2011-03-26

Tregim i shkurter nga Arif Molliqi

E diele, fundi i shtatorit.
Vjeshta, tashmë kishte hyrë. Mbi fshat dukeshin gështenjat që kishin filluar të pjekën. Leka, ishte ngritur herët, aq herët sa i gjithë katundi akoma ishte duke fjetur. Pse u zgjua aq herët, askush nuk pyeti, por ndezja e zjarrit mes oborrit në aurorën e mëngjesit krijonte imazhe në përplasjet e të riut që mosha po e ngacmonte. Në aurorën e natës, mes oborri kishte ndezur një zjarr….
Një zjarr i madh bubulak, aq sa flakë të mëdha kërcisnin gjithë zhurmë. Drutë e thata sikur merrnin me të nxituar, andaj ai shpesh i largonte unët e ndezura, për shkak se flaka rritej shumë. Pastaj, nga zjarri nxori anash prushin prej gacave të bungu, u ul në stolin prej druri mani dhe filloi ti grimcoj gështenjat me dhëmbin e përparme duke i hedhur mbi prushin e hapur. Nga ëndrra që e kishte pa, akoma ishte frikësuar. Një ëndërr me zjarr, gështenja, bacarunga që i qëronte për t´ia dërguar mësueses se re të katundit…
Tri javë para Shëmitrit Leka i mbushte tetëmbëdhjetë vjet. Derisa gështenjat po piqeshin, dhe aty këtu ndonjëra kërciste duke u hidhur bashkë me hirin e zjarrit dhe gacat, Lekës i shkonin dhe i vinin mendime të ndryshme për ëndrrën dhe mësuesen e re. Krejt i përhumbur mes reales dhe areales, ndjeu një lehje qeni, një zë femre dhe, një kërcitje pas gardhit kurorë. Ktheu kokën, një qen kishte futur kokën në mes thuprave të gardhit, po lehte në drejtim të tij duke e tundur nga pas bishtin e trashë. Ishte një qen me qime të kuqërremta, që i vareshin nga koka deri tek këmbët. Sado që qeni nuk kalonte gardhin, Leka bëri sikur ishte trembur, u ngrit në këmbë. Por ishte vështirë të kuptohej nga kush u tremb; nga pamja e gruas, apo nga të lehurat e qenit?! Derisa, përtej gardhit kurorë gruaja e thërriste qenin, Leka kishte drejtuar sytë herë të qeni e, herë të figura e gruas. Ishte mëngjes, dhe gruaja nuk ishte veshur akoma por më këmishën e natës mundohej ta lidhte qenin. Për të mos ju ngatërrua këmisha me thupra dhe druje që gjendeshin nëpër oborr, ajo me njërën dorë mbante këmishën e bardhë paksa mbi gju ku i dukej qartë pjesë të trupit dhe ngjyra e kofshëve. Duke e ndjekur qenin, këmisha ju ngatërrua në një tarabë, për momentin ndoshta pa qellim ju zbulua gjysma e trupit. Leka mbeti i ngrirë. Gjysmë i trembur, si në fundin e ëndrrës që e kishte zgjuar atë natë. Para syve iu shfaq një pamje e ngrirë në sytë e tij. Gruaja i pa ata dy sy që po e vështronin, andaj bëri sikur nuk e kuptonte, as nuk u ngut të mbuloj trupin, as nuk e la gjatë të zbuluar. Gjithçka ia la çastit dhe momentit. Mori në dorë gavetën me qullin e qenit dhe vazhdoj ta ndjek qenin që kishte futur kokën mes thuprave të gardhit dhe, vazhdonte me të lehura në drejtim të Lekës. Gruaja ishte afrua të qeni, ia lëmoi kokën dhe shpinën, duke u mundua t´ia vej zinxhirët në qafë. Por, ajo nuk i shkëpuste shikimet nga Leka që kishte mbetur para zjarrit me gështenja në dorë. Një e qeshur i rrinte në cep të buzëve. E vërteta ishte se tek Leka i pëlqente diçka. Në fillim, nuk kishte dashur ta fuste veten në ngasje të tilla, por ja që nuk po i shmangej dot. Pastaj, donte të shtynte edhe kohën. I shoqi, i vënë pas fushatës zgjedhore, sikur nuk ia kishte shumë ngenë, e kishte harruar gruan fare.
