Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/06

NGA RUDOLF MARKU : Edhe njëherë për juritë letrare

1. Gjatë vitit që sapo kaloi, bota jonë letrare u ballafaqua përsëri me këmbënguljen arrogante të vendimeve të dy jurive kombëtare për botimet letrare – atë të jurisë për veprat më të mira të Panairit Vjetor të Libri, dhe të jurisë për çmimet letrare për veprat e botuara gjatë vitit 2023. Le ta fillojmë me një fakt që tingëllon si një anekdotë, por që është e vërtetë, sepse të vërtetat tek ne janë, për fat të keq, gjithnjë anekdotike. Një personalitet shtetëror, por që është njëkohësisht romancier dhe poet i talentuar, shkruan kështu në murin e ‘FB’ të tij (për etikë, nuk po ia përmend emrin, por lexuesi kureshtar mund të njihet me identitetet përkatëse përmes murit të ‘FB’ tim): DIALOG BIO E solli fati të pyes një anëtar jurie të këtij viti: – E lexove këtë vepër, po këtë tjetrën, po këtë, po …? – Jo, nuk i lexova, – ma ktheu me sytë e skuqur prej shqarthi. -Po kryetari i jurisë deklaroi se juria bëri punë titanike, lexoi, analizoi e ballafaqoi estetikisht qindra vepra, më duket 850 me ISBN.-Pallavra. Turpërim pleqërie…! – Po ti firmose… si firmose ti? -Firmosa vetëm për 5 veprat finaliste. Dhe që këto i solli një anëtare e jurisë. -Po nga ato lexove ndonjërën? – Jo, – ma ktheu i bezdisur nga pyetjet. – Unë merrem me shkencë, jo me letërsi. Ky është dialogu i shkruar me një stil telegrafik, reportues, pa komente dhe qëndrime emocionale. Shkruar me një stil kafkianesk, leximi i të cilit duhej të na sillte rrënqethje. Por jo lexuesit tonë, i cili në fund të fundit ka qenë i përgatitur për këtë standard dialogu. Dhe këtu qëndron edhe tragjedia e vërtetë. Që juritë tona në fakt do të sillnin një të papritur vetëm nëse do të kishin funksionuar normalisht! Sharlatanizmi i jurive për krijimtarinë letrare vazhdon më me këmbëngulje se kurrë, tashmë në nivelet e Ministrisë së Kulturës! Personi që ia bënë këtë rrëfim shkruesit është njëri ndër anëtarët e jurisë më të fundit të Ministrisë së Kulturës, që përcaktoi veprat fituese të letërsisë për vitin 2023- një militant haxhi-qemalist i LSI, një mësues i gjuhësisë (gjuetisë- do qe më e saktë) në Fakultetin Filologjik, një njëri i purifikuar dhe i virgjër nga mosleximi i librave, një dinak skrapali që shtiret kompetent, në kuptimin vlonjat të fjalës, pra një tip tepër i përshtatshëm për të qenë anëtar jurie i veprave letrare dhe artistike! Asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur te ne që mediokriteti dhe injoranca shtirake të kenë qenë në pozita më triumfuese dhe agresive, se sa në ditët e sotme! 2. Shumica e veprave që marrin çmime nga juritë e Ministrisë së Kulturës janë edhe veprat më mediokre të botuara tek ne. Jo se nuk ekzistojnë veprat mediokre në botë, por në botë mediokriteti botohet veç me kontributet financiare të vetë autorëve, kurse tek ne janë botuar me sponsorizimet e Ministrisë së Kulturës! Nuk është fjala te dëmi financiar, se sa në momentin kur botime të tilla vlerësohen nga institucioni më i lartë i shtetit për kulturën, këto krijime të japin përshtypjen se kanë marrë një farë statusi shtetëror, sepse janë përzgjedhur zyrtarisht si librat më të mirë. Të vjen keq kur sheh ndonjëherë, se edhe vetë Qendra e Kulturës së Librit dhe Leximit – me gjithë kontributin e vet të pamohueshëm që nga krijimi i saj – nën njëjtin e mirë të inkurajimit të disa shkrimtarëve ka kohë, që u jep një vend disproporcionalisht më të gjerë poetëve dhe shkrimtarëve fillestarë amatoresk të soc-medias nga vetë krijimtaria e autorëve të konsoliduar. Është e njëjta mendësi dhe taktikë e taboreve të kritikës keqdashëse dhe sterilizuese snobe: lavdëro mediokritetin dhe nuk ke nevojë të sulmosh vlerat! Ajo që i mungon jurive tona është mungesa e shijeve estetike të përzgjedhjeve të vlerave të vërteta. Por dhe një keqkuptim i vetë letërsisë nga ana e tyre. Për të mos thënë atë banalitetin alla shqiptar, mosleximin e librave për të cilët gjykojnë. Vlerësimi me çmime i veprave mediokre sjell automatikisht përçmimin e veprave të mira, të cilat nuk i mungojnë as botimeve të letërsisë shqipe. Është për të ardhur keq kur ndjen një agresivitet të heshtur ndaj librave të mirë të letërsisë sonë, të cilat sapo botohen, rrethohen me një izolim hermetik. Aq sa të mos shqyrtohen hiç në librat e botuar të vitit, duke supozuar se nuk janë botuar! Dhe po qe se kërkon llogari, përse aksh libër nuk është marrë në shqyrtim a konsideratë, organizatorët e jurive të japin ca përgjigje burokratike, kinse botuesi nuk e ka paraqitur librin e munguar në konkurs (ndonëse nuk behet fjalë për asnjë konkurs!) ose vepra nuk është paraqitur në kohë! Mediokrit e shtetit shqiptar, nën mburojën patriotike, thërrasin në ndihmë mediokrit e shtetit kosovar, sipas parimit ndër kombëtar “Birds of a feather flock together”! Ajo që është e pabesueshme në standardin e botimeve në vendet e tjera të botës së qytetëruar, është se armiqësia ndaj librave të mirë të botuar, fillon nga Ministria e Kulturës. Vetëm në një vend si Shqipëria mund të dëgjosh ministrin/ ministreshen e Kulturës, tek thotë më një ndjesi shfajësimi “…mos prisni që të jap gjykim për librat, sepse libri nuk është fusha ime”. Nëse ministrja e ka fjalën për faktin se profesioni i saj është arkitekte, a mund t’ia kujtojmë asaj se Çehovi, William Carlos Williams, Bulgakovi kanë qenë mjek dhe se Dostojevskin, Tolstojn, Shekspirin, Naim Frashërin, Asdrenin, De Raden, Kadarenë nuk i lexojnë vetëm mësuesit e letërsisë? Dhe janë po anëtarët e jurive po këta “kritikë”, që ekzaltohen nga leximi i një poezie mesatare a nën mesatare të përkthyer keq, mjafton që autori i saj të mos jetë shqiptar. Po t’u besosh vlerësimeve të tyre për veprat më të mira të letërsisë Shqipe, vlerësime pretencioze akademikisht, letërsia shqipe do të dilte një peizazh i varfër botanik veç me dy a tri pemë dhe ca shkurre përreth. Letërsia shqipe prej këtyre lloj jurive jo vetëm zvogëlohet, por sakatohet dhe falsifikohet në mënyrë të turpshme. Aq sa, asnjë dashakeq i vlerave të letërsisë shqipe nuk do t’u bënte një shërbim më të mirë dhe më efektshëm cinikëve dhe të liqve që duan denigrimin e kulturës sonë, sa ç’u bëjnë vetë të përzgjedhurit e jurive, ngritur nga Ministria e Kulturës të shtetit shqiptar dhe nga sejmenët e saj

“Lulzim Brava është histori e mbaruar”- Argita Malltezi flet për kreun e PD-së nga protesta poshtë banesës së babait të saj: Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur…

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ishte e pranishme në protestën e zhvilluar poshtë banesës së babait të saj ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi, është prononcuar për mediat, duke folur për Partinë Demokratike dhe për kreun e PD-së zyrtare, Lulzim Basha. malltzi Lulzim Bashën, Argita Malltezi e cilësoi të mbaruar, teksa shtoi se “kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim”. “Lulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë”, tha ajo për A2CNN. Argita Malltezi komentoi zërat se ajo mund t’i bashkohet Partisë Demokratike. “Siç e kam thënë dhe më përpara kjo nuk është çështja e momentit. Çështja e momentit është arsyeja pse njerëzit dalin në rrugë dhe kjo është rikthimi i dinjitetit të kështjellës së demokratëve. Unë jam një prej tyre në këtë shesh. PD-ja shumë shpejt do të jetë e bashkuar. Demokratët e vërtetë shumë shpejt do të jenë të bashkuar. Formulat i gjejnë strukturat e PD-së, por unë kam besim se nga ngjarjet që ndodhin kjo do të jetë shumë e shpejtë”, u shpreh ajo.

“Për të bërë s*ks me komandantin e policisë, gruaja e hoqi qafe duke…”- Ishte martuar me një nga vajzat më të bukura të Tiranës, historia e të burgosurit të Spaçit! Letra nga fëmijët 1 javë para lirimit

Maksim Rakipaj, me origjinë nga Përmeti, familja e të cilit kishte ndihmuar dhe përkrahur Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi u diplomua në Shkollën e Marinës në Vlorë, në vitin 1972 u emërua oficer në Flotën Detare Tregtare, ku shërbeu me përkushtim deri në vitin 1977, në vaporin “Durrësi”, u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg politik, në përbërje të një “grupi”, ku bënte pjesë edhe kolegu tij, Aladin Kapo, djali i vëllait të Hysni Kapos. Si shkak për dënimin e tij, ishte edhe biografia familjare. Pas mbarimit të Luftës, dy nga xhaxhallarët e tij, u dënuan me burg politik, gjyshi u shpall kulak dhe më 1976, i ati u përjashtua nga partia. Vuajtjen e dënimit, Maksi e filloi në kampin e Ballshit dhe në 1979-ën, u transferua në kampin e Spaçit dhe më pas në atë të Qafë Barit. U lirua më 12 shtator të vitit 1984, duke përfituar ulje dënimi, nga një amnisti. Pasi qëndroi shumë kohë pa punë, me shumë mundime, u sistemua si minator në minierën e Mëzezit, punoi deri në vitin 1991. Pas viteve ’91-të, ai filloi punë në administratën e Bashkisë së Durrësit, shërbeu deri në vitin 1997 dhe më pas, u rikthye përsëri në Marinën Tregtare (kapiteni i fundit i transoqeanikut “Vlora”), deri sa u largua nga Shqipëria për në Itali, (ilegalisht me gomone), ku jeton aktualisht prej shumë vitesh. Që pas viteve ’90-të, krahas punëve të ndryshme, Maksim Rakipaj i është kushtuar edhe shkrimeve, si; poezi, prozë, letërsi artistike apo dokumentare, përkthime etj., duke botuar disa libra, si: ‘Profeti – Khalil Gibran’, (përkthim nga anglishtja ‘Toena’ 2003), ’20 poezi dashurie dhe një këngë trishtimi’, (përkthim nga spanjishtja, ‘Toena’ 2003), ‘Gjallë pas mbytjes së anijes’, (botim i ISKK, 2014), ‘Bukowski – poezi’, (përkthim nga anglishtja, ‘ENEAS’, 2015), ‘Trilusa m’Tironë’, (përkthim nga italishtja, ‘UEGEN’, 2015), ‘Antologji e poezisë arabo-persiane’ (përkthime nga anglishtja, ‘UEGEN’, 2015), ‘Sonetet e plota të Shekspirit’, (përkthim nga anglishtja, ‘ADA’ 2016’), ‘I mbijetuar’ (roman autobiografik, ’2 Lindje, 2 Perëndim’ 2018), ‘Nobelistët – antologji poetike, (UEGEN 2019), ‘Hymni i lumturisë’ (‘JOZEF’ 2023), etj. Nga krijimtaria e z. Rakipaj, Memorie.al po publikon, librin “I mbijetuari”, (botuar në 2022 nga Shtëpia Botuese “JOZEF” në Durrës, e drejtuar nga z. Aurel Kaçulini), ku ai ka përshkruar në mënyrë kronologjike, jetën e tij, ku pjesa kryesore është ajo e vuajtjes së dënimit në kampe dhe burgje, si dhe personazhe të ndryshëm, bashkëvuajtës të tij që njohu në skëterrën komuniste, etj. ****** 3 – Poshtërsi pa fund …Nuk ka javë, që autoburgu të mos vijë në Spaç. Vijnë të dënuar të rinj, të hutuar, sapo janë dënuar. Gjejnë të njohur të vjetër, bashkëqytetarë apo bashkëfshatarë të tyre. Krijojnë rrethin e tyre të miqve. Sjellin të rejat e fundit nga “Zëri i Amerikës” dhe të tjera radio, që flasin kundër regjimit të Tiranës dhe thashethemet ziejnë. Mekanizmi i çuditshëm që vepron këtu, i filtron lajmet në thashetheme dhe të vërteta. Me interes, priten lajmet që kanë të bëjnë me shëndetin e diktatorit…! “Aha, nuk e ka të gjatë, po ngordhi ai, merr fund diktatura… e ka treguar historia”. Na gënjente mendja! Si rrodhën ato vite, pas vdekjes së tij e, deri më sot, dihet. Por le të vijmë te kujtimet. Vijnë edhe të transferuar nga kampe të tjera. Vijnë të ridënuar, nga kampe ordinerë. Vijnë edhe të ridënuarit e Spaçit. Të parin të ridënuar, që rikthehet në Spaç, shoh Fatos Lubonjën. Ngjan i vogël, ashtu i verdhë, i dobët. Duket që ka vuajtur shumë. E mbaj mend, duke ngjitur me mundim shkallët e pallatit, duke sharë me zë të lartë…! Vjen nga Ballshi edhe X.Y. Njerëzit i ruhen, sepse janë hapur fjalë që është spiun. Unë jam njohur me të në Ballsh dhe nuk i besoj ato fjalë. Shoqërohem edhe me të, gjithsesi ruhem, ku i dihet; “po sikur të jetë e vërtetë, që është spiun”? X. Y., nuk shqetësohet nga fjalët që janë hapur për të: “E di Maks, – më thotë një ditë,- pse nuk e çaj kokën për ato llafe? Sepse, edhe 6 muaj burg më kanë mbetur, mezi pres të kthehem në shtëpi. Nuk dua të më ridënojnë. Nga zyra teknike dhe spiunët e tjerë, kujtojnë se jam i tyre dhe mbase më lenë rehat”! Ia kam dëgjuar historinë e burgosjes, qysh kur isha në Ballsh. Punonte në një institucion kulturor në Tiranë. Njeri i qetë, punë-shtëpi. I martuar me dashuri me një vajzë, nga më të bukurat e Tiranës në ato vite. Kishte dhe dy fëmijë, djalë dhe vajzë. Gjithçka shkonte për bukuri, deri kur komandantit të policisë Q. B., që kishte një vëlla anëtar të Byrosë Politike të PPSH-së, i shkuan sytë, te bukuria e gruas së tij. Nuk pati zor ta hidhte në dorë, bukuroshen pa tru. Për të bërë seks sa më qetë me të, hoqi qafe bashkëshortin, e dashuruar marrëzisht pas së shoqes. Kollaj fare, 2-3 dëshmitarë të rremë dhe i japin 8 vjet burg, për “agjitacion e propaganda, kundër…”! Fëmijët u rritën dhe me kohë e kuptuan që nëna e tyre, kishte filluar të shkonte, sa me një dashnor, me tjetrin. Ishte bërë një kurtizane klasi të lartë. Pas divorcit me X. Y., “për të mirën e fëmijëve, kupton i dashur, se ndryshe nuk fitojnë dot arsimin e lartë, jo se nuk të dua ty…kur të lirohesh, bashkë do të jemi përsëri”. Një javë para lirimit, i vjen një letër nga fëmijët, që i shkruanin rregullisht. E shoh që fut letrën në xhep, mjaft i tronditur. I afrohem dhe e pyes me kujdes: “Lajme jo të mira”?! Ma le letrën në dorë, ashtu si somnambul…i hedh një sy shpejt e shpejt, i shkruanin keq, për nënën e tyre, i thoshin që e kishin dëbuar nga shtëpia, sepse mungonte me javë të tëra dhe kur kthehej, sajonte justifikime shërbimesh, por vajza e pat ndjekur dhe e kish parë me dashnorë të ndryshëm në plazh, apo në qytete të tjerë. Ia kthej letrën: “Çfarë do të bësh tani”?! – “Si more çfarë do bëj, do t’i bëj rezil. Si guxojnë dhe flasin kështu për nënën e tyre, që u bë cope, deri sa u siguroi universitetin, i mbajti gjallë, pa baba, gjithë këto vite! Shpifje janë, të tëra…. asnjë fjalë nuk besoj nga këto…”! I ofroj një cigare dhe e ftoj për një kafe: “Eja flasim, qetësohu, ja dhe ca ditë, do të shkosh në shtëpi dhe do t’i sqarosh gjërat me qetësi…”! – “Faleminderit Maks, kafe nuk dua, boll m’u rrit tensioni nga letra…! Rrofsh për fjalën e mirë dhe… të lutem, mos e bëj fjalë me njeri, kupton…”! – “Mos ki merak, miku im, rri i qetë. Po të kesh nevojë për mua, eja pa teklif”. Një ditë para lirimit, e thirrën në takim. Ishim bashkë, priste t’i vinte gruaja, për t’i sjellë teshat e lirimit. Fluturoi: “Më prit, ë. Ja gjysmë ore dhe erdha”! U kthye shpejt, me çantën e teshave në dorë. Sytë i kishte të skuqur, nga lotët: “Ajo ishte, më solli kostumin e mirë, atë që pata veshur, kur u martuam” dhe gëlltiste lotët. – ‘Nuk jam e denjë më për ty’ më tha. ‘Të kam tradhtuar, mijra herë. Nuk mund të të shoh më në sy’! ‘Jo moj e dashur, – i thashë, – çfarë më thua, kjo është bombë për mua. Mezi e prita këtë ditë. Të dua, e kupton, apo jo!? Të kam falur gjithçka, çfarëdo që ke bërë…! Nuk është faji jot. Do të jemi bashkë tani, përgjithmonë…! Kemi dy fëmijë…! ‘Jo, jo, nuk mundem, fëmijët janë të rritur tani. Unë kam një vit, që nuk jam me ta…! Shko në shtëpi, ty të duan, mezi të presin”! Dhe iku, iku duke qarë…iku. Të nesërmen, kur e përcolla, ishte veshur si dhëndër dhe dukej fare i qetë. “Paç fat”! e urova, – “dhe shyqyr që ia arrite kësaj dite”! “Jo”, – më tha, – “kështu si unë, mos e arriftë njeri…”! 4 – A dashuron më njeri kështu?! …Sot është e dielë. Në Shkodër i thonë “e dille”. E kam dëgjuar së pari prej Ndoc Naraçit, në Tresh të Lezhës. Ishte e dielë, korrik i vitit 1964. Im atë ato vite, punonte aty dhe ne gjendeshim të gjithë në Tresh; rreth orës 10, bie dera. Nëna ime e hapi dhe iu uroi mirëseardhjen miqve; ishin një çift i moshuar, pak a shumë te shtatëdhjetat. Im atë doli dhe sa i pa: – “Ooo Ndoc, sa mirë e bëtë që erdhët. Zonja Eva, mirëmëngjesi”. Isha nja 13 vjeç dhe shikoja me habi çiftin, që ngjante sikur vinte nga një udhëtim, me makinën e kohës, për nga etiketa dhe edukata në të folur dhe jo vetëm. Edhe në krehjen e flokëve. Në veshje. Mënyra si e shikonin njëri-tjetrin, gjithë dashuri, si të porsafejuar adoleshentë. Nga theksi kuptohej, që zonja Eva ishte e huaj, por vetëm nga theksi, shqipja e saj, ishte fare e saktë. Një shqipe e bukur, një shkodranishte si e Ndocit…! Me kohë e mora vesh, historinë e çiftit Naraçi. Dhe nuk është një histori e lexuar, apo e parë në ato telenovelat braziliane e turke, që gratë i ndjekin me shami në dorë…! Djaloshi Ndoc Naraçi, pinjoll i një familjeje të njohur shkodrane, mbaroi studimet e larta në Vienë. Truplidhur, sytë e kaltër, flokëverdhë, nuk dallohej aspak nga vendasit. Student i shkëlqyer dhe djalosh i pashëm, nuk humbiste asnjë rast, nga ballot e famshme vjeneze, ku bëri edhe miq të shumtë, nga familje të mëdha austriake. Aty njohu edhe zonjën Evelyn, me origjinë hebreje polake, e martuar në një familje të madhe dhe të pasur vjeneze, kishte dhe dy djem, nga martesa e saj. U njoh me Ndocin dhe u dashuruan të dy, me njëri-tjetrin. Në prag të viteve ’30-të, Ndoci u diplomua inxhinier në Vjenë. Evelyn u divorcua nga bashkëshorti i saj dhe me Ndocin, erdhi në Shqipëri. U martuan. Të lumtur, të pasur, të dashuruar. E donin të dy Shqipërinë, muzikën, poezinë, udhëtimet nëpër Evropë. Nuk u mungonte asgjë. Dora e inxhinierit të ri, është në të gjitha ndërtimet e kohës. Talenti i tij, ra në sy edhe të Mbretit Zog i I-rë, prandaj në vitin 1935, Ndoc Naraçi emërohet ministër i Punëve Botore (ministër i Ndërtimit) në qeverinë e kohës. Lumturia është e plotë: ministër në moshë të re, me një grua të bukur që e donte, që fliste 4- 5 gjuhë dhe shqipen e mësoi menjëherë. Lumturi që do të ndërpritej më vonë, brutalisht, në mënyrë absurde. Por që nuk do të cënonte kurrë, dashurinë e tyre. Ajo ishte e përjetshme. Filloi okupacioni italian, mbas ’43-it, një vit nën gjermanët, nuk qe e lehtë për Ndocin, me një grua me prejardhje hebreje. Por, arritën t’i mbijetojnë, edhe kësaj. Kurrkush nuk i spiunoi, nuk i tradhtoi. Lufta mbaroi, vendi ishte i shkatërruar, Ndoci ishte gati t’i përvishej punës, për rindërtimin e vendit. Nuk pati nevojë pushteti “popullor” i mbas ’44-ës, për shërbimet e ing. Ndoc Naraçit. E arrestuan me akuzën; “armik i popullit”. E dënuan 10 vjet; i konfiskuan gjithë pasurinë. Zonjën Evelyn, e ftuan të largohej nga Shqipëria, si shtetase e huaj…! Kryelartë, kundërshtoi ofertën për t’u larguar nga vendi. Bëri punët më të rëndomta, për të jetuar dhe për të ndihmuar burrin e saj, në burg. Ajo që ishte rritur me shërbyese, që i pastronin shtëpinë, gatuanin, i lanin teshat…punoi si shërbyese, rrobalarëse, mësuese e gjuhë-ve të huaja privatisht dhe nuk iu nda kurrë të dashurit të saj, derisa ai doli prej burgu. Në vitet ’60-të, një prej djemve nga martesa e parë e zonjës Eva, punonte në ambasadën amerikane në Paris, vinte çdo vit në plazhin e Durrësit, ku rrinte rreth dy javë, për të takuar nënën e tij…! “Çfarë të të sjell nënë, këtu nuk ka asgjë….”