Naim Sali Kelmendi
Naim Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe baba Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia News” etj. Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje.
Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej poashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”. Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.
Që nga viti 2002, pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta, tash jeton dhe vepron në Kosovë.
Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit Naim Kelmendi kanë shkruar.
Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Flori Bruqi,Fatos Arapi,Azem Shkreli, Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj, Arbër Ahmetaj, Januz Fetahaj, Elida Buçpapaj, Hasan Mujaj, Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani, Shaban Cakolli, Ali D. Jasiqi, Sinan Gashi, Rrustem Geci, Avni Nezaj, Rexhep Elezaj, Nazmi Lukaj, Ndue Ukaj, Valdet Hysenaj etj.
Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter në Koshare.
Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.
Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t'i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.
Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e "re" e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës. Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.
Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së "re" të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt të këtij viti.
Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën "Bota sot", "Pavarësia", "Pavarësia news" etj. gjatë viteve të pasluftës. Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta. Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë.
Them hero për faktin se t'i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i "hante" atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm. T'ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s'e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës.
Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë. Shkrimet e tij do të shërbejnë për gjeneratat e ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë, do të shkruaj kështu për Naim Kelmendin, ish publicisti i mirënjohur -prof.Nazmi Lukaj.
Naim Kelmendi ka botuar
deri tash këta libra:
Shtreza në fjalë,1985
Nyja e Gordit,1992
Albanoi,1992
Pse ashtu Pandorë,1993
Çka të bëj me dhembjen, 1993
Satanai me fytyrë tjetër, 1994
Eklipsi i diellit, 1997
Përballje me vdekjen,1999
Shqiptari vdes duke kënduar,2000
Kohë për të folur gurët, 2001
Sipërfaqja e padukshme,2003
Vrasja e deputetit-monografi,2003
Beteja e Koshares…,publicistikë,2008
Pikëpamje dhe reagime,publicistikë,2008
Në një jetë pas Krishtit,2010
Esenca,2010
Shqiptari vdes duke kënduar(botim i dytë),2010
* Agim Vinca kështu do të shprehet për poezinë e Naim Kelmendit në vitin 1993:”Naim Kelmendi përpiqet t’i shprehë preokupimet e veta poetike me një gjuhë bashkëkohore poetike,të cilën në rastet më të mira e karakterizon ligjërimi eliptik dhe aplikimi funksional i figuracionit që mbështetet mbi botën materiale të trevës nga vjen poeti dhe sidomos mbi simbolikën dhe metaforikën e botës shtazore.Shikuar në përgjithësi ligjërimi poetik i Naim Kelmendit është mjaft homogjen dhe i nivelizuar”.
*Azem Shkreli poashtu në qasjen e tij ndaj poezisë së Naim Kelmendit, do të konstatojë: ”Në shumicën e vjershave,kurdo që frymëzimi është më i sinqertë,më i thellë e më i ardhur,kurdo që ai shfaqet so domosdo e brendshme e ligjërimit,lirika e tij nuk është vetëm e shkruar po e ndodhur.Ajo rrjedh e vetëvetishme e burimore dhe forma aty nuk është kërkim po nevojë e rrjedhës së shlirë të vargut e të mendimit...”.(1993).
* Basri Çapriçi dhe Sali Bashota mbase do të shpreheshin në këtë mënyrë për poezinë e Naim Kelmendi, gjithashtu në vitin 1993:” Në këtë vëllim të Naim Kelmendit nuk insistohet aq shumë nga mitologjia,edhe pse në konturat e ligjërimit,fillimisht procedohet lënda mitike dhe sidomos ajo e letërsisë orale.Mirëpo,këtu kemi një shkallëzim dhe përgjithësim poetik të temave dhe motiveve,të cilat bashkërenditen me dije e talent.
Domethënë,duke u nisur nga aktualitetti,historia,mitologjia e tjerë,poeti ndjek me vetëdije të plotë udhën vetanake të krijimit për të pasur ecje intensive në dialektikën e procedimit të fenomeneve dhe të gjërave ekzistuese.Gjithashtu në poezinë më të re të Naim Kelmendit insistohet në tipizimin e identitetit të subjektit lirik,i cili do të përballonte shprishjen,dhembjen.situatat tragjike.por jo edhe pësimin,humbjen…”.(1993).
*Fatos Arapi, me një rast për poezinë e Kelmendit do të thoshte:”Poezia e tij, prej kohe ka tërhequr vëmendjen e poetëve.Dhe kjo do të thotë shumë.Kjo do të thotë që fjala e tij poetike është kthyer në një vlerë estetike,që pasuron shpirtin e njeriut tonë…”.Te gazeta “Drita”-Shqipëri,(1994).
*Skënder Buçpapaj, në shkrimin që ka zënë vend te pasthënia e vëllimit poetik “Shqiptari vdes duke kënduar”,që i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare Adem Jasharit, do të shprehet kësisoj:”Nuk është e rastit që një letërsi të ketë një roman në gur (kujtoni “Kronikë në gur”) dhe një poemë në gur,këtë që i kushtohet Adem Jasharit,legjendës moderne të trimërisë shqiptare…Autori i poemës “Shqiptari vdes duke kënduar” është rigoroz në pikësim dhe shkrim…
Kështu,pra,dhimbja merr formën e statujës,të statujës që saherë poema lexohet,ajo del nga shkëmbi prej nga është marrë dhe sa herë poema kthehet në rrafshin e librave,ajo përsëri ktheht në shkëmbin prej nga ka dalë.Në këtë rafsh zbulohen marrëdhëniet e magjishme që poeti ka vendosur me bashkëkrijuesin e tij,pra me lexuesin,marrëdhënie të krijuara në heshtje,në mirëkuptim,si dhe të gurit me gurin,të cilat së bashku krijojnë edhe kështjellën,edhe bjeshkën,madje edhe Bjedeshkët e Nemuna,ku edhe i vendos një pjes të ngjarjeve krijimtaria e librit më të ri të Naim Kelmendit.
Ato krijojnë edhe kullën legjendare të Jasharajve të Drenicës,ku u përsërit nga Adem Jashari,epopeja e Oso Kukës,por edhe Kosharen po aq legjendare ku ngriti epopenë moderne Agim Ramadani,i cili ishte po aq sa luftëtar edhe poet,poet i ngjyrave dhe i fjalës…Naim Kelmendi ishte reporteti i Luftës së Kosovës,i gazetës “Bota sot”.
Nga vija e parë e frontit,në epopenë e madhërishme të Koshares,ai ishte krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën e shumëpritur të lirisë.Edhe reportazhet e para nga Kosova e lirë i përkasin penës së tij.Prandaj, frymëzimet e tij për heroikën moderne shqiptare janë nga më autentiket”.
*Arbër Ahmetaj, dërkaq për të njëjtën poemë, pra, për poemën “Shqiptari vdes duke kënduar”, në qasjen e tij të thukët, do të veçojë se, “ Është fat i madh sot të takosh një njeri që të rekomandon një libër të mirë.Jo se librat e mirë janë paksuar,por se është bërë shumë i vështirë seleksionimi i tyre në pafundësinë e botimeve kaotike në gjuhën shqipe.
Në bibliotekën simbolike të një mikut tim këtu në Zvicër,gjeta rastësisht librin me poezi të Naim Kelmendit “Shqiptari vdes duke kënduar”.Rutina e zakonshme e paragjumit më kërkonte që të lexoja disa faqe.Befas vërejta se librin e kisha mbaruar dhe nuk po mund të flija.
Pse më la zgjuar ai libër faqepaktë?Çfarë veçanësie ka poezia e Naim Kelmendit që të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë?Pse pas leximit të tij ndjehet nevoja e një udhëtimi metaforik deri në rrënjët e qënies tënde,deri në fillesat e njeriut shqiptar dhe hapësirës së tij jetësore?...Poema,është ndoshta gjinia më defiçente në krijimtarinë shqipe.
E përdorur si formë poetike e propagandimit të ideve e ngjarjeve ditore përgjatë metodës së kapërcyer estetike të socrealizmit,ajo akoma nuk e ka gjetur shtratin e vet,nuk e ka gjetur krijuesin e vet,subjektet dhe heronjtë,mjetet e reja të realizimit artistik.i gjetur në këtë luginë artistike,përkohësisht pothuaj se të shterrptë,Naim Kelmendi me poemën “Shqiptari vdes duke kënduar”, ka dhënë ndoshta piketat e para të poemës shqipe me subjekt,teknikë,frymëzim dhe strukturë të re.
Fati i dheut-Atdheut,gjeografia e tij e përgjakur dhe e shkrumbuar,përbëjnë dekorin dhe dimensionin tragjik të poemës,përkundër vdekjes, e cila shndërrohet në një “këngë” metafizike.Në këtë kontrast ku vdekja e individit është këngë,ndërsa përgjakja e dheut-Atdheut është tragjedia që s’duhet të lejohet të zgjatet më tej,shpalosen edhe personazhet e prekshme si guri, njëkohësisht eterike, si ëndrra,të poemës.
Në atë hapësirë mes këngës së vdekjes dhe vdekjes tragjike,persiatja poetike ka vend boll për t’u livadhisur,në të gjitha përmasat e botës,shkon e vjen nga skaji në skaj i dheut-Atdheut,nga ora zero deri në çastin e papërjetuar akoma as nga ne as nga fëmijët tanë,shfaqen herë Gjergji i Mesjetës e herë Ademi i ditës së paradjeshme, herë Molla e Kuqe e herë Arta,Shkup e Shkodër zënë vend në pak faqe poeme…
Veç Poeti është aq i kthjellët dhe i vetëdijshëm se mobilizimi total i subjektit të revoltës kërkon një rishikim total të Un-it,një rishikim të biografisë së vet, ai duhet të armatoset me gjiçka të mundshme:Humbja nuk lejohet,pasi nuk bëhet fjalë për vdekjen personale,për vdekjen këngë,por për tragjedinë e vdekjes së dheut-Atdheut.
Ja sepse në këngën e tetë Uni, ndalet e pyet vetveten se cili është dhe i duhet një kohë bukur e gjatë,të paktën deri në fund të asaj kënge,për ta bindur vetveten për të kaluar në numër shumës,pra jo në “Unë”,por në “Ne”,që të thotë:”Ne jemi asht i vjetër para kanibalëve me thika në duar”.
”Dhe i them Hamzës…” te kënga e dhjetë poeti prek të djeshmen tonë,si padashje zbulon identitetin e Un-it në emër të të cilit flet,zbulon atë që e ka thënë haptas,në përkushtimin për legjendën e trimërisë shqiptare:ADEM JASHARIN.Bash në këtë këngë gjenden edhe nënshtresat më të ngjeshura,më të thella të vetëdijës,aty gjejmë betë apo betimet pagane të rrënjëve tona ilire.Heroi që ka vendosur të shndërrojë vdekjen në këngë,qysh më përpara është betuar në tre katër gjëra të shenjta,tek ngjyra e flamurit,tek fara dhe rrënjët e fisit,tek buka!...
Naim Kelmendi me poemën”Shqiptari vdes duke kënduar” paraqitet si poet formalist i kujdesshëm,plot tension,ai u grahë me vemendje metaforave që ato të mos i palohen me njëra-tjetrën,duke ruajtur kështu qartësinë dhe ritmin e ndezur të shkrimit.Ja ku e kemi një poemë që duhet lexuar,tash vijnë të tjerat…!”.
