Nga Flori Bruiqi
Historikisht, Kisha Ortodokse serbe ka luajtur rol nxitës në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi. Bekimin për krimet e kryera gjatë luftërave, kryekriminelët serbë i merrnin nga Kisha Ortodokse.
Të tillë ishin kriminelet serb gjeneral Ratko Mlladiq e Prof.dr.Radovan Karagjiq.
Ata bekoheshin nga priftërinjtë ortodoksë serbë për veprat kriminale në Bosnjë.
Më pas, të njëjtit vranë e masakruan qindra myslimanë boshnjakë gjatë viteve të 90-ta.
Të njëjtin rol, Kisha Ortodokse serbe e ka luajtur pothuajse në vazhdimësi, duke përkrahur edhe kriminelin Millosheviq në luftën e fundit në Kosovë, dhe çdo serb që shkonte në luftërat që Serbia i ka bërë në Slloveni, Kroaci e Bosnjë.
Bazuar në këto, historianët thonë se Kisha Ortodokse u rreshtua përkrah politikave serbe për vrasje, masakra e gjenocid.
Madje, kjo u pa edhe në sulmin terrorist të 24 shtatorit nga një formacion paraushtarak serb, në dhe përreth Manastirit të Banjskës.
Këta terroristë, që qëllim e kishin aneksimin e veriut të Republikës, pikërisht ditën e diel zgjodhë të kryenin sulm terrorist, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Madje, ky manastir ishte përdorur si strehë e terroristëve dhe armatimit që ata përdornin.
Një paralajmërim të tillë, në muajin maj e kishte dhënë deputetja britanike, Alicia Kearns, që sipas saj, armët zhvendoseshin me ambulanca dhe fshiheshin nëpër kisha.
Edhe ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, thotë se që prej shumë vitesh manastiret serbe në Kosovë janë përdorur si strehë e nacionalizmit serb dhe për fshehjen e arsenalit të armëve serbe.
Se nacionalizimi serb është kultivuar e promovuar, dëshmojnë edhe pamjet e Manastirit të Graçanicës për festën e Vidovdanit, të mbajtur më 28 qershor të këtij viti.
Mbishkrime e këngë nacionaliste çdoherë i karakterizojnë liturgjitë e mbajtura në këto manastire.
Në një video tjetër të siguruar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride, OCTOPUS, shihen serbët në Manastirin e Draganacit, në veri të Gjilanit, ku këndojnë këngë duke madhëruar Rusinë, e shohin ëndrra për okupimin e Kosovës.
Përveç kësaj, në këtë objekt kulti, priftërinjtë inkurajojnë fëmijët për këto motive edhe duke i paguar. Lidhur me këtë, Frashër Demaj nga Akademia e Shkencave të Kosovës, thotë se Serbia historikisht i ka përdorur manastiret për interesa politike.
“Serbia praktikisht i ka përdorur manastiret, do t’i përdorë edhe në të ardhmen për të sulmuar dhe për të bërë përpjeke edhe për t’i denigruar edhe institucione dhe forcat e RKS-së”,çka edhe u sprovua ne më 24 shtator 2024(.Manastiri i Banjskës )
Duke iu referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit, historiani Arbër Arifi thotë se relacioni kishë-shtet vazhdon të funksionojë.