?! – “Vetëm libra, biri im, vetëm libra…”! Kthehej në Tresh të Lezhës, pasi takonte të birin me valixhet mbushur plot me libra: frëngjisht, anglisht, italisht, rusisht, gjermanisht…! Vdiqën në fillim të viteve ’90-të, pak ditë pas njëri tjetrit, thuajse njëkohësisht, kuptohet, në Shkodër. Shkodra e tyre, ishte e gjitha në varrim; Shkodra e artit, e poezisë, e muzikës, e dashurisë, e anti-komunizmit, i përcolli ashtu si e meritonin: me dashuri. (Shënim: Ndonjë pasaktësi imja, ka të bëjë vetëm me ndonjë datë, ndoshta. Por nuk i dhashë shumë rëndësi saktësisë së datave. Ndoc dhe Evelyn Naraçi, janë të përjetshëm, si dashuria e tyre). KREU III Udhëtim drejt Veriut (jo për turizëm) SPAÇ Pata dëgjuar shumë për Spaçin, qysh në kampin e Ballshit. Flitet me nderim për Spaçin dhe spaçianët këtu, mbas revoltës së majit ’73. Shumë shpejt, do të kisha rastin të bëhesha edhe unë spaçian. Më pat premtuar me ulërima dhe i skuqur nga inati qysh në maj ’79, vetë Kapllan Shehu (që tani ishte transferuar në Lushnjë, si kryetar Dege), shumë më tepër se kaq. Dhe ja, befas, javën e dytë të korrikut ’79, kur mezi prisja të më vinin njerëzit e mi në takim (më datë 15 mbushja 28 vjeç), buçiti altoparlanti: TË GJITHË ATA QË DO TË DËGJOJNË EMRIN, DUHET TË MBLEDHIN GJËRAT E TYRE DHE PËR 5 MINUTA TË GJENDEN TË RRESHTUAR TE PORTA…! …Emri im është i treti në listë. Nuk kam kohë të takoj njeri, dhjetëra policë në kamp u bënë gardh, mes nesh dhe atyre që mbetën aty. Vetëm Aladini, që më ndihmoi të merrja plaçkat e mia, mezi arriti të më përqafojë: “Mos u mërzit, vëllaçko”! Hapet porta, dalim, mbyllet porta. Janë tre kamionë. I pari, është me ushtarë të armatosur rëndë. Në mes, është kamioni ynë. Pas nesh, një kamion tjetër me ushtarë. Mbi kabinën e shoferit, një mitraloz dy këmbësh dhe një ushtar, i bërë njësh me të, me gishtin në këmbëz. Dy policë, janë në fund të kamionit tonë, të zbuluar. Një prej tyre, i bërtet ushtarit me mitraloz: “O koqe, hiqe gishtin nga këmbëza e mitralozit, se do na vrasësh të gjithëve”! Na lidhin me pranga gjermane të Luftës së II-të Botërore, dy vetë, një palë pranga. Unë jam tek. Polici më lidh vetëm, me që jam tek dhe i fundit: “Ti, Maks, do të ulesh pranë meje, në fund të kamionit. Prangat, m’i ka lënë fare lirshëm. “Mbaji mirë, mos të bien, se na dhjeve”! më porosit duke buzëqeshur. Ndërkaq nisemi. E shoh me habi. Nuk e njoh, sepse nuk ka bërë kurrë shërbim brenda kampit. – “Mua më quajnë Fatmir”, – më prezantohet – “Nuk më mban mend mua”?! – “Jooo, po emrin tim ku e di ti, Fatmir”?! – i flas me emër, me që po tregohet shumë i përzemërt. – “Nuk ke faj. Atë ditë që takove kryetarin e Lushnjes, ishe tym, Makso. Nuk shihje nga sytë. Unë isha pas derës dhe e dëgjova të gjithë bisedën tuaj. Më ke lënë pa mend…! Hahahaha…! Sidomos kur i the: do vij të të dhjes në varr, kur të dal nga burgu…! Ahaha, e bëre të flasë me vete. Hallall. Prandaj t’i lashë prangat e lira, ta dish. Kur ia tregova muhabetin tënd një shokut tim, që është polic në Fier, ore u gajas së qeshuri, bravo i qoftë, tha për ty”. Duket djalë i mirë Fatmiri. Më mban me muhabet gjithë rrugës, deri sa arrijmë në Spaç. Gjithsesi, jam shumë i vëmendshëm në bisedë me të, por ai nuk bën asnjë pyetje provokuese, madje më shumë flet ai, se unë. Me të mbërritur në Spaç, më shtrëngon dorën fort dhe më thotë: “Të uroj shëndet Maks. Jemi një moshë dhe më vjen shumë keq që je në burg. Kështu e ka jeta. Mos u mërzit, nesër nuk është çudi, më futin edhe mua këtu. Kështu. Hajt pra, qofsh mirë”! Nuk e kam parë më. E përshëndes, kudo që të jetë, nëse vjen dita dhe i lexon këto rreshta. Ka patur njerëz të mirë edhe atje, ku nuk duhej të kishte! …Na kontrollojnë përsëri policët e Spaçit. Me shumë zell, me imtësi. Dikur kontrolli mbaron dhe fillon jeta e Spaçit. Kam merak për familjen, se i prisja pas dy ditësh, në Ballsh. Një mik më ndihmon dhe dërgoj telegram në shtëpi, me adresën e re. Por telegram, shkon një javë me vonesë. Gjyshja, nëna dhe im vëlla, Dashi, shkuan më kot, deri në Ballsh. Atje u thonë shkurt: “I dënuari Maksim Rakipaj, nuk ndodhet më në këtë repart. Ne nuk kemi asnjë dijeni, ku është. Pyesni në ministrinë e Brendshme”! Në ministri, nuk marrin asnjë përgjigje. U thonë vetëm kaq: “Është transferuar, në një repart riedukimi tjetër. Më vonë, ejani për të pyetur”! “Më vonë?! Kur”?! “Më vonë, thashë. Hajt, ditën e mirë”! Kur marrin më në fund telegramin tim, me adresën e re, qetësohen. Qetësohen, thashë?! Ehhh…! Sa vjen e hëna, filloj punë në minierë. Tre ditët e para, janë për “instruksion”, për njohjen e minierës dhe rregullave të sigurimit teknik. Të duket sikur hyn në ferr. Për një si unë, të pamësuar me punë të rëndë fizike, është tmerr i vërtetë. Më thonë që do punoj, në një grup tresh: një minator dhe dy punëtorë me lopatë. Norma e grupit, është 8 vagonë të mbushur me mineral (2 ton mineral për vagon), dy palë armatura, betoni ose druri, dhe një palë bira. – “Por birat i ban minatori – thotë Zef Nishi, brigadieri i dënuar – Ty nuk të majn kamët, nuk të ban kush minator, o Maks. Ndoshta të bajnë novelist”. – “E ç’do me thënë novelist”?! – pyes me ndrojtje. – “Nivelist?! Ja, me shty vagonin, si ai atje…! Naj lek në fund të muejit, e merr, se varet nga norma e brigadës. Puna nivelistit, posht 100 %, nuk bjen kurr, i merr të paktën; 7- 800 lek në muj”. Tre ditët e para, punoj nivelist. Duhet mbushur vagoni te tremozhat dhe duhet nxjerrë jashtë për t’u shkarkuar, te një depozitë e madhe. Poshtë, vijnë kamionë të mëdhenj, për t’u mbushur. Edhe me targa të Durrësit. Vagonët duhen shtyrë, mbi ca shina te holla. – “E sheh këtë platformën metalike?! Kjo është pjatina, shërben për të rrotulluar vagonin, nga një galeri në tjetrën”. Bëj disa rrugë, duke ndihmuar një nivelist të vjetër, ai nuk e ka hallin të më mësojë mua: – “Ohu, më duhet të bëj normën. Shif ça bëj unë, atë bëj edhe ti. Nesër do jesh vetëm, nuk të ndihmon njeri”. Të nesërmen jam vetëm. Që në rrugën e parë, më del nga shinat vagoni, i mbushur plot. Me katër rrota në tokë. Po tani?! I vij rrotull, i pashpresë. Provoj ta ngre, për ta rivënë mbi shina; ku tundet ai. Vjen një novelist, me vagonin e tij: – “Ça mutin, mar zot! I ke sytë në ballë a jo, harrove me e pre, kyt mut vagoni?! Ça pret, jepi, ngreje se jam vonë”! – “E provova, por nuk lëviz”, – i them. – “Kuku, për mu, duhet me të ngrejt vagonin edhe ty, tesh”. Duket shkodran nga dialekti. – “M’u hiq knejna, se e ngrej vetun” – dhe sa hap e mbyll sytë, vagoni u vu mbi shina. – “Nga të kena? Si ta thojn emnin”? – “Durrësi. Maks, po ty”? – “Nga Shkodra. Emën mutit kam, Enver, por më flasin Ruke. Kur kam le un, nji hoxh mutit, i thot plakut: Enver venia emnin. Dhe plaku, nuk ia prishi. Me kë e ke, kujt me ia prish?! Sikur s’pat emna të tjerë?! Mafmut, të ma kishte vu, le të më thirrshin; Mut, shkurt. Por jo Enver, pash zotën! Dhe për të zez temen, ma shajn nanën, tan ditn e giatë, si në kamp, si në galeri. Pak m’u vonue në radhë, për shembëll, veç kur ia fillojn me sha, me libër shpije, niji tesh, se po vijn nja dy me vagona…”! Dhe vërtet, sapo e dalluan Ruken, filluan: – “O Enver kurva, që të është bëre bytha si pjatinë piriti, pse ke bllokuar rrugën. O Enver muti, nashti e gjete vaktin, ta hash në bythë… ahahahh… O zot i madh, vdeksh, o Enver”! – “Amin, ishalla! Mir po e dij vet, se nuk e keni me mue”, – nuk e prish terezinë Rukja – “Ndihmova kte të riun, me ngrejt vagonin. E quejn Maks, asht prej Durrci”. – “Qenkeni pjekur tamam, Marksi me Enverin… ahahah. (lab ky, nga dialekti). Dëgjo vëlla, po je djalë i mirë, do të kesh ndihmën e të gjithëve, po je shkërdhatë, më mirë thuaju të të gjejnë nanjë vend nga zyrat, se këtu do lesh kokën”! …Ky është prezantimi i parë imi, me minierën. Pas ca ditësh, me organikën e re, më caktuan minator në zonën IV. Për të mësuar përdorimin e martelit, kam Agim Hamitin, nga Vlora. Agimi është pak më i shkurtër dhe më i mbushur se unë. Krijojmë besim shpejt, te njëri tjetri. – “Mua dhe ty, nuk na kanë vënë minatorë, për të bërë planin e brigadës – thotë Agimi – por për të na nxjerrë shpirtin, pak nga pak. Na japin frontet me shkëmbin më të fortë. Nga 8 atmosferë ajër, që duhet normalisht, për martelat WUP, nga kompresorët në frontet ku janë si puna jonë, që duan t’i vdesin në pluhur, nuk dërgojnë as 4 atmosferë. Do ta shohësh vetë. Edhe punëtorë, na japin më të dobëtit. Ndonjë, është edhe spiun i komandës”. Dhe e shoh vërtet. Agimi ka të drejtë. Kam dy punëtorë: Islam Spahiun dhe Ahmet Kolgjinin. Islami është i fuqishëm, por nuk ia thotë lopatës. Njeh shumë mirë frëngjishten dhe poezinë frënge, është edhe piktor. Njeri i shkëlqyer, mik i rrallë. Ahmeti, i rritur nëpër internime, qysh fëmijë. I verdhë, i dobët, me 5 diagnoza në zemër, por punon fort, me gjithë shpirt. Njeh disa gjuhë të huaja. Enciklopedinë franceze, ‘Larousse’, e di thuajse përmendësh. Nuk ka fushë të artit, shkencës apo fees, që të mos njohë Ahmeti. I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku im Ahmet! Brigadieri është i pakënaqur, me punën e grupit tim: – “Më vjen keq, por nuk kam ç’të bëj. Ke dy ditë, që nuk ke mbaruar dot një palë bira. Armatimin e ke për faqe të zezë. I kam raportuar policit të brigadës, Markut edhe zyrës teknike. Po nuk i bëre birat edhe sot, të pret biruca, Maks”. – “Po qe puna kështu, shkoj qysh tani në birucë. Me 3 atmosferë ajër, që më vjen mua, jo unë, por as minatori më i mirë, nuk i bën dot birat, rri këtu me mua dhe shikoje vetë”. – “Unë nuk kam vetëm frontin tënd, kam një brigadë për të ndjekur. Hajt, vazhdo punën”! Ajri i pakët, me zor e rrotullon barominën, po t’i mëshoj me forcë, ndalon fare. Kam bërë vetëm dy bira, nga 80 cm. Duhet të bëj 8, ose 9 bira, nga një metër të thella. Ndjej një dorë në sup. Kthej kokën, shoh policin e brigadës, Mark Marku. Janë 2 a 3 policë, me këtë emër. Ky duket tip i qetë, i heshtur. Nuk qesh kurrë. Ma bën me shenjë, të fik martelin. Bëj si më thotë. I shkoj pas, deri sa largohemi nga balli i galerisë dhe mjegulla e pluhurit. Ulemi mbi dy trungje ahu, që i kam për të armatosur galerinë. Më pyet me zë të lodhur, nga jam, si më quajnë. – “Rakipaj, the? Ç’e ke Xhaferrin, drejtorin e Bonifikimit të Lezhës”? – “Babë e kam”. – “E kam pi pra, nji kafe në Laç, me Xhaferrin. Burrë i naltë. Asht shum shok, me dajën tem, që asht drejtor i Parkut të Laçit. Jo, more! Shif si të rrokullis jeta. Sot un jam polic, me rujt të birin e Xhaferrit! Ma pat than daja, por nuk e dijsha, se je ti. Nga nesër, do të kesh ajër, aq sa lypet me ba bira, do vij vet me të pa në front. Po s’pat ajër, mos e rruj, leni pa ba. Me gishta, nuk bahen birat në shkamb. Sa të jem polic shoqnues i ksaj brigade, nuk ke me hy në biruc, për punë birash pa ajër. Baba a të vjen? Po, eh. M’i ban shum të fala”. E mban fjalën Marku. Por, sado që e bëj normën çdo ditë, nuk arrij të marr lekë asnjëherë në Spaç, edhe atëherë kur e plotësoj mbi 100 %, normën mujore. – “As mos prit të marrësh – më thotë Agim Hamiti – Me paratë tona, paguajnë spiunët, ata kurvat e komandës”. Ma pat thënë edhe shkrimtari Halil Laze, që ishte në një grup të fortë me inxhinier Xhafer Agarajn dhe ish oficerin topograf, përmetarin, Diogjen Nako. Ata bënin çdo muaj mbi 150 %. Kur kishte shkuar me polic Markun, për t’u ankuar te normisti i dënuar, ky i fundit, i nxehur, kishte nxjerrë një copë letër nga xhepi dhe i kishte bërtitur policit me inat: “Po këta, si do t’i paguej unë, ë? A din me ma thanë?! Ik fol me ata të mëdhejt e komandës, s’ke pse ban hiç llafe, me mu…”!