Poezin ga Naim Kelmendi nga libri i tij
Në një jetë pas Krishtit
Poezi
GJITHÇKA DHE ASGJË
Gjithçka jeton në mendjen time
gjatë kërkimit për ta arritur majën
fillon në mëngjes dhe ekziston
në secilën ëndërr deri te asgjëja
gjithçka nuk mbaron dikund
në mes, por në fund të zhgënjimit
nuk përfundon atje
në mesin e mjegullës
pa vdekur shpresa në kërkimin
e përjagur caqeve të jetës dhe mundimit
gjithçka dhe asgjë janë dy skaje
janë dy fije të frymëmarrjes
që nga ecja e deri te fundi i ecjes
gjithçka dhe asgjë vërehen përditë
e përnatë në secilën rrugë jete
nëpër secilin ndriqim që s’preket
sepse mund të të humbin para syve
si një hije e bukur prej hyjnije
gjithçka dhe asgjë janë të varura në krahët
e ëngjullit dhe s’mund të lagen nga shiu
gjithçka dhe asgjë janë shumësia e numrave
rreth e përreth kozmosit dhe kaosit
janë vetëm lidhje numrash të përjetshëm
gjithçka dhe asgjë janë hiri i mbetur i një feniksi
janë përtërirja, janë jeta e dikujt deri në vdekje
prandaj, gjithçka dhe asgjë janë një fiksion i bukur
kur mendon se të gjitha i ke, dhe asgjë s’është ytja
aty ku është gjithçkaja është asgjëja
dhe aty ku është asgjëja është gjithçkaja
nëse i ke të gjitha nuk ke asgjë
nëse nuk ke asgjë do t’i kesh të gjitha
asgjë është një numër i pallogaritshëm
dhe njëkohësisht një llogari bankare
që s’e ke hapur kurrë në ndonjë bankë
gjithçka është një llogari e madhe
që ke ëndërruar ta kesh në ndonjë bankë
amerikane, evropiane, në mars apo në hënë
dhe jeton sërish nën jehun e egër të asgjësë
kjo është gjithçka dhe asgjë
je e tëra dhe s’je asgjë prej gjëje
gjithçka mund të jetë një shumë e pagëlltitshme
ndërsa asgjë mund të mbetët një zero e akullt
në gjithçka mund të shëndrrohen buzët
e paputhura të një të dashure të shpirtit
në asgjë mund të përsëriten tëra përpjekjet
për t’i puthur ca buzë të dashura femre
gjithçka mund të jetë një kujtim prej hiri
asgjë mund të mbetem pas fund-fillimit
sepse gjithçka dhe asgjë janë realitet i mërzitshëm
mos u lodhni me gjithçkajen dhe asgjënë
lërini të qeta në rehatinë e mistershme të kaosit…
më në fund gjithçka fillon prej asgjëje
asgjë mund të fillojë prej gjithçkaje
Prishtinë, maj 2003
BALADA E KTHIMIT NË ATDHE
Tash u kthyem te burimi i etjes
për t’u dhënë kohëve emër e mbiemër
shpirtrat e mi të vegjël, loçkat e babit
kur ika nga kjo hapësirë
isha vetëm, endësha vetëm
vishkull në një andrrallë
që nuk shpjegohej n’gjuhë të huaja
kisha një qëllim të vetëm
që m’ bënte dritë rrugës, mugëtirës
të kthehesha patjetër te burim i etjes
e ta prekja me shikim gjeografinë
time të lirë, hirin e saj të flashkët
erdhëm lehtë fare, pahetueshëm
asgjë nuk e gjetëm në vendin e vet
dikend s’e njoha dikush s’më njihte më
s’e kuptoja vetveten as pasluftën
me emra të vrarësh nga rrënja e kombit
Prishtinë, nëntor 2005
QËNDRIMI VERTIKAL
Valët përbijnë
njëra-tjetrën
edhe dashuritë poashtu
po shkëmbit i mbesin
vetëm vrimat e plasat
e ca gjurmë t’ përplasjes
sa shumë duron
e s’luan nga vetvetja-
HIJA SHETITËSE E TJETRIT
Më tmerron Hija e tij
rrugëve të frymës sime
andej kah jeton
si bishë e plagosur
duke kërkuar shtegun
në vallen e djallit
është fije e pakëputur
rrugëve ma pështjellë
lëmshin me ngjyrë fute
dhe përgatit akt tjetër
për vrasjen e Laokoonti
KAOSI
Çdo gjë që u krijua
nga kaosi
mund të kthehet
sërish aty
për t’u vetëshkatërruar
sepse kaosit
nuk i besoj
mësa besës
së një lavireje…
PRAPË DEMONËT
Dje ishin kokë cerberësh
kryerrugës, kryejetës
nëntokës kaliruan me biografitë
e egra prapashpine
plehu i kohëve t’perënduara,
ende ua zbardhë rrugët
e idealit t’një plehurine
në kryejetë në kryerrugë
kanë dalë përsëri
të verdhë, të kuq,
soj i çuditshëm
helmin e gjuajnë kujdesshëm
në kohë tjetër në njeri
dhe prijnë me flamujt
e dufit të tmerrshëm
në krye të radhës
nën dardhë kokrrojnë
ULCINIUM
Në këtë qytet
dashurohet shqip
e s’të sheh as zoti-
vetëm se,
dashuritë tradhtojnë
sepse kanë gjak njeriu
RREZATIMI I DASHURISË
Rrezatimi vjen
nga shpirti i femrës
jo nga shtrati i saj
prandaj, e gjurmoj
deri në thellësi atë shpirt
që e dua deri në fund
duke më djegur thellësisht
ma shkurton ngapak jetë
sa më shumë që e dua
aq më thellë më vret e padukshmja
në mesrrugë furtunash
thërras në vetvete
m’duket se Erosi
paskësh qenë tradhtuar
aq shpesh nga rrezatimi i dashurisë
prandaj, i them, ik oh djall
kjo natë është mallkim
më shumë se dashuri
mëkat që s’ lahet
me një jetë…
Prishtinë, 26.4.2003
MBROTJA NGA OKTAPODËT
Nëpër teh kurrë s’i kanë rënë
rrugët i kanë pasur të shtruara
me lule gjithfare,
dhe sërish i shtrojnë drejtimet,
i gjejnë tëra hyrje-daljet
nuk shtyhen fytas me rribat
dalin andej kah vetëm ata dalin
hyjnë andej kah vetëm ata hyjnë
format i ndërrojnë sipas çastit,
sipas kohës dhe rastit, pamjet
e vetmja mbrojtje nga oktapodët
t’i rrish pip në këmbë historisë
dhe ta shkruash secilën faqe t’jetës
me gjuhën dhe gjakun e së vërtetës
E DUA…
E dua femrën të veshur
me ndriçimin e tejdukshëm
kur e shoh të zhveshur
nuk ngopem me zbrazësinë
e saj të pafundme
plot jetë të magjishme
kujtoj, është më mirë
kur e dua të veshur
me ndriqim të tejdukshëm
kur e dashuroj të zhveshur
s’ngopem me zbrazësinë e pafund
përplot epsh të magjishëm
e kërkoj, sërish ta dua, ta takoj
sikur t’i kisha një mijë jetë
do të përgjërohesha njëjshë
QYTETI NATËN
Mbushet ditën
zbrazet natën
shikimeve të heshtura
urave të ngritura
dashurive të rrënuara
ngjarjeve të tronditura
dhe kurrë nuk u dihet
fundi as fillimi
Gusht, 2003
BUNGAJË
A bën një ditë
së paku një ditë t’vetme
pa ulërimat e njeriut
pa vetëvrasjen
e tij të përditshme
n’zërin e ndërgjegjes
së paku një ditë
pa këtë ulërimë njerëzore
po sa bukur e shëmton vetvetja-
Prill, 2004
TRIPTIK PËR TRADHTINË
1.
M’u soll pas shpine si gjarpër
ma helmoi rrugën, ma ngulfati fatin
më helmoi saherë
në bardhësinë e fjalës
2.
Në fund kafshoi edhe bishtin
e vet nga xhelozia-
ngase unë arrita në cak i pari
3.
tradhtia tjetër ishte vetë lubia
m’i helmoi stinët dhe kohët e mia
tradhtia e tretë
pas meje kafshoi kokën e vet
por unë vuajta gjatë nëpër jetë-
Essen,dhjetor 2004
APOLOGJIA E GJËRAVE QË S’JANË
Në mbretërinë e Hadit
janë shpirtra kristal
ndriqojnë thekshëm
e shkumbëzojnë të zezën
nga e zeza e tyre tmerrshëm
të shtirur gjithë jetën si hije njeriu
kinse për t’u besuar
në ato që s’i kanë
tërë qenia e tyre e pakët
ndriqon në mbretërinë e Hadit
në ato që s’janë tjetër
veç spik i zi te kohët e asgjësë
është e vetmja pjesë e tyre
që u takon nga tragjedia e fatit
TË JESH VETVETJA
Të jesh vetveteja vertikalisht
katërcipërisht vetëm vetvetja
në secilën rrugë të fundit e t’fillimit
edhe kur t’lëbyrën sytë
nga dritat vezulluese
të mashtrimit fatzi
edhe kur ta ndrydhin kujtesën e lshtë
edhe kur ta shtrydhin lëngun e t’pathënmes
edhe kur ta hedhin
mendimin në rrashtë
edhe kur ta dredhin
vetvetja të mbetesh
me atë qëndrimin vertikal
mos ia lako as edhe një hap
ecjes, siç e ka njerëzisht
e jotja, biografi,përjetësisht
të jesh vetvetja
në substancën tënde
që të mbron nga acari
i imoralitetit njerëzor
të mbron nga kutërbimi
i mendësive t’pamoralshme
në të gjitha kohët
pra,patjetër të jesh vetvetja
është vlerë që ruan bërthamën
në substancë të qenies
dhe në dritën e vetëdijës
SPEKTAKËL I HIJEVE
M’i kanë tradhtuar
të gjitha dashuritë
lakmitë e tyre të zeza
uritë e tmerrta
tradhtarë fatesh
cerberë e t’pabesë
orgjive dhe fundit të tyre
koha vdirret e pashpresë
ata,flamuj në gjysëm shtizë
vetë spiku i zi në kujtesë
ISHULLI I QENVE
Bëjnë banjo qençe në natyrë
dhe mbajnë higjienën personale
nën jehun kutërbues të shurrës
pastaj lehin thik përpara
e kafshojnë me t’pabesë mbrapa
vazhdojnë me avazin e vjetër
pas kudrave besnike t’lëna n’mëshirën e fatit
maninë e t’lehurit s’e ndalin
ditë as natë ndaj biografisë njerëzore
çarten egërsisë me sytë e kuq
si të komunizmit kundrejt kokave
në ishullin e tyre bëjnë jetën fare të lirë
e demokratike sipas doktrinës qençe-
sërish pëshurrin gjurmën e vet
nën jehun e t’lehurave nervoze
Shkurt,2000
NË NJË JETË PAS KRISHTIT
Gjeli zgjohet në mëngjes
dhe shikon mundësinë
e fillimit të një kënge…
nuk e kupton dot
trishtimin e të tjerëve
që vuajnë gjithandej,që vdesin
pa asfarë ndihme praën tyre…
hë po çdo bënte ai gjel
me aq fuqi te veten,pa e ditur asnjëherë
se kur dhe kush do t’ia pres kokën
në një jetë pas Krishtit
kemi vuajtur dhe ende vuajmë
njerëzoren e kryqëzuar në Golgotë
pse m’i shkaktuat gjithë këto vuajtje
përse ma bëtë tërë këtë përçmim
mor ç’keni fituar nga lavditë
e zeza t’urretjes djallëzore,
gjeli zgjohet si zakonisht
dhe unë zgjohem në oarën gjashtë
shikojmë mundësinë e fillimit
të një kënge që trandë shpirtin
pa i kuptuar udhët e mundimit njerëzor
nesër,pasnesër e përgjithmonë
në Librin e Zanafillës
është shkruar e vërteta e t’vërtetave
për ta mësuar,për ta thënë
për ta zbuluar,për ta ruajtur
nesër kujtojmë se vdesim të mirë
si ëngjëj të pafajshëm pas këngës
ende kullon plagë e gjallë degëve të kombit
prandaj në tërë një jetë pas Krishtit
kuptimi është tkurrur në kutinë e mendjes
mbi një qiparis thehen rrezet e diellit
dhe bie më pas një shi i shëndetshëm
zot-o,amen na ruaj kujtesën
dhe kuptimin për ta kuptuar
herët a vonë a ndonjëherë
se jemi dikund veç kuptimi
i diçkaje që lëviz përgjithmonë
në kërkim për të kuptuar,
se dashuria është i vetmi
bar shërues për shpirtrat
që s’urrejnë e që s’kanë mëkatnuar…
Prishtinë,2009
******************
ESENCA
Në esencën e gjërave
kërkoje veten
në margjinat e jetës
nuk jetohet ashtu vetëm
të kanë zbuar
deri në moskuptim
pastaj t’i bëjnë
të nëntëdhjetenëntat
prapa shpine e përanash
tash të duhet vetëm esenca
e asaj që është gjakuar
nga paraardhësi ynë
në një kuptim të jemi Një
me degët rreth një trungu
jo ti fryesh më një fyelli shurdhan
nëpër botë fillivetëm pa identitet
kthehu te esenca dhe kërko kuptimin
në lëkurën tënde të rrjepur
në gjeografinë e kombit
sepse mashtrimit i del vonë tymi
po një mik yti tash është sa njëqind
të dikujt tjetër,
aty ku duhet të jesh ti ende s’je
e mos më kallëxo përralla pa kripë
kur e lëqit vëllain tënd
pse sheh me sytë e Argusit
pastaj si mor si kënaqesh
me vetveten në kaq kuptim
po a ta kanë copëtuar gjeografinë etnike
shekujve dhe a s’po të dhemb kjo
kur në esencë nuk je ai që je
DUKE QENË VETVETJA
Duke qenë vetvetja jam mërguar
nga esenca e gjërave të dashura
jam mbyllur si eremit në jetën e pajetë
kam thirrur në njeri dhe s’më ka dëgjuar kush
askushët janë shtirur se kinse s’kanë dëgjuar
se kinse s’kanë parë asgjë përtej hundëve
duke qenë vetvetja kam rënë në dashuri
me të vërtetën e ditur e të hidhur pelin
ia kam vënë kokës fjalën në pritë
vetëm për t’ua thënë në sy t’palarat
vetëm për t’ua numëruar poshtërsitë
dhe, duke qenë vetvetja përjetësisht
gjak më kanë pikuar mendimi e fjala
dhe s’kam luajtur kurrë nga e thëna
veç plagët ulërinin idhshëm shpirtërisht
UNË ME KOHËN FLAS VET
Dikund në një sfond i vetmuar po vdiste
zëri i një fëmije-engjëll
për shkak të hipokrizisë së të mëdhenjve
vetëm për shkak të vdekjes
së ndërgjegjës në njeri
dhe për shkak të mosleximit
të librave filozofik mbi moralin
librat nuk shiten si dikur
në treg shkojnë flakë laviret
marihuana pederët dhe gratë mashtruese
a po frikësohesh nga e ardhmja e pakrijuar
e pyeta dikend atje në grumbull
para shitores ushqimore me çmime të lira
jo assesi, sepse jemi mësuar tashmë
me gjakderdhjen me terrorin me krizat me luftën
po fatin tim si ma ruajnë kaq shumë
këta, armiqtë që kurrë nuk flenë -
këtë herë heshtjen s’do ta lë të heshtë
unë me kohën flas vet për gjërat në mungesë
për tregun e fjalëve që shiten shtrenjtë
në emër të çështjes kombëtare
për shpirtin e lënë rrugëve të botës
përtej shtatë detëve,për biografinë
në pasqyrën e thyer në letrat e dashurisë
të vëllait Serembe, atij fatkeqit dashnor
ai sërish mendon të kthehet në vendin e krimit
qyqet do i vras mbi qiparis nëse më vajtojnë
këngë qyqesh, s’dua më këngë vajtimi
mbi një mendim më pret ky fati im, i miri
sepse e di pse jam dhe e di kush jam
andaj me kohën flas vet unë i-liri
MEDITIM
Keni masakruar shekujve
me gulfim gjaku me mizori
por, a e keni menduar një
se veç një farë shqiptari
t’mbetet dikund, ai do t’mbijë
zoti s’ka thënë se do zhduket
ashtu si mendon armiku i tij…
Prishtinë, dhjetor 2009
ÇAST VETMITAR
A thua
a do të kishte kuptim
kjo Mulhouse
pa një shqiptar
si unë,
edhe këtu flitet shqip
dhe pëlcet shqip mendimi
heshtja e vret heshtjen me përmallim
po ku u fshehët biografi
e gjurmëve, dilni
biografi e rrugëve të fatit tim
Mulhouse, korrik 2009
KUTIA E MENDJES
E di se jam
atje
këtu
gjithkund
ngapak
dhe ndoshta askund
e di që jam
ai që jam
në ecje
të pandalshme
për t’i kapur fijet e këputura
dikund ka ndodhur
pakuptimësia
dhe ka ardhur rënia
tash jam aty ku jam
sërish te kërkimi
në vetveten e humbur
caqeve të pakuptimësisë
në aureolë të jetës
më pret lavdia
atje në breg të fjalës
në breg të shkrimit
një horizont i bardhë
hapësirave të pajetuara
Shtutgart, 8 korrik 2009
NDJENJË
Unë ty të kërkova
apo ti mua më gjete
fati im i fshehur
kemi kaluar
rrugë të gjatë
e të përvuajtur
sërish u takuam bashkë
e u pamë me hënë të mirë
me hënën pesëmbëdhjetëshe
tash po ecim
me veten tonë secili
me nga një kryq mbi shpinë-
ATY KU S’ISHIM
Secili jeton të veten
pjesën e vet secili
e merr nga dega e tij
dhe ecjen dhe biografinë
e vuajtjes
prandaj uroj të kenë vreshtat rrush
e të bëjnë kumbullat kumbulla
plot degën fiku
dhe plot këngën plot dhembjen
koha e vargut
le të na e duan
së paku gjurmën
atë që bëmë njeherë
për të mirën e tjetrit
e vetëdijën e gjërave
dhe s’prish punë jetuam
sipas qëllimit të parë e të mirë
apo s’jetuam ashtu si e pamë ëndrrën
për ideale të larta, pse na e morën dardhën
në degën që s’arritem as ta prekim,
sepse ishte në pyetje atdheu,
i mi që më kërciste nervat
nëpër të vërtetën e thënë
i tyre që po ia shtrydhnin
tamblin e nënës,po ia hanin
deri në palcë kuptimin e tyre
sikur rendin etshëm zulutë
sepse pjesën e vet secili e merr
nga dega e tij,dhe shkon
i fryen ashtit dhe vetmisë
CIKËL ME POEZI NGA NAIM KELMENDI
Nga libri „ESENCA“, poezi, botoi „RUGOVA ART“, Prishtinë 2010
GJYKATË
Krishti do t’u kishte thënë,
fali oh zot se s’dinë çka bëjnë
këta nuk pendohen për të bërat e tyre
larashë të pistë në zhvatje në ecje
ngarendin si kojrrilat natën…
oh zot bejau gjykatën
këta të qajnë ditën
e të kafshojnë natën
pastaj dhe një përmendore ta ngritin
në vajtimin e tyre
sikur aq shumë më paskan dashur
Prishtinë, gusht 2010
ESENCA
Në esencën e gjërave
kërkoje veten
në margjinat e jetës
nuk jetohet ashtu vetëm
të kanë zbuar
deri në moskuptim
pastaj t’i bëjnë
të nëntëdhjetenëntat
prapa shpine e përanash
tash të duhet vetëm esenca
e asaj që është gjakuar
nga paraardhësi ynë
në një kuptim të jemi Një
me degët rreth një trungu
jo ti fryhesh më një fyelli shurdhan
nëpër botë fillivetëm pa identitet
kthehu te esenca dhe kërko kuptimin
në lëkurën tënde të rrjepur
në gjeografinë e kombit
sepse mashtrimit i del vonë tymi
po një mik yti tash është sa njëqind
të dikujt tjetër,
aty ku duhet të jesh ti ende s’je
e mos më kallëzo përralla pa kripë
kur e lëçit vëllain tënd
pse sheh me sytë e Argusit
pastaj si mor si kënaqesh
me vetveten në kaq kuptim
po a ta kanë copëtuar gjeografinë etnike
shekujve dhe a s’po të dhemb kjo
kur në esencë nuk je ai që je
TË JEMI, BRE…
Njëherë e një mot të gjymtuan
ku nis e ku soset kufiri yt etnik
na mbeten datat për t’i kujtuar
tragjeditë në radhën e shekujve
s’kin parë aso mendësie
kohët prapa dhe motet tjera
veç prej zotit të ka ardhur mbrojtja
e moszhdukjes nga faqja e dheut
dhe mori e të vajtoi më pas
Vaso Pasha…
2
i ndoqën i zbuan në dhera të huaja
shqiptarët,duke lënë prapa
veç heshtjen e vrarë në kujtim
një histori të tmerrshme trishtimi
që qante në rremb qyqesh
e kush nuk i përgjigjej masakrimit
me Kosovë, gjenocidit me Çamëri
masakroheshin tmerrshëm dy cepe
të etnisë sonë…
3
mbete aq pak Shqipëri
pa pjesët e një tërësie etnike
një Shqipëri micrrule
andej toka çame
gjak e lot dhe vrragët
e një gjame…
këndej toka dardane
gjithmonë fije e bukur shqipe
dhe n’lozen e një rrëfane…
4
për kujtesën e kohëve
ishte viti 1878 në Berlin
dhe Londra me 1919
mbamendje e dhembshme
dje e sot për mua e për ty…
5
e tash që jemi në Degën tonë
këtu që jemi - vetja
të jemi përgjithmonë
ata që duhet të jemi
nga aty ku nis e ku soset kufiri yt etnik…
KUJTESË
Mbase e di ku e kanë kufirin gjërat
atje ku t’i kanë marrë përdhunë
e të ndoqën, të zbuan…
me tesh e kotesh
dhe të masakruan
në hapësirat tua etnike
erdhën u katrrisën në degë
të legjendës në cep të mitit
rrejtën gjithë kohët për historinë
e vetes, ore s’ishin kurrë, as janë kurrë
as filli as pjesa as grimca e së vërtetës…
janë tharma e vrasjes e masakrimit në njeri
e mendimit të vrenjtur mbi etni, janë hija e zezë
e zbehtë që lëshon rrënjë në hapësirat e tjetrit
po sa jetët m’i ka borxh, sa kohët e mizorisë
sa këngët, sa legjendat e vrara në buzë të bulimit
sa dasmat e përgjakura, sa nuset e veja, sa fatet
e vrara në breg të blerimit, po sa jetët e shuara
sa kohët e pakrijuara në breg të mendimit…
mbase e di ku e kanë kufirin gjërat
atje ku t’i kanë marrë përdhunë
e të ndoqën të zbuan…
mendim i miri mbiftë
mbi esencën duke menduar njëjtë
si njerëzit si bimët si kohët…
HIMN PËR JETËN
Ata, që ishin dje, jetën panë dhe ikën
s’deshën asgjë më pak asgjë më shumë
nga zjarri i saj nga mundimi i përjetshëm
heshtur ranë ndër bimë dhe pushuan
një ditë, ja, ashtu, ikën dhe shkuan
vetëm pikëllim jete mbetën në ne…
por nga kurmi i tyre, s’e di, gjë
kohëve, ndonjë varg a i shkruam
dhe kambana patjetër se do bjerë
për çastin tonë në këtë udhë njeriu
një lot një dhembje në pikëllim dite
kohës kohë as ne tjetër nuk i duam
veç nga kurmi ynë, hirin
e shpërndarë nëpër caqe drite…
mbi çastin dhe orën që dikund ndalon
s’e di a kemi kohë për një çast tevona
të mendojmë pse erdhëm, pse shkuam
aq heshtur aq etshëm aq shpejtë
dhe kujt iu deshtë më shumë
jetës apo vdekjes, e jona…
Prishtinë, 2010
UNË ME UNË
Qëndroj në pikën zero dhe hedh vështrimin
rreth vetes së njësuar në numër
në numër të pallogaritshëm prej kohësh
vështroj dhe dëgjoj përreth gjithë oshtimat
e thirrjeve të zhurmshme të atyre që u nisen kaherë
te qëllimi i vetëm, qëllimi i aureolës së vetvetes
të jetës, të rrugës, të një qëllimi të vetëm
duke e arsyetuar qëllimi mjetin
në dorë të tyre që frikshëm honepsin…
e unë me unë ngarendi djathtas
nga e majta iku mu në mes të rrugës
nëse veç një këmbë andej më ka rrëshqitur
drejtohem në të djathtën
që në mëngjesin e hershëm të mendjes esëll
pastaj dikund kah mesdita mundohem të masë hijen
time të vetme mbi dhe se a më peshon sa trupi
i shëndosh sa mendja ime e përqendruar në gjërat
e llogaritshme për ekzistencën time dhe të familjes…
unë me unë ngarendi dhe majtas
dhe përshëndes në skaj të rrugës ndonjërin
nga ata që morën flamurin dhe turravrap u renditën majtas
dhe zunë vend në krye të rreshtit në krye të vendit si cung
pastaj eci unë me unë sikur t’mos isha fare mbi këtë dhe
sepse më mbetet vetëm hija e zbehur që më mjafton
të hahem më veten e tepruar duke medituar për çdo gjë
të tepërt për një mendje të zakonshme, të tepërt
për një kokë që s’lodhet për të arritur kohën…
unë me unë ngarendi mesit
dhe në mes të rrugës gjej hijen time drejtë
të shkarravitur ecejakeve të thikta dhe vragëve
që dhembin sa herë ma kujtojnë secilën kohë të emrit
tim dhe mbiemrit të babait tim Salihut e nënës sime Xufës,
asaj besnikes së përjetshme të jetës së jetuar ndershëm
prandaj, gjurmët dhembin dhe ofshamat më vijnë nga poshtë-lartë
por humbin në shumësinë e kaq fateve të pallogaritshme si unë…
vështrimin e hedh tek qëndroj në pikën Zero
rreth vetes së njësuar në numër të ditës të çastit
edhe pse grupin e gjakut e kam zero pozitiv e i bie
çdo grupit tjetër për secilën jetë njeriu që është në rrezik…
