Prof.dr.Beqir Isamili dhe z.Tarik El Bishri
Alba-Press, Kairo:24 .03. 2011
Kryetari i Komisionit për ndryshimet kushtetuese të Egjiptit, Konsulenti Tarik El Bishri, priti në një takim kortezie, Prof. Dr. Beqir Ismailin, i cili i shprehu Z. El Bishri, urimet më të mira për pozicionin e tij dhe rezulltatet e arritura nga refenderumi.
Z. El Bishri, tha se pas rezultateve pozitive 77.22% pro, zgjedhjet parlamentare do të pasohen nga zgjedhjet e Kuvendit Shura dhe pastaj do të formohet Këshilli i Ekspertëve që përfaqëson të dy dhomat, numri i të cilëve është 100 dhe, që do të punojnë për kushtetutën e re.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë mirëkuptimi dhe miqësie. Me këtë rast Prof. Ismaili, e njoftoi më hollësisht El Bishrin, mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë si dhe për formimin i Qeverisë së re duke kërkuar nga Konsulenti El Bishri të luajë rolin e tij pozitiv, për njohjen e Kosovës.
Konsulent Tarik El Bishri, falenderoi Prof. Ismailin për vizitën e tij dhe tha se do të japë maksimumin e tij dhe do të ofrojë të gjithë ndihmën e mundëshme, për çështjen e Kosovës.
Prof. Ismaili ka patur marëdhënie të ngushta me Konsulent Tarik El Bishrin, që nga viti 1997, kur ky i fundit ka kryer detyrën e Zv. Presidentit të Lartë të Kuvendit të Shtetit Egjiptian. Duke përfituar nga kjo njohje e gjatë, Prof. Dr.Beqir Ismaili po punon për një libër kushtuar jetës dhe rolit efikas, që Konsulent Tarik El Bishri, ka luajtur në zhvillimin e lëvizjes intelektuale në Egjipt.