2011-03-26

Përkujtohet veprimtari i çështjës kombëtare Mr.sc.Nimon Alimusaj

Nimon Alimusaj lindi në vitin 1946 në fshatin Strellc të Deçanit. Shkollën filore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin Filozofik, Degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Prishtinë, ku edhe magjistroi në fushë të gjuhësisë. Ai punoi plot 35 vjet si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin e Pejës, ku edukoi shumë breza të rinjsh. Ka shkruar mbi 50 punime nga fusha e filologjisë. Ka qenë bashkëpunëtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës në mbledhjen e foklorit. Nimon Alimusaj që nga themelimi i LDK-së u bë anëtar i saj dhe për shumë vjet ishte edhe nënkryetar i Degës së LDK-së në Pejë, ku zhvilloi një aktivitet të pandalshëm politik. Që nga viti 1998 deri më 2006 ishte anëtar i Kryesisë qendrore të LDK-së. Në dy legjislaturat e kaluara (2001 - 2007), ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. I ndjeri Nimon la pas vetes bashkëshorten dhe pesë fëmijë. 


Nimon Alimusaj i përket brezit të personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali i lirisë, u tha në një akademi përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nimon Alimusaj.

Nimon Alimusaj i përket brezit të personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali i lirisë, u tha në një akademi përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nimon Alimusaj.

Nimon Alimusaj

Familjarë, miqë dhe bashkëpuntorë u mblodhën ne teatrin kombëtar për të përkujtuar një vjetorin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Nimon Alimusaj.


Të pranishëm në këtë akademi, e cila u mbajt të shtunën në Teatrin Kombëtar, ishin përfaqësues të LDK-së dhe familjes Alimusaj.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se një vit më parë, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë Nimon Alimusaj iu bashkua vargut të burrave të shquar të Kosovës, të cilët u ndan nga jeta, pasi dhanë gjithçka nga vetvetja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nimon Alimusaj i përket brezit të personaliteteve më të spikatura të kombit, të cilët u udhëhoqën nga ideali më sublim njerëzor, nga ideali i lirisë. Fatmirësisht, këtë ideal të madhërishëm shqiptarët e Kosovës dhe veçmas në aspektin historik të doktor Ibrahim Rugovës, gjithmonë ditën ta çmojnë si pikënisje, si kryetar të çdo veprimi politik në veprimin tonë të mundimshëm drejt shtetit të lirë dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se lëvizjes për liri dhe pavarësi nuk i munguan njerëzit e guximit, të dijes dhe veprimit, në mesin e të cilëve edhe Nimon Alimusaj zë një vend të veçantë.

“Sot në këtë ditë të përkujtimit e nderit për veprën dhe veprimtarinë e Nimon Alimusaj është e pamundur të mos rikujtohet se ai u angazhua me tërë qenien e tij në lëvizjen e njohur për pajtimin e gjaqeve. Duke qëndruar pranë profesor Anton Qetës, Nimoni si shumë intelektual e atdhetarë të tjerë iu bashkua një nisme të këtij misioni fisnik, i cili arriti të pajtonte qindra familje kosovare”, ka thënë ai.

Në emër të Degës së LDK-së në Pejë, Agim Bërdynaj, theksoi se periudha kur punoi Nimon Alimusaj ishte kohë e veçantë e aksioneve dhe lëvizjeve të mëdha kombëtare që bashkë me veprimtarët e tij bëri atë që sot po gëzon Kosova.

“Nimoni ishte ndër burrat e mëdhenj të historisë më të re të Kosovës, siç thoshte presidenti doktor Ibrahim Rugova. Nimoni ishte veprimtar i pa lodhshëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, siç tha presidenti Sejdiu me rastin e mbledhjes komemorative tash e një vit, prandaj sot me rastin e përvjetorit të parë pa Nimon Alimusaj dhe shumë bashkëveprimtarë të tij që sot nuk i kemi e shohim se sa shumë i duhen Kosovës”, ka thënë ai.

