar ashiqare në faqe gazete të TV-bastilës kosovare “Koha Ditore” private, pronë e Veton Surroit (kjo fushatë ndaj një populli liridashës e trim po vazhdon edhe sot, bile-bile edhe më turpshëm!!) në pronën e tij mediatike të mëkëmbur nga gllabërimet e të gjitha ndihmave dhe donacioneve të huaja që organizatat humanitare e të tjera dhanë pas Luftës Çlirimtare të Kosovës, jo për cullën e surrojve, po për të gjitha mediet e tjera. Dhe, sipas burimeve tona jozyrtare, por tepër të informuara, allishverishi dhe gllabërimi i fondeve humanitare e të tjera për media kosovare (Koha Ditore, dhe KTV privat i tij) janë në dosje të mëdha, po hetohen hollësisht nga EULEX-i dhe presin rendin e ekzekutimit gjyqësor.
Fadil Hoxha nga Gjakova theu besën që ia dha komandantit Shaban Palluzha!
Për hir të së vërtetës, të historisë, për hir të gjakut dhe eshtrave të kryekomandantit heroik, Shaban Palluzha, për hir të eshtrave të qindra viktimave të pafajshme: gra, foshnje, fëmijë, gjyshe, vajza, pleq, që u masakruan mizorisht nga thika e çetnikëve partizanë të Fadil Hoxhës dhe shokut Tito, përgënjeshtrojmë fuqishëm fundekrye këtë hibrid shkrimor qesharak, plot urrejtje, primitivizëm, përpjekje për hakmarrje, dezinformim, inat, skizofreni, smirë ndaj personalitetit, lirisë fizike e familjare të komandantit Shaban Palluzha, jo me fjalë e rrena, e supozime të të tjerëve, por këtë po e bëjmë me fakte e dëshmi që flasin me të vërtetën. Është për t’u dyshuar se partizani i përbetuar i shokut Tito, Fadil komandanti i forcave partizane-çetnike-gjakatare-shfarosëse të ushtrisë së Luftës së Drenicës, të ketë pohuar shumë vite më pas
(Shaban Palluzha ishte një burrë i pashkollë, në shërbim të okupatorit?! – sic!), kur me forcën e politikës dhe të shkaut partizan-çetnik ta denoncojë e ta vrasë komandantin Shaban Palluzha, pastaj militantin, patriotin dhe luftëtarin e tipit të Dedë Gjo Lulit, Mehmet Gradica (të likuiduar bashkë me shumë bashkëluftëtarë, fëmijë, gra, pleq, foshnja në kullën e Dvoranëve të Drenicës), se kinse ai (Shaban Palluzha), ruana Zot, ishte në shërbim të okupatorit! Nga këtu del se komandanti partizan-titis Fadil Hoxha nga Gjakova (siç do të lexoni e mësoni më poshtë, lexues të nderuar, me fakte e argumente të gjalla!) ai mashtroi, tradhtoi dhe theu besën shqiptare që ia kishte dhënë Shaban Palluzhës, se do të bënte çdo gjë të mundshme për të realizuar kërkesat e parashtruara publikisht nga Mixha në të mire të ndalimit të masakrave e dhunës e krimit të partizan-çetnikëve në territorin e Drenicës. Se një pohim i tillë (Shaban Palluzha ishte në shërbim të okupatorit) dyshohet të jetë thënë nga goja e Fadil Hoxhës (sepse ai mire e ka ditur pse Shaban Palluzha ka kërkuar të mos shkohet jashtë territorit të Kosovës për të vdekur e derdhur gjakun për të tjerët, kur territori i Drenicës ishte pushtuar nga forca të mëdha të armatosura çetnikësh, ustashësh, kriminelësh, dhe kishin marrë për detyrë nga Shtabi i Përgjithshëm i LNÇ-së, shokut Tito, për të vrarë, masakruar, dhunuar e përdhunuar, për të djegur e për të spastruar territorin e Drenicës heroike nga drenicarët, dhe pastaj të bënin më lehtë kolonizimin me serbë e malazias, siç edhe e bënë. Shoku Fadil mirë e kishte dëgjuar vendimin e komandantit Shaban Palluzha:
“Pa më ra prushi në qafë nuk shkoj me derdhë gjakun dhe me dekë për Serbinë e Vojvodinën, kurse pas shpinës teme, por edhe pas shpinës tane, shoku Fadil, në Drenicë po derdhet gjaki deri në gu, po vriten, likuidohen me thikë e tela në fyt foshnja në djep, nëna, gjyshër, fëmijë, pleq! Ne kofsha Shaban Plluzha që më thonë, due m’u kthye e me dekë bashkë me popullin e Drenicës, due m’i dalë zot gjakut e rodit tim, dhe nuk e derdh gjakun për shkaun! Po edhe Veton Surroit mbase mund t’i kujtohen bisedat e Fadilit, komandant partizan i Titos nga Gjakova, prandaj jemi të bindur se Fadili i ka treguar Surroit bisedën që ka bërë me Shaban Palluzhën atëherë në Serbicë, i ka treguar për marrëveshjen që kanë lidhur, për besën që ia ka dhënë Mixhës Fadili, dhe po ashtu jemi të bindur se kjo bisedë është shtrembëruar, improvizuar nga “çlani” i UJD-it të dikurshëm, por, pse e ka bërë këtë turp e padrejtësi ndaj një komandanti drenicar dhe një populli të Drenicës Veton Surroi, vetëm ai e di, dhe duhet ta tregojë, ani pse merret vesh qëllimi i tij!
