Nga: Flori Bruqi ,PHD Prishtinë
E pasur dhe e bukur është gjuha shqipe, nga e
cila shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e
zhvilluar: rrethanat historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj
prej më shumë se 5 shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë
rilindje kulturore popullit shqiptar të dashuruar për liri.
Letërsia shqiptare që zhvillohet në vitet e
tridhjeta në Kosovë, kishte disa shenja parandaluese: ajo ishte e shkëputur nga
letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare.
Letrarët dhe letërsia në Kosovë, pothuaj nuk
ishin fare në kontakt me të dhe nuk ishin të informuar për atë çka ndodhte në
fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar.
Në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht,
mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht
përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri.
Pas luftës nacional –çlirimtare ( vitet 1950),
krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë , për mbështetje kishin
kryesisht letërsinë gojore (të pasur) dhe fare pak kishin vepra nga fondi
letrar i traditës si dhe kishin fare pak përvojat e huaja letrare, në radhë të
parë ato sllave.
Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin
filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat
Mekulin , Hivzi Sulejmanin.
Esat Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar
shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa Hivzi Sylejmani
solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy
vëllimesh “Njerëzit I” dhe “Njerëzit II”, si dhe “Fëmijët e lumit tim”.
Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa
nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.
Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë
shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 -2014 e sidomos me
emrat: Mark Krasniqi,Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver
Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti ,
Flora Brovina ,Iljaz Prokshi,Afërdita Skënderi ,Gani Xhafolli, Naim
Kelmendi,Agim Vinca,Nuhi Vinca,Fahredin Shehu e shumë të tjerë.
Ndërsa në prozë dalloheshin: Anton Pashku,
Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Rexhep Hoxha,Mehmet
Kajtazi, Mehmet Kraja, Ramiz Kelmendi , Shyqri Galica Adem Gashi, Musa
Ramadani, Iljaz Prokshi, Agim Vinca,Nuhi Vinca,Naim Kelmendi,Abdyl
Kadolli,Gëzim Ajgeraj e disa të tjerë.
Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të
burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të
tyre(Adem Istrefi etj).
Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj
intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat
kombëtare shqiptare.
Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem
Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u
burgos edhe këtu) etj.
Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe
botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e
shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Teki
Dervishit, Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul
Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit etj.
Vlenë të përmendet dhe një personalitet i
shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Ismail
Kadaresë etj ), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.
Në poezi
dhe prozë shquhen edhe krijuesit si:
Mirko Gashi, Latif Berisha, Beqir Musliu, Shaip Beqiri,Halil Matoshi, Basri
Çapriqi,Ibrahim Berisha, Sali Bashota,Milazim Krasniqi,Vehbi Kikaj, (një
shkrimtar shumë i dashur për fëmijët) Hida Halimi, Ali Hurgulica, Arif
Demolli,Lazër Radi,Bilal Xhaferri,Visar Zhiti,Besnik Mustafaj,Muhamet
Kërveshi,Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Qerim Ujkani etj,etj.
Ndërsa në prozë ; Sterjo Spase,Rexhai Surroi, Petro Marko,,Sabri Gido, Vedat Kokona,Shefqet
Musaraj, Fatos Arapi,Zejnullah Rrahmani, Ali Abdihoxha, Sotir Andoni, Dhimitër
Xhuvani, Naum Prifti, Eqrem Basha, Ibrahim Kadriu, Abdullah Zeneli, Fatmir
Halimi ( i shpërblyer nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, para –
dy – tri ,vjetëve për romanin më të mirë të vitit)
Në kritikë : Razi Ibrahimi, Ibrahim Rugova, Ali Aliu, Rexhep Ismajli, Mensur
Raifi,Ali Jasiqi,Vehap Shita, Bajram Krasniqi, Kudret Vellça, Adriatik Kalulli,
Hysni Hoxha etj
Në dramaturgji: Loni Papa, Mojsi Zaloshnja, Fadil Kraja, Teodor Laço,Anton
Pashku,Naum Prifti,Anton Pashku,Ymer Shkreli, Rexhep Qosja, Azem Shkreli, etj.
Në Diasporë,sidomos në Zvicër, përveç Shefqet Dibranit,dallohen edhe ; Skënder
dhe Elida Buçpapaj, Diamant Abrashi,Besnik Camaj,Miradije Kurtishi Maliqi,
Bujar Salihu, Shemsi Makolli, Mirishahe Limani Hiller,Fatime Kalimashi Hoti,
etj. Në prozë e përkthime Enver Robelli . etj.
Letërsia moderne shqiptare në diasporë
Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi
gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore
shqiptare atë duhet ta vështrojmë edhe nga konteksti më i gjerë gjeografik, pra
edhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale.
Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës
së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi,
Luginë të Preshevës, Çameri ,kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në
diasporë.
Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë,
letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave: Vatra
historike e diasporës shqiptare: Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi, Danimarkë,
Norvëgji, etj.
Vatra të reja të diasporës shqiptare: Itali,
Francë, Zvicër, Gjermani, Danimarkë, Norvegji ,Shtetet e Bashkuara të
Amerikës,Canadë etj.
Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë
bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite
jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen.
Në përgjithësi mund të thuhet se një
“rilindje” e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve 1950, kur
dhe nisi të botohej në Romë revista “Shejzat”nga Ernest Koliqi , e më pas
revistat “Zgjimi”, “Katundi ynë”, “Zjarri”, “Zëri i Arbëreshëvet”, “Lidhja”,
“Bota shqiptare” etj.
Këto revista ndikuan në krijimin dhe
publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruanin në arbërisht.
Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi
edhe si shtëpi botuese, duke publikuar vepra të tëra me poezi ,si dhe vepra të
ndryshme letraro-publicistike.
Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj
vatre duhen përmendur:Francesko Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko
Vetmo, i lindur në Kozencë.
Dushko Vetmo, pas një periudhe të gjatë
qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet për prift,
Françesko Solano alias Dushko Vetmo, kthehet në vendlindje.
Ai ishte aktivë në shumë fusha letrare – ishte
poet , prozator dhe dramaturg.
Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë :
“Burbuqe t`egra,” 1946, “Shkretëtira prej gurit”(dramë, 1974), si dhe “Tregimet
e Lëmit ” etj.
Domenico Bellizzi (1931), ishte prift nga
Frasnita.Ai është i njohur me pseudonimin Vorea Ujko. Është një ndër
trashigimtarët më të denjë të Jeronim De Radës si dhe të Zef Serembes.
Vorea Ujko alias Domenico Bellizzi me poezinë
e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat:
“Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”(1982),” Hapma derën zonja meme”( 1990)
etj.
Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i
identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i
angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale,
ka shkruar triologjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit
rron”,” Arbëreshi tregon”, ‘Vuan dega e hershme” etj.
Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes
dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës “Bota
shqiptare”, i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor
i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhët e
parrajsit shqiptare e t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe si “Orëmira”,
“Për tokën fisnike të Horës” etj.
Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën
me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të
rëndësishëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.
Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë
lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e
elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania.
Një ndër personazhet më të rëndësishëm të
letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 – 1972) , autor i
rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht.
Mjaftë prej veprave të tij dramatike janë
ndërtuara mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e
vendlindjes.
Po aq e rëndësishme sa është edhe Rumania në
pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur
organizime të hershme të komunitetit shqiptar.
Një figurë mjaft e rëndësishme në letërsinë
tonë shqipe është edhe Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra
me tregime.
Në vatrat e reja të zhvillimit të letërsisë
bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive
kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos
u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha
të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.
Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të
madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 – 1992). Vepra e
tij hyë në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare është Arshi Pipa (1920-
1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i
shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist.
Më 1944 ai drejtoj revistën “Kritika” dhe po
këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin
1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension.
Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet
dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut 1959”,
dhe më vonë dhe vepra të tjera.
Vlenë theksuar edhe një dyzinë shkrimtarësh
dhe studiuesish letrarë që krijojnë në diasporë si Ernest Koliqi, Kostë
Çekrezi, Gj.Bubani, S.Malëshova, Z.Fundo, Tajar Zavalani ,Eshref Ymeri, Rasim
Bebo, Gjek Marinaj, Kolec Traboini, Agim Bacelli,Adnan Mehmeti,Kozeta
Zylo,Raimonda Moisu,Iliriana Sulkuqi,Rita Salihu,Mëhill Velaj, Anton Kote,
Sotir Andoni ,Peter Prifti, Dalan Luzi,Zef Pergega, Luigj Çekaj, Albana Mëlyshi,
Ramiz Gjini, Dalip Greca ,Fatmir Terziu, Engjell Shehu, Gëzim Ajgeraj , Elvira
Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi, Besa Myftiu ,Kozeta Nushi ,Hasan Aliaj ,
Shefqet Dibrani,Brahim Avdyli, Ymer Shkreli,Pal Sokoli etj.
Në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare
Vlenë theksuar që në diasporë kemi disa poetë
që shkruajnë në gjuhë të huaj .Ata medoemos duhet të përfshihen në historinë e
letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë e letërsisë së gjuhëve në të
cilat krijojnë, shtrohet thuajse në të gjitha konferencat shkencore që
zhvillohen në Tiranë, Prishtinë,Shkup , Tetovë.
Në Itali është prezent një numër bukur i madh
i letrarëve shqiptarë që shkruajnë libra në gjuhën italiane me botimet e tyre,
fare pak njihen në Shqipëri.
Shkrimtarja rumune Herta Muller ,e cila
shkruan në gjuhën gjermane do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj
kur mori çmimin “Nobel” në letërsi:…” sepse dhe ne vetë mendojmë -se ata nuk
janë shkrimtarët tanë”…“Atdheu është çka flitet” Fenomei i tillë është botëror
, ku shqiptarët nuk kanë pse të jenë përjashtim.
Nuk është një proces i stisur apo i
paramenduar. Ai lind së brendshmi dhe nuk është thjesht një proces normal i të
shkruarit. Janë shumë shkrimtare të ekzilit , që po prezantohen me shumë sukses
në botën letrare .Kësaj radhe veçojmë pesë shkrimtare femra.
Elvira Dones që botohet nga “Feltrinelli” dhe
“Einaudi”, Anilda Ibrahimi , Ornela Vorpsi (‘’Einaudi’’) dhe Kozeta
Nushi-Alikaj, janë katërshja e letërsisë shqiptare e mërgimit në Itali.
Kësaj katërshje i bashkohet edhe Besa Myftiu,
që jeton në Zvicër e boton në Francë me logon e shtëpisë botuese të Parisit “
Fayard”.
Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë të huaj
dhe jo në gjuhën e nënës, ajo çfarë i bashkon këto shkrimtare është dhe
tematika që trajtojnë në veprat e tyre.
Shkrimtaret tona shkruajnë , në veten e parë e
here –herë në vetën e tretë.
Kjo gjë është gjithmonë e pranishme. E shkuara
gjithashtu; fëmijëria nën diktaturë, mentaliteti, dramat sociale, zakonet dhe
kanunet e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e tyre.
Tema të identitetit mbeten të preferuara për këto autore shqiptare, që jo
rastësisht kanë zgjedhur të krijojnë në gjuhë të huaj…
“Shkrimi në gjuhë të huaj të jep liri,
distancë” thotë shkrimtarja Besa Myftiu. Ajo për fat të keq historitë e saja
nuk i shkruan në shqipen tonë të bukur.
Ndjehet e frustruar kur tenton të shkruajë në
shqip. I druhet dhe paragjykimeve , ndaj ka zgjedhur rrëfimin në gjuhën frënge.
Ajo është e bija e shkrimtarit Mehmet Myftiu.Besa Myftiu , ka botuar 9 libra në
frëngjisht, i fundit është libri “Dashuri në kohën e komunizmit”, botuar nga
“Fayard” në Francë.
Edhe shkrimtares Ornela Vorpsit gjithaq i
nevojitej distanca për ta parë më qartë të shkruarën. Italishtja ishte për të
një zgjedhje organike. Ajo thotë : “Po të kisha jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk
do isha bërë shkrimtare. Ishte ekzili që më tregoi këtë rrugë. Nuk ishte ndonjë
zgjidhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më sulmojnë shpesh. Ishte një
zgjidhje shumë organike. Duke menduar pse kisha nevojë të shkruaja në italisht,
pashë se në mënyrë organike kisha nevojë për distancë nga ajo çka
tregoja”(përfundon citati).
Ajo veten tashmë e sheh si shkrimtare në një
vend të huaj e që shkruan po ashtu në një gjuhë të huaj.
Ornela Vorpsi vazhdon të shkruajë në gjuhë
italiane, por siç thotë dhe vetë, në të njëjtën kohë mendon dhe flet katër
gjuhë.
Gjuha e nënës mbetet gjuha e parë, sepse
shqipja për të është gjuha që mbart kujtimet e fëmijërisë e për këtë ajo
ndjehet thellësisht e tërësisht shqiptare. “Besoj se gjuha e romaneve të mia
është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përzierja së bashku”.
Janë të paktë shkrimtarët që arrijnë të jenë
kreativë në dy gjuhë të huaja, por Elvira Dones sigurisht që ia ka dalë. Ajo
është shkrimtare, gazetare dhe dokumentariste, autore e shtatë romaneve, dy
vëllimeve me tregimeve, artikujsh e filma dokumentarë.
Tema si prostitucioni, drama sociale, lufta
etj., e kanë bërë Elvira Donesin shkrimtare të mirëpritur në qarqet letrare.
Letërsinë e saj e shkruar në dy gjuhë; në gjuhën e nënës shqip dhe në gjuhën
italiane. Raporti i saj me gjuhën që zgjedh për të shkruar fillon qysh kur
libri nis të ngjizet.
Ajo thotë :“Është thelbësore atmosfera e
fillimit, fjalitë e para ndoshta dhe një fjalë e vetme që “godet” në njërën
gjuhë në vend të tjetrës”(përfundon citati). Pikërisht kjo i ndodhi Elvira
Donesit kur shkroi romanin “Luftë e vogël e përkorë”, ritmi gjuhësor u krijua
natyrshëm në gjuhën e saj të dytë, italishten.
“Pashë se kisha nisur rrëfimin në italisht
edhe për një arsye tjetër, për të cilën me sa duket kisha nevojë: më shërbente
si filtër mbrojtës”, thotë Dones .
Në këtë rast është ‘’terreni’’ për të cilën
shkruan ai që zgjedh gjuhën, për shkrimtaren Elvira Dones. Ajo ka në proces dy
libra; njërin të shkruar në gjuhën italiane dhe tjetrin në shqip, që shumë
shpejt do të jenë në duart e lexuesve.
Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë
tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë
të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?”- bën pyetjen retorike
Anilda Ibrahimi.
I ka qëlluar shkrimtares Anilda Ibrahimi të
lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre
për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare.
Ajo thotë : “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana
ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të
ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre sa të hiqet mënjanë duke
thëne: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria
ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi të pazëvendësueshëm…”(përfundon citati).
Kjo është revolta e saj në përballjen për së
largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi
refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe.
Ëndërr për poeten shqiptare Kozeta
Nushi-Alikaj është” Të publikoj shpejt librin në italisht.Do të desha që edhe
Italia, që në të kaluarën i ka bërë keq Shqipërisë, të mbështesë futjen e saj
në Bashkimin Evropian.Dhe grekët, që besojnë të jenë ortodoks, janë kriminelë
dhe duhet të jenë të parët që të dalin nga Bashkimi Evropian.”(përfundon
citati).
Kështu pohon Kozeta Nushi – Alikaj, një 40
vjeçare shqiptare, që po bën 10 vjet në Itali .Impenjimi i saj, interesi i saj
i lartë për politikën, zbulohet menjëherë nga fjalët që zgjedh, nga argumentet
që përcjell.
Në politikën shqiptare, po edhe në atë
botërore, të gjithë flasin me fjalë të shëmtuara, që në fakt duhet të zhduken
nga fjalori; populli nuk është injorant, është vetëm i lodhur, i dhembin
veshët. Unë mendoj se të mirët janë pak dhe hiqen mënjanë, duke mos dashur të
ngatërrohen në politikë.
Kozeta ka lindur në Vlorë, e njohur në botë me
portin e saj të rëndësishëm detar, po është rritur në Fitore.Është kristiane,
ortodokse, po thjesht preferon të quhet bijë e Zotit. Dhe e prekur thellë në
shpirt, e përlotur, me fjalët që i mblidhen lëmsh në grykë, shqipton me shpirt
të plagosur: – Mendoj se Zoti e ka sakrifikuar Shqipërinë… Jemi të vegjël, po
jemi shumë të fortë edhe pse për më shumë se 500 vjet kemi qenë të shtypur nën
thundrën e të huajve. Jemi pak, por jemi si pikat e oqeanit.
Do të doja që edhe gratë të jenë të
interesuara për letërsine ,politikën, në mënyrë që bota të përmirësohet.
Kozeta është e diplomuar në gjuhë ruse dhe
gjuhë angleze. Ka bërë disa përkthime librash të rëndësishme, ka përkthyer
Dostojevskin, Çehovin që ishin autor të ndaluar në Shqipëri, si dhe ka
përkthyer autorë norvegjezë nga gjuha ruse.
Më i madhi pasion i Kozetës është shkrimi – më
parë një dëshirë; tani që kam zbuluar impenjimin politik, është edhe një
mision, – të cilit i dedikohet jo vetëm në shqip, duke publikuar në italisht,
falë mbështetjes së Carlo dhe Marina Salvadorit.
Kozeta, se shpejti do të botojë në italisht
librin “Një jetë e mbetur ëndërr“.
Tashmë në qarkullim është libri poetik i
autorës Kozeta Nushi –Alikaj “Rizgjimi i ëndrrave”nga Shtëpia Botuese “Rugova
Art”-Prishtinë,2014.
Kohë më pare shkrimtarija shqiptare përktheu
për herë të parë në shqip novelen e shkrimtarit rus F.M Dostojevski “E
drojtura”(Krotkaja) të cilën e botoi Shtëpia Botuese “Aferdita &
Omsca”-Tiranë.
Shkrimtari i mirënjohur Dritero Agolli,thotë:
“Kisha kohë pa lexuar dicka kaq të bukur, – Pylli ynë po rrallohet, e ti do te
jesh trashëgimtarja e vërtetë dhe e denjë e ditëve që do të vijnë,… e pendës që
di të shkruaj kaq bukur shqip”,thotë Agolli për novelën e Dostojevskit
“Krotkaja” e përkthyer nga Kozeta Nushi ,e cila ka studiuar në Fakultetin e
Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike.