Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/22

Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të lartë të SHBA-së? Analisti i njohur shqiptar paralajmëron zhvillime të bujshme

Analisti Arjan Çuri foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ për padinë që ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur ndaj Antony Blinken në Francë me akuzën ‘për shpifje’. Sipas Çurit, avokati i Berishës duhet të kërkojë një qasje mozaikë, që të mundësojë që kjo gjykatë ta pranojë atë si çështje.“Rëndësi ka a do ta marri përsipër ndonjë Gjykatë ta gjykojë? Berisha këtu me anë të avokatit të tij mund të pretendojë se z. Berisha nuk do t’i bëhej një gjyq i mirë në Shqipëri... Në SHBA nuk e bën dot gjyqin se është shpallur non-grata. Po të isha unë avokati do t’i kërkoja Gjykatës të bënte një qasje mozaike, të bindja Gjykatën se Parisi është i vetmi vend interes i denoncuesit ku ai mendon se mund të marri një gjykim të paanshëm. Nëse Gjykata e pranon si çështje dhe z. Berisha e fiton si çështje, rëndësi ka që ai fiton betejën e tij morale me Blinken. Por duhet të pranojë Gjykata ta hapi si çështje”, tha Çuri. “Nëse i referohen gjërave që ka bërë kur ka qenë në pushtet, nuk dënohet. Vetëm po ta lidhin me vrasje, se vrasja dënohet më shumë se 40 vjet. 21 Janari është gjykuar, është mbyllur”, shtoi Çuri. “Non grata” Berisha OK, – po ata që justifikojnë Berishën? Rrënjët e të keqes në Shqipëri janë të thella dhe më negativja është se janë të trashëgueshme If You See Square Waves In The Ocean Get Out Of The Water Immediately MyHealthReads.com | Sponsored These Wedding Moments Are Unforgettable For All The Wrong Reasons Gadgetheory | Sponsored She Turned Heads At The American Country Music Awards Crafthought | Sponsored Man Gives Girlfriend A Necklace, 2 Years Later She Screams When She Realizes What’s Inside Bedtimez | Sponsored Big Data Online Courses Might Be Cheaper Than You Think Big Data Courses | Search | Sponsored “Ishte manovër fantastike”, ish-ministri merr në mbrojtje Sali Berishën, befason me deklaratën për padinë ndaj Blinken: Unë e njoh! Mendoj se avokati mund ta bëjë edhe falas! Anxhela Peristeri çon Shqipërinë në finalen e Eurovisionit, flet kreu i delegacionit shqiptar: Pritshmëritë janë... The Most Epic Oscars Dresses Of All Time Dailyforest | Sponsored Më të lexuarat “Nuk ishte rastësi kjo stërvitje e madhe ushtarake”/ “Nuk ishte rastësi kjo stërvitje e madhe ushtarake”/ Shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës, Romeo Kara kap detajin dhe flet për prapaskenat e rëndësishme: Për llogari të krimit... “Kokëpalarë”/ Presidenti Meta i quajti amerikanët “Kokëpalarë”/ Presidenti Meta i quajti amerikanët ‘të pacipë’ pas shpalljes non-grata të Sali Berishës, reagon ‘flakë për flakë’ qeveria Rama “Nuk është e lehtë të shkëpusësh “Nuk është e lehtë të shkëpusësh Berishën apo berishizmin nga PD”, Arben Ristani nxjerr prapaskenat nga selia blu: Edhe unë jam mbështetur prej tij! Më në fund reagon Presidenti/ Thyen heshtjen për vendimin e DASH Më në fund reagon Presidenti/ Thyen heshtjen për vendimin e DASH ndaj Berishës, shpërthen i revoltuar dhe tregon kush ishte porositës: “Fletërrufe” nga ... (Zbardh edhe mesazhin që i ka dërguar në privat ish kryeministrit) “Më ka thënë se sapo të shkojë në Parlament “Më ka thënë se sapo të shkojë në Parlament do të bezdisë Ramën”/ Nano zbulon bisedën me deputetin demokrat dhe tregon nëse është penduar që e promovoi si personazh: Me të më ndan një hon i madh! Kush fshihet pas shpalljes ‘non-grata’ të Berishës? Arian Kush fshihet pas shpalljes ‘non-grata’ të Berishës? Arian Çani i bën pyetjen provokuese, ‘zbërthehet’ Gjekmarkaj dhe befason me ato që tregon: U shokova kur e dëgjova lajmin! Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të lartë të SHBA-së? Analisti i njohur shqiptar paralajmëron zhvillime të bujshme Dënimi me burg i Adriatik Llallës dhe shpallja ‘non-grata’ Dënimi me burg i Adriatik Llallës dhe shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës, Artan Hoxha del me paralajmërimin e fortë edhe për kryeministrin Rama: E ka vendosur... Pse këmbëngul Berisha të qëndrojë në Pse këmbëngul Berisha të qëndrojë në politikë? Arben Ristani e thotë troç: Ky është problemi kryesor i PD-së! Akuzat e DASH, zbardhen shifrat si ndryshoi pasuria e Berishës gjatë 8 Akuzat e DASH, zbardhen shifrat si ndryshoi pasuria e Berishës gjatë 8 viteve në pushtet, nga fitimet e majme të fëmijëve, te vilat, pronat e makinat e tyre Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor nga administrata e Trump, ja lëvizjet në prapaskenë për futjen e tij në listën e zezë Fati i Metës varet nga Kushtetuesja, ambasada e SHBA mesazh Fati i Metës varet nga Kushtetuesja, ambasada e SHBA mesazh anëtarëve për çështjet e bujshme, gjykata goditje presidentit për letrat shantazhuese Mesazhe Promocionale Gossip

DASH shpalli non grata Sali Berishën, Besnik Mustafaj zbulon prapaskenat: Edhe mua më ka ndodhur. Ja çfarë ‘fshihet’ pas heshtjes së Ramës

Ish ministri Besnik Mustafaj e ka quajtur akt të mirëfilltë propagandistik shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA në një kohë kur ai nuk ka kërkuar të shkojë në atë shtet dhe prej tetë vitesh nuk ka më asnjë funksion publik. “DASH shpall persona non-grata sepse neni është një hapësirë ligjore që ai ka për të marrë vendime. Këtë hapësirë ligjore e shfrytëzojnë për të marrë në lidhje me njerëz që janë në funksion. Ne kemi një fakt që Sali Berisha dhe fëmijët e tij, por dhëndri ndahet nga e shoqja në këtë drejtim. Kemi një shpallje për një familje që nuk ka kërkuar të shkojë në Amerikë. Asnjë shtet nuk është i detyruar të japë shpjegime në momentin kur të refuzojnë vizën. Çdo refuzim vize është person non-grata. Të gjithëve na ka ndodhur edhe mua më ka ndodhur, jam kthyer në shtëpi. Jo nga Amerika. Ky është një gjest mirëfilli propagandistik. Në tre rastet e mëparshme është shpjeguar pse nuk duhen. Kanë bërë një gjest më shumë se sa janë të detyruar”, deklaroi ai. Musfataj deklaroi në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se tezat se kjo ka ardhur për shkak se ka qenë kundër afrimit PD-PS janë legjenda. Mustafaj u ndal edhe te reagimet politike dhe heshtja e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. “Mua më duken legjenda që opinion ynë publik është i prirur t’i prodhojë. Nuk është as në strategjinë e SHBA. Presidenti ka një qasje të tij ndaj këtyre problemeve dhe do të flasë në kohën kur ai e mendon në mënyrë të arsyeshme. Sot Berisha është qytetar privat i ndëshkuar sepse nuk thuhet në asnjë moment deputet i Partisë Demokratike. Nuk besoj se është e domosdoshme që presidenti të shprehet për atë që ka vendosur DASH. Rama besoj se ka një heshtje më të ndërlikuar. Ai po gëzohet dhe nxori Taulant Ballën i cili nuk mendon me kokën e tij. Në asnjë version nuk mund të konsiderohet qëndrimi i shtetit tjetër si indicie për nisjen e hetimesh. Vetëm kur ka fakte. DASH është agjenci diplomatike e një shteti. Sali Berisha ka tetë vite larg pushtetit dhe shumica e akuzave kanë mbaruar afatin ligjor”, u shpreh ai.Ish ministri Besnik Mustafaj e ka quajtur akt të mirëfilltë propagandistik shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA në një kohë kur ai nuk ka kërkuar të shkojë në atë shtet dhe prej tetë vitesh nuk ka më asnjë funksion publik. “DASH shpall persona non-grata sepse neni është një hapësirë ligjore që ai ka për të marrë vendime. Këtë hapësirë ligjore e shfrytëzojnë për të marrë në lidhje me njerëz që janë në funksion. Ne kemi një fakt që Sali Berisha dhe fëmijët e tij, por dhëndri ndahet nga e shoqja në këtë drejtim. Kemi një shpallje për një familje që nuk ka kërkuar të shkojë në Amerikë. Asnjë shtet nuk është i detyruar të japë shpjegime në momentin kur të refuzojnë vizën. Çdo refuzim vize është person non-grata. Të gjithëve na ka ndodhur edhe mua më ka ndodhur, jam kthyer në shtëpi. Jo nga Amerika. Ky është një gjest mirëfilli propagandistik. Në tre rastet e mëparshme është shpjeguar pse nuk duhen. Kanë bërë një gjest më shumë se sa janë të detyruar”, deklaroi ai. Musfataj deklaroi në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se tezat se kjo ka ardhur për shkak se ka qenë kundër afrimit PD-PS janë legjenda. Mustafaj u ndal edhe te reagimet politike dhe heshtja e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. “Mua më duken legjenda që opinion ynë publik është i prirur t’i prodhojë. Nuk është as në strategjinë e SHBA. Presidenti ka një qasje të tij ndaj këtyre problemeve dhe do të flasë në kohën kur ai e mendon në mënyrë të arsyeshme. Sot Berisha është qytetar privat i ndëshkuar sepse nuk thuhet në asnjë moment deputet i Partisë Demokratike. Nuk besoj se është e domosdoshme që presidenti të shprehet për atë që ka vendosur DASH. Rama besoj se ka një heshtje më të ndërlikuar. Ai po gëzohet dhe nxori Taulant Ballën i cili nuk mendon me kokën e tij. Në asnjë version nuk mund të konsiderohet qëndrimi i shtetit tjetër si indicie për nisjen e hetimesh. Vetëm kur ka fakte. DASH është agjenci diplomatike e një shteti. Sali Berisha ka tetë vite larg pushtetit dhe shumica e akuzave kanë mbaruar afatin ligjor”, u shpreh ai.

Tribunal Correctionnel De Paris/ Del blof Sali Berisha, zbardhen detajet e forta të Gjykatës ku do ankohet dhe historia e lavdishme e avokatit që ka mbrojtur politikanë të fuqishëm dhe miliarderë: Mbi vendimin e DASH s'ka...

Tribunal Correctionel De Paris është një dhomë e Gjykatës së Shkallës së Parë franceze në Paris e cila gjykon kundravajtje dhe krime që dënohen më pak se 10 vite.Kjo Gjykatë Funksionon në kuadër të gjykatës së Parisit, e cila ndahet në disa dhoma për të gjykuar krimet e rënda dhe që quhet Gjykata e Vlerësimit, krimet deri ne 10 vite siç është gjykata penale ku do apeloje edhe Berisha e me pas është Gjykata e Policisë për kundravajtjet e lehta. Kjo gjykatë të drejtë lëndore për të gjykuar çështjet kanë të bëjnë me kundravajtje, çështje civile që kanë si dënim penal maksimumi deri në 10 vite sipas ligjit Francës. Kjo nuk është një gjykatë ndërkombëtare që do të thotë se territori i çështjeve që mbulon është Parisi për krime që kryen aty apo të prekur janë shtetas francez. Ish kryeministri Berisha tha se padinë, avokati i tij Jean-Yves Le Borgne e bëri në gjykatën korreksionale të Parisit. Kjo gjykatë nuk ka asnjë juridiksion ndaj vendimeve të Departamentit të Shtetit, apo edhe vetë Sekretarit të Shtetit Blinken. Avokati francez që tregoi ish kryeministri është një nga juristët ultra klasikë francezë angazhimi i të cilëve është shumë i kushtueshëm. Avokati ka një histori të lavdishme të mbrojtjes së politikanëve francezë dhe veçanërisht miliarderëve. Ai ka mbrojtur me sukses biznesmenin Carlos Ghosn, një miliarder në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për abuzime me fondet e kompanisë NISSAN dhe i arrestuar në Japoni. Ai u arratis në Liban me ndihmën e një kompanie private sigurie. Për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsion biznesmeni ka zgjedhur të njëjtin avokat si Berisha. Avokati 71-vjeçar që është edhe kreu i urdhrit të avokatit në Francë ka mbrojtur edhe personazhe të botës së spektaklit si dhe politikanë të njohur francez të akuzuar për korrupsion.

Gjyqi në Hagë/ Hashim Thaçi bën kërkesën e rëndësishme, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij për gjyqin në Gjykatën Speciale të Hagës. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se avokati David Hooper është tërhequr, dhe Thaçi ka bërë kërkesë që avokati i tij në vijim të jetë Gregory Ë. Kehoe. Kehoe nuk është një emër i panjohur pasi më parë ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina. Thaçi prej muajsh ndodhet në paraburgimin e Hagës pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte vitin e kaluar që e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i frikësuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur frikën se në periudhën e ardhshme do të ketë presione të ndryshme politike për çështjen e Kosovës. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç ka deklaruar se ka marrë disa paralajmërime të pakëndshme në lidhje me Kosovën, por nuk ka specifikuar se për çfarë mendonte kur e tha këtë. “Gjithçka rreth Kosovës po ecën, por kam frikë se këto ditë do të fillojnë me çudira të ndryshme… Bëhet fjalë për ngjarje politike. Lloje të ndryshme të presionit rreth Kosovës… Por ne do të luftojmë deri në fund, dorëzimi nuk është një opsion”, tha Vuçiç. Më tej presidenti serb tha se “nëse nuk do ta kishim problemin rreth Kosovës, i cili pritet të na përplaset në kokë, do të mund të flisja sa ka përparuar Serbia dhe sa do të përparojë”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dy ditë më parë, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor. “Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë pushimi për mua do të shkoj, por nëse jo atëherë do të kërkoj që takimi të caktohet për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe dialog”, kishte deklaruar presidenti serb. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur dhjetë vjet më parë. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nis puna për hartimin në Akademinë e Shkencave

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nisi puna për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Në ASH nga Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike (QBAE) e drejtuar nga prof. Irakli Koçollari, u nënshkrua kontrata me grupin e punës për hartimin dhe botimin e veprës madhore “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”. Sipas materialit që ka publikuar Akademia e Shkencave në faqen Facebook, kryetari Skënder Gjinushi tha se po hidhet një hap përpara për të filluar një punë mjaft të madhe të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institucionet e tjera, sidomos me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe me universitetet, për të hartuar “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, "Historinë e shqiptarëve” dhe “Enciklopedinë kombëtare". Sipas akademik Gjinushit, në hartimin e fjalorit bashkëpunojnë profesorët më të shquar të gjuhësisë dhe leksiokografët më të mirë. Sipas ASH, akademik Jani Thomani tha se për gjuhën shqipe janë hartuar deri më sot fjalorë të rëndësishëm, por është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh si ky që t’u shpërbejë gjithë shqiptarëve. "Fjalori i madh i gjuhës shqipe” do të jetë një vepër normative leksikografike, ai është i domosdoshëm për të pasqyruar dhe për të hedhur në përdorim pasurinë e madhe frazeologjike e semantike të gjuhës shqipe. Redaksia e hartimit të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” përbëhet nga akad. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, akad. Gjovalin Shkurtaj, prof. dr. Valter Memishaj, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof.dr. Shezai Rrokaj, akad. Francesco Altimari. Do të marrin pjesë si bashkëhartues leksikografët: prof. dr. Hajri Shehu, prof. dr. Thanas Feka, prof. dr. Artur Lamaj, prof. dr. Tomorr Plangarica, prof. dr. Anila Omari, prof. asoc. dr. Idriz Metani, prof. dr. Kristina Jorgaqi, prof. dr. Ali Jashari, prof. dr. emal Murati, prof. asoc. dr. Anila Kananaj, Adrian Vehbiu, dr. Gëzim Gurgaj, dr. Naim Berisha, akad. Bardh Rugova, të cilët do të bashkëpunojnë me të tjerë studiues nga institucionet e gjuhës shqipe në universitete në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe me arbëreshët e Italisë.