Të pranishmit në emër të familjes i përshëndeti Xhavit Alimusaj, i cili falënderoi të gjithë ata që po nderojnë veprën e babait të tyre.

“Ju na keni nderuar ne si familje, si Strellc, por me ardhjen e juaj më shumë e keni nderuar veprën, punën dhe idealin e babait tonë”, ka thënë ai.

Për të pranishmit në këtë akademi u dha edhe një program i pasur artistik.

Nimon Alimusaj ndërroi jetë një vit më parë, në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Ishte anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së, njëri ndër themeluesit të degës së LDK-së në Pejë dhe Deçan, si dhe njëri nga themeluesit e pajtimit të gjaqeve në Kosovë dhe deputet për dy mandate.

Në vend të përkujtimit për atdhetarin Nimon Alimusaj shkëpusim shkrimin e tij:

 Sali Çekaj ishte kreshnik. Si të tillë e dinte vendi ku u lind e u rrit, si të tillë e keni parë ju këtu në dhe të huaj e si të tillë e provoi Kosharja, - tha mr. Nimon Alimusaj
 

Mr. Nimon Alimusaj, anëtar i Kryesisë qendrore të LDK-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës në fjalën e rastit tha se duke përkujtuar në këtë mënyrë, jo për të parën herë, e as për të vetmën herë dëshmorët e kombit, ju po bëni një punë kombëtare, po ngulitni në kujtesën e shqiptarëve edhe jashtë atdheut një periudhë historike e cila nxori figura të mëdha kombëtare më punën dhe gjakun e të cilëve arriti dita e lirisë të cilën po e gëzoni edhe ju jashtë Kosovës.

 

Gjithashtu, duke kujtuar figurat e tilla me kaq madhështi, ju po përcillni tek breznitë e reja edhe në dhe të huaj testamentin e fuqishëm që u jep atyre martirizimi i tyre në altarin e atdheut: „Ne ramë dhe e bëmë Kosovën të lirë, ju të gjallët, ju brezat e rinj që vini, kudo që jeni, në Kosovë dhe jashtë saj, keni një detyrë akoma më të lartë e më të madhërueshme, duhet të përpiqeni që t´ia sillni Kosovës dritën e qytetërimit të vërtetë, ditën e qytetërimit perëndimor”. Të forcohet kujtesa historike dhe porositë e saj dhe në këtë mënyrë është punë e mirë kombëtare.

 

Ngjarjet e mëdha kërkojnë njerëz të mëdhenj, njerëz eprorë të cilët në realizimin e idealit të tyre kombëtar mund të bijnë, por vdekja nuk mundet t´ua marrë me vete kurrë emrin. Të tillët janë të pavdekshëm. I tillë ishte Sali Çekaj andaj i pavdekshem është edhe emri i tij.

 

Sali Çekaj, pra nuk ishte i zakonshëm. Ai kishte karakter të jashtëzakonshëm, virtyte të jashtëzakonshme, sjellje të jashtëzakonshme dhe shokë të idealit kombëtar të jashtëzakonshëm.

Sali Çekaj ishte fjalëpak, me vullnet të çelniktë, i durueshëm në momente të rënda, gjakftohtë në rast rreziku, i shpejtë në verpime, i disiplinuar në pasionet e tij. Sali Çekaj kishte besim absolut në idealin e tij, në sistemin e tij politik e ushtarak, në vetën dhe të shokët e tij të politikës e të luftës. Thënë shkurt Sali Çekaj ishte kreshnik, ishte një burrë i rrallë. Si të tillë e dinte vendi ku u lind e u rrit, si të tillë e keni parë ju këtu në dhe të huaj, si të tillë e provoi Kosharja, ku u tregua lama e nami i trimërisë shqiptare. Ky është portreti i Sali Çekajt.

 

Po cili ishte kuadri historik në të cilën u shqua kjo figurë e jashtëzakonshme?