Alketa Vejsiu sulmon Alfred Pezën se i hoqi njerkën nga puna: Nuk ta fal, të rroftë xhaketa me shamiçkë! Mos harro se…ka zot....

Moderatorja Alketa Vejsiu ka akuzuar drejtorin e RTSH-së Alfred Pezën dhe drejtoreshën e Burimeve Njerëzore, Anila Agalliu për heqjen padrejtësisht nga puna të njerkës së saj. Së fundmi ajo zgjodhi t’i përgjigjej pyetjeve kurioze të ndjekësve të saj në Instagram, ku një pyetje që iu bë ishte: A do e bëje sërish festivalin e RTSH? Moderatorja nuk ka nguruar t’i përgjigjej, duke i thënë se do kishte dëshirë për ta prezantuar festivalin, por ajo i zgjedh njerëzit që punon. Ajo shkruan se Alfred Peza dhe Agalliu i pushuan padrejtësisht nga puna njerkën, e cila punonte prej 32 vjetësh në RTSH. “S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë. Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë (sulmojnë) nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progres. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë. Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik, edhe pse mori leje pa të drejtë page, për emergjencë (fatkeqësi) e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revoltë banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione duke i hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe. Karma is a bitch! Mos harro Alfred Peza! Të gjithë marrin atë që meritojnë! Ka Zot”, shkruan Alketa Vejsiu.

Pentagoni fsheh prej ditësh shtrimin në spital të Sekretarit të Mbrojtjes z.Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shtruar në spital që nga e hëna për një problem mjekësor që nuk është bërë publik tha Pentagoni të premten vonë, pa dhënë detaje se për çfarë po merrte trajtim apo pse e mbajti të fshehtë qëndrimin e tij në spital gjatë gjithë javës. 70 vjeçari Austin, është personi i dytë më i rëndësishëm në hierarkinë e ushtrisë amerikane pas Presidentit Joe Biden që është komandanti i përgjithshëm dhe posti i tij kërkon që të jetë gjithë kohës në dispozicion për t'iu përgjigjur çdo lloj krize të sigurisë kombëtare. Zëri i Amerikës thotë se Pentagoni nuk sqaroi nëse Austin ishte në ndonjë moment i pavetëdijshëm përpara ose pasi u shtrua në spital në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed më 1 janar, apo se çfarë komptencash të tijat po i ushtronte zëvendësja e tij, Kathleen Hicks gjatë kësaj kohe.