Akademia e Shkencave, veprimtari shkencore në nderim të veprës së Naim Frashërit

Në 175-vjetorin e lindjes së poetit rilindës Naim Frashëri, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike organizuan të premten më 21 maj veprimtari shkencore në nderim të veprës së tij letrare dhe atdhetare. Me këtë rast Akademia e Shkencave ka çelur të parën veprimtari në rendin e një vargu veprimtarish, që ka parashikuar të zhvillojë këtë vit në jubileun e lindjes së kësaj figure emblematike të Rilindjes Kombëtare, që gjatë këtij viti do të ndiqet nga konferenca e botime të tjera, veprimtari nderimi dhe studimi. Në fjalën e hapjes së veprimtarisë akademik Skënder Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave tha se Naim Frashëri dhe Jeronim de Rada janë dy figurat më të rëndësishme të shekullit të formimit të vetëdijes kombëtare shqiptare. Akad. Gjinushi tha më tej se Naim Frashëri i erdhi Shqipërisë si një projekt ardhmërie. “Dhe nuk erdhi nga boshi. Ajo u parapri nga ideologjia e shekullit të 18-të, që tek arbëreshët u quajt albanesità, gjatë së cilës emri Shqipëri dhe emri shqiptar u përgjithësuan ndër tërë bashkatdhetarët, për të kulmuar me shprehjen lapidar për vendin e tyre prej Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder/ më jep emrin shqiptar”. Imazhi i Shqipërisë ekziston në shumë forma: ka një Shqipëri politike, ka një Shqipëri ekonomike, një Shqipëri zakonore, një Shqipëri gjuhësore. Por Shqipëria më e bukur është Shqipëria letrare dhe midis Shqipërive letrare ajo e Naimit është shkëndijuese, po aq shkëndijuese sa edhe Arbëria e lavdisë së epokës së Gjergj Kastriotit në poemat e De Radës”, tha akad. Skënder Gjinushi. Në fjalën e përshëndetjes Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i bektashinjve tha se kur në prag të shekullit të njëzetë, mendimi i burrave të mëdhenj të viseve shqiptare kish nisur të sendërtohej, shumica prej tyre e kthyen vështrimin nga Frashëri, nga ai vend simbol i vetëdijes sonë nacionale. “Shtëpia historike e vëllezërve Frashëri, por edhe teqeja e bekuar e bektashinjve, ishin shndërruar në Mekën e Shqiptarëve, në yllin polar prej nga mund të orientoheshin ende pa dalë prej natës së gjatë otomane. Koha që erdhi më pas, vërtetoi katërcipërisht se të dy këta objekte, mbetën të Shenjtë dhe të gjallë në memorien e kombit tonë”, tha ai. Akad. Pëllumb Xhufi Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (ASH) në kumtesën e tij “Naim Frashëri dhe vizioni i tij i hapjes dhe i tolerancës”, e cilësoi këtë rilindas të shquar si novatorin më të madh në traditën e letrave shqipe dhe atdhetar të madh e humanist me vizion europian.

“Berisha është i vetmi njeri që kam frikë”, Nano flet për herë të parë për kërcënimet që ka marrë nga ish-kryeministri: Ai ka qenë një horr, vrasës!

Analisti Mustafa Nano u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘të paekspozuarit’ se Sali Berisha është i vetmi person të cilin ka frikë. Ai gjithashtu tregoi se ka marrë kërcënime prej tij dhe se kjo ishte hera e parë që po tregonte diçka të tillë.Pjesë nga diskutimi: Nano: Çani mos e moho që ke frikë nga Berisha. Berisha është i vetmi njeri që kam frikë, kam marrë kërcënime. Hera e parë që po e them. Çani mos më thuaj që ti nuk ke frikë Berishën? Çani: Jo fare. Unë kam qenë në një gazetë që e sulmonte dhe kam bërë shkrime në gazetë ndaj tij me emër. Frikë nga ai nuk kam pasur, lere mos e nxirr si gogol tani. Nano: Berisha është një horr i madh në historinë e këtij vendi dhe fakti që po merret një vendim i tillë nga DASH është vendim i madh. Ai ka qenë një horr, vrasës.

Përse Berisha zgjodhi këtë shtet për të paditur zyrtarin e DASH? Analisti i njohur shqiptar flet nga Franca dhe nxjerr prapaskenat: Shpalljen ‘non-grata’ e meritonte Saimir Tahiri dhe...

Analisti Genc Burimi ka komentuar shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH dhe lëvizje e menjëhershme që bëri ish-kryeministri i Shqipërisë menjëherë pasi iu komunikua ky vendim. Burimi u shpreh për emisionmin ‘Breaking’ se Amerika po bën një gjë të tillë për interesin e vet, duke marrë edhe rrezikun që të zhgënjejnë shqiptarët. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zbatojnë standarde të njëjta për të gjithë. |“Pse nuk bëjnë një gjë të tillë me të tjerët? Manipulimi i zgjedhjeve, hyrjen në data-bazë të qytetarëve, këto duhej të kishin një lloj hetimi. Është edhe një mesazh për Bashën, ose të hysh në koalicion me Partinë Socialiste ose do të të ndodhë e njëjta gjë edhe ty”, tha Burimi. I pyetur në lidhje me avokatin francez që Berisha ka zgjedhur që të mbrohet, analisti i njohur u shpreh se ka zgjedhur Francës pasi është më pak pro Amerikane në Perëndim. “Franca nuk është mik i madh i Amerikës. Një avokat karizmatik. Zgjodhi atë që në Francë të ketë një lloj ndikimi që Amerika bën çfarë të dojë kudo. Ky avokat ka marrë në mbrojtje edhe Sarkozinë indirekt”, tha Burimi. Ky i fundit shtoi se ky vendim i Amerikës nuk i prish aspak imazhin Shqipërisë. “Kjo u thotë vendeve si Franca apo Gjermania që e njohin pak Shqipërinë, se shiko edhe aty po fillon që të funksionojë drejtësia. Në Francë u dënua Sarkozi, kjo do të thotë se edhe më i forti gjykohet. Ishim vendi më pro amerikan, e me këtë po prishin imazhin e tyre. Nuk i marrin dot shqiptarët për budallenj. E meriton Berisha, por edhe Rama, e meritonte edhe Saimir Tahiri”, tha analisti i njohur.

“I ka duart e lyera me gjak”/ Nuk përmbahet Artan Hoxha, ia numëron ‘një për një’ të gjitha krimet Sali Berishës dhe bën deklaratën e papritur edhe për Ramën: Më i trembur nga SHBA është ai!

