2011-03-15

Drama “Unë më vetën” e autorit Ilir Muharremi do të inskenohet në Teatrin Kombëtar të Tiranës.

 
Regjinë e kësaj drame do ta bëjë aktorja dhe regjisorja Klodiana Kadillari, e cila ditë më parë u prezantua me monodramën për Nënën Terezë “Pikëllim dhe dashuri”.

Drama “Unë me vetën” do të mbështetët nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Subjekti i kësaj drame vërtitet rreth vullnetit për pushtet, rreth botës digjitale e cila dukshëm po mbretëron botën. Por, përveç kësaj, autori Muharremi digjitalizimin artistik e paraqet si diçka paksa artificiale, ku ndjenja artistike mund të digjitalizohet.

“Po harrohet e kaluara origjinale e natyrës, bota po përpiqet të shndërrohet në digjitalen, t’i artificializojë gjërat natyrore, por digjitalizmi pozitivitetin e ka tek informata e shpejtë e cila arrin të publikohet”, thotë Muharremi. Sipas tij, artet në përgjithësi më shumë i përkushtohen teknikës sesa thellësisë, ndjeshmërisë, shpirtit. Magjia e tyre tashmë vlerësohet për nga mundësia efektive e skenave, të cilat përpiqen të shëmbëllejnë si reale, ose të ngjashme me skenat e përditshme. P.sh. filmi ka tejkaluar çdo horizont të zhvillimit, ka arritur që fantazinë ta shndërroj në realitet, shikuesi të bëhet pjesë e fantazisë, madje me mish e shpirt të udhëtoj në konceptin e regjisorit, i cili vazhdimisht ngacmon egon, ndjenjat dhe ritmin e zemrës së shikuesit. Për një kohë të shkurtër, kjo i ngjan si një magjie e përkohshme, me mundësi të larta zhvillimi. Ndërkaq, arti figurativ i nënshtrohet dukshëm digjitalizimit, ngjyrat më nuk përjetohen, sepse gjatë përjetimit ato krijojnë përjetësinë e tyre, mundësia e mendjes vrapon tek e ‘pakufishmja’, duke mos e njohur të ‘kufishmën’, andaj ndodh përzierja.

Piktura si art, më shumë posedon ndjeshmëri, sepse shpirti përkthehet natyrshëm në pëlhurë, por tash në këtë kohë, shpirti digjitalizohet”. Të gjitha këto Muharremi i paraqet në dramë përmes dy personazheve, e që në fakt, në fund zbulohet që është vetëm një personazh i cili komunikon me unin e tij, të cilin në asnjë mënyrë nuk mund ta digjitalizojë. Përpiqet, por ideali, morali nuk e tradhton. Është e rëndësishme që është e vetmja dramë shqipe e cila ka fituar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë të inskenohet.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...