unë me unë mbytem në paturpësinë e imagjinatës
që më tërheq rreth jetës duke më thënë se jam një pikë
qoftë dhe një pikë në kaosin e gjërave që sillen rreth esencës
amen, sa mërdhijë disa shkallë nën zero atmosferë të ndjenjës
në ecje të thikta duke kërkuar caqeve të pakuptimta të jetës…
sërish ngarendi njëtrajtshëm çdokund
dhe jam përsëri vetvetja deri në fund
duke deshifruar kodet e vështira të jetës
nëpër ecjen vertikale hullive të vetvetes…
Prishtinë, 2010
7. VDIQ E DJESHMJA
Vdiq përgjithmonë e djeshmja jote
me veten mund të hahesh
ta pështysh në fytyrë
t’ia thuash të pathënat,krejt çka ke dashur
t’i thuash e s’ke mundur ta takosh Hijen tënde
në hapësirat e pa jetuara bukur
krejt çka të ka mbetur peng i djeshëm
një mur i trashë na ndanë nga mendësia e saj…
2
i ke parë duke kalëruar egër,mbi të djeshmen
dhe kanë rrejtur sërish përmbi orët e fatit
dhe ia kanë shkërdhyer nënën asaj buzëmbrëmjeje
asaj mesnate ia kanë bërë të nëntëdhjetenëntat
mor e kanë kurvëruar kurvat dje mbrëma të veten aq bukur
dhe kanë sharë mbi çështjen kombëtare antikombëtarët
3
e djeshmja vdiq sikur hapat e tu udhëve të kërkimit
duke takuar dikend që s’e ke dashur as ta shohësh…
ke dashur ta takosh dikend që s’ke mundur as ta arrish
ta kesh në celularin tënd e që të kanë thirrur të tjerët
pa asfarë rëndësie vetëm sa për ta rënduar kohën
4
pra përshëndetu me të djeshmen, ajo shkoi në vend
të vet dhe s’kthehet për miliona vjet kurrë më
nëse s’e ke arritur Mollën e Artë harroje veten përgjithmonë
je një i pafat i pandreqshëm,je veç një frymëmarrës udhëve tua
kah s’i bien askushi me veçantitë tua të tmerrshme për të qenë
ngjyra e ndërgjegjes dhe identitetit tënd që s’e vëren askushi
5
një mur i trashë na ndanë nga mendësia e saj
tash mendo ndryshe,nis një lojë dhe ndërroja ndryshe gishtat fyellit
mendo një tjetër melodi nëpër telat e këputur të heshtjes…
nga e kaluemja jote s’ka mbetur asgjë për ta plehëruar t’ardhmen
veç dihamat e epshit dhe seksi i orëve të mbrame
kanë dhënë shpirtin e vet mbi aktet e dëshpëruara
përfundimisht ndryshe mendoje jetën dhe veten tënde
kapërthurur numrave të quajtur Njerëz
dhe mos provo ta prishësh qetësinë publike
të dënon ligji sa të djegin edhe flokët
6
vdiq e djeshmja jote përgjithmonë
dhe hija e saj ka mbetur e mbaruar në hapësirat e padukshme
është shuar e gjitha nga vetja që ke pasur dhe duhet të pajtohesh
me ligjet e këtij kozmosi të tmerrshëm dhe kaq prefekt i ndrequr
sa të mos mundesh kurrë të dalësh nga kufizimi i mendjes
sado që parashikon larg e më larg të përtejmen dhe s’ka mundësi
të njihet e përtejmja,mund të supozohet dhe mund vetëm të jesh
e Sotmja sikur ishte e Djeshmja dhe të shuhet çdo gjë e jotja
kështu e ka fatin dhe krejt kozmosi sipas një parashikimi
bazuar në teori të pabesueshme që s’janë për t’iu besuar
7
dhe vdiq e djeshmja ne duart e krimit
në duart e lavireve rrodhen fatet e së djeshmes fatale
në imagjinatën e mendësive t’uritura shpresuan cerberët
dhe morën pjesën e Cezarit dhe pjesën tjetër të varfër e lanë
melodi e këputur udhët e mia të kërkimit në njeri në veten e tepruar
po endem po endem për ta mësuar tejpërtejen pa dobi
8
tash dua të ngulitem këtu mbi një mendim
duke i dëgjuar këto pika të ditës me shi të përjetshëm
fli i bëj me veten time në gjuhën e vargut që s’i bindet assesi pësimit
dhe besoj, naivisht i besoj të përkohshmes që do kalojë me dhembjen
e shpirtit për t’paarritshmen dhe të përjetshmes që vret zërin e t’përkohshmes
aq bukur me hipokrizinë e orëve në ecje pahetueshëm
drejt rrokullisjes nëpër horizontet e vizioneve t’pabanuara
pra, vdiq e djeshmja, bëjani varrin në mendim të bukur dhe me urti
rrugë tjetër s’ka për të arritur te kuptimi i humbur…
Tetor, 2010.
UNË JAM SHENJA
Njëjshëm e bëj ecjen
si përpara kur isha i vetëm
as ritmin e hapave s’e ndërrova
se asgjë s’ka ndodhur
përveç hijes sime të stërzgjatur
dhe që e urrej ndonjëherë
kur e shoh si zvarritet vetëm
udhëve të kërkimit e fati kërkund
as njeriu as humanja as zëri i t’vërtetës
unë prapë jam shenja
në kohë si një hu i ngulur në dinjitetin
që s’pjerdh kush në te mësa në një mut
shenja në hapësirë që jeton e ec
që orientohet me një tru
që flet me një gjuhë dhe që
fjalët avullohen në rrjedhën
kaotike të harresës e të vetëharresës
me vonë shkoj në WC-në publike
dhe kryej nevojën shqip si të gjithë
njerëzit, frymoj me të përgjithshmen
dhe të përveçmet e shënjojnë ditën dhe çastin e tyre
për interesin personal për identitetin e gjërave
që kurrë s’i kam njohur,
për hair na qoftë hapja e tregut të shitësve e stërshitësve
të ideve kombëtare…
unë strukem në lëkurën time e frikohem se s’më zë biografia
e gjërave që s’ndodhën as të martën sepse ishte e martë
të premten s’do të ndodhë asgjë
sepse në vikend mendimet dhe idetë e mëdha duan pak rrezitje
pak pushim pak ringjallje në bregun e qetësisë
pra, unë jam shenja
që eci që gjuaj në shënjestër të vetvetes
dhe prapë eci e eci derisa ta ha të tërin si kafshë - Naim Kelmendin
Shtator, 2010
SHQIPTARI VDES DUKE KËNDUAR
(Poemë kushtuar Adem Jasharit,legjendës së trimërisë shqiptare)
1.
Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe
vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë
mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut
po kënga në momentet e vdekjes hijezezë
a s’është idealizëm shqiptar i shpirtdhembjes
së madhe shqiptare vurratave të historisë
aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku
aty ku vritet Kosova a s’është gjasë e vjetër
vetëvdekja, dënimi me vdekje për veten
për hir të dritares në ardhmëri bardhësish
po vdekja shqiptarçe aty ku vdesin burrat
a s’është e vetmja fije e hollë që s’këputet
kur e kafshojmë dhembjen e dashurinë
me Kosovë të përcëlluar n’melodi vajtimi
dhe s’vajtojmë kur marrim vendim mbi veten
të biem flijim përmbi kthetrat e natës lubi
2.
Kur na e futën ujin përfundi e mishin e dhisë
në mes gjakut nuk flihet më në atë shtrat
përfundi na ruan një gjarpër që na kafshon
kur të dojë natën në mesnatë, ditën në mesditë
ta lëmë tokën nuk bën se është mëkat
ta lëmë kokën është jetë e përtejme pa fund
s’ka mbetur kohë për rruaza në pe,por koha
është kohë për luftë, kohë për kryqëzatë, kohë
për të marrë frym shqip dega e gjethit n’maje
kohë për Lulëkuqe Llapi e Drenicës etjes në zgjim
kohë për t’i rënë bririt në të katër anët e dheut
kohë për të filluar kohën e lidhur n’zingjir si qen
mor, kohë është për kohën që di të lind nga hiri
do ta ndjek për zotin në gur e në galinë
ka për t’u çuditur alemi e polemic kur i dal n’pritë
e prite i them tash këtë plumb shqiptari në ballë
që të merr në kokë e nuk i shkon krisma huq
robi e ka balsam vdekjen sesa jetën pa ajër t’lirë
prej se mbitë ju ushtri djajsh këtë gjuhë flas me ju
dembabaden përmes tytës i kemi ndarë me ju pleqëritë
me ty vetëm pushka vetëm plumbi sa t’ia këpus kohës
një hallkë nga jeta e robit e sat a lëvizë nga vendi
kohën zero e sa ta përkufizoj përgjithmonë këtë fund
3.
Një hije më del e më flet përmallshëm
krejt e papërkufizuar në është ëngjëll, në është
shfaqje e djallit s’e di por i flas, i rrëfehem, ajo
më pyet ndoshta nga shqetësimi i vet, përvuajtur
unë pranoj t’i përgjigjem pa dorëza, pa të keq
atdheu s’është leckë që vihet në bisht të sorrës
është për jetë që nuk hahet, nuk pihet, ka shije
të pashpjegueshme, aromë të pasosur, përkufizim
të qartë në fjalët e djegura, për çdo sakrificë rruge
ashpërsi krizash e akullnajë kur e ke larg e djeg
në eshtra, djeg në vargje përcëllon në këngë
kur e ke pranë fle në të si në gjirin e nënës
ia thith gjinjtë e s’ia shterr qumështin e bardhë
të rrit më ëndrra të përkund nëpër ninulla
të jep peshën e gurit ngjyrën e fjalës dhe emrin
me mbiemër dhe ta mban besën kur i flet në besë
e tam ban fjalën kur burrash i lidhesh për fjalë
edhe kur i vjen deri në fyt era e plehut është durimtar
nuk nxiton të anatemojë emra të përdhosë mbiemra, t’jep rast
të përmirësosh veten njëherë përveç kur më e rënda
nëse e tradhton mallkimit të tij as në varr s’i shpëton
4.
Përse je ulur mbi atë gur i vetëm i menduar
në sy të vezullojnë pika lotësh e nuk ke zë
a s’është më mirë të bësh diçka konkrete
mundimi yt i brendshëm trishton në rrënjë
po çka po kapërthuresh në atë këngë, e çka
është ai vaj i burrit që nxjerr kënga flakë
e mbush trimëri odën e burrave e çan fushën
si të ishte fundosur anija në det, si të ikte
jeta e djegur nëpër gjurmë të humbura në humnerë
piskamash në orbitë të errët e thirravajesh
në trajta të paajër e zbrazëtive pa emër
ecejakeve pa një thirrje që vezullon rrugët
përmbi pamjet e vdekura e të burgosura keq
të rrahura tërë natën kokës që nuk bindet
të jetë kokë e dëgjueshme nën udhra asisoj
të djajve me ide nështruese e nënçmuse
duke u munduar të t’japin mësim e doktrinë
e shkencë të rreme mbi mitin e gënjeshtrës
dëshpërimin duke dashur të ta bëjnë mësim
e ti s’pranon as të parën herë as të dytën
as të tretën as kurr jehërë nënshtrimin
edhe nëse të vrasin s’pranon të të thyejnë
në ideal të shenjtë as ta thyesh rrugën e nisur
5.
Nuk e di se kujt i bëjnë përshtypje
këta lot zemre këto dhembje të tmerrshem
që s’i duron as zoti e s’mund t’i drynoj
por ja po e qaj këtë pamje të ftigshme
që na rrethon me armiq të rrezikshëm,
botën na e kanë bërë si një top leckash
që kah ta vërtitesh e shikon si ndizet
i del flaka etje, shuhet, digjet tjetërkund
përrmbyllet njëra krizë hapen varret
bëhet varr pas varri deri në çmenduri
u humbin edhe emrat pa i ditur ku i kanë
as eshtrat as letërnjoftimet as pa ditur
përse kanë lindur aq të pafat pse vdesin
pa asnjë mbrojtje në duar gjakpirësish
ndërsa atje në kancelaritë hijerënda
mbahet prapë mbledhje dhe shkojnë
e flasin të mëdhenjtë pështyma u thahet
fjalët bëjnë spektakël fjalët keq tradhëtojnë
të vërtetën e shenjtë fjalët bëhen kafshë
të egra dehjes me shampanjë me shikime
të dhelpërta me orekse të egra ujqërie
6.
