Nga Flori Bruqi
Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee". Në vitin 2014, romani "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar "Ballkanika".
Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi
Edukimi
Studime
Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).
Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);
Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;
Studime: Letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.
Aktiviteti
1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 nëntori”.
1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.
1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.
1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".
1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht", anetare e rrjetit europian letrar eurozine
1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".
1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.
2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT". ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
2010-2013 Anetare e Bordit Drejtues te Shoqerise Civile
Përkthimet
Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.
Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I. Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.
Veprat origjinale
Tregime: "Flutura mes gjinjve", “Vrasje ne Venecia”
Romanet: “Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave të Ilirisë”, “Diktatori ne Kryq”
“ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)
Novelë: “Ballo në Versailles”, "Pa zemer ne kraharor", "Vrasje ne Venecia", Pa Zemer ne Kraharor, “Hakmarrja e Kazanoves”
Përmbledhje me tregime: “ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; Zonja plakë e Parisit”
Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase
Eseistikë: “Guri Filozofal”, "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"
Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll
Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”
Libra te Mira Meksit te botuar ne vende te ndryshme te botes:
Kryesoret:
Botuar ne France: Romani Teuta e Ilirise i rishkruar ne frengjisht nga vete autorja
Porfida, Ballo ne Versailles
E kuqja e Demave
Butuar ne Itali: Mallkimi i Priftereshave te Ilirise
Maqedoni: Frosina e Janines
Rumani: Diktatori ne Kryq bej Frashëri, një nga politikanët dhe atdhetarët më aktivë dhe më të spikatur të kohës përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe. Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit…
Lojëra politike, interesa shoviniste, intriga agjenturore dhe tradhti të gjakta kërcënojnë jetën e të dashuruarve. Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe “Vrasje në Ekspresin e Orientit”, gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve.
Nisur nga fakte të vërteta historike, Mira Meksi ka ndërtuar një histori mahnitëse dashurie të pavdirshme, brenda një thrilleri politik me suspens të fortë policor dhe me një tension të madh rrëfimtar. Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.