Biseda e Fadil Hoxhës në Skenderaj me Shaban Palluzhën!
Qe dëshmitarët, shoku Fadil! Fol me ta. Shiko trupat e masakruar të foshnjave, të grave, të pleqve! Shih telin në fytin e tyre! Luftëtarët e Drenicës i thirrni për të shkuar nëpër Vojvodinë e Serbi për ta ndjekur armikun? Jo!Ti, shoku Fadil, gjuan melaqen tënde, shti në gji dreqin e huaj! Ju i dërgoni luftëtarët shqiptarë atje për t`i tradhtuar, për t`i likuiduar, dhe të mos u dihen, as eshtrat, as varri ku i kanë. Ju bëni përpjekje për ta zbrazur jo vetëm Drenicën nga shqiptarët. Nuk ha barë populli, shoku Fadil Hoxh!. Shqiptarët me bishta, “miqtë e tu komunistë” u thoshin e u thonë edhe sot, kanë rrokur armët për ta mbrojtur shtëpinë dhe vendin e vet. Duan jetën e përbashkët me racën, me gjakun e djepin e atdheun e vet, Shqipërinë! Komunizmi juaj do ta popullojë Dreninë me kolonë. Por jo vetëm Dreninë, tërë Kosovën. Ky qenka bashkim-vëllaznimi, shoku Fadil, a? Këtë çorbë na e hidhni ne shqiptarëve në sofër? Kështu nuk jemi marrë vesh kur filloi lufta. Do ta ndërtoni Fantazmën e lirë, thoni? Me gjakun e me kokat e me mishin e shqiptarëve? Do ta ndiqni djallin me shqiptarët, pastaj ndërtoni familjen e madhe Fantazmë:
Bashkim – Vëllaznimin? Duke i likuiduar popujt e vegjël? Duke i rrejtur? Duke i mashtruar popujt e larë në gjak e në skamje, kërkoni fitoren e lirisë?
Mixhë, - i kishte thënë shoku Fadil Hoxha, Shaban Palluzhës, kthej dymbëdhjetë batalionet me luftëtarë në udhën e Titos, në luftën e partizanëve, të cilët gjithsesi do të fitojnë luftën. Gjysma e botës është me Titon. Me partizanët, Mixhë. Ai pas mbarimit të luftës do bëjë një familje të madhe popujsh, gjuhësh e fesh të ndryshme rreth një sofre të bashkim-vëllaznimit. Aty do hyjë edhe populli i Drenicës. S`do mungojë më kripa, buka, bezi, gazi...
Shoku Fadil, populli do lirinë për të cilën derdhi dhe po derdh gjakun. Populli do bashkimin me trojet e tjera të Amës. Shqiptarët nuk luftojnë kundër Titos, as partizaneve. Populli do të vazhdojë luftën për liri, luftojnë dhunën e diskriminimin e robërinë shekullore. Ne, shoku Fadil, kërkojmë bashkimin kombëtar, për të cilin ti vetë na ke thënë sy më sy: Pas mbarimit të Luftës-nacionalçlirimtare, me referendum, populli shqiptar i Kosovës do të bashkohet me Shqipërinë. Secili popull në atdheun e vet. Për këtë shkak kemi hyrë në luftë për ta larguar armikun. Mixhë, kthej batalionet në udhën e çlirimit. Kjo udhë e çlirimit ju takon edhe shqiptarëve, kishte premtuar Fadil Hoxha.
Ju, shoku Fadil, u ndihmoni partizanëve, jeni në krahun e tyne... Ndihmoni Rusinë. Ndihmoni aleatët e komunizmit, që sherrin shtatë Evropa ua kanë pa! Ju ndihmoni ata që ndanë, përçanë dhe gllabëruan trojet etnike të shqiptarëve. Londër e Berlin prapë ju premtoni shqiptarëve. Nuk e besojmë Evropën, as juve partizanëve s`u besojmë ma kurrë! Hajt, ne po u besojmë, por a i zihet bese dreqit të kuq?