Po unë ç’të bëj tjetër, kërkoj veten time
terësive të humbura të masakruara i gjej
veç gjurmët e gjakut për liri përgjëruar
këtu viti, këtu datë vdekja, këtu epoka
e shiut epoka e thatësirave e thirrjeve
për shpëtim në emër të zotit në emër
të së drejtës në jetë njeriu pa vrasje
pa shëmti të verbër e të prishur nervash
e të dalë arsyes së gjërave në vetvete
prandaj këtu i gjej të gjitha me emër
e mbiemër me datëlindje e fundshekull
duke kafshuar e keqja afër e duke hyrë
sikur shushunja në mes të ajrit të pastërt
pa vetëdijshëm kemi kopjuar diçka
pahetueshëm a s’po e sheh gjakun tim
të shprishur gjeografisë popullore copat
e ndara në duar të ndyra në gojë myku
përgjaket njëri cep shpopullohet tjetri
masakrojnë të parin e copëzojnë të dytin
andej ua vrasin zogjve këngën e parë
ajrin e lirë ua verbojnë gjith këndej
dikund tjetër s’i lënë as t’shohin ëndërr
fatin e tyre në udhë drejt diellit, heej
nxinin turr e turr barbarët, spijujtë, agjentët
çatalloheshin fytyrave mesjetave të zeza
e zinin viktimën e lidhnin me litar në fyt
e venin në kryqin e tyre dhe e kryqonin
antinjerëzisht pse thoshin se jeta jonë
sillet përgjithmonë rreth boshtit të lirisë
7.
Shqiptaria pi qumësht me etje në rrënjë Ilirie
në sofër shtrohet buka e kripa e zemra përplot
besë ora e saktë në dashuri brezash pa rrena
fjala e pathyer në emër të Atit e të Birit
e në emër të shpirtit vetëvdekja e trimit
në shtat e shtatëqind vafshin se Unë njëherë
kam vendosur ta bëj timen për dhe Kosove
ah këtij dheu i pëlciti mjaft zemra, iu bënë dëng
nervat e tij, duke ia zënë diellin mbi kokë kërkushi
me fatin e zi duke luajtur me gjakun e tij me lotin
me ofshama nënash me tragjedi nusesh e krushqish
nëpër ëndrra t’përflakshme përplot zbrazësirë
mot e përmot veç shkrumbi dhe fajtoret e mortit
vit e për vit burgjet prit e përrcjell shqiptarë
nënat, motrat e shtëpitë pëlcitur i ka trishtimi
para tytash, para fytyrsh gjelatësh, para thikash
më prit tash kalorësi i gjakut, çast i bukur
për t’ia shkrepur shqip nga damarët e plasur
8.
Po unë kush jam Unë që rri në këtë lëngatë të zezë
durimi a s’është i sëmurë e kush i beson brengës tij
ai tjetri t’i bën të nëntëdhjetenëntat e s’pendohet
ne ia pimë mëkatet me katran këtij Ballkani plak
po Unë mos qofsha bre burra në m’u rrudhtë syri
nga vdekja që s’do ta lë pa e përshtyrë në sy bote
atij askushi pezmin e mbledhur do ia derdh
në fytyrën e pistë le ta shënjtërojë pësimi, dhe
le të ikë prej kah kla ardhur me tërë atë Mesjetë
ose në mos ikt kam për ta varë si qenin e jo
me një vjershë porn ë Fushbetëjë do piqemi
do i masim pëllëmbët e shikimit e hapat e pezmit
dhe krismës shqipëtare do ia nxjerr me zë tymin
prej shkrumbit të durimit prej helmit dhe gjakut
le të burojnë kuq tëra të djegura vrragëve të fatit
mjaft ka zënë myk ndër ne ndeshtrasha dhe mjaft
e kanë ngrënë shpirtin tonë tradhtitë e askushëve
vend më s’u ka mbetur fjalëve veç pushka e ka fjalën
a ta lëviz pak gurin njëqindvjetësh Evropa sa t’shohë
se gjarpërinjtë do të dalin, sa kokat me helm, sa tmerri
ka për ta shëmtuar njeriun pranë tij, se ne prapë jemi
asht i vjetër para kanibalëve me thika në duar, gjëmës
me xhelatë të tërbuar e skenare krajlash për të na zhbërë
9.
Ejani t’ia këpusim dënimin, mjerimin
Sizifit me atë gur mbi shpinë keq e kan dënuar
perënditë e pezmit që dinë aq egër të dënojnë
i pafund mundimi i përjetshëm se tmerr i madh
të mos na qesin kodra pas bregut magjistarët
gënjeshtrat e kripura në filozofi mjerimi
kanë ditur të lëshojnë rrënjë në shpirt psikë
të vetëburgosur të vetëvrarë të vetevdekur
nga frika e mosvdekjes dhe bëhen torturë
e fjalëve të pathëna në pushin e vetvetës
pa mos ia thënë popullit të drejtën si qiriri
të vërtetën që digjej si pisha nëpër gropina shpirti
mor ejani t’ia këpusim prangat robërisë e shekullit
që ka ditur të na ndajë në Berlin e në Londër
t’ia themi me krismë gjaku se shqiptari nuk vdes
ashtu si ia gatuajnë zhdukjen kokat e barbarisë
mor ne s’jemi katandisur të gjithë bre, jemi këtu
qëkur nxeu ky diell, qëkur dimë për Shkup e për Shkodër
e patëm nga Molla e Kuqe gjer në Artë pamjen një me
Ilirinë
e ku keni parë ju ore armiqtë t’i trembni me britma
e gogolë
10.
Dhe i them Hamzëz t’ia dridhë pak telin
më pyet se cilën këkgë e dua cilën histori
po këndoj të gjitha bre burrë të tërat me radhë
krejt qka janë shqiptare dikah u del tymi
se ia kam dhënë besën vetes me një betim
betim të shënjtë tek ngjyra e flamirit tek fara
e fisit tek rrënja e lashtësisë tek buka e vatrës
se kush ia ka lakmi ecjes së ngadaltë të breshkës
s’e arrinë kurrë lirinë dhe s’del tej robërisë
breshkat dhe minjtë s’ia dalin kurrën e kurrës
të krijojnë mendësinë e qëllimit të tyre final
për të arritur përgjithmonë lirinë e qenies
ngase janë minjtë pa zemër e breshka pa mend
lëvizjes i duhet ngjyra e gjelbërt ecjes më alegro
ja si i kanë bërë vend njeriut tënd në humbella botës
herë në atë skaj herë në këtë skaj si vezët e qyqes
thirr andej e këndej thirr njëqind vjet në të shurrshër
kalë i Skëndërbeut a s’e ndanë në dysh hapësirën e erdhi
Gjergj e na mblodhi tok dhe të doli zot zogu i shqipes
11.
Në oda burrash është pjekur burrëria është djegur
teli i lahutës janë përrcëlluar këngët në trimëri
trimëri pas trimërie betejë pas beteje i kemi vrarë
i kemi ndjekur me turp i kemi mundur, pyetni vitet
epokat e shkruara me gjakun tim pse i hesht det-o
pse m’i mban kaq gjatë pezmet e derdhura në valë
që të vrasin që të mbysin me lemerinë e misterit tënd
ku je tash vuajtje e përvuajtur po zi na i ke rënë
e zi na i ke shkruar këto stinë e vite, po zi të është
derdhur përmbi kohë e kokë e trup trishtimi
i marrë ishte zjarri i tij dhe ngulfatja jote
dhe hovi yt i zi, revan pa kokë e pa sy
po a zhdoket një popull bre ç’të drejtë
i dhatë mendimit sadist e shpirtit të zi çetnik
urrejtje të zbrazni mbi mua sa uji i detit
s’kanë gjethe drunjtë sa paskësh urrejtje në ju
sëmundja anemike në shije bishe e nerv patologjik
u ku bërë hije brezave deri në çmenduri totale
detyrë nacionale për ta zhdukur një popull etnik
nga kjo çmenduri zoti u steb, bota bëri u dridh
panë e çka s’panë kohët n’kafshërim të një race
por ne prapë vumë ca gurë fjale atje në Kaçanik
12.
Fjalës do t’i japim ujë Rugove e ajër Llapi
në poret e dheut që është i yni, i lashtë
sa vet rruzimi sa vet drita e diellit
sa vet Drenica me përrballje me xhelatë
njëherë do ta mësojmë kohën t’kohojë shqip
prej Çamërie me Lidhje e Besë nga Prizreni
e s’do t’u falet asgjë as kokat e tyre prej kuçedre
kur s’ka dritë kur të vritet e drejta e saj ne jemi
kthetrat e shqiponjës ku thërrmohet epshi i territ
kur s’ka liri thashë, në shtëpinë tënde hyn
e del i mpirë ndjenjash e fjalësh dhe i tëpërt
të duket vetvetja ngase s’di ku ia kanë lidhur nyjën
cilës plagë i dhemb më shumë etja për dritën
terrinës njëqindvetshe duhet ndezur fitilaqen
ta shohim njëri-tjetrin ku ramë e ku shkelëm
në magji të zeza e në puse me ujë që s’ec e s’pihet
dritës në memorie t’ia nxjerrim për diell qëllimin
pa e pyetur kurrë veten a është herët a vonë
vonë është sa t’duash, herët është mjaft për tu nisur
rrugët në një pikë e në një drejtim e në një ditë
dhe do ta marrim ja hurin ja tirqit ja orët e liga
do të na e shtydhin lëngun e kujtesës me të zitë e ullirit
13.
Nesër keni për t’ia parë majen lisit e kokën e tij
si i pretë rrufetë e mnerta me urrejtje të serrta bishe
ata që ishin dje nuk janë sot jemi ne këtu mbi dhe
përsëri Ata që duhet të vdesin në vetëmbrojtje
njërin sy e mbajnë harur për Veri, tjetrin për Jug
ujkonjat na ndërsehen sërish në këtë fundshekull
me pabesi si gjithë jetën të pangopur në toka shqipesh
dheut të Kosovës i mbjellem te plisi i bardhë
këtë radhë po ia shkruajmë këtë histori të ashpër
gjurmën e vjetër me dy kobure të Isë Boletinit
do t’jemi çdokund aromë toke në vesën e mëngjesit
nesër, pra, në prehjen e barit, në paqe, në liri tonën
le të blerohen stinët dhe një libër le të lexojnë
për luftën e fundit, krimet e tyre makabër animalësh
me gjak shqipesh po bukur ia ngjyrosëm të ardhmen
po bukur i dolëm përballë ia gjetëm lulen e ballit
andaj s’duam lot duam histori Kosove e këngë ilirishte
ekzodet kurrë më të mos ekzodojnë nga dheu ç’është yni
jo ikjen po ardhjes t’ia mësoni kohën shqip tek burimi
14.
Në tokën arbërore Gjaku i arbrit shihet vadave
luleve e pranverave në secilën stinë cicërrimash
atyre që e tradhtojnë vetëm anatemën e përjetshme
të vdesësh kur duhet të vdesësh nuk është vdekje
përjetësisë i duhen emra, ideale, zëra, etje, atdhetarë
e atdhetarizmës kënga në gojë mu aty para vdekjes
një zë kushtrim për t’i zgjuar edhe të vdekurit në varre
e dredhim nga një duhan kaçkakësh me babën Shaban
derisa rreh dora, rrah gjoksi, pëlcet pezmi nëpër damarë
është ora jonë e shenjtë, idealja, jetën ia lëmë peng
tëra të ardhmeve se u duhej lavdia këngëve tona
librave të historisë, vargjeve, ugareve të përjetësisë
u duhej një udhë tjetër një shteg në ajrin pa dhunë
përsë ne jemi përse është e jona përse është gjaku ynë
gjakimit tij përgjërimi për jetën e lirë të bimëve tona
në Golgotë kryqëzimit na kanë helmuar dritëshikimin
kanë pirë gjakun tonë e kanë derdhur si ujë burimi
e tash kush ia rrah më mirë telin se lufta që erdhi
plumb për plumb e ballë për ballë e zjarr për zjarr
p one nga luftëtarët ende i kemi të përcëlluar sytë
me luftën lozim si me macë se fat tjetër nuk kemi
15.
