2011-03-25

Shqiptarët s’ besojnë shifrave të regjistrimit



image
“Është embrion me sëmundje gjenetike, i cili edhe do të rritet si i tillë. Ndodhitë e Kalasë ishin në funksion të shpërqendrimit të vëmendjes nga manipulimet e regjistrimit të popullsisë. Megjithëse anëtarët shqiptarë kanë braktisur Komisionin Shtetërorë, mjekja Vesna, si kryetare e Komisionit, përsëri vazhdon më përgatitje të regjistrimit. Kjo është dëshmi e mjaftueshme se te të gjithë shqiptarët, do të pasojë mosbesimi i thellë në rezultatet e regjistrimit”, thotë Shpëtim Pollozhani

Shkup, 20 shkurt - Qëllimi i palës maqedonase dhe Komisionit Shtetëror të Regjistrimit është i qartë: shqiptarët të paraqiten me numër më të vogël se sa janë aktualisht. Kështu kanë theksuar analistë të ndryshëm politik, të cilët mospërfilljen e KSHR-së ndaj thirrjeve të zyrtarëve të BDI-së, e kanë vlerësuar si “politikë të përsëritur që më parë”. Megjithëse regjistrimi edhe mund të dështojë, analistët shqiptarë parashohin se sikurse herave tjera, shqiptarët nuk do t’i besojnë as këtij regjistrimi të popullsisë, i cili meqë nga fillimi i punëve në Komision, ka tendencë manipulimi me shifra.
“Është embrion me sëmundje gjenetike, i cili edhe do të rritet si i tillë. Ndodhitë e Kalasë ishin në funksion të shpërqendrimit të vëmendjes nga manipulimet e regjistrimit të popullsisë. Megjithëse anëtarët shqiptarë kanë braktisur Komisionin Shtetërorë, mjekja Vesna, si kryetare e Komisionit, përsëri vazhdon më përgatitje të regjistrimit. Kjo është dëshmi e mjaftueshme se te të gjithë shqiptarët, do të pasojë mosbesimi i thellë në rezultatet e regjistrimit”, thotë Shpëtim Pollozhani, duke shtuar se “nëse shqiptarët që kanë lëshuar Komisionin i qëndrojnë më tej besnik burrërisë, atëherë ky presion do të jetë i suksesshëm”. “Por, nëse kthehen prapë në Komisionin e mjekes Vesna, pa i plotësuar kushtet, atëherë ky do të jetë dështim i radhës. Të gjitha manipulimet që synohen të bëhen, mund të përmblidhen në një deklaratë të para disa muajve të kryeministrit Gruevski, i cili tha se ‘unë di t`i numërojë shqiptarët më mirë se Cërvenkovski’! Atëherë çdo gjë është shumë e qartë dhe Gruevskit duhet dhënë mirënjohje, sepse në raport me shqiptarët, ai ka realizuar programin e tij qind për qind”, shprehet Pollozhani, sipas të cilit, që në fillim është përgatitur masakrimi i numrit të shqiptarëve për qëllime politike të palës maqedonase. Ndërkaq, profesori universitar, Ymer Ismaili konstaton se vetëm një sistem verifikues në të gjithë vertikalen e komisioneve regjistruese - nga lartësia dhe deri në Komisionin më të vogël, mund të kthejë optimizmin se më në fund, regjistrimit të popullsisë mund t`i besohet.
”Megjithatë, çdo imtësie dhe detaji të Ligjit dhe strukturave realizuese të regjistrimit i duhet analizë e hollësishme, sepse në mënyrë permanente - shqiptarët janë diskriminuar në këtë aspekt, sepse në institucionet dhe mekanizmat shtetërorë që kanë realizuar regjistrimin, shqiptarët nuk kanë pasur qasje kontrolluese”, thotë Ismaili dhe vëren se mosbesimi i thellë ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, është shkaku i gjithë kësaj dileme, “por edhe vet fakti se regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm operacion numërimi, por ai ka edhe dimensionin e politikës”. Prandaj, vazhdon më tej Ismaili, është evident gjithë ky stres i Qeverisë, e cila e di se kësaj radhe, shqiptarët mund të jenë mbi 30 për