Gazetari Artan Hoxha teksa po pritse dje që ish-kryeministri Sali Berisha të dilte në konferencë të jashtëzakonshme, e ironizoi në rrjetetsociale dhe e paralajmëroi që tashmë të veshë jo vetëm jelek antiplumb, por edhe të brekë antipulmb. Pikërisht në këtë postim ka komentuar një qytetare, e cila i shkruan se Berisha nuk është zemërlepur. “Ehu Artan doktori nuk eshte zemer lepur. Halle per kredi boronicash e toka te Begejave ish pronar, te kishin kryeministrat tane se do ishim Vend anetar ne EU sot”, i shkruan qytetarja. Mirëpo pas këtij komenti e menjëhershme ishte përgjigjia e gazetarit Hoxha. “Oo ma mbushen mendjen, kur te shoh eshtrat e zhdukura te Remzi Hoxhes, ata 26 te vraret e Gerdecit qe te ngrihen me kembe, Kosta Trebicken, ata 4 “kokepalaret” qe i ekzekutoi ne mes te bulevardit me duar ne xhepa si qene rrugesh, mos harro piramidat dhe 3000 te vraret e 97-es... Nesa keta te tjeret, jane te korruptuar, narkotrafikante etj, Berisha i ka duart e lyera me gjak shqiptaresh te pafajshem. Eshte kriminel dhe po damkoset si kriminel... Per te tjeret aty, i kemi i ne liste pritje, do e ndjekin nga mbrapa, por ta hapi rrugen njehere ky hallexhiu fukara qe mezi i del pensioni me mbajtur vilat ne Gjirin e Lalzit, apartamentin ne Qender re Tiranes dhe zyrat ne katin e 13 te Coin te Bashkim Ulajt.... Me ikjen e tij e para qe fiton eshte PD, pastaj Shqiperia....” Përse Berisha zgjodhi këtë shtet për të paditur zyrtarin e DASH? Analisti i njohur shqiptar flet nga Franca dhe nxjerr prapaskenat: Shpalljen ‘non-grata’ e meritonte Saimir Tahiri dhe... A duhej të kishte reaguar kryeministri Rama për shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH? Arian Çani e thotë troç në mes të emisionit "Po akuzohet nga DASH me video të montuara në zyrën e Ramës?", Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së Berishës dhe goditja e madhe që ai do të marrë pas padisë së Francës “Duket qe nuk ke qene ndonjehere target i sulmeve, kercenimeve, lincimeve publike apo shpifjeve të tij dhe qytetarit digital. Kur te kercenojne me vrasje pse ke denoncuar narkotrafikun, apo ta gjesh djalin ne shtepi me dy plumba në zarf pse ke publikuar videon e 21 janarit do me kuptosh. Kur ti gjesh prinderit duke qare në shtepi pse ky korifeu jot ka sulmuar të birin pse i publikon zhdukjen e Remzi Hoxhes, shfarosjen dhe dhunimin e varreve të Haklajve, 4 të vraret në Bulevard do me kuptosh. Deri kur të te ndodh kjo je në rregull, Saliu eshte me i miri... Por nje gje po te them, me kete qe beri USA me i trembur eshte Rama se Berisha, sepse loja sapo nisi por nuk e dime kur do mbaroj... Nese mendon si Saliu se ja futi Soros, kjo eshte fusha e Alfred Cakos nuk te ndjek dot”

“Dosja e DASH u përgatit në Tiranë”/ Deputetja e PS-së del me reagimin e fortë pas deklaratës së bujshme të Sali Berishës për Ramën: Ka dalë nga binarët!

Deputetja e zgjedhur e PS-së në Pogradec, Blerina Gjylameti komentoi sot për emisionin ‘Ditari’ deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA. “Ndër vite në Shqipëri, për shkak edhe të drejtësisë së kapur, në shumë raste nuk ka pasur drejtësi, shumë herë të dhimbshme për shqiptarët, si Gërdeci apo “21 janari”. Sot jemi në një moment që kemi një drejtësi të pavarur nga politika”, u shpreh Gjylameti. Sa iu përket akuzave të Berishës, se dosja është përgatitur në Tiranë, Gjylameti e hodhi poshtë kategorikisht një gjë të tillë.“Nuk e di si mund të interpretohet një deklaratë e tillë, e cila mendoj se është një dalje nga binarët për momentin, por nuk mendoj se është diçka e mirëmenduar me një logjikë të pastër. Nuk mund ta mendojmë se Sekretari i Shtetit mund të përgatisë një deklaratë të tillë, në bazë të një informacioni që i çon një shtet përkatës”, u shpreh Gjylameti. Për Gjylametin, nëse drejtësia shqiptare do të kishte qenë e pavarur nuk do të kishim persona të shpallur non grata nga SHBA.Nëse do të kishim pasur një drejtësi të pavarur do të kishim marrë përgjigje për shumë situata që kanë dëmtuar interesin e Shqipërisë ndër vite. Nuk besoj se do të kishim ardhur deri në këtë pikë që të kishim të shpallur “non grata” njerëz të një niveli të lartë politik”, u shpreh Gjylameti.

“Vajza ime dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuara nga OKB”/ Por çfarë kishte punuar e bija e Sali Berishës në Kosovë që erdhi me shuma marramendëse

Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit' Opinion' se vajza e tij dhe bashkëshorti i saj janë kthyer në Shqipëri me 1 milion dollarë, që kanë fituar gjatë punës 7-vjeçare në Kosovë. Por, çka ka punuar vajza e Berishës? Ndërsa ju përgjigj akuzave të DASH, ngritur ndaj tij dhe familjes duke i penguar hyrjen në SHBA, Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike. Duke ju referuar vajzës së tij, Berisha tha se pas 7 viteve punë në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuar nga OKB. “Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha, duke shtuar se fëmijët e tij nuk e kanë përdorur kurrë pushtetin e tij për influencë. Për punët që ka bërë në Kosovë, vajza e Berishës, Argita Malltezi, ka treguar në CV’në e saj. Ajo ka treguar se që nga viti 2000 e deri në vitin 2005, ka punuar si juriste në Kosovë, në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Nga viti 2000 deri në 2002, ajo ka punuar si jurist në Zyrën e Prokurorit Ndërkombëtar Prishtinë, DoJ, UNMIK. Më pas ka punuar në Divizionin Ndërkombëtar të mbështetjen Ligjore, për të kaluar në Zyrën e Gjyqtarit Ndërkombëtar. Puna e fundit që ka bërë në Kosovë ka qenë si juriste në Dhomën Speciale të Gjykatës së Lartë të Kosovës, për çështjet e privatizimit. Në këtë pozitë, ajo ka punuar deri në nëntor të vitit 2005.

“Më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë"/ Pas ish ambasadorit, edhe gazetari i njohur plas “bombën”: Krahut të djathtë të Ramës iu hoq brenda 24 orëve “non grata” në SHBA, si e bindi Fatos Nano DASH-in?

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, gazetari i njohur Basir Çollaku ka hedhur akuza të forta për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Gazetari ka shkruar se në vitin 2004 iu hoqë “non grata” në SHBA brenda 24 orësh.Çollaku pyet sesi ia doli kryeministri i kohës Fatos Nano që të bindte DASH-in në tërheqjen e një vendimi të tillë, dhe ironizon me pretendimet e DASH se ka dosje në rastin e Berishës. “Si u hoq brenda 24 oreve “non grata” nga DASH per Gramoz Ruçin ne vitin 2004?? Si i bindi Fatos Nano amerikanet te nderronin mendje kaq shpejt?! Meqe DASH ka dosje…”, shkruan Çollaku në postimin e tij në rrjetet sociale. “Më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh Një pretendim të tillë, që një zyrtar i nivelit të lartë në PS ishte shpallur non grata në SHBA, e tha disa ditë më parë dhe diplomati Agim Nesho, por ai nuk përmendi emra. “Para disa kohësh një zyrtari të lartë të Shqipërisë nuk i jep viza për në SHBA. Më thirri Nano e më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë. Kam qenë personalisht atje dhe kam bërë takimet. Çova ftesë personale dhe ky personi non-grata u ul me motrën e Bush. Nga PS-ja në Kongresin Amerikan. Tani ështën ë pozicione të larta. Nuk dua të them emra, nuk merrem me njerëzit”, u shpreh Nesho.

Paditi për shpifje Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Saimir Vishaj parashikon ‘ditë të errëta’ për Sali Berishën: Është i humbur!

Ish- kryeministri, Sali Berisha, ka vendosur të padisë Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur ‘non-grata’, duke e konsideruar “të korruptuar”. Avokati Saimir Visha u shpreh prerazi se në këtë betejë, ish-kryeministri Berisha është i humbur. Sipas avokatit, nuk mund të shkohet në një gjykatë pa një provë. “Në momentin që ka zgjedhur për të vendosur dinjitetin e tij në një gjykatë ndërkombëtare, është i humbur përpara se të ngrihet një padi. Sepse në Konventën e Vjetës të vitit 196, ku kanë aderuar dhe SHBA-të dhe shumë shtete evropiane, mënyra e vendimmarrjes së një shteti, i cili disponon me vendim për mënyrën se simund të të shpallë ‘Non-grata’ që shqipërohet i padëshirueshëm, nuk të jep arsyet. Dhe nuk mund të shkosh në një gjykatë, për të zgjidhur ose për të kërkuar një të drejtë, pa një provë.”

“Ish ambasadori Donald Lu i ka kërkuar të arrestojë Metën”/ Hoxha tregon fundin tragjik të Presidentit, nxjerr emrat e njohur që do marrin goditjen e fuqishme nga DASH: Ju tregoj kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika

Vendimi më i fundit i Gjykatës për dënimin me dy vite burg të ish kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe sekuestrimin e pasurisë së tij është komentuar ditën e sotme edhe nga gazetari Artan Hoxha.Gjithashtu gazetari i njohur tregoi se kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika. Ai tha se Ilir Meta do të shpallet “non grata” sapo të largohet nga Presidenca. “U ndëshkua për atë gjë që ka bërë në detyrë, gjate kohës që ai ka qenë në detyrë. Është futur në listën e zezë për korrupsion. Për shumë shqiptarë është konsideruar si një dënim i vogël, por ky është vetëm fillimi. Nuk do të jetë i vetmi gjykim, do kemi dosje dhe hetime të tjera ku do shohin se Llalla ka qenë i përfshirë”, tha gazetari i njohur. Sipas tij, Llalla u prezantua nga Meta dhe më pas u zgjodh nga Berisha si prokuror i Përgjithshëm, e si pasojë mbronte interesat e tyre. “Llalla vetë ka thënë se ish-ambasadori, Donald Lu, i ka kërkuar që të arrestojë Metën. Por i vetmi arrestim ishte që më shoqëroi mua dhe më mori celularët. Avioni me kanabis është i lirë ashtu si dhe piloti italian. Janë sekuestruar dy celularët e mi, ku njëri është shkri aq i vjetër ishte, dhe një i ri”, shtoi Hoxha. Gazetari vijoi duke thënë se ish-prokurori i Përgjithshëm është ndëshkuar si kamikazi i dy personave që janë në listën e Amerikës, njëri u shpall Berisha, e tjetri do shpallet sa të largohet nga Presidenca. I pyetur nëse Amerika po ndihmon PS-në për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra, gazetari u shpreh se “nuk beson se SHBA ndërhyjnë në këtë punë, pasi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar si ngjarje të brendshme”. “Është penalizuar ushtari i Berishës dhe Metës. Dy janë me meritë në listën e zezë dhe presim të tretin. Aleati i Berishës nuk themi dot se ishte Nard Ndoka, por zëvendëskryeministri i tij, Meta. Ky i fundit do të shpallet ‘non grata’ sapo të largohet nga Presidenca”, tha Hoxha.

Berisha korri e shiu për 30 vjet pa e ditur çfarë e pret

NGA PROF. DR. AGO NEZHA 22 MAJ 2021 Berisha korri e shiu për 30 vjet pa e ditur çfarë e pret Miti i gjeniut të së keqes ra. Lajmi dritësjellës i 19 majit, është kambana e alarmit për të gjithë politikanët, shtetarët, drejtësinë dhe median e korruptuar, se në truallin shqiptar nuk ka më individë apo institucione të paprekshme dhe të pandëshkueshme, që janë kthyer në idole të periudhës 30-vjeçare të shkatërrimokracisë dhe kriminalokracisë demokratike. Kur u dëgjua deklarata bombë e DASH, nëpërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, për shpalljen “non grata”, të Sali Berishës dhe suitës së tij familjare përfshirë bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij, ishte një sihariq që ngjall shpresë tek ajo pjesë e popullit që duan Shqipërinë më shumë se partinë, ndryshe nga disa militantë që aderojnë e përfitojnë benefite të pamerituara. Akuzat ndaj ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha, janë të njohura për opinionin e publikut shqiptar, të publikuara në mediat e shëndosha dhe të pakompromentuara nga korrupsioni dhe krimi, por që ishin kthyer në një ritual të mërzitshëm që kishin humbur vitalitetin ndërgjegjësor të popullit, për shkak të pandëshkueshmërisë. Tabloja e krimeve të Sali Berishës është një odise që nis qysh me marrjen e pushtetit në 1992 duke shkatërruar gjithë pasurinë kombëtare dhe vazhdon me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 vetë të pafajshëm, 21 janari i 2011, ku u vranë 4 demonstrues në mes të bulevardit duke i soditur Berisha nga dritaret e kryeministrisë dhe Basha nga ballkoni i Ministrisë së Brendshme, 1997 me viktimat e panumërta që shkaktuan firmat piramidale dhe 1998 me dështimin e grushtit të shtetit, si dhe aferat konvejer me CEZ, Rrugën e Kombit dhe shitjen e armëve dhe naftës regjimit gjakatar të Millosheviçit, duke thyer dhe embargon që vuri SHBA, shitje e 344 km2 det Greqisë, e shumë të tjera që i kam shkruar e publikuar te gazeta “SOT” për më shumë se 20 vjet. Veçanërisht një paraqitje kronologjike e kam bërë në shkrimin titulluar “Bilanci i bëmave të bajraktarit Berisha” botuar te gazeta “SOT”, jo shumë larg para një muaji më datën 21 prill, ku analizoj gjithë bëmat e tij monstruoze. Opinionet dhe qëndrimet e miqve dhe shokëve të mi nga e majta dhe nga e djathta kanë qenë kontradiktore. Dikush më thoshte pse lodhesh kot se ata s’duan të dinë për shkrimet e gazetave e dikush tjetër më dashamirës më këshillonte: “mendo dhe për vete”, se ky vend nuk ndreqet, ka marrë rrugën e humnerës. Unë kam ecur në trasenë time, me mendimin se intelektuali i ndershëm nuk duhet të heshtë para të këqijave që kanë pllakosur shoqërinë tonë të sëmurë. Deklarata e DASH, ishte një qetësim i ndërgjegjes për të gjithë ata që kanë thënë të vërtetën pa kompromis. Ky lajm sensacional ngjalli shpresë te shqiptarët e ndershëm, por të deziluzionuar se Shqipëria do bëhet, me ndihmën e aleatit tonë strategjik dhe shpirtëror, shpëtimtarit, SHBA. Drejtësia nuk vendoset me juristët berishian të plepave, por me funksionimin e SPAK-ut, që do i bëjë radioskopinë çdo politikani të korruptuar, pavarësisht nga emri apo përkatësia politike, i majtë apo i djathtë. E rëndësishme është që të vendoset drejtësia mbi themele të forta dhe terapia e korrupsionit të zbresë në mënyrë kapilare nga qeveritarët e pushtetarët e lartë te kryebashkiakët e rretheve që kanë shirë për 30 vjet sa majtas djathtas. Kjo pasuri është e popullit, që një pjesë e mirë lëngon e noton në varfëri të tejskajshme. Në rast ndëshkimi i klasës politike që ka drejtuar Shqipërinë në vitet e demokracisë do reduktohet te shpallja “non grata” e disa zyrtarëve të lartë për të mos udhëtuar për në SHBA, atëherë do kemi të bëjmë më një komedi që do sjellë vetëm fatkeqësi. Berisha dhe sozitë e tij, janë lodhur duke shkuar në Amerikë me dhjetëra herë me fëmijë, me nipër e mbesa, saqë u është mërzitur Amerika. Pushtetarët e lartë notojnë në pasuri. Me tentakulat e pushtetit, ata Amerikën e kanë ngritur në gjithë trupin e vendit, duke filluar nga Tirana, te Gjiri i Lalzit, Durrës, Vlorë, Himarë e mbyllin ciklin në Sarandë. Populli shqiptar, këto histori i di dhe i ka parë. Shpallja “non grata” e familjes Berisha, duhet jetë kambanë alarmi për të gjithë shtresën e politikanëve të korruptuar. Reagimet kanë qenë gjithëplanëshe. Më ka lënë shije të keqe një profesor që del për natë në studio te emisioni Çani, ku lulëzon prostitucioni e megalomania, që shprehu keqardhje që doktori ia besoi drejtimin e partisë Bashës, kur tha ai: “mendoj se partinë doktori duhej t’ia linte Argitës, siç bëri Iliri, që ia la Monikës”. Një gjykim i tillë e thënë nga një profesor që ka studiuar jashtë shtetit në një studio publike është fatkeqësi për këtë shoqëri të ashtuquajtur demokratike. Publikimi i DASH, ka ngjallur reaksion te shumë politikanë, moderatorë televizionesh, gazetarë militantë, opinionistë oportunistë, ish-ambasadorë me këmborë të kohës së komunizmit, që kanë një dashuri të verbër për Berishën dhe që admirimin e tyre nostalgjik, nuk e sundojnë dot me arsye dhe pasionet e tyre dalin ekstremisht, saqë akuzojnë SHBA dhe Ambasadoren Yuri Kim, etj., se po iu nëpërkëmbin liderin e tyre historik. Berisha ka qeverisur me dorë të hekurt jo vetëm kur ka qenë në pushtet, por dhe në opozitë. Ai, ka nxitur dhunën, shantazhin dhe përmbysjen e pushtetit me mjetet e violencës, duke përdorur si instrument Partinë Demokratike, që e drejton dhe sot pas kuintave, duke nxjerrë në skenë spikerin Basha. Kjo parti qysh nga krijimi i saj është drejtuar nga Berisha me filozofinë e shkatërrimit, korrupsionit dhe krimit ndaj kundërshtarit politik. Sofokliu shkruan se: “Nuk ka shtet atje ku sundon një njeri”. Lëvizja që ka nisur te Partia Demokratike, për ta reformuar atë rrënjësisht ka shansin që të ndryshojë filozofinë e drejtimit dhe të fusë frymën demokratike në të gjitha qelizat e këtij organizmi politik. Në rast se do ndalet vetëm te ndërrimi i liderit, ajo nuk do mund dot të operojë kancerin e autokracisë që i ka zënë frymën prej 30 vjetësh këtij subjekti politik. Sado i fortë të jetë lideri dhe partia që drejton, po nuk sundoi ligji dhe drejtësia, nuk shëndoshet demokracia.

