Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/16

Ministri i Shëndetësisë Prof.dr.Ferid Agani në QKUK, shëndetësinë do të nxjerrim nga faza emergjente

 

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikën e Kirurgjisë dhe Qendrën Emergjente në QKUK. Agani tha se prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë është ndryshimi i legjislacionit për shëndetësi duke përfshirë këtu përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë, dhe të shërbimeve për pacientë
image
 
Prishtinë, 16 mars 2011 - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikën e Kirurgjisë dhe Qendrën Emergjente në QKUK.
Agani tha se prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë është ndryshimi i legjislacionit për shëndetësi duke përfshirë këtu përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë, dhe të shërbimeve për pacientë.
Do të angazhohem që deri në muajin qershor, të dërgojmë në Parlament për shqyrtim Ligjin për Shëndetësi me ndryshimet e nevojshme, Ligjin për Sigurime Shëndetësore dhe Ligjin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, i cili duhet të ndryshohet” tha Agani.
Sipas tij, ka mangësi të shumta edhe për sa  i përket sistemit të financimit, për të cilin, ministri Agani tha se do të angazhohet që të bëjë ndryshime pozitive.
Agani tha se “shëndetësia kosovare ende është në fazën emergjente, fazë kjo që kishte filluar në vitin 2003, e  që  fatkeqësisht ende nuk është arritur të tejkalohet

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...