Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/15

Botohet Fjalori Historik i Kosovës

Para pak javësh, në Shtetet e Bashkuara ka dalë në shtyp libri i ri i albanologut Robert Elsie, “Historical Dictionary of Kosovo” (Fjalori Historik i Kosovës).

Ky vëllim prej 451 faqesh është vepra e parë informative dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën në gjuhën angleze.
Siç njofton gazeta “Shqip”, ky botim i dytë i ‘Fjalorit Historik të Kosovës’, i rishikuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 dhe më tej.

Ky vëllim vjen disa muaj pas vëllimit tjetër, “Historical Dictionary of Albania” (Fjalori Historik i Shqipërisë), libër ky prej 660 faqesh dhe me 750 zëra me të njëjtin autor.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...