"Po akuzohet nga DASH me video të montuara në zyrën e Ramës?", Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së Berishës dhe goditja e madhe që ai do të marrë pas padisë së Francës

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar për deklatatën për mediat që dha dje ish-kryeministri Sali Berisha , pas shpalljes non-grata nga SHBA. Berisha deklaroi se do të padisë në Francë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i pari që bëri njoftimin e bujshëm në “Twitter”. Ndërkohë do të jetë avokati francez, Jean-yves le Borgne, i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris. Në një intervitë për emisionin ‘Breaking’, Ngjela u shpreh se Berisha ka rënë në logjikë të vogël, pasi kjo është një goditje shumë e rëndë për të. Sipas tij, çështja nuk ka ndodhur në Francë që të gjykohet aty dhe nuk gjykon dot çështjet e Amerikës

2021/05/21

PSE KOSOVA E SHTYPI VETVETEN ME SHUME SE KUR E SHKELI SERBI

Fishta u pat thene: “Kendoni ne Lahute heronjte qe te mos vdesin e shqip te frymojne. Ky eshte shenjtnimi me i madh per nje komb!” Martin Camaj u pat thene: “Flisni gjuhen qe nana ne djep ua mesoj!” Ndersa Arshi Pipa u coj fjale:” Ate dite qe do te harroni Pjeter Budin ate dite do te shtypni veten!” Po shqiptari si shqiptari marroset pas politikes dhe injorances, kurre nuk e pranon dijen e vete ta kete mbi krye! Njoh disa qe jane sfide e gjalle qe keta porosi i kane si drita e diellit. Jane pak, por si shenjteri e dheut te vet si shenjti Agustin qe te pakten e donte pak! Si thone ne Mirdite pak e sak. Me librat e tyre Flori Bruqi, Nusret Pllana Anon Nike Berisha, Dibran Fylli, e ndonje tjeter jane me shume se kater akademi. Puna e tyre eshte me shume se nje apo 100 heronj lufte se ata shkruan per heroizmin, shkrifterimin e dheut qe fara te mbije e shendetshme …ne ATSH, Agjensine e lajmve shterore shqiptare ne vitin 1998 na erdhi nje serb nga Franca te na bente organizimin e strukturave, kur fitoj pushtetin PS. ZEF PERGEGA Sa mund te kene derguar te tille ne Kosove?! Rrenjet e mashtrimt te Serbise per kulturen shqiptare ne Kosove, jane neper hendeqe akademike, ndersa puna e shqiatreve per ta mbrojtur dhe dokumentuar eshte sa ajo e miut…Serbet kane mberritur qe njerin e tyre ta kishin ne drejtimin e gazetes “Le Mond” te Frances e ne gerrhisnim nen lekuren e guaces tone te mbyllur se jemi fanar ndricimi ne bote…sa erdhem e fikem sa gjithe hiri i ketij fanari fantazem erdh e u be buke e pjekur e krimit me monstruoz politik ne bote. Nderkohe Serbia e pa te domosdoshme mashtrimin e opinionit boteror, duke i dhene vetes nje arme te forte sulmi, kur ne shullaheshim ne nje lare dielli perpara nje filxhani kafeje apo nje gote raki me gjize osmane…Ne jemi me keq se korbi qe turpin e kemi si buken me djathe. Ne jemi vrastare te dijes. Ne qeverisemi nga kopilizmi serb, grek dhe turk! Po dheu yne ka njerez te mire qe kane kapercyer fene e emrit te tyre dhe e kane bashkuar me fene e kombit deri thelle ne gjak e gur te trollit tone. Edhe pse studiesit tone nuk botuan nevojshem libra akademik mbi gjurmet, dardane, ilirike, arberore te kristianizmit e te osmanizmit me analiza dhe burime te sakta ne arshivat e Vatikanit, Romes, Vjenes dhe Stambollit, duke marre rrogen per te ngrohur vezet e karrikes, Kosova pati njerez qe i dolen zot situates dhe deshmise, ti tregonin botes fytyren e genicidit serbo sllav ne Kosove me foto dramatike e renqethese te krimit me makaber te njrezimit qe as lufta e Trojes nuk e ka pare… Tre te tille i njoh personalisht. Nusret Pllanen, Flori Bruqin dhe Dibran Fyellin. Kam mare pjese ne promovimin e librave te tyre. Nje grusht njerezish qe gjalle e mbajne patriotizmin ne fund te zemres dhe shpirtit te tyre. As nje shenj nga gaveria shqiptare dhe Kosovare. Pusht-tetaret e kane vra dheun tone, historine , gjakun e lirise, kane humbur cdo gjurme e shenj per tu shenjuar ato vete ne brox te ndryshkur… Ndonese mundesia e perhapjes se librave, te Nusretit, te Florit, te Dibranit eshte e vogel me gjithe zanin e madh te shpirtit te tyre sa duket se shteti i nenqesh per punen lapidare te tyre! Eshte nje serb me emrin Vuçic, i cili ia dhuroj Europes nje liber shume interesant per Europen, duke treguar para opinionit te cilivizuar europian faqen e zeze te shqiptarit e fatkeqesi per ne, nen okelion “Trashigimia e krishterë ( kuptohet serbe ) në Kosovë e Metohi " Shtrohet pytja sa libra ia ka prezentuar Kosova Europes, ku bindshëm te kete shkruar qe objektet e kultit te krishter ne Kosove, se pari jane shqiptare te " vjedhura" nga serbet?!. A e ka bere kete Akademia e shkencave shqiptare me nje batalion akademikesh apo Universiteti me nje kopani profesoresh?! Pse me tre lule si Nusreti, Flori e Dibrani e ndonje tjeter, mund te vjen pranvera ne Kosove?! Pranvera nuk eshte kur mbjelle nje peme ne trotuar me gjethe jeshile, por kur boton nje liber qe me te cel lulja e gjakut te lirise qe na e kane pire tradhetart, se pari brenda pragut tone. Nje shtet gjakatar, pushtues e kriminali krijuar ne vitin 1803, Serbia posedon te gjithe pasurine kulturore kishtare shqiptare te Kosoves. Me kujtohet ne promovimin e librave te Nusretit ne Detroit dhe te Dibranit ne Prishtine, kur njerez kerkuan qe librat, filmat te botohen ne anglisht, por ata qe kishin ne dore, pushtetaret te larte te Kosoves dhe lider te diapores u ra nje hije ngjyre metaline, kur llava e metalit ngrine mbi kallepe. Keta emra qe permenda Nusretin , Florin e Dibranin, sigursiht ka edhe individe te tjere, duhej shoqeria ti mbante ne pellembe te dores dhe bashke me ta te shkonin ne kryeqytetet e Europes , ne mediat dhe forumet e tyre per te folur…por ato sikur thane “le te flain keta qe i kemi zgjedh per pushtet” Si mund ti besosh as gjate ato qe i ke zgjedh si zgjedhe qe nuk te leshon pa ta pa shkumen e fundit te shpirtit ne buze. Dalin sot e protestojne 30-40 veta se ata i shohin ne Hage dhe nuk marrin librat e shkrimtareve kosovare ti mbanje ne dore se per momentin ato japin mesazhe me shume se mbajtja e flamurit te patriotizmit. Akademia e Kosoves, a eshte ajo nje pandemi ne vete?! A m und te quhet institucion akademik, kur nuk ke forcen as sa nje foshnje te guxosh per te verteten historike?! Me tha nje mik ne Kosove ne promovimin e librit te Dibran Fyellit, ku vetem dy krijues katolik merrnim pjese se ne kosovaret nuk jemi islamike dhe 95% e popullit e don Gjergj Kastriotin si hero te kombit dhe Nana Terezen si shenjtore te kombit.. Po more vellai dashur, ju keni eleminuar nga skena poltike partine qe e krijoi edhe me mebeshtetjen e Rugoves, shkrimtari dhe akademiku i ndjere Mark Krasniqi!!! Ju ia keni lene shtatoren e pajtuaesit te gjaqeve Anton Qeta te shtrire per dhe per shume vite dikun ne nje cep te oborrit. Ju te dashur vellezer ne politike keni derguar ne misione diplomatike njerez qe eshte turp ti shikosh te punojne si kamajer e furrtar, kur Serbia dergon njerez te shkolluar ne perendim. Ju vellezer jeni shtet multi etnik dhe duhet ta keni nje serb amasador ne vendet ballkanike ao gjetke, , duhet ta keni nje egjypjan ne vendet qe e flasin gjuhen e ketij kombi, duhet ta keni nje turk ne vendet arabe, duhet ti keni pese apo gjashte katolik ne Washinton, Lomder, Zvicer, Gjermani, Austri, Danimarke apo dikun tjeter. Keni njerez te tille. Dhe nese nuk mundeni ti gjeni ti kisht derguar ne shkolle. Por pse nuk keni derguar Florin, Nusretin Dibranin se ato do te flisnin, sic mund te flas une lirshem nga Amerike per kulturen, historine per rrenjet, per tolerance fetare, por nuk keni dashur.. Kjo eshte tradhetia qe i keni brre dheut tuaj, duke iu pershpirtur politikes si gjarperi vezeve te breshkes! Me ato poltikane nje dite nuk eshte cudi te hani kembet tuaja. Po shkrimtari me i shquar mbi vepren e Nana Terezes dhe shume veprave te tjera, Anton Nike Berishaj, per disa vite professor ne Universitetin e Kozences ne dere te shtepise e keni! Po nuk keni deshire ti thoni mire mengjes se eshte kaurr. U larguat prej krimit serb dhe rate ne gropen e krimit Osman. Nuk mbijetohet keshtu! Buxheti i Serbise per kete propagande mashtruese per Kosoven, eshte shume me i madh se pasuria e Bexhetit qe prest si struci ta zgjase qafen ne ndonje hije karrikeje, duke e prit Thacin te dale nga ajo vrime e zeze qe e kane futur. Duke gerthitur per “vellane” turk, qe nga paslufta i ndertuan 800 xhami, dhe tani dalim me "kryevepren 30 milioneshe " me xhamine e Prishtines. Asgje nuk kam me vprat e kultit dhe as besimet se I kam ne familje, por edhe per ate kishe u shkruan libra kundra, u ndezen kovachanat e kundershtise, sikur nuk i njihni rrenjet tuaja, ndaj Serbia qe e stimuloi kete marri ju quan tani nje mbeturine turke! Ne vend qe te ngriheshi e ti thoni ndal si dardan! Po heronjte i vrane dhe gjakun u pijne per lavdi sot njerez qe nuk kane pike lavdije, por bunker i madh hajnie. NJE FILM PER SKENDERBEUN….APO PER GJERGJIN …e vrafte buka njeriun e lig! –thote nje fjale popullore Osmanet shqiptar dhe heleneve grek ne Shqiperi u pelqen ta quajne Skenderbeu. Duke punuar keta sulltane ne Akademite tona e kane futur kete term qe nuk ka te beje me emrin e djepit dhe te pagezimit neper literature!. Si do te quhej ne film, Gjergj Kastrioti apo Skenderbeu?! Në sytë e Amerikanëve dhe të gjithë perëndmorëve: në nuk kemi qënë kurrë një popull, dhe aq më pak një nacion. Ne për ata jemi thjesht turmë laramane të mbetura e të mbledhura nga ngjarjet historike, ku kusht të mundet hyn e zhvillon lojra interesash. Nuk ka egzistuar në mijëra vjet histori njerzore që: një popull mysliman të ketë hero katolik, apo e kundërta, dhe në fakt shumica absolute myslimane nuk e ka njohur kurrë si hero të tij! Tani ka gjithnjë e më shumë që deklarohen hapur dhe në mënyrën më agresive kundra. Ashtu sic jemi në të vërtetë, ashtu na trajtojnë dhe respektojnë: dmth pa identitet..ose thënë turkçe: pa din e iman. Ne administraten Amerikane shqiptaret qe punojne jane ose musliman ose ortodoks dhe habiten e ngrene supet kur degjojne emra katolike. Ne Detroit katoliket jane te njuhur prej malesoreve te Malesise se Madhe, por edhe kontributi i tyre sidomos per Kosoven e lire eshte kompromentuar nga mediat globaliste soro-komuniste, sa edhe pak do ta shuajne emrin dhe organizimet e tyre. Ketu kane interferuar disa jugor islame te djallezur deri ne brire, te cilet me misionin e tyre po shkaterrojne cdo vlere kombetare qe nga pas u shkon ndonje lider fetar. Nese Hollivudi do ti ngrinte nga dheu e balta e mohimit vlerat qytetruese, perbashkuese dhe europiane te Heroit tone kombetar, kjo do te binte ndesh me realitetin shqiptar dhe me psikologjine e rrenjosur te perendimoreve te sotem se gjithe kjo histori nuk ka si te jete e vertete, sepse para syve kane librat e mashtrimit serb, sepse etnogjeneza e saj eshte e kalllur nga vete shqiptaret dhe tradhetuar prej tyre. Sic thote Konica se shumica e shqiptarve mund te pershkruhen si te tille. Te gjithe filmat qe jane bere nga Hollivudi per ngjarje romake, greke, te cilat ka prej tyre shqiptare qe jane pervetesuar nga keto dy kombe, Irlandeze per heronjte e tyre qofshin ato locale apo kombetar tregojne se ato e kane trasheguar mesazhin e luftes dhe se nuk ka polemika mbi jeten dhe vepren e tyre. Ndyshon puna ne Shqiperi, minaren ne mes Tiranes ia kane ngulur heroit ne sy. Shikoni me kujdes siglen e Sokol Balles apo te njonje tjetri si ai i Zhejit, japin minaren, kishen ortodokse, ndonese aty afer as 500 metra eshte Katedralja. Ne asnje vend prendimor festat edhe ato katolike apo muslimane nuk behen ne shesh sic behen ne sheshin e Tiranes festat e muslimaneve, duke treguar nje supermaci ndaj fete e tjera dhe duke fyer rende ateistet dhe intelektualet. Kjo eshte prekje e hapur e lirise se tjetrit. Nese do cdo komunitet fetar te marre me qera stadiumin dhe te festoje atje, e shqiptaret per te realizuar kete fe mbulojne permendoren e Heroit tone kombetar ne mes te Tiranes, apo perdhosin shtatoren e nena Trezes ne Mitrovice apo gjekte, pikerisht ato qe dolen me qirnjte e saj ndezur ne mes te Prishtines, duke kerkuar liri nga genocidi serb. Si mund te behet film nga amerikanet kur islamiku me pikepamje lindore, Rexhep Qosja e llogarit diktatorin si burrin me te madh te kombit, duke e vene ne krah te Skenderbeut???!!! Kur diktatorit ia hodhen shtatoren, kush mund te jape garanci qe ne vend te Skenderbeut do te vihet ajo e Haxhi Qamilit, sic ka dashur ne fillim Enveri. E c’vlere do te kishte filmi?!. Se edukimi ne Shqiperi e Kosove, historia dhe letersia i ka rrenjet tek partia, keshtu ka thene Ismail Kadare. Po te kishin nxjerre islamiket apo othodokesit nje njeri te permasave te Gjergj Kastriotit do kishin lene qimet e kokes dhe filmin do ta kishin realizuar. Ruset e bene per ne nje film dhe Enveri nuk ua prishi. Qellimet e ruseve diheshin. Supermaci ne Ballkan!. Ne jemi popull i lashte ilir neper fjale e harta, por jo ne vepra te shkruara qe mund te perballen me boten ne argumenta. Ne jemi mesuar te themi: “Rofte sulltati, rrofte beu, rrofte bajaraktari, rrofte partia, por kurr rrofshin njrezit e dijes, ata I kemi cuar ne hell e i kemi pjekur kukurec…!” Lexoni keta autor te dijes qe permenda me lart, te shikoni syte e vertete te Kosoves drejt perendimit. Lexoni shkrimet e shqiptaro-amerikanit Agim Vunici. Lexoni vec lexoni per te gjetur vlerat e bashkimit dhe mos i mbani syte tek analistat e ekraneve. Asht rrene krejt bre! ZEF PERGEGA Detroid, SHBA Outlook outlook.live.com + Add to contacts