Bedrien nuk e vrau TikTok-u, por vetmia

 

NGA DORJANA BEZAT

Dy fjalë për ngjarjen në Sukth! Bedrien nuk e vrau Tik-Tok-u, por vetmia. Ajo mbeti vetëm përballë fjalëve nga gojmëdha kur burri iku në emigracion për të përfunduar ndërtimin e shtëpisë. Në sytë e tyre ajo ishte fajtore se postonte një foto në internet, se kishte një bukuri mbi mesataren, se ishte ajo që ishte.
Por këto nuk e mposhtën 41-vjeçaren. Për profilet false të hapura me emrin dhe fotot e saj ajo denoncoi në polici. Masa u morën edhe në vendin e punës ku gojëmëdhatë u pushuan.

Por, a shuhet helmi i hedhur ndaj një gruaje?!

Për Bedrien e shumë të tjera si ajo vreri derdhet pareshtur. Ai përhapet gojë më gojë duke u shoqëruar me nënqeshje përbuzëse. Nga goja në gojë perversiteti sa vjen e shtohet dhe krijojnë një imazh që nuk i ngjan aspak personit për të cilin thuhen. Këto fjalë shkojnë në vesh të fëmijëve që ulin kokën për nënën e tyre. Shkojnë në vesh të burrit që marroset se çka ndodhur në muajt kur ai nuk ishte në shtëpi dhe gruas Iivishet një njollë që ajo e lau me jetën e saj.

Unë nuk di detaje se çka ndierë apo menduar atë 2 janar ajo që piu helmin e hedhur për gati një vit kundër saj.

Por di t’u them shumë mirë se çfarë shije ka! Jam e bindur si unë dhe qindra vajza dhe gra. Nuk ka rëndësi se sa e zonja je, se sa ti sakrifikon për formimin tënd, familjen, punën. Nuk ka rëndësi se sa dinjitet ti tregon në të gjithë këtë rrugëtim. Kudo dhe gjithmonë është një gojë e madhe që do thotë se ato nuk i arrite vetë por me skenarë që vetëm një tru i sëmurë I prodhon. Këto skenarë ndonjëherë krijohen nga njerëz që ecin në një hap me ty ose nga trima mbrapa tastierës që sipas tyre çdo vajzë ësht K*rvë. Herën e parë kur më kanë thirrur kështu kam qënë 16 vjeç. Atë ditë qava fshehur në dhomën time. Sa me tepër rritesha në moshë e profesion ajo fjalë ishte aty thënë nga profile anonime. Herën e fundit kur më është shkruar ajo fjalë nuk e mbaj mend kur ka qenë sepse veshët e mi nuk e dëgjojnë më kur thuhet apo shkruhet ajo fjalë.

Por, Bedria e dëgjonte. Ajo vuante. Ajo ishte vetëm sepse askush nuk i tha: “Unë të njoh, nuk je ti ajo që thonë”.

4 janar dhe vetëvrasja e një zonje 41-vjeçare)

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga ardhja e Vitit të Ri dhe nëpër rreshta lexohet se një grua bën vetëvrasje!


Pas leximit: “Kjo është b****’ e fabrikës / Zbulojnë FOTO se si u shantazhua 41-vjeçari në TikTok.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi qytetin e Durrësit. 41-vjeçarja nga fshati Vardardhe e Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pasi denigroi në rrjetet sociale. Mediat kanë siguruar një nga fotot e shpërndara në TikTok, ku komentohen në mënyrë vulgare fotot e saj normale.

“Kjo është b**** e fabrikës/ FOTO dalin, si

“Kjo është b**** e fabrikës së Sukthit b******** e Sukthit kjo b**** me para”,-shkruhej në foto. ”

Një grua, një nënë, një grua, një vajzë, një qytetare e këtij vendi, një si ne, që kishim ndërtuar jetën me shumë sakrifica, që sipas mediave, burrin dhe njërin nga djemtë e kishte jashtë, punonte si e pavarur. dhe tentoi të mbante një familje me sakrifica, befas bëhet pre e Tik-Tok me një adresë false…

Fillimisht ka frikë, lëndon dhe ndjen se çdo fjalë dhe fyerje që i bëhet i krijon një gjendje ankthi, makthi, frike dhe më pas fillon bullizmi dhe është në tmerrin e fyerjes!

Tashmë ndjehet se këta non nome (pa emër) e kanë futur në cep të ringut dhe e kanë goditur fort, o mëshirë, duke përdorur fjalën dhe tastierën, me ofendime pa fund. Të gjithë fshihen dhe e shohin këtë nder absurd, në një grup, që e thithin makthin e tyre si një tufë grabitqarësh dhe gërvishtin, gërvishtin, përpiqen ta poshtërojnë deri në gënjeshtër, këtë zonjë në rrjetin e neveritshëm për mua “Tuk-Tok” ku bëhen njerëz viralë pa kulturë, me pjerrësi rrugësh, për të skandalizuar dhe shoqëria hesht e zbavitet, thashetheme vesh më vesh dhe fshijnë dhëmbët me kënaqësinë e mazokistëve të turmës.

I varfër, i vetmi, (duke u ndjerë në dhimbje të mëdha) guxoi të denoncojë, por nuk bëri asgjë. Pastaj depresioni dhe dhimbja e parashtrojnë atë përpara, se vulgariteti dhe arroganca e njerëzve të ligjshëm nuk e kanë problem viktimizimin. Ata, ju lutemi egon e tyre me një emër të rremë dhe e përdorin zonjën në kufirin ku depresioni e vë atë përpara. Ajo nuk ka mundësi të këshillohet. Në punë ??? .. nuk ka gjasa qe e kane ndier qe thashethemi ka marre flatra, ne shtepi…eshte vetem, se badkhrshort eshte jashte dhe femije nuk mund t’i them ketij mistiku, se do i mbroj nga ky tmerr qe po perjetojne.. Kujt mund t’i drejtohet ??!! Në polici… Dhe pastaj… Asgjë e re pas kësaj.. Ndihet e bllokuar, por nuk i njeh armiqtë e saj, sepse ata fshihen pas emrave të rremë, pas profileve false… Ka një shqetësim dhe një dhimbje. pertej njerzimit, por femijet nuk do t’i prishe… Prisni edhe vitin e ri… Pret edhe burrin e saj qe vjen nga jashte dhe nuk gjen force te perballoje denigrimin qe i ka ulur vetebesimin dhe sheh aktin. e vetëvrasjes si shpëtim.

Kjo grua është sot dëshmia e gjallë e dhimbjes që po përjeton njeriu sot e pambrojtur përballë dhunës virale që bëhet në Tik-Tok dhe rrjetet sociale.

Sot nje femer nuk humbi jeten (kjo nuk eshte ceshtje gjinore) por e bekuara u sakrifikua perballe kesaj shoqerie qe ka ndryshuar kulture jo kulture ku ne format me te pista po perdor vulgaritetin si sprove per interesat mashkullore. , ku injoranca është kthyer në kryefjalë të jetës dhe ku ballafaqimi e përballja është ushqim për të falënderuar dhe për të avulluar qenien njerëzore, për të bërë një tavolinë qitjeje për ata që e shohin forcën e tyre të neveritshme, duke fyer dhunën e frikshme që prodhon fjala.

Kur fjalët vrasin, tregon se shoqëria është në fytin e saj të fundit!

Tundoni njerëzit nga kjo e keqe e madhe që po prodhohet me këto profile të rreme, me këto rrëqethje në Tik-Tok me këto rrjete që po marrin jetë njerëzish peng.

Vetëvrasja e kësaj gruaje është ulërima më e madhe që ajo na tregoi se në çfarë hale po rriten disa qenie njerëzore dhe denigrojnë njerëzit që janë qeniet më të pafajshme!

Sot, përtej çdo apeli, duhet ta mbrojmë njeriun nga armiku i dukshëm dhe ai që fshihet pas tastierës dhe vret me gjuhën dhe gishtat e tij vrasës!

Sot askush që ka një jetë mbi supet e tyre nuk duhet të heshtë, por të veprojë! Të gjithë ata !

Nga Presidenti, Parlamenti, Qeveria, shoqëria civile, media dhe të gjithë ata që meritojnë të quhen njerëz dhe të ecin dorë për dore me njerëzit!

Sot secili prej nesh mori një dhimbje së bashku me këtë grua që u abuzua nga fjalët që e vranë! !!


Pusho në paqe grua e bukur! Nuk duhet të kishe ikur. Si nuk e kuptove sa e mirë ishe!

Kërcënime dhe fjalë fyese… Gjendet videoja në celularin e Xhemal Lokës! Nëna e 4 fëmijëve e vetëvrarë, dhunohej nga bashkëshorti 06/01/2024 18:43 Një video me kërcënime dhe fjalë fyese ndaj gruas dhe nënës së katër fëmijëve të tij është gjetur në celularin e Xhemal Lokës së sekuestruar nga policia. Krahas dëshmive të fëmijëve për akte dhune ndaj nënës së tyre kur babai është kthyer në shtëpi, kjo video dëshmon se ai ushtronte presion dhe e dhunonte dhe në distancë përmes mesazheve të dërguara me video. Pas varrimit të së shoqes të enjten dhe bërjes publike të ngjarjes një ditë më pas, Xhemal Loka është trembur dhe ka tentuar të fshehë celularin e tij, duke ia dhënë njërës prej motrave, ndërsa nuk ka bashkëpunuar që në fillim me policinë. I ka qëndruar deklarimit se ajo nuk duroi dot fyerjet ndaj saj në rrjetin TikTok. Ndërkohë policia deklaroi se specialistët për Hetimin e Krimeve i kanë dërguar celularin e 45-vjeccarit dhe të viktimës për ekspertim me qëllim gjetjen e provave të tjera për dokumentimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Video dhe mesazhe të tjera që mund të jenë fshirë nga celularët respektivë pritet të hedhin më shumë dritë mbi dhunën e vazhdueshme ndaj Bedrie Lokës, gruas që u përball e vetme me dhunën dhe rritjen e katër fëmijëve, një vajze 22 -vjeçare dhe tre djemve, më i vogli prej tyre 10-vjeç. Nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryhen gjithashtu hetime intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore personin e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases Bedrie Loka, në rrjetin social TikTok. Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, këngëtarja Zajmina Vasjari rrëfen një tjetër version për ngjarjen: U dhunua… Këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila rezulton pronare e fasonerisë ku punonte e ndjera Bedrie Loka në Durrës, pretendon se vetëvrasja e 41-vjeçares nuk lidhet me profilin e rremë në TikTok. Përmes një Instastory, Vasjari i konsideron lajm i rrëm informacionet që po qarkullojnë në medie për rastin, duke theksuar se nëna e 4 fëmijëve më shumë sesa një grua e linçuar online, ishte një bashkëshorte e dhunuar. “Tani do prehesh ne paqe Bedrie! U përpoqa shume dje te zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë qe portalet te përfshinë, por për fat te keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje te dhunuar se ndoshta është shume e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Për fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e forte, një nga punëtoret me te shkëlqyera të kompanisë tone, e ndershme dhe një nënë shembullore. Ngushëllime te përzemërta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari. Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i gruas, i cili dyshohet se dhunonte 41-vjeçaren.