Pushkën top, babë, syri s’na lëviz as këmba
sa të kemi luftë me bisha të gjallë jo se jo
të vdekur s’na falin të bëjnë copë të shqyejnë
deri në frymën e fundit pingul jemi para egërsisë
të nesërmet s’vdesin kurrë, babë, vijnë më mijëra
marrin bekim në këtë gjurmë në këto plagë gjaku
e shkrimi ku janë drynuar egër vitet e burgosura
sot s’është luftë është dasmë e madhe e kremtë
e shpirtit të shtypur që pëlcet përtej stuhive
le ta dëgjojë Evropa pëlcimën e t’i mërrolet
ndopak vetullat mbi syrin e dhisë e në shikim
të akullt e t’i ndizte pak bishti, pak hija e turbullt
e pak hidhërimi i saj kur ai masakrojnë paqen
kur i përgjaken popujt kur s’ka vend për robër
e të ikur, kur s’ka kah ua mbyll derën urive
për drejtësi njerëzorë për liri kombëtare
mor, ejani se na ranë e t’ia shkrepim shqip
një jetë që e kemi rritur e pjekur për këtë ditë
16.
Ore, ata vrasin magjet e miellit e brumin e bukës
njerëzoren me shpirtra mizore ia vrasin zogjtë
ditës me diell degës në pemë të bleruar
ia përgjakin tëra dritaret e kthyera kah e diela
e paqtë në pushim hyjnor me urdhër të zotit
mor, cili guxon të na prek në këtë tokë hyjnore
e të mos ua lëmë kokën si qenve në tyta armësh
bandës së tëbuar turr pas gjakut të shqiptarit
ishin çdoherë janë e do t’jenë armiq të kohës
në verë në pranverë në vjeshtë e në dimër
në krejt çka shihet e fluturon qiellit të vet paqësor
e shohin egër paqen plot llahtar kohën plot kaos
ecjen e zezë nga secila gjeneratë deri në pikën zero
lumturohen në pikën zero shkallë në minus në zemra
që ndjejnë zi ngjyrimit me të zezën e tjetrit si përherë
s’ua gjen për be të bardhën në asnjë shtegdalje
është dritë e tyre nata që i ka zbukuruar me shëmtim
17.
Trishtimi i tepërt për të vjellur nga pamja
e tyre nga mendja e sëmurë me paranojë shpirti
ka për të ckurruar gjak ora e shëmtuar viti 1998
viti 1999, e kanë për të vdekur e kanë për të ndodhur
vdekje përplot lavdi e kanë për ta ngrënë tradhëtitë
vetë njeriun e turpit që do t’ia ha si kob jetën e tij
do t’ia vulosë fundin e tmerrshëm, humbjen e madhe
për të mos u ngritur kurrë më përmbi lirinë njerëzore
mbi lirinë e bimëvë mbi lirinë e fjalëve mbi të menduar
ka për të dalur guximi nga nëntoka nga epika
arbërore, kanë për të shprepur orët me trimëri burrash
trimëri trimash e trimëri shqiptare që pëlcet si kripa
shenjën (UÇK) do ta kenë në uniforma e në djepa
në LAVDI kombëtare në male në shtigje në thepa
aty ku bien zogjtë e shqipes përjetësive të shenjta
18.
Pamjes do t’i kërleshen leshrat e kokës e trupit
ata që s’i kanë ditur gjërat kanë për t’i mësuar
ata që s’i kanë njohur kanë për t’i parë me sy
e për të mos besuar se paskësh kaq mizorë
e mizori të egra prehistorike e paranjerëzore
ata që s’kanë besuar do ta shohin të vetetën
përplot sy të nxjerrur, koka të prera, njerëz të vrarë
nëna të therrura me shtatëzëni e pleq e plaka
bërë për shëmtim të zotit nga duart e krimit
pastaj vijnë nga perëndimi vijnë nga Evropa
plot epsh mëmëdhetar ngritet flamuri i Arbrit
betohen një nga një para tij para atdheut
lidhen besë për besë për Vdekje o Liri, dhe
ua shohim syrin në shënjestër, gishtin në këmbëz
madhështinë shqipëtare në urtinë e hershme të Gjergjit
kushtrimit i del fjala e nga jehona e saj nxihen malet
toka ua ka të madhërishme pamjet, koha të përflakur
ua nxjerr shikimin e pangopur mbi kokat barbarësh
19.
Hyjnë e dalin e hyjnë tepër mjerueshëm
me syte e kaosit në të gjitha rrugët e përtëritjes
lakmi e zezë i ndez i verbon keq i vampiros
pranverat në sytë e tyre s’janë për të qenë stinë
me kaltërim e me lule e me dashuri njeriu
për atë qiell të kaltërt mbi kokë e mbi tokë
për pak diell mbi qiell për pak shtrojë pa gërmadhë
askund s’ua gjen shembullin për mendësi lubie
për rast të veçantë me sëmundje të pashëruar në farë
të egër në shpirt të egër në gjakra vrerë e helmët
urive të tyre s’u del as planeti s’ngopen me shqiptarë
i duan tri pjesë të botës detet për mish popujsh
burra armiku mbetet armik i përjetshëm brezave
asnjërit s’i zihet besë për ne janë ata që ishin, ata
që janë histori mizore, urrejtje e çmenduri mbi etni
20.
Kosovës mos m’i dërgo më letra nga mërgimi
nga të katër anët e globit anëve të errta të zbrazëtisë
kjo tokë ju do brenda balsam i tëra plagëve të saj
kur t’i gjendemi pranë kur t’ju ka gjelbërim dhembja
për t’ dalë zot në orë të liga tek ia vrasin zigjtë
tek ia bëjnë gërmadhë pamjet e rrugët e një qëllimi
tek i mbushen fushvdekjet me kufoma e fushbetejat
t’i jemi pranë dhimbjeve të lindjes në ara në male
e mos t’i thuhet për të flakës së shpirtit të mos digjet
dhimbjeve të harbuara kur ia përgjakin epikën, këngët
kasapët e përkryer për t’i prerë dhe pipat e fundit
e për ta zhbërë nëse munden me pemë e frymorë
me teshë e koteshë duke e ndjekur me tmerr deri në themel
veç gurëve të themelit që s’i lëkund kurrë as ia merr
nga rrënjët e trrollit etnik e nëpër farë e fortë epike
21.
Ah, shqiptarë plisbardhë e mi zemërdjegurit
të tmerrshëm, ah, mbi supe vitet e robërisë
kudo gjurmë dhëmbësh fashistë të një bishe karpatesh
që s’e di kurrë ku është kufiri i mizorive të çmendura
ngjarje tragjike e kanë kripur kohën mizore e shpirtgur
anë e kënd globit të shpërndarë tragjikisht pikë e pesë
brenda e jashtë të ndarë në mes veti nëpër rrathë ferri
ah tmerri im përplasja ime e tmerrshme në ty
në therrtore therren në fyt arsyet e pastra e kombëtarët
i lënë kokat për dhe të atdheut e flamur shqipeje
pse jo unë ka çdo të drejtë ta lë kokën për tokën
për zotynë kjo racë është patalogjikisht e pashëruar
t’u biam, ta ndjekim deri te një farë të djallit
e mallkim u paçin të ardhmet e tyre deri në një
u shofshin brezat e tyre barbarë e çdi gjë qe e kanë
mësuar antinjerëzisht zoti ua mbuloftë me shëmtim
edhe në fund të globit po të jetë mbirë far shkjau
mos u mashtrone bre se nuk ka kund shkja të mirë
ka vetëm shkije vampirë kudo racë e fëlliqur, mjerim
ka toka kah e shkelin, mjerim kanë pamjet kah i djegin
22.
Pa u ndarë mirë dita e nata krimbohen të papritura
nga vrimat do të dalin veç krimba me krimbërinë e vet
na vërshojnë të etur për pushtet e jo për shtet, medet
po verbim u ka mania për sundim farë e pakuptim
tragjedinë s’e shohin e kanë mësim të huaj lakminë
e prishur për kurtha pas shpine për hile e shërbime
kobëzeza në emër të djallit kur hapet kutia e Pandorës
janë zaptues të egër fronesh të pista e grabitës
me koka përbindëshe pa e parë përbindëshin tjetër
përbindshëm të sulur mbi shqiptarë-heeej burra more
po e lëshuam një këmbë dhe` Kosove këtë plagë të madhe
më mirë t’i biem not detit e të dalë ku të dalë
por jo pa u zhdukur në njeri të fundit e në shqiptar
të fundit pa mbetur shqiptaria pa gjak pa farë
s’e lëmë Kosovën në gojët mesjetare në ujqëri karpatesh
është shenjti me ne është NJERIU që vjen andej
atlantikut i dërguari i zotit në mrojtje të drejtash
është miku ynë më i miri në ditët e vështira
dhe s’kemi për t’i mbetur borxh për miqësi të shtrenjta
dhe s’kemi për t’ia harruar kurrë dorën e zgjatur
në këto orë të liga përfytjes me vampirë e shtriga
23.
Erdhën t’i fryejnë prapë të zezës mbi mua
vetevrasje të bukur u kishte rruga e ardhjes
me mite në maje shtize me lutje për krime
me bekim tek historitë e tyre primitive
tek rrenat që e kanë shkencë nacionale
dikush më ta prit t’i shohim deri ku e kanë
unë i thashë le t’i shohë zoti le t’i gjykojë e drejta
le t’i shohë njerëzimi se si turren radhë me radhë
me kokë gongone plot shëmtim për t’u trishtuar kuptimi
se si përkryhen urrejtjve pas tokave të huaja si yshten
tek Molla e Kuqe ishte kufiri yne deri tek Arta në Jug
por këtë herë të ka mashtruar keq mëkata e gjakut helm
të ka verbuar sysh historia e krimit tash në Kosovë
fundi yt do të jetë turp fund i përjetshëm
para shek XXI s’u desht shpjegim t’i jipja njerëzimit
që s’iu ngopën kokat me tragjeditë tona me tokat
që s’janë tuajat këtë radhë do t’ia korrni të kotat
mendimit mizor me barbari mesjetash tek fara katile
24.
Nëna, motra, fëmijë me fëmijërë të këputur
trishtuar ju ka kaosi, traumat e rënda të këtij fundi
me lotët tuaj do bëheshin riga shiu për një shekull
uh, po ç’tmerre keni parë po ç’dhembje keni ndjerë
para syve të ju pushkatohen më të dashurit, të zënit
rob në duart e kanibalëve sadistë e antinjerëz
ata s’kanë gjak njeriu, janë krijesa shpirt djalli
vijnë nga terri monstruoz i historisë makabre
të mësuar brez pas brezi të pinë gjak shqiptari
ju që vdiqët padashje në illim e në mess ë jetës së ëmbël
me sy të nxjerrur me koka të prera me gjymtyrë copa
ç’faj i patët kohës e zotit që lindët shqiptarë e pse
jetuat shqiptarçe pse vdiqët me pasthirrma shqipe në gojë
ç’faj i patëm lindjes duke ia bartur jetës qefinin
shtigjeve kah kemi stisur ndjekjeve gjysmë të vdekur
25.
Pamëshirshëm qindvjetshavë ke shkelur mbi mua
ke bërë çka s’bëhet, ke stepur edhe zotin atje lart
Uh po armik i egër ke qenë e ke mbetur për jetë po ai
që kur ke ardhur e zure vend përeth tokave të mija
atëherë e sot ke mbetur barabar në tëra ecjet e tua
ku je vuajtje e përvauajtur po zi na i ke rënë epokës
po zi na i ke shkruar këto stinë e vite me të zezën
i zi na është derdhur pqrmbi koka e shpirt trishtimi
Ah, falë të qofsha zoti ynë, ku rendin kështu spijujt
tradhtarët, antinjerëzit, antindërkombëtarët, kurrë s’u falet
shiten lirë për ndonjë shërbim si kuaj pa shërbim
dëgjojani tash gjëmen krismës në këtë zgjim Kosove
është gjaku që ia shkruan historinë Ilirit e Ilirianës
është jehona e tij që pëlcet tek ndërgjegjet e botës
dhe vijnë radhë më radhë shqiptarët dhe i prijnë
luftës dhe epokës tek rrënja e lashtë ia bekojnë tytën
pastaj vijnë kremtet dhen shqip çelin sërish lulet e
bari rritet sërish dhe shpendët përsëri shihen sndej
e shumohen prej vezës së vet e bashkë me njerëzit
ecin lumenjt e stinët e mungojnë vetëm të rënët
s’mungojnë në asnjë çast emrat tanë mësa kohët tona
i yni i bie cep më cep pa drojë duke prekur zgjimin
duke mos besuar se nga hiri i vet Ringjallet Kosova
Nga Flori Bruqi:
Prometheu shqiptar – Adem Jashari
Heroi biblik e zotëroi nga fillimi deri në fundin e vet Betejën e pasmbrapsur të heroizmit -shqip.