A po i sheh këta trupa të vdekur, foshnje, gra, pleq, fëmijë? Imer Fazliu i kishte thënë Shaban Palluzhës: Shoku komandant, e zbuluam edhe një varr masiv me masakra. Aty gjetëm njëqind e pesëdhjetë e katër trupa të pajetë, kryesisht gra, fëmijë, vajza, pleq, plaka... Kjo është lufta partizane, shoku Fadil? Kjo është luftë çlirimtare, ju thoni? Kështu i “nderoni” dhe i thirrni të luftojnë luftëtarët nga Drenia me ju. Ta luftojnë e ta ndjekin armikun, kurse ju pas shpine, ia dridhni telin në fyt popullit! Për së gjalli partizanët tuaj kanë hedhur në prush foshnje, fëmijë! Ndër sy të familjes kanë dhunuar vasha, nuse, gra! Ku është morali komunist i partizanëve tuaj, shoku Fadil? Mos vdektë Shaban Palluzha, me dymbëdhjetë batalione luftëtarësh, pa e mbrojtur popullin e pafajshëm shqiptar të Drenisë! Nëse nuk vdes për popullin tim, shoku Fadil, mos më lashtë dheu brenda! Partizanët kanë ngulë në hu foshnjat e shqiptarëve në Dreni dhe i kanë pjekur në hell! Ndër sy të familjes. I paç në qafë, shoku Fadil, gjithë këta shpirtra të pafajshëm! Besimi në ty, duart na i lidhi. Të besuam, je shqiptar, e... Fadil Hoxha, para burrave ishte betuar: Mixhë, kërkesat tuaja do të plotësohen! Besa!
Lufta e Drenicës përfundoi me tradhti, atë ditë kur kullat e Hasan Sylës në Tërstenik u rrënuan me 28 predha të topit, më 21 shkurt 1945, tjerr kujtimet e veta Hajriz Demaku, pjesëmarrës i Luftës çlirimtare të Drenicës.(Riza Greiçevci, “Krismë”, 2004).
Shoku Fadil Hoxha: “Shaban Palluzha, bashkëpunëtor i okupatorit!”?
Më ka ardhur gur në zemër libri yt në të cilin goja e Fadil Hoxhës e shpallka Shaban Palluzhën “bashkëpunëtor të okupatorit!”, për të mos shoshitur edhe shumë-shumë të pavërteta, shtrembërime, falsifikime, abuzime të tjera historike e morale e njerëzore të një komandanti të LNÇ-së, siç ishte shoku Fadil, në dëm të Luftës Çlirimtare të Drenicës, në ballë me tribunin historik, Shaban Palluzha. Beso, jam habitur dhe kam kafshuar buzët nga habia sa me pietet përshkruani rrenën e fyerjen e shokut Fadil që i bën Luftës Çlirimtare të Drenicës, veçmas, siç thashë, Mixhës, por për zbardhjen e këtyre rrenave e falsifikimeve e shantazhimeve, e fyerjeve, shohim e bëjmë njëherë tjetër. Ja pse isha i shokuar (aq më e fyer u ndje familja e Shaban Palluzhës sot!), sepse, më ka trimëruar besimi i fortë se ju jeni aq i kthjellët nga mendja, aq i forte dhe i pasur, sa, qysh mund të ndodhë një Veton Surroi të vjellë e të pështyjë aq mërishëm mbi një pjesë të popullit të atdheut të tij nga Drenica, të jetë mbushur me aq urrejtje e smirë ndaj gjuhës, gjakut, djepit, luftës dhe pushkës së Drenicës, dhe popullit trim të saj, që sa e sa here ndër mote e ka dëshmuar se është një popull trim, bujar, mikpritës, bukëdhënës, popullit me tradita autoktone etnike shqiptare.
Nuk e kam pritur prej teje, zoti Veton Surroi!
S’e kam besuar dhe zor e kam të besoj edhe sot (anipse disa herë bëri vaki) që një Veton Surroi të vjellë urrejtje e mëri ndaj UÇK-së çlirimtare, për të cilat urrejtje tashmë kanë mësuar e dëgjuar gjithandej Kosovës, e lëre më në Drenicë. Të kujtohet sa rënd e pate fyer zbritjen e çlirimtarëve të UÇK-së nëpër qytete të Kosovës, ata, që ishin të lodhur e të dërrmuar, të plagosur e shumë syresh edhe pa ndonjë gjymtyrë të trupit, qysh gjete gjithë ato shkronja në fjalorin shqip dhe derdhe aq lot e dhembje për një viktimë serbe, trupin e pajetë të të cilit e pate botuar në faqe të pare të “Kohës ditore”, bile, shihej edhe një nënë serbe mbi trupin e të vdekurit! Dakord! Por, lexo komentin tuaj: Ja, kjo është “fitorja” e luftës çlirimtare, e UÇK-së!
A më thua: pse gazeta jote, “Koha ditore”, pastaj KTV-ja Juaj vjell aq mërishëm në gjithçka që është shqiptare, e lire, duke u përpjekur të shohë (ëndërrojë!) vetëm zi e më zi, të shohë Kosovën e gjunjëzuar, të robëruar, të varfër, të katandisur me vlime protestash e rebelime fatale, me flakë e zjarr, duke harruar se populli po plas së qeshuri me fatalitetin tuaj moral e kulturor e njerëzor prej kalamallëku, sepse, vota e lirë e popullit është verdikti numër një me të cilin Hashim Thaçi u bë dhe sot është kryeministër i Kosovës.
No comments:
Post a Comment