2024/01/05

Kisha Ortodokse serbe dhe roli i saj në vrasjet e masakrat në Kosovë

Nga Flori Bruiqi

Historikisht, Kisha Ortodokse serbe ka luajtur rol nxitës në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi. Bekimin për krimet e kryera gjatë luftërave, kryekriminelët serbë i merrnin nga Kisha Ortodokse.

 Të tillë ishin kriminelet serb gjeneral  Ratko Mlladiq e  Prof.dr.Radovan Karagjiq.


Ata bekoheshin nga priftërinjtë ortodoksë serbë për veprat kriminale në Bosnjë.



Më pas, të njëjtit vranë e masakruan qindra myslimanë boshnjakë gjatë viteve të 90-ta.


Të njëjtin rol, Kisha Ortodokse serbe e ka luajtur pothuajse në vazhdimësi, duke përkrahur edhe kriminelin Millosheviq në luftën e fundit në Kosovë, dhe çdo serb që shkonte në luftërat që Serbia i ka bërë në Slloveni, Kroaci e Bosnjë.


Bazuar në këto, historianët thonë se Kisha Ortodokse u rreshtua përkrah politikave serbe për vrasje, masakra e gjenocid.


Madje, kjo u pa edhe në sulmin terrorist të 24 shtatorit nga një formacion paraushtarak serb, në dhe përreth Manastirit të Banjskës.


Këta terroristë, që qëllim e kishin aneksimin e veriut të Republikës, pikërisht ditën e diel zgjodhë të kryenin sulm terrorist, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.


Madje, ky manastir ishte përdorur si strehë e terroristëve dhe armatimit që ata përdornin.


Një paralajmërim të tillë, në muajin maj e kishte dhënë deputetja britanike, Alicia Kearns, që sipas saj, armët zhvendoseshin me ambulanca dhe fshiheshin nëpër kisha.


Edhe ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, thotë se që prej shumë vitesh manastiret serbe në Kosovë janë përdorur si strehë e nacionalizmit serb dhe për fshehjen e arsenalit të armëve serbe.


Se nacionalizimi serb është kultivuar e promovuar, dëshmojnë edhe pamjet e Manastirit të Graçanicës për festën e Vidovdanit, të mbajtur më 28 qershor të këtij viti.


Mbishkrime e këngë nacionaliste çdoherë i karakterizojnë liturgjitë e mbajtura në këto manastire.


Në një video tjetër të siguruar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride, OCTOPUS, shihen serbët në Manastirin e Draganacit, në veri të Gjilanit, ku këndojnë këngë duke madhëruar Rusinë, e shohin ëndrra për okupimin e Kosovës.


Përveç kësaj, në këtë objekt kulti, priftërinjtë inkurajojnë fëmijët për këto motive edhe duke i paguar. Lidhur me këtë, Frashër Demaj nga Akademia e Shkencave të Kosovës, thotë se Serbia historikisht i ka përdorur manastiret për interesa politike.


“Serbia praktikisht i ka përdorur manastiret, do t’i përdorë edhe në të ardhmen për të sulmuar dhe për të bërë përpjeke edhe për t’i denigruar edhe institucione dhe forcat e RKS-së”,çka edhe u sprovua ne më 24 shtator 2024(.Manastiri i Banjskës )


Duke iu referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit, historiani Arbër Arifi thotë se relacioni kishë-shtet vazhdon të funksionojë.

Takohen shefat e KFOR-it, AKI-së e Policisë, diskutohet për koordinim

 

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në kampin “Film City” në Prishtinë.

KFOR, përmes një postimin platformën X, bënë të ditur se Komandanti Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.


Në një nga fotografitë e KFOR, Ajeti dhe Hoxha shihen teksa nënshkruajnë, të shoqëruar nga Ulutas.

Parashikimi për 2024-ën: A do të zgjidhet Trump president dhe a do të ketë përshkallëzim të luftës?

 

Viti 2023 iku, por 2024-a shihet një vit me shumë zhvillime në aspektin e gjeopolitikës. Ekipi i “Financial Times”, ashtu si çdo vit, ka bërë një parashikim për ato që duhet të presim për vitin që vjen.

-A do të bëhet sërish presidenti i SHBA-së Donald Trump?


Jo. Por – duke supozuar se pengesat e fundit ligjore të ngritura kundër qëndrimit të Trump në Kolorado dhe Maine janë kapërcyer – këto do të jenë zgjedhjet presidenciale më të shëmtuara në historinë e SHBA.

Do të jetë një vrapim shumë i afërt. Trump do të dënohet penalisht në të paktën një nga katër gjyqet e tij, ndoshta dy, përpara zgjedhjeve dhe do ta paraqesë atë si persekutim politik nga “familja e krimit Biden”. Edhe pse dukshëm në plakje, Biden do të kërcënojë, më shumë sepse një shumicë e ngushtë do të refuzojë Trumpin sesa të pranojë një mandat të dytë të Bidenit.

-A do të kalojë viti 2024, 2023-shin, si viti më i nxehtë i regjistruar?


Po. Viti 2023 u shënua nga kaq shumë ekstreme të nxehtësisë përvëluese, saqë me siguri do të rezultojë të jetë më i nxehti në 174 vitet e rekordeve klimatike, pasi të jenë regjistruar numrat përfundimtarë.

Por shumë shkencëtarë presin që viti 2024 të jetë edhe më i ngrohtë, sepse nxehtësia e vitit 2023 u forcua nga shfaqja e një modeli klimatik të El Nino që ndodh natyrshëm.


-A do të shkaktojë lufta Izrael-Hamas një konflikt të plotë rajonal?

Jo. Lufta ka shkaktuar dhunë në të gjithë rajonin duke përfshirë grupe militante të mbështetura nga Irani. Shqetësimi më i madh është se përleshjet kufitare midis Hezbollahut, lëvizjes së fuqishme libaneze dhe forcave izraelite spiralizohen në një konflikt të plotë midis të dyve.

Qeveria e Benjamin Netanyahut ka qenë e qartë se nuk mund të jetojë më me luftëtarët e Hezbollahut të vendosur në kufirin Liban-Izrael, por shpresa është që presioni diplomatik të përmbajë situatën.


As Uashingtoni dhe as Teherani nuk duan një konflikt më të gjerë rajonal, edhe nëse luftimet midis Hizbollahut dhe Izraelit intensifikohen, por situata është jashtëzakonisht e paqëndrueshme. Andrew England

-A do të arrijë SHBA një normalizim ekonomik?

Po, në afat të shkurtër. Inflacioni ka rënë në një mënyrë që ka habitur edhe Rezervën Federale këtë vit dhe rritja ka mbetur më e fortë se sa prisnin shumica e ekonomistëve.

Meqenëse shpenzimet konsumatore mbeten të forta dhe rritja e pagave (mjaft) e kontrolluar mirë, një ulje e butë mund të vazhdojë për disa muaj. Por mos vini bast se do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2024. Do të ketë më pak mbështetje fiskale, pasi janë konsumuar dhurimet për familjet nga epoka e Covid-it. Normat më të larta të interesit po nxisin falimentime, shqetësimet për borxhin e SHBA po rriten dhe streset gjeopolitike po thyejnë tregtinë globale. Kjo mund të rrisë inflacionin dhe të ngadalësojë rritjen. Pra, brenda një viti, ulja ndoshta do të bëhet më e dhimbshme.

-A do të bëhet Keir Starmer kryeministër i Britanisë së Madhe?

Po, megjithëse është e mundur që zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar të mos ndodhin deri në janar 2025. Konservatorët e Rishi Sunak duken të ndarë dhe të rraskapitur.

Numri i vendeve që duhet të fitojë opozita laburiste do të thotë se ajo mund të zbresë diku midis një qeverie të pakicës dhe rrëshqitjes së tokës për të cilën tregojnë aktualisht sondazhet e opinionit. Por është jashtëzakonisht e vështirë të shihet se si kryeministri mund të marrë mbështetjen e mjaftueshme për të mbajtur pushtetin.

-A do të bjerë rritja ekonomike e Kinës në 3 për qind apo më pak?

Jo. Cilësia e rritjes kineze sigurisht që është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit. Tregu i pronave, i cili kontribuon pothuajse një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto, po shpërthen ngadalë. Shumë qeveri vendore janë mbytur në borxhe. Konsumatori kinez është në mëdyshje.

Por rritja e PBB-së në 2024 është vendosur ende të kalojë lehtësisht 4 për qind – e ndihmuar nga një përzierje e paketave të shpëtimit të borxhit, nismave stimuluese fiskale dhe forma të tjera të mbështetjes zyrtare. Përparimet në teknologji do të mbeten të forta.

-A do të shkaktojë një sulm kinez, një ndryshim të presidentit në Tajvan?

Jo. Shumë njerëz brenda dhe jashtë Tajvanit shqetësohen më shumë për luftën këto ditë, falë manovrave ushtarake në zgjerim të Kinës. Fanuesi kryesor në zgjedhjet presidenciale të janarit, Lai Ching-te i Partisë Progresive Demokratike në pushtet, ka gjithashtu një sfond shumë të ndryshëm nga presidenti aktual Tsai Ing-ëen.

Por Lai ka qenë i qartë se ai do të ndiqte qëndrimin e kujdesshëm të politikës së Tsai për Kinën – duke e lënë Pekinin pa pretekst për një sulm. Udhëheqja kineze nën Presidentin Xi Jinping duket se ende beson, gjithashtu, se ka një shans për të detyruar Tajvanin të bashkohet pa luftuar – duke rritur frikësimin ushtarak, infiltrimin politik, joshjet ekonomike dhe izolimin ndërkombëtar.

-A do të vazhdojnë SHBA-ja dhe BE-ja të financojnë Ukrainën?

Po. Ndërsa kundërofensiva e Ukrainës kundër pushtimit rus ngeci në fund të vitit 2023, mbështetja ushtarake dhe financiare për Kievin u bë një çështje e diskutueshme në të dy anët e Atlantikut. Administrata Biden është e vendosur të mbajë furnizimet rrjedhin: një marrëveshje me republikanët në Kongres mund të përfshijë lëshime për sigurinë kufitare të SHBA-së në këmbim të ndihmës së zgjatur për Ukrainën.

Një sfidë më e madhe do të lindë nëse Donald Trump kthehet në presidencë. Udhëheqësit e BE-së, ndërkohë, duhet të gjejnë mënyra në fillim të vitit 2024 për të anashkaluar veton e Hungarisë për një paketë ndihme financiare prej 50 miliardë eurosh. Por Ukraina ka ende të ngjarë të luftojë për të bërë një përparim ushtarak, kështu që do të jetë nën presion në rritje për të negociuar me Moskën.

-A do të sigurojë Ursula von der Leyen një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian?

Po, me pak përpjekje. Ursula von der Leyen e ka shfajësuar veten mirë në një mandat të karakterizuar nga kriza, duke dëshmuar vlerën e veprimit të përbashkët të BE-së në huamarrje, shëndetësi, shpenzime për mbrojtjen dhe politikën e energjisë. Marrëveshja e saj kryesore e gjelbër evropiane ka qëndruar kryesisht në rrugën e duhur.

Por zakoni i saj për të krijuar politika mbi kryeqytetet dhe përafrimi i ngushtë me Uashingtonin kanë mërzitur disa liderë. Koalicioni i saj i vitit 2019 është në rrezik nga fitimet e së djathtës populiste në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Por partia e saj e qendrës së djathtë EPP është në pozicionin e poleve për të mbajtur presidencën, edhe nëse kjo nënkupton një bashkëpunim më të ngushtë me partitë euroskeptike. Dhe, për momentin, askush nuk duket si një kandidat më i fortë i PPE.

-A do të falimentojë X?

Po. Elon Musk përdor shpesh paralajmërimet e falimentimit për të motivuar; ai e bëri atë në Tesla dhe SpaceX. Por këtë herë, me rënien e reduktimit të reklamave të X dhe përpjekjeve për të krijuar burime të reja të ardhurash, ka një shans të mirë që kjo të ndodhë.

Pas shpërthimeve emocionale të kohëve të fundit kundër reklamuesve të X, ai mund të jetë mjaft i pamatur sa të mendojë se mund ta kalojë atë përmes falimentimit dhe prapë të dalë në krye. Musk që lufton për kontrollin e X në falimentim do të ishte një vazhdim tërheqës i blerjes së mbushur me dramë në Twitter.

Botohet në gjuhën turke romani i Mira Meksit

Nga Flori Bruqi 


Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee". Në vitin 2014, romani "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar "Ballkanika".






Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi

Edukimi

Studime

Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).

Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;

Studime: Letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.

Aktiviteti

1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 nëntori”.

1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".

1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht", anetare e rrjetit europian letrar eurozine

1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".

1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT". ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni

2010-2013 Anetare e Bordit Drejtues te Shoqerise Civile

Përkthimet

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I. Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.

Veprat origjinale

Tregime: "Flutura mes gjinjve", “Vrasje ne Venecia”

Romanet: “Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”, “Diktatori ne Kryq”

“ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë: “Ballo në Versailles”, "Pa zemer ne kraharor", "Vrasje ne Venecia", Pa Zemer ne Kraharor, “Hakmarrja e Kazanoves”

Përmbledhje me tregime: “ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; Zonja plakë e Parisit”

Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë: “Guri Filozofal”, "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”

Libra te Mira Meksit te botuar ne vende te ndryshme te botes:

Kryesoret:

Botuar ne France: Romani Teuta e Ilirise i rishkruar ne frengjisht nga vete autorja

Porfida, Ballo ne Versailles

E kuqja e Demave

Butuar ne Itali: Mallkimi i Priftereshave te Ilirise

Maqedoni: Frosina e Janines

Rumani: Diktatori ne Kryq bej Frashëri, një nga politikanët dhe atdhetarët më aktivë dhe më të spikatur të kohës përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe. Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit…


Lojëra politike, interesa shoviniste, intriga agjenturore dhe tradhti të gjakta kërcënojnë jetën e të dashuruarve. Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve.

Nisur nga fakte të vërteta historike, Mira Meksi ka ndërtuar një histori mahnitëse dashurie të pavdirshme, brenda një thrilleri politik me suspens të fortë policor dhe me një tension të madh rrëfimtar. Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.

Dy djem nga Kosova roje të Isa Boletinit, zbulohet historia interesante e policisë shqiptare

 

Shkruan Gjergj Marku


Atë fund nëntori të largët të 1912-ës, teksa Ismail Qemali i kërkonte Isa Boletinit që t`i gjente dy djem besnikë nga kosovarët që e kishin shoqëruar atë për në Vlorë, për t`i bërë roje tek dera e zyrës së qeverisë të porsaformuar, ai nuk e kishte menduar kurrë se me atë veprim, pa dashur po sanksiononte themelet e armës së Xhandarmërisë së ardhshme të shtetit shqiptar dhe Gardën e saj.

Kështu Isa Boletini, teksa urdhëronte ata dy djem të rij nga Kosova, që quheshin Ahmet Llapi dhe Halim Bajgora, për të ruajtur kryeministrin e parë të qeverisë së porsakrijuar, po ashtu nuk e kishte menduar kurrë, se i kishte dhënë vetes atributet e Komandantit të Gardës, në qeverinë e parë të shtetit shqiptar. Si vazhdoi më pas krijimi i Xhandarmërisë shqiptare dhe Gardës Kombëtare, e kush ishin njerzit që i komanduan ato?


Zanafilla e krijimit të armës së Xhandarmërisë

Zanafilla e krijimit të armës së Xhandarmërisë shqiptare, ndonëse u nis me ata djem të rinj, kryesisht kosovarë, të cilët ishin nën komandën e Isa Boletinit, nuk e pati jetën e gjatë. Ajo u shpërbë me rënien e qeverisë, pas dorheqjes së kryeministrit të parë shqiptar, Ismail Qemali!

Në fundin e vitit 1913-të e deri në janarin e vitit 1920-të kur u mbajt Kongresi i Lushnjes, ndonëse ekzistonte arma e Xhandarmërisë, nuk mund të flitet për një Xhandarmëri të rregullt të shtetit shqiptar, pasi Shqipëria në atë kohë ishte e okupuar prej fqinjëve dhe mbahej nën administrimin e Fuqive të Mëdha, të cilët u caktuan nga Lidhja e Kombëve për të ruajtur një farë stabiliteti nga trazirat e brendëshme që e kishin përfshirë gjithë vendin dhe nga rreziku që i kanosej nga jashtë, prej ushtrive greke në Jug e atyre serbo-malazeze në Veri.


Në këtë kontekst, ishte dhe ardhja në Shqipëri e kolonelit hollandez, Tomson, i cili mbeti i vrarë në Durrës, në përpjekje për të vendosur rendin e trazuar, nga konfliktet e brendëshme që kishin pllakosur pothuaj të gjithë vendin.

Shkollat e para të Xhandarmërisë


Për herë të parë në Shqipëri, shkollat ushtarake, ose më saktë kurset për përgatitjen e xhandarëve u hapën në vitin 1919-të, në Vlorë e Gjirokastër. Këto kurse në fakt, kishin filluar të zhvilloheshin që më përpara, para vitit 1919-të, kur në Tiranë, nën kujdesin e ushtarakëve austro-hungarezë, filloi përgatitja e ushtarëve dhe oficerëve që do të inkuadroheshin në armën e xhandarmërisë, që kishte si detyrë ruajtjen e rendit e të qetësisë, jo vetëm në qytetet kryesore, por deri në fshatrat e komunave më të largëta të vendit. Këto kurse, u zhvilluan nën komandën e major Ismail Haki Kuçit (me origjinë nga fshati Kuç i Vlorës) dhe kolonelit anglez Ridolf.

Asokohe në ato kurse, që u konsideruan si shkolla e parë e Xhandarmërisë shqiptare, u mblodhën një pjesë e madhe e oficerëve shqiptarë që kishin studjuar jashtë vendit, si në Turqi e Austri, të cilët ishin dhe pedagogët e parë të asaj shkolle. Pas kësaj, në vitin 1921, në Tiranë u hap një shkollë tjetër, e cila filloi të pergatiste nënoficer dhe ushtarë për trupat e rregullta të ushtrisë. Një vit më vonë, në 1922-in, kjo shkollë u transferua nga Tirana në Vlorë dhe destinacioni i saj u kthye vetëm për përgatitjen e xhandarëve. Kjo shkollë në qytetin e Vlorës, funksionoi deri në qershorin e vitit 1924, kur ndodhi Kryengritja e Qershorit që rrëzoi me forcën e armëve qeverinë e Shefqet Vërlacit, në të cilën Ahmet Zogu mbante postin e Ministrit të Brendshëm.

Kurset për përgatitjen e xhandarëve pas vitit 1925


Me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në vitin 1925, u krijuan Zonë-Komandat dhe në secilën prej këtyre zonave, u hap nga një kurs për përgatitjen e xhandarëve. Në maj të vitit 1926, në qytetin e Shkodrës u hap një tjetër shkollë xhandarmërije, e cila do të pasohej katër vite më vonë me shkollën që u hap në Durrës.

Me urdhërin e Mbretit Zog, këto shkolla u mbyllën në 1 maj të vitit 1935 dhe u transferuan në qytetin e Burrelit. Transferimi i shkollës së xhandarmërisë për në qytetin e Burrelit, u bë nga ana e Mbretit Zog, për shkak të kërkesave të shumta për të shërbyer në këtë armë, që vinin nga krahinat e Matit, Mirditës dhe Dibrës. Nga kjo shkollë, e cila qëndroi e hapur deri në vitin 1939, kur u krye agresioni fashist italian ndaj Shqipërisë, për çdo vit dilnin një numër i madh xhandarësh, të cilët më pas shpërndaheshin në të gjithë vendin. Po kështu, krahas shkollave dhe kurseve të ndryshme për përgatitjen e xhandarëve, një numër i madh oficerësh të asaj arme, u dërguan jashtë shtetit si në Itali dhe Austri ku mbaruan akademitë ushtarake.