Në çastin kur bishat e çmendura arritën ta vrasin më të mirin(o zot sa keq ata u sollën me koka të prera,njerëz të vrarë,pleq e plaka,nëna të therura me shtatëzani!)diçka e thellë, e tillë u shkrep në truallin dhe shpirtin që kërkonte vetëm gjak arbëror.Fillimisht në këtë truall lindi poeti ynë,i cili, ka gjëra të përbashkëta me vargjet fishtjane , mbase të ndërtuara në mënyrën më pikante te poema “Shqiptari vdes duke kënduar”…
Por, poeti i ditëve tona, është poet modern ,i fuqishëm, që e bëri të flasë shqip – heroizmin e babë Shabanit, bacë Ademit , Hamzës, Agim Ramadanit .
Homerit shumë i pëlqente zotërimi.Deri në momentin kur dueli hyjnor-ishte i pa-kryer,poeti i verbër e kishte dashtë shumë Akilin e kishte vlerësuar atë si një zotërues,krejt ashtu siç e synonte dhe ai vetë botën…
Bota i pranon dy a më shumë zotërues.Ne nuk e dijmë se si e ka”parë” Homeri duelin Hektor-Akil,ashtu i verbër ashtu me errësirën e padepërtueshme dhe të përjetshme nëpër sy,ashtu i pamundur,por e ka ndjerë e ka dëgjuar nga shembja e”thelbit” të tij.
Akili ka qenë një rast-hata,një kohë hata,një njeri – hata,një vrasës dhe një fitues – hata.
Ka qenë momenti që poeti ka kuptuar se ai, Akili, nuk është zotëruesi,por sunduesi,e vetmja gjë e përjetshme që nuk ju ka pëlqyer poetëve.Zotëruesi i baladës është nga Ruhoti i Pejës, është shqiptar,ka të botuara 17 vepra letrare .
Ai është si zogu që ka hyrë edhe vetë në balada lufte,sepse edhe ky ishte njeri i Baladave. Ai u ngrit me vargun e tij për t’i denuar ata – mizorët,që u sulën pabesisht – pas shpine , me elaborate,histori të tmerrshme , për t’i zhbërë me rrënjë nga faqja e dheut-Njerëzit Legjenda -,Adem Jasharin ,…Drenicën,Deçanin,Rugovën,Logjen e Llapin,…Isa Boletinin, Agim Ramadanin, që pikturën dhe poezinë dardane e la ta shkruajë në kohë paqje…,që kurrë për së gjalli s’e arrijti….
Poeti shqiptar ka emër dhe mbiemër, ai është Naim Kelmendi ,që këto ditë,ribotoi në Shtëpinë Botuese “Rugova Art” poemën –Legjendë ,me titull “Shqiptari vdes duke kënduar”…
Dhembja e çdo vargu , e shkruar nga poeti ynë pulson në çdo strukturë të brendshme , që shtrihet gjatë leximit në thelbin racional, ndërsa dhembjet ai i vë në shtratin e poemës nacionale …Pozicioni i çdo fjale,shenje,është i paracaktuar.
Poema për Adem Jasharin,e ka strukturën fishtjane.
Ajo është fabulë,prandaj e ka strukturën e poemës në gur.Duke e lexuar baladën kushtuar Adem Jasharit me titull”Shqiptari vdes duke kënduar”,e cila është botuar para 11 vjetëve , në numrat e gazetës” Bota sot”( 15 mars 1999 dhe 31 mars 1999)që më vonë është botuar si libër poetik(viti 2000 dhe ribotuar sivjet me disa plotësime ) me kapitujt II dhe III : “Poezi nga lufta”(5 poezi), të shkruara në frontin e Kosharës ,pra gjatë luftës ,me vjershat : Shqiptarët në luftë, Histori e gjallë, Vargje në mes plumbash, Fundi, Ora e fundit);kapitulli i tretë me titull “Kapërcimi i ujërave të turbullta”(13 poezi të shkruara gjatë luftës:Shqiptarët,Hyrje në atdheun e djegur,Zabullimë,Shkëlqim i zi,Misteri,Rendi i shurdhmemecëve,Fjalë e drejtë,Pështjellim,Tregim i moçëm,A pritet vdekja në shtrat,Krimet,Kapërcimi i ujërave të turbullta,Mundja e përbindshave )janë eksponent i shkëlqyer në ndihmë të argumentit për ndryshimin semantik të kësaj tradite të të menduarit.
Dihet se, shkrimtarët dhe të gjithë krijuesit e artit të vërtetë janë subjekte të faktorëve të ndryshëm jetësor.
Lexuesi pasi ta ketë lexuar librin”Shqiptari vdes duke kënduar”,gjithsesi do të bindet se Naim Kelmendi është poet modern.Lexuesi I mirëfilltë kur I lexon 47 baladat e Naim Kelmendit, do t’a ndjejë veten si në një shfaqje filmike,ku përsonazhet si Adem Jashari,Hamza Jashari,Shaban Jashari,Isa Boletini,Oso Kuka,Agim Ramadani,Kosharja legjendare,lëvizin si në ekranin e filmit duke na dhënë një art skenik në heshtje,apo një vallëzim të zjarrtë,që herë-herë është i akullt, me përplotë akrobacione të kryera skenike të një kalibri protonizmian,rrymë kjo e krijuar nga shkrimtari ynë i mirënjohur Shefqet Dibrani.
Sekreti dhe talenti estetik i homerianit tone shqiptar i përket një fuqije tjetër: asaj të njohurive të shkëlqyera të kodeve të shkruara dhe të pashkruara të gjinisë së poemave të gjata,asaj të përvetësimit të plotë të gjitha elementeve të poezisë (e veçanta është se askund nuk përdorën shenjat e pikësimit),asaj të zotësisë së tij profesionale për t’i kthyer këto njohuri në instrumente diplomatike,që ndihmojnë drejtëpërsedrejti në kryerjen sa më të përsosur të plotësimit të” shkyer” të hartës arbërore nga Evropa plakë.
Le të përqendrohemi në disa prej këtyre elementeve si dhe në mënyrën se si efektet e tyre kanë ndikuar kaq pozitivisht në poemën që gjejmë në librin e posabotuar ”Shqiptari vdes duke kënduar”….
Që në rreshtin e parë të poemës (prej 30 baladave) kushtuar AdemJasharit,legjendës së trimërisë shqiptare,është një rrëfim fishtjan ,i gjallë,i shfaqur me një sugjestivitet, i cili të tërheq më shumë kënaqësi drejt fundit.
Vini re fjalitë e para:
Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe
Vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë
Mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut
Si dhe vargjet :
“aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku
aty ky vritet Kosova a s’është gjasë e vjetër”
(balada 1,faqe 11)
Ose:
…..
përmbyllet njëra krizë hapen të tjerat
ngërdheshën dhëmbët hapen varret
bëhet varr pa varri deri në çmenduri
u humbin edhe emrat pa ditur ku i kanë
as eshtrat as letërnjoftimet as pa ditur
përse kanë lindur aq të pafat e pse vdesin
pa asnjë mbrojtje në duar gjakëpirësish
ndërsa atje në kancelaritë hijerënda
mbahet prapë mbledhje dhe shkojnë
e flasin të mëdhenjtë pështyma u thahet
fjalët bëjnë spektakël fjalët keq tradhtojnë
të vërtetën e shenjtë fjalët bëhen kafshë
të egra dehjes me shampanjë me shikime
të dhelpërta me orekse të egra ujqërie.
(balada 5,faqe 11).
Pra, poeti Kelmendi ,zotëron lirshmërinë narrative,paraqitjen dinamike.
Duke fokusuar aspektin psikologjik të ndodhisë apo gjendjes,ai përqendrohet pikërisht në rrëfimin e këtij aspekti.
Kjo i ka dhënë atij mundësinë të mos bjerë në komente apo analiza psikologjike,por që gjendjen psikologjike e manifeston brenda tejksit apo nënteksit në strukturën tekstore:
….
pahetueshëm a s’po e sheh gjakun tim
të shprishur gjeografisë popullore copat
e ndara në duar të ndyra në gojë myku
përgjaket njeri cep shpopullohet tjetri
masakrojnë të parin e copëzojnë të dytin
andej u vrasin zogjve këngën e parë
….
(balada 6,faqe 16).
Ose:
…
fjala e pathyer në emër të Atit e të Birit
e në emër të shpirtit vetëvdekja e trimit
në shtat e shtatqind vafshin se Unë njëherë
kam vendosur të bëj timen për dhe Kosove
ah, këtij dheu i pëlciti mjaft zemra,…
(balada 7,faqe 17).
Tek analizojmë poezitë i identifikojmë argumentet,gjendjet dhe, falë pastërtisë së jashtëzakonshme të baladave të Naim Kelmendit,nuk e kemi të vështirë t’i kuptojmë shtresat e niveleve filozofike dhe psikologjike,që gjenden pothuaja në çdo varg të këtyre baladave-Legjendë!
Në secilin varg të librit” Shqiptari vdes duke kënduar”,gjejmë domethënie të dyta e nganjëherë të treta për t’i analizuar në detaje.
Është interesante se, çdo varg është i regjistruar si me kamerë , me imtësi funksionale ,sikur veprime e gjeste të aktorëve , trillët e zogjve , instiktet e kanibalëve sadistë,që…”skanë gjak njeriu,janë krijesa shpirt djalli,vijnë nga terri monstruoz i historisë makabre,të mësuar brez pas brezi të pinë gjak shqiptari”( balada 24,faqe 34).
Naim Kelmendi e di mirë se me çfarë cilësish duhet t’i veshë protogonistët dhe në ç’fushëbetejë duhet t’ i vendosë ato figura.
Ai është shumë i kujdesshëm se kush janë,ç’qëllime kanë dhe ku e kur humbin apo fitojnë.
Personazhet e Naim Kelmendit janë të besueshëm sepse vetë ai si autor është i besueshëm.Ai u lejon atyre gjuhën që ata zakonisht përdorin,vetitë dhe vesët që kanë.
Naim Kelmendi është dhe do të jetë i suksshëm në poezinë moderne shqipe,sepse,nga njëra anë,ai e njeh mirë njeriun,vuajtjen dhe psikologjinë e tij,shoqërinë së cilës ai i përket, si dhe jetën në përgjithësi.
Nga ana tjetër,ai ka triumfuar në artin e krijimtarisë edhe më dy vepra tjera “Në një jetë pas krishtit”(Rugova art,2010) dhe “Esenca”(Rugova art,2010).
Naimi zotëron mirë të gjitha sekretet e zanatit të tij si një poet i madh bashkëkohor.
Suksese autorit!
Prishtinë,19.11.2010.
(Recension i lexuar në promovimet e librave të Naim Kelmendit ,në Institutin albanologjik të Prishtinës,më datën 19.11.2010,ora 13:00,që është edituar në TV News etj., si dhe në shumë web faqe interneti shqiptar )
******
Intervistë me shkrimtarin dhe poetin Naim Kelmendin
Kelmendi: Dimension tjetër i kuptimësisë poetike
Këto ditë është botuar libri “Në një jetë pas Krishtit”, i poetit Naim Kelmendi. Në intervistën ekskluzive për “Kosova Info” ai tregon shumëçka për krijimtarinë e tij dhe shpreh shqetësimet për lexueshmërinë e letërsisë kohëve të fundit.
Kosova Info: – Zotëri Kelmendi, sapo keni botuar vëllimin me poezi, “Në një jetë pas Krishtit”, çka nënkupton për ju ky titull.
N. Kelmendi: Së pari ju falënderoj për intervistën. Mund të them se, ky është një libër i ri poetik, pas disa librave të tjerë të botuara vite me radhë, ngase pos poezisë unë merrem edhe me publicistikë e me fusha tjera të gjinive letrare, por poezinë e kam kryesisht vokacion timin krijues. Mund të them se, ky titull ka ardhur për librin më të ri si dimension tjetër i kuptimësisë poetike, do të thotë duke u bazuar në aktin e gozhdimit të Krishtit, ashtu si e njeh njerëzimi, mirëpo mbase ky motiv edhe e ka pikënisjen në këtë akt, por përgjithësohet dhe merr konotacion tjetër, më të përgjithësuar, duke dashur që ta zbërthej atë kuptimësinë e mëkatit njerëzor, dhe besoj se këtë zbërthim dhe këtë kuptimësi, e thotë më së miri vet poezia brenda librit.
Kosova Info: Çfarë motivesh përmbajnë poezitë në librin tuaj?