qind. “Këtë e dinë edhe ndërkombëtarët. Prandaj mosbesimi i thellë i përhershëm ndaj institucioneve dhe mes dy komuniteteve, si dhe dilemat për manipulim që në fillim, të nxisin të konkludosh se vetëm një shqiptar entuziast mund t`i besojë një Qeverie, e cila funksionon mbi baza antishqiptare. Kjo shifër paraqet rrezik për ambiciet e palës maqedonase, prandaj ata synojnë që pasqyrën demografike të etnisë në Maqedoni ta ndërtojnë sipas krijimit të tyre, konfiguracioinin etnik ta ndërtojnë më herët, kurse regjistrimi vetëm ta verifikojë atë që është hartuar më herët”, nënvizon profesori universitar.
Ankohen komunitetet e vogla
Komunitetet më të vogla në Maqedoni për herë të parë pritet të numërohen si pjesë e popullsisë në Maqedoni. Komuniteti malazez, slloven, kroat, egjiptian dhe armenë kërkojnë që të përfshihen në procesin e regjistrimit, ndërsa ata zotohen se janë si etnitet kombëtar me një pakicë simbolike që duhet të evidentohen në regjistrimin e popullsisë në prill të këtij viti. Këto grupe etnike, gjithashtu kanë kërkuar që të përfshihen edhe në organet e regjistrimit, ndërsa lidhur me anashkalimin e tyre, ato kanë dërguar ankesë pranë Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi lidhur me konkurset e fundit për angazhimin e regjistruesve në terren. “Në përputhje me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Komisioni Shtetëror i Regjistrimit ka kryer diskriminim ndaj qytetarëve që nuk janë pjesë e popujve të përfshira në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë”, thuhet në reagimin e këtyre komuniteteve, që përfaqësohen nëpër disa organizata.
DR kërkon ndryshim të Ligjit, BDI siguron transparencë
Na vjen mirë që më në fund keni kuptuar gabimin e bërë, kur votuat Ligjin për regjistrimin e popullsisë që ju servoi VMRO-DPMNE-ja, Ligj, i cili do të eliminojë mbi 250.000 shqiptarë nga regjistrat e këtij shteti. Kështu ka thënë zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha, duke përkujtuar BDI-në se ishin ata që nuk pranuan asnjë amendament të partisë së Selmanit për të përmirësuar ligjin. “Andaj sot, kur pasojat negative mbi shqiptarët nga ky Ligj kanë filluar, mos kërkoni fajtor te dikush tjetër, faji është vetëm dhe vetëm në mesin tuaj. Nëse dikush i mundësoi Komisionit Shtetëror për Regjistrim të mbivotojë shqiptarët, atëherë këtë ia keni mundësuar vetëm ju, kur mbivotuat në Parlament dhe nuk respektuat mbi 10 mijë shqiptarët që protestuan para Parlamentit dhe qindra mijë të tjerë që reaguan ndaj këtij ligji diskriminues për shqiptarët. Por, nëse ju jeni të gatshëm dhe nëse arrini të merrni leje nga partneri juaj VMRO-DPMNE, DR është e gatshme të hënën t’ju dorëzojë amendamentet e Ligjit, të cilat 3 muaj më herët - nuk i pranuat dhe të njëjtat t’i nisni Ju në procedurë parlamentare dhe të ndryshoni ligjin. Kërkesat e DR-së dhe të shqiptarëve që protestuan para Parlamentit janë të qarta: regjistrim në korrik, kohëzgjatje prej 30 ditëve dhe pa kufizimin e 12 muajve për qytetarët që përkohësisht punojnë jashtë vendit”, tha Hoxha. Ndërkohë, ditë më parë, reagoi partia e Ali Ahmetit, duke informuar se, “prej fillimit, BDI ka qenë dhe do të mbetet në qëndrimin se Regjistrimi i popullsisë në vendin tanë duhet të zbatohet në mënyrë më profesionale, me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe me mbikëqyrje të institucioneve përkatëse ndërkombëtare”. 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...