Ajo të shumtën e kohës e kalonte vetëm. Duke pritur… Qeni, i cili nga pamja ishte me të vërtetë i frikshëm, qëlloi i një natyre jo miqësore. Sa herë që ajo e nxirrte në oborr, ai i hungërinte fqinjëve, kurse ajo shkonte pas tij sikur kërkonte diçka që i kishte humbur. Kur e pa Leka, u përtyp. Pastaj, gëlltiti thellë një ofshamë. Një nerv i drodhi vetullën e djathtë. Ajo i kishte kthyer kurrizin. Drita e diellit që sapo dukej diku në horizont, ia kish vizatuar kaq bukur hijet e trupit, sa atij iu zu fryma. Gruaja shkoi tek arka e bunarit, hodhi brenda kovën duke rrotulluar me shkathtësi litarin e çikrikut e, pastaj bëri të kundërtën duke e ngritur lart. I hodhi një kovë ujë këmbëve për tu freskuar. Mendimi se; “Po ta bëj një gjë të tillë, ime shoq do të tërbohej… Po, shyqyr ai s’është në shtëpi…” e tradhtoi. Ajo nxori një kovë me ujë. E lagu fytyrën, trupin, flokët… Flokët e gjata i hodhi pas shpine… Nga pakujdesia, me ujin i njomi cepat e këmishës, aq sa coha e hollë iu ngjit pas kofshëve. Leka iu kishte afrua, e preku në trupin që i digjej nga zjarrmi. Diçka e ngrohtë i drodhi trupin. Po, atje tej, një mace e bardhë kaloi nëpër oborrin shtëpisë nga krahu i rrugës. Qeni iu vërsul maces me të lehura. Macja nuk e prishi fare qejfin, u hodh përtej gardhit kurorë, pastaj zbriti poshtë, nga ana e rrugës. Leka i trembur u kthye tek zjarri. Gruaja kishte mbetur tek arka e bunarit me kovën e ujit në dorë. Leka nga prushi i zjarrit nxori disa gështenja të shkrumbuara. Gruaja iu afrua përsëri gardhit. Duke u kapur për dy hunj, kërcej përtej. Dy mullar sanë mbulonin pjesët nga dukeshin dritaret e vogla të kullës. Leka e shikonte gruan ndërsa vraponte pas mullarit të sanës dhe, i trembur i shkoj mbrapa. Kur ajo po i afrohej zjarrit, ai i doli përpara, ia zuri rrugën me nxitim për ta ndaluar që mos të del aty ku mund të dukej. E kapi nga duart dhe e tundi fort… Gruaja, në vend që të klithte, iu ngjesh për gjoksi e lagur nga uji i bunarit. Ai e mori prej krahu, duke shikuar përqark, pastaj e tërhoqi mbrapa mullarit të sanës. E mbështeti për mollën sherbete. Kraharori i saj ishte i gjerë, gusha e bardhë dhe mollëzat e faqeve të pjekura nga dielli. Sytë i kishte kaq të kthjellët, sa atij i dukej sikur ishin prej loti. E puthi fort në buzë… Ajo e vuri dorën mbas supeve te tij, e shtrëngonte fort ashtu siç e kish dëshiruar. Leka kishte mbetur i hutuar… Kur dielli tashmë kishte ndriçuar gjithçka, gruaja u ngrit, rregulloj flokun e gjatë e të rëndë. I mblodhi pas koke, dhe me dorën e djathtë ngriti këmishën për te dalë përtej gardhi…
“Kjo që ndodhi është një sekret, mes meje dhe teje, – i tha ajo duke u munduar ta pastroj këmishën nga fije sane të mbetura nëpër trup. Derisa Leka ia lëshoj në dorë disa gështenja të pjekura dhe të qëruara bacarungë.

Vjeshtë, 2007

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...