Kjo periudhë u vlerësua si paraprijëse për rrjedhën e ndryshimeve të historisë në Kosovë.
Në shënimin e 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 nga studiues dhe pjesëmarrës të demonstratave u trajtuan tema të shumta për atë kohë në simpoziumin shkencor. Demonstratat e studentëve të vitit 1981 u cilësuan si periudhë e re e përpjekjeve dhe luftës politike për t`iu kundërvënë ish Jugosllavisë.
Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Histrorisë në Prishtinë, tha se “sot kur po rrumbullakojmë 30 vjet mund të themi lirisht se ngjarja e marsit dhe prillit të vitit 1981 u miratuan si ngjarje historike me përmasa e dimensione të vlerave frymëzuese për rrjedhën e viteve të më vonshme”, tha ai.
Ndërkaq krytari i Shoqatës së ish të burgosurve politikë, Hydajet Hyseni tha se pranvera e vitit 1981 shënoi një kthesë të rëndësishme historike që lëvizi Kosovën dhe gjithë kombin si dhe i parapriu proceseve të ndryshme në Evropën Lindore.
Në simpoziumin shkencor folën studiues nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Simpoziumi u organizua nga Instituti i Historisë në Prishtinë dhe Departamenti i Histrorisë të Fakuletetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës.