2011-03-18

Trepça padit Serbinë për dëmet ekonomike


(Foto: Visar Kryeziu)


Shërbimi juridik i ndërmarrjes Trepça, ka dorëzuar në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, një padi kundër shtetit të Serbisë që ka të bëjë me dëmet ekonomike që kjo e fundit i ka shkaktuar Trepçës, pas vendosjes së masave të dhunshme në vitin 1990, e deri në përfundim të luftës më 1999, të cilat kapin shifrën 887 milionë e 167 mijë e 525 dollarë amerikanë. 

Dëmi i shkaktuar është llogaritur nga ekspertët e Trepçës dhe ka të bëjë me sektorin e minierave, fabrikave të pasurimit dhe metalurgjive të plumbit dhe zinkut. 

Ekspertët kanë vlerësuar se minierave të Trepçës dhe fabrikave të pasurimit, i është shkaktuar dëm ekonomik në vlerë prej 568 milionë e 515 mijë e 885 dollarë, metalurgjisë së plumbit i janë shkaktuar dëme prej 134 milionë e 107 mijë e 640 dollarë, dhe Elektrolizës së Zinkut 184 milionë e 544 mijë dollarë. 

Po ashtu, ekspertët e ndërmarrjes Trepça kanë përgatitur të gjitha materialet e duhura, që do të përdorën si prova materiale në gjykatë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...