Në vitin 1936, Xhandarmëria Shqiptare kishte një kolonel, 4 nën/kolonelë, 8 majora, 16 kapitena të parë, 32 kapitena të dytë, 40 togera dhe 43 nëntogera, duke pasur gjithsej 144 oficerë në përbërje të asaj arme, me një buxhet të përgjithshëm, prej 3.250. 000 franga ari.

Krijimi i Batalionit Special

Që pas Kongresit të Lushnjes, me rikrijimin e armës së Xhandarmërisë Shqiptare, u vendos dhe krijimi i një Batalioni Special, i cili do të kishte si detyrë kryesore, vendosjen e rregullit e qetësisë në raste trazirash dhe kryengritje kundër qeverisë.

Ky batalion që u vu nën komandën e major Preng Jakut (nga fshati Pruell i Lezhës) i cili ishte shkolluar në një shkollë ushtarake në Vjenë, asokohe u quajt Batalioni Shëtitës, për vetë natyrën e tij, nga që shkonte kudo, duke ndërrmarrë operacione ndëshkimi, në ato krahina ku kishte trazira e prishje të rendit dhe kryengritje kundra qeverisë. Nën komandën e major Jakut, ky Batalion Special i cili ishte në përbërje të Xhandarmërisë shqiptare, arriti që të vinte rregullin e qetësinë dhe të shtypte disa kryengritje kundra qeverisë, si ato esadiste në Durrës, Shijak e Tiranë, Bajram Currit në kalanë e Prezës, (kur sulmoi Tiranën) Gjonmarkajve në Mirditë, kryengritjen e Gashit e Krasniqes etj. Ndonëse major Preng Jaku vdiq aksidentalisht në qershorin e vitit 1923, nga shpërthimi i një bombe, (duke zënë peshk në lumin e Valbonës në Tropojë), Batalioni Shëtitës (special) e vazhdoi aktivitetin e tij, konform mandatit për të cilin ishte krijuar.

Komandantët e Xhandarmërisë

Që pas Kongresit të Lushnjes, në krye të Xhandarmarisë Shqiptare u emërua major, Meleq Frashëri, i cili e mbajti këtë post deri në marsin e vitit 1922, kur u vra në Kamëz, nga sulmet e forcave rebele të Halit Lleshit, Dan Canit, Elez Isufit e kolonel Bajram Currit, të cilët nga drejtime të ndryshme dhe me forca të shumta, sulmuan Tiranën, me synimin për të rrëzuar qeverinë. Pas këtij sulmi që filloi në orët e pasdites, u zhvillua një luftë e ashpër e cila vazhdoi për gjithë natën, nëpër rrugët dhe ndërtesat qeveritare të kryeqytetit, ndërmjet forcave rebele të komanduara nga Elez Isufi dhe atyre qeveritare të Xhandarmërisë që pas vrasjes së komandantit të tyre Meleq Frashëri, i komandonte vetë Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Pas dy ditë e dy netësh lufte që tmerroi gjithë popullsinë e kryeqytetit, e cila u mbyll nëpër shtëpia pa e ditur se ç’po ndodhte, Ahmet Zogu arriti që t’i zbrapste forcat rebele të Elez Isufit e Bajram Currit dhe vendosi qetësinë në Tiranë. Pas kësaj u kthyen në Tiranë të gjithë ministrat e deputetët që ishin fshehur në pyjet e Qafë-Krrabës.

Me ndërhyrjen e ambasadorit britanik Eyres që ishte i akredituar në Tiranë, Zogu e fali Elez Isufin dhe e la të lirë të kthehej për në Dibër, duke i dhënë dhe një sasi të madhe floriri me vete. Pas vrasjes së Komandantit të Përgjithshëm Meleq Frashërit, një vit më vonë në qershorin e 1924-ës, në përpjekje me forcat fanoliste të kryesuar nga kolonel Rexhep Shala, që sulmuan Shkodrën, mbeti i vrarë komandanti i xhandarmërisë i atij qyteti, kapiten Ferid Frashëri. Në vitin 1923, vendin e Meleq Frashërit, në krye të Xhandarmërisë Shqiptare, e zuri major Banush Hamdiu, i cili qëndroi në atë post deri në vitin 1924, kur Ahmet Zogu emëroi aty major Aqif Përmetin. Një vit më vonë në 1925-ën major Përmeti ja la vendin nënkolonel Ramiz Dibrës, i cili qëndroi në krye të armës së Xhandarmërisë deri në vitin 1927, kur ja lëshoi vendin nënkolonel Kasem Sejdinit.

Garda dhe truproja e mbretit

Në fillimin e vitit 1925, kur Ahmet Zogu u rikthye në pushtet, ai i kushtoi një rëndësi të veçantë dhe rikrijimit të Gardës së Republikës, që me shpalljen e Monarkisë u quajt Garda Mbretërore. Në krye të kësaj Garde, që përbëhej kryesisht nga malsorë të ardhur nga krahinat e veriut, si Mat, Dibër e Mirditë, Zogu caktoi si komandant major Hysen Selmanin, që ishte njeri i afërt i tij, i cili njihej si nip i Zogut. Po kështu krahas, rikrijimit të Gardës, Zogu zgjodhi dhe truprojën e tij, që asokohe njihej si adjutantura e Presidentit të shtetit. Adjutant i parë i Zogut ishte nënkolonel Zef Serreqi, (Zogu e konsideronte si njeriun më besnik) i cili rridhte nga një familje e njohur shkodrane dhe kishte studjuar në Austri. Si adjutant i dytë u caktua major, Llesh Topallaj. Pas Topallajt, në adjutanturën e Zogut, u caktua dhe Osman Gazepi me origjinë nga Leskoviku, i cili kishte qenë truproja i Esat Pashës, kur ai ishte deputet në Parlamentin turk dhe kapiten Allaman Çupi, që ishte nga Mati, vendlindja e Zogut. Të gjithë këta, me perjashtim të Topallajt që u vra në 1932-in në atentatin e Vjenës, i shërbyen me besnikëri deri në fund Mbretit Zog.

Riorganizimi i Xhandarmërisë

Me shpalljen e Monarkisë në vitin 1928, Xhandarmëria Shqiptare u organizua në rang qarqesh, rrethesh e postëkomandash në përshtatje me shtrirjen gjeografike të popullsisë së vendit. Pas këtij viti, armës së Xhandarmërisë, (ose gushkuqët e Mbretit , siç njiheshin ndryshe, për shkakt të jakave të kuqe), ju kushtua një rëndësi e madhe dhe u ndërtuan një numër i madh postkomandash, deri në skajet më të largëta të vendit. Lidhur me këtë, një nga gazetat e asaj kohe e cila i bënte jehonë riorganizimit të saj, në mes të tjerash shkruante: “Viset, edhe ma të largëta të atdheut, u pasunuen me një tok godinash, në të cilat ushtaraku e shplodhte trupin dhe nga të cilat nisej kur e lypte detyra për të rikthyer paqën dhe rregullin, atje ku ato ishin të cënue. Udhëtari që dikur u trembej maleve tona, kalon sot lirisht dhe i sigurt dhe në kepat ma të braktisuna, mbasi pothuaj nuk ka kand në Shqipninë tonë, që të mos gjindet një votër gjindarësh. Në asht se në kohnat e para, godinat e postë-komandave të kësaj arme nuk paraqitshin as konfortin ma fillestar, regjimi i Mbretit Zog, ju dha një tok ndërtesash të paqme dhe të hijshme për të gjithë ushtarakët që punojnë aty”.

Në 1938-ën, Xhandarmaria shqiptare kishte 3643 efektivë

Në vitin 1928 numëri i përgjithshëm i xhandarëve në të gjithë Shqipërinë arrinte në rreth 3000 vetë. Ky numër erdhi duke u rritur nga viti në vit me afro 100 xhandarë dhe në vitin 1938 numëri i tyre arriti në 3643 vetë, duke përmbledhur dhe policinë qytetëse, siç quhej asokohe policia bashkiake. Xhandarmëria shqiptare që nga krijimi i saj, i qëndroi besnike deri në fund rolit për të cilin ishte krijuar, duke ruajtur në mënyrë korrekte rendin kushtetues. Po kështu, gjatë përpjekjeve për të rrëzuar regjimin Monarkik, siç ishte “Lëvizja e Vlorës” në vitin 1931, “Kryengritja e Fierit” në 1935-ën, “Kryengritja e oficerëve” me në krye vëllezërit Toto, etj., Xhandarmëria Shqiptare luajti një rol kryesor për shtypjen e tyre. Aq besnike i qëndroi ajo Mbretit, saqë në agresionin fashist të 7 prillit 1939 në Durrës, Zogu caktoi si komandant të Mbrojtjes Kombëtare, oficerin e xhandarmërisë major Abaz Kupin.

Gjenerali britanik në Xhandarmëri

Në vitin 1933, Mbreti Zog caktoi në krye të Xhandarmërisë Shqiptare, nënkolonel Shefki Shatkun, i cili ishte një nga oficerët më të përgatitur të asaj arme. Po në këtë vit, Mbreti Zog, thirri në ndihmë të Xhandarmerisë, gjeneralin anglez Perssi, i cili dha një kontribut të madh në forcimin e konsolidimin e asaj arme. Ardhja e gjeneralit anglez, bëri që arma e Xhandarmërisë Mbretërore të vihej mbi bazën e ligjeve dhe rregulloreve të reja përkatëse që u miratuan nga qeveria. Kështu që atë vit, parlamenti shqiptar miratoi ligjin e ri të armës së xhandarmërisë, i cili u shpërnda nëpërmjet buletineve në trupat e asaj arme, në të gjitha qarqet e prefekturat. Mbas shpalljes së Monarkisë, në vitin 1928-të, Mbreti Zog urdhëroi riorganizimin e Xhandarmërisë, duke u mbështetur në një projekt ligj që ishte paraqitur nga ana e qeverisë. Pas kësaj, Xhandarmaria nisi të riorganizohej, duke ndryshuar formën e mëpërparme në batalione, kompani, toga dhe posta. Po në vitin 1930, batalionet u suprimuan dhe xhandarmëria mbretërore u rikthye përsëri në formën e vjetër të saj, e cila mbeti e pandryshuar deri në vitin 1939 kur pushtimi italian shkatërroi përfundimisht regjimin Monarkik të Mbretit Zog, e bashkë me të dhe Xhandarmërinë e shtetit shqiptar…

 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...