N. Kelmendi: Mund të them se poezitë janë nga motivet më të ndryshme. Poezia moderne mbase shkapërderdhet apo shpërndahet nëpër një sërë motivesh, e po ashtu edhe poezitë e këtij libri, janë nga më të ndryshmet, personale, intime,lirika të dashurisë,lirika të atdhedashurisë, të jetës urbane, moderne, e motive të tjera, kështu që, këto janë edhe motivet që e përbëjnë poezinë time më të re, më konkretisht të vëllimit poetik “Në një jetë pas Krishtit”..
Kosova Info: Ku jeni inspiruar më shumë për t’i shkruar këto poezi?
N. Kelmendi: Si të ta them? Është në praktikën e jetës krijuese të poetëve dhe shkrimtarëve, që inspirimi mbase e ka çdoherë një pikënisje, niset dikund, dhe pastaj vjen deri te krijimi i poezisë. Inspirimet janë nga më të ndryshmet, nga përditshmëria e jetës, nga jeta personale e poetit, kështu do të thotë se, secila e ka atë pikënisjen e vet si inspirim, pastaj merr formën e krijimit, por unë mund të them, që për t’u kryer një poezi, nuk mjafton vetëm një inspirim apo një krijim i një poezie, mbase arti është diç më shumë, është një përvojë më e madhe, është një punë më e mundimshme, sepse është në natyrën e artit, është në natyrën e poezisë kjo, dhe mirë është që është kështu, ngase ia vlen që të sfilitesh dhe të vuash për krijimin, sepse poezia është një vlerë shpirtërore, dhe kur e kemi parasysh këtë, si vlerë, mendoj që ajo duhet të punohet, të rikrijohet. Tek unë përjeton faza të ndryshme të krijimit. Përjeton versione të ndryshme të krijimit dhe derisa merret forma përfundimtare, për ta bindur veten se vërtetë ia vlen, që të botohet në libër.
Kosova Info: Kur do të munden lexuesit ta kenë në duar librin “Në një jetë pas Krishtit”?
N. Kelmendi: Libri “Në një jetë pas Krishtit”, këto ditë ka dalur nga botimi, pra nga shtypi, ai së shpejti do të shpërndahet nëpër pikat e shitjes të kryeqytetit, mbase edhe në qytetet e ndryshme, aty ku gjendet libri,nëpër libraritë në Kosovë. Këtë libër e ka botuar shtëpia botuese “Rugova Art”, e cila ka një traditë botimi më se dyvjeçare, të cilën e udhëheq unë, pra unë jam krijuesi dhe drejtuesi i saj. Në radhën e botimeve të tjera, që kanë dalë këtyre viteve, nga gjini të ndryshme letrare, qoftë ato në prozë, poetike, pastaj publicistike e të fushave të tjera, dhe më në fund arrita që të botoj edhe veprat e mia. Kjo është ajo më e reja, nga kjo shtëpi botuese. Vëllimin poetik “Në një jetë pas Krishtit”, mendoj që edhe lexuesi do ta ketë së shpejti në duar, dhe si zakonisht, krijuesi pret reagimet e lexuesit, qofshin ato publike apo të formave tjera, kështu që ato janë të pritshme.
Kosova Info: E dijmë se jeni autor i shumë veprave të botuara, që ju keni shkruar edhe disa libra të tjerë, mund të na thoni se, cili ka qenë më i suksesshmi, sipas jush, apo cili prej tyre është pëlqyer më shumë nga lexuesit?
N. Kelmendi: Thënë të drejtën, botimet e mia datojnë që herët, që në vitet e tetëdhjeta, e që mund të thuhet që jam edhe përfaqësues i poezisë së viteve të tetëdhjeta, atëherë kur kam filluar botimin e veprave poetike. Mbase të shkruaj kam filluar që herët. Mirëpo, thënë të drejtën, kritika letrare, disa nga veprat e mia poetike, i ka veçuar në kohë, si vlera poetike. Mbase janë edhe mjaftë emra të njohur të letërsisë sonë të re moderne, që kanë shkruar për veprat e mia, qoftë këndej në Kosovë qoftë andej në Shqipëri. Mund të them se me mendimin e kritikës çdoherë jam i kënaqur, jam katërcipërisht i pajtuar, ngase kritika letrare nëpër kohë, secilën vepër që e ka marrë me theks të kritikës, e ka çmuar dhe vlerësuar pozitivisht, dhe kjo më gëzon si fakt. Unë, do të thoja që janë një sërë veprash poetike, siç bie fjala “Shtreza në fjalë”, e botuar më 1985, ka qenë fillimi i botimit të veprave të mia poetike, domëthënë kjo është vepra ime e parë poetike, që është pranuar atëbotë në konkursin letrar, me shifër, jo me emër dhe mbiemër, në konkurrencën e 33 dorëshkrimeve të edicionit botues “Zëri”. Atëbotë kjo vepër është pranuar si vëllim poetik në konkurrencën e 33 dorëshkrimeve dhe më vonë doli si botim i librit, me titullin “Shtreza në fjalë”, dhe besoj që kjo ka pasur atë vlerën e vet, si krijim poetik, që ka sjellë një frymë të re në poezinë shqipe të kohës. Dhe pastaj do të veçoja edhe veprat tjera si, “Pse ashtu Pandorë”, po ashtu vepër poetike,botuar më 1993, pastaj do veçoja, “Përballje me vdekjen”,botuar më 1999, apo poemën e gjatë, një ndër poemat e para të kësaj natyre, kushtuar legjendës së trimërisë shqiptare Adem Jasharit e titulluar “Shqiptari vdes duke kënduar”, së bashku me poezitë shkruar gjatë kohës së luftës çlirimtare,kur raportoja si reporter lugte, nga beteja e Koshares, e botuar në vitin 2000 dhe ndonjë tjetër, sipër shembull vëllimin tjetër poëtik, “Kohë për të folur gurët”, e botuar në vitin 2001, apo atë, “Sipërfaqja e padukshme”,botuar më 2003 etj. Thënë të drejtën, veprat poetike janë, siç është thënë edhe nga shumë autorë klasikë, apo e kanë thënë edhe të tjerët, disi nuk mund t’i dalloj, t’i ndajë, janë sikur fëmijët kur lindin, do të thotë, secila të duket më e mirë se tjetra, secila e ka atë pjesën e vet tek krijuesi, të vuajtjes së krijuesit, sepse, është një prurje, është një lindje që poeti e sjell. Dhe kështu këto janë ato që do t’i veçoja.
Kosova Info: Të gjitha këto vepra, të gjitha këto vargje, në zhanre të ndryshme, me tema të ndryshme, sa e vështirë ka qenë për t’i shkruar të gjitha këto?
N. Kelmendi: Nuk do të thoja se është aq e vështirë, ngaqë është vërtetuar në kohë, mbase edhe nga koha antike, mbase edhe nga ajo klasikja dhe më herët, se poeti lind, do të thotë është një lindje, është një prirje e lindur e të shkruarit, qoftë në fushën e poezisë qoftë edhe në fushat tjera. Nuk do të thosha që është e vështirë por është procesi ai që i ka vështirësitë e veta, i ka format e veta të krijimit. Në këtë drejtim, do të thosha se, janë ato vështirësitë e procesit krijues, por mbase të kësaj natyre, do të thoja që edhe vështirësitë janë të pranueshme, janë të mira, ngase kur ajo sendërtohet me frytin dhe merr atë formën e krijimit përfundimtar, për të ardhur si vlerë, ndjehem i çliruar, ndjehem aq i gëzuar, për shkak të prurjes poetike, sa që më duket si një çlirim estetik dhe një kënaqësi estetike.Kjo ecën kështu gjithmonë dhe nuk ndryshon.
Kosova Info: Çka mendoni ju për shkrimet letrare që bëhen sot në trojet shqiptare?
N. Kelmendi: Ndoshta mund të flas për një pjesë të kësaj letërsie, që krijohet në Kosovë, viteve të fundit, jo për tërësinë e krijimit, ngase jo edhe aq e njoh edhe letërsinë që krijohet në Shqipëri, ngase mungojnë kontaktet, pastaj mungon edhe pikëpamja e duhur për ta vlerësuar atë. Mund të ketë në Kosovë, po mendoj në poezinë tonë të re, postmoderne si po i themi, ka prurje të mira, ndoshta s’do t’i veçoja me emra, por mendoj që këto prurje duhet shkuar më tutje, ngase sikur nuk e tejkalojnë atë letërsinë që është krijuar në një periudhë kohe pak më përpara, mbase edhe e kam gabim, por mendoj që ka pasur prurje më të mira dhe më të vlerta tek poezia e viteve të tetëdhjeta,nëntëdhjeta etj, me disa përfaqësues, apo te poezia e viteve të shtatëdhjeta, po flas në tërësi edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Nga ajo letërsi mbase e kemi të argumentuar, që kemi prurje tejet të vlefshme, dhe sikur këto viteve të fundit, me disa emra, që ndoshta mund të jenë të paktë, për shkak se mendoj që është dashur të jenë më të shumtë. Këto prurje letrare sikur nuk i tejkalojnë gjithmonë ato vlera të krijuara më parë. Ka dhe vlera letrare të konsideruara që janë denjësisht përfaqësuese të postmodernes.
Kosova Info: Thatë që në vitet e tetëdhjeta ka pasur vepra të mira letrare nga disa shkrimtarë të mirë, mund t’i përmendni disa prej tyre qe kanë sjellur shkrime të mira letrare në duart e lexuesit?
N. Kelmendi: Por, tash te letërsia që është shkruar në Kosovë, unë do të mund të cekja disa prurje poetike të autorëve të gjeneratës, që përfaqësohet me disa poetë të njohur, që poezisë sonë i kanë sjelluë vlera të njëmendëta, duke mbetur kështu përfaqësues të një fryme të re të kësaj poezie që është krijuar në Kosovë, apo edhe në Shqipëri. Nuk do t’i marr në theks të fjalës me emër, por janë disa nga këta, që do të thotë e përbëjnë një përfaqësim të kësaj poezi, që është krijuar në atë kohë.
Kosova Info: Çfarë mendoni ju për lexuesit sot?
N. Kelmendi: Mund të them që degradimi i leximit nuk është rrjedhojë e sotshme, kjo është pak e mëhershme, pra mund të kthehemi pak në retrospektivë, mund të datojë që në vitet e nëntëdhjeta dhe deri sot. Pra, kështu lexueshmëria ka pasur një rënie të theksuar, do të thotë nuk lexohet sa duhet, por unë mendoj që kjo do të vie në shprehje gradualisht, por jo me hapa të shpejtë.
Kosova Info: Çka mendoni ju, kush ka qenë shtytës, që të bie interesimi për të lexuar?
N. Kelmendi: Në Kosovë janë rrethanat ato, çofshin ato politike, në periudhën e paraluftës, mirëpo ja që pasojat e tyre kanë ardhur edhe në kohën e pasluftës, meqenëse sot ndoshta edhe format tjera të medieve elektronike, e kanë bërë të veten. Por, prapë se prapë unë mund të them se, megjithatë libri si libër mbetet vlerë e pazëvendësueshme, sepse vlera e librit nuk zëvendësohet me mediet tjera.
Kosova Info: Dhe, cili do të ishte mesazhi juaj për lexuesit e librit?
N. Kelmendi: Këshilla ime e vetme është që të lexohet më shumë, mbase leximi sjellë dituri, libri është dituri. Dhe, këto dy sfera mund të ndahen, ngase nga libri mësohet dhe fitohet dituria, kurse nga mediet tjera mund të ketë informacione, por nuk mund të ketë dije, ajo nuk është dije. Esencialisht është një dallim shumë i madh.
Kosova Info: Siç e dimë, në kohën e luftës çlirimtare, juve keni qenë reporter lufte, duke raportuar për një gazetë nga vijat e frontit, çka do të thotë kjo për juve, si poet?
N.Kelmendi: Ju falënderoj për këtë pyetje. Mbase ma përkujtuat një nga periudhat më të mira, të përvojës sime gazetareske. Ishte një nga kohët më të mira, tek raportoja nga frontet e luftës së Koshares, atëbotë kur bëhej një luftë e madhe nga UÇK-ja, për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb. Dhe, kjo, edhe me ndihmën e forcës ushtarake të NATO-s, mbase u arrit me qershorin e vitit 1999, me çlirimin definitiv të Kosovës.
Kosova Info: Zotëri Kelmendi ju faleminderit shumë.
N. Kelmendi: Faleminderit edhe prej jush.
Intervistoi: Abaz KRASNIQI