 

Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar në Kosovë u paraqitë një levizje e madhe e organizuar për çlirim kombëtar, si vazhdimësi e disa lidhjeve të mëparshme e quajtur LDK.

 

Kjo parti-lëvizje kishte dy faza, atë paqësore e cila fitoi simpatinë e botës demokratike dhe fazën e cila kulmoi me luftë, me një luftë e cila vërtetoi para botës se shqiptarët nuk janë asnjëherë të lodhur e të ligështuar në mbrojtjen e trojeve të tyre. Në këto dy faza Sali Çekaj u dallua si njeri epror, si profesionist dhe institucionalist rigoroz. Në fazën e parë Sali Çekaj ishte dishepull i shkollës politike të politikanëve të mëdhenj që i dhanë vulën e vet tërë periudhës: i dr. Ibrahim Rugovës dhe i Fehmi Aganit dhe i sistmeit të tyre politik.

 

Në të gjitha ngjarjet me rëndësi për komb e atdhe që bëri kjo parti levizje, Sali Çekaj ishte në radhën e parë. Pra Sali Çekaj me punën e tij si funksionar i LDK-së, ndihmoi fuqishëm që vullnetin politik të Kosovës ta ngrisë në vullnet institucional.

 

Bashkatdhetarë të nderuar, tha në vazhdim mr. Nimon Alimusaj, më lejoni të shkoqis edhe pak këtë karakteristikë bazë në jetën politike e ushtarake të Sali Çekajt. Ky ishte kundërshtar rigoroz ndaj një karakteristike që është konsideruar edhe nga të huajt si huq i shqiptarëve, janë negative e natyrës së tij – individualizmin, mungesën e dukurisë së turmës tek shqiptarët, mungesën e frymës së kopesë.

 

Çekaj e dinte se sa herë shqiptarët kanë humbur në të kaluarën, gjithmonë kjo ka ndodhur për shkak se atyre u ka munguar një qednresë e bashkërenditur. Dhe esenca e verpimtarisë politike të Sali Çekajt e cila përmblidhet pikërisht në këtë konstatim: Sali Çekaj mbi të gjitha, në politikën e tij e kishte nocionin e një bashkimi kombëtar të disiplinuar. Ai e forcoi në diasporë një element të rëndësishëm të platformës politike të LDK-së, integrimin dhe harmonizimin e të gjitha energjive të kombit që e shpiejnë në një bashkim mendor e shpirtëror në përpjekje për pavarësinë e Kosovës. Këtë ai e konsideron si pikën e parë të vijës së urtë politike që ka për të sjellë në dritë popullin e Kosovës.

 

Ka dy farë heroizmash, heroizmin në jetë dhe heroizmin në luftë. Sali Çekaj i pati të dy. Edhe në luftë, si në politikë, Sali Çekaj e pati për bazë në mënyrë rigoroze nocionin e një bashkimi të disiplinuar, nocionin e një qëndrese të bashkërenditur nën komandën e strukturave të një institucioni të quajtur Ministri e mbrojtjes e që e kishte edhe një komandant suprem. Për fat të keq jo të gjithë ata që u gjenden në këtë luftë vepruan kështu. Dhe kjo pati pasoja.

 

Në ato ditë të motit të madh Sali Çekajn e gjejmë herë në Isniq e herë në Prapaqan, herë në Llukë e herë në Loxhë e gjithandej Rrafshit të Dukagjinit, herë në male e herë në kufi, për t´u përqendruar me fuqi titanike për thyerjen e kufirit me Betejën e Kosharës. Në ato ditë Sali Çekaj nuk i teproi asnjë minutë kohe, përderisa ra heroikisht si burrë në Koshare, pushka nuk i qëndroi e fjetur për asnjë moment. Sali Çekaj ra, vdiç, pra i shkoi pas si burrë Agim Ramadanit, por pas tij shkoi Tahir Zemaj, të cilin, sa fatkeqësi kombtare e mori paqja, por mbeti gjallë emri dhe kujtesa për ta.



Përgatiti:Flori Bruqi

 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...