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i nis letër organizatës që futi Manastirin e Deçanit mes monumenteve të rrezikuara

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka drejtuar një letër organizatës “Future for Religious Heritage”, e cila pati nominuar Manastirin e Deçanit për listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë të Europa Nostras. Çeku ka listuar një sërë pyetjesh në emër të shtetit të Kosovës lidhur me vendimin e tyre për nominimin e Manastirit, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Çeku ka kërkuar përgjigje nga kjo organizatë për pyetjet: - Cili ka qenë burimi i informacionit për sulmin e pretenduar të organizatës terroriste ISIS në Manastirin e Deçanit? - Kujt saktësisht i referoheni kur përmendni termin “ekstremistë lokalë” dhe në raportet e cilave institucione të sigurisë jeni bazuar në lidhje me katër sulmet e pretenduara? - Cili ka qenë burimi i informacionit për konstatimin tuaj se në afërsi të dyerve të manastirit planifikohet ndërtimi i një autostrade të madhe ndërkombëtare? - A jeni në dijeni për marrëveshjen e arritur vitin e kaluar mes palëve (përfshi klerin ortodoks) në lidhje me rrugën, e cila as nuk ka qenë e menduar si autostradë dhe as nuk është ndërtuar? - Cilat janë burimet e tjera mbi të cilat e keni ndërtuar argumentin tuaj për të nominuar Manastirin e Deçanit? - Ne besojmë që çështja e manastirit dhe dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të ndërlidhura. A mund të na sqaroni cila është lidhja e pretenduar në tekstin tuaj mes këtyre dyjave? - A mund të na tregoni se me cilat organizata të shoqërisë civile, institute e profesionistë, institucione e grupe të tjera nga Kosova jeni konsultuar për këtë nominim? - A e keni vizituar Manastirin e Deçanit për të parë nga afër gjendjen reale gjatë procesit të nominimit? - A keni informacion të mjaftueshëm mbi gjendjen aktuale, situatën e sigurisë, mbrojtjen kushtetuese, ligjore dhe institucionale të Manastirit të Deçanit?

Ngrihet aktakuzë ndaj zyrtares së BE-së në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim fondesh me miliona euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës Albina Nura, që si zyrtare e Bashkimit Evropian në Kosovë dyshohet se ka keqpërdorur fonde në vlerë miliona euro. Në njoftimin e Prokurorisë s’jepen detaje, njoftohet vetëm se ndaj të pandehurës është ngritur aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “konflikt interesi”. Ndërkaq, KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për dyshime se Nura ka keqpërdorur fonde në vlerë prej 3 deri 4 milionë eurosh. Një prej operatorëve që ka përfituar nga këto fonde dyshohet se ka lidhje me Nurën. Siç ka mësuar KOHA, rasti është iniciuar nga zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa është hetuar nga OLAF-i (Zyra Evropiane kundër mashtrimeve) në koordinim me Task-Forcën dhe Prokurorinë Speciale.

Intervistë me shkrimtarin dhe studiuesin e shquar nga Shqipëria, Prof. Vlash Prendi

Synimi im i përhershëm ka qenë për aq sa kam pasur mundësi të hedh dritë mbi figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare dhe mbarëkombëtare Vlash Prendi, është një shkrimtar, studiues, publicist dhe kulturolog shumëplanësh. Gazetaria, pasioni për gjuhësinë dhe artin e të të shkruarit, dhe sidomos kritikat letrare, eseistikja etj., përbëjnë substancën e librave të tij. Nuk janë pak libra, ato skalitin profilin e tij krijues. Qindra redaktime, qindra manifestime, tribuna e sesione, ku është dëgjuar fjala e tij, duke lënë përshtypje shumëdimensionale. Të shkruash shumë dekada pa u ndaluar dhe gjithherë duke vënë në dritë vepra me vlerë, është një gjë admiruese. Studiuesi Prendi këto ditë ka botuar librin studimor me titull, “Gjurmë në histori”, i cili ishte njëherësh edhe shkas i realizimit të kësaj interviste. Pyetje: Profesor Prendi, vlerësojmë se ju jeni një emër i spikatur i letërsisë dhe botës sonë studimore si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë. Për të qenë edhe më afër këtij lexuesi sidomos në Kosovë vlerësojmë se do të ishte me interes që të na jepni një profil tuajin jetësor dhe të veprimtarisë letrare e studimore. Pra kush është prof. Vlash Prendi ? Pёrgjigje: Jam nga fshati Skuraj, kryeqendra e bajrakut te hershem tё Kurbinit, ku kam mbaruar edhe arsimin fillor dhe atё 8 – vjeҫar. Meqenёse isha me rezultate shumё tё mira, m’u dha e drejta tё vazhdoj studimet nё shkollёn e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” nё qytetin e Elbasanit, pasi mbarova tё mesmen, fillova punё si mёsues i gjuhёs dhe letersisё shqipe nё fshatin e lindjes. Nё vijim vazhdova universitetin “Luigj Gurakuqi” nё qytetin e Shkodrёs, nё degёn e gjuhёs dhe letersisё shqipe. Njёherit jam marrё edhe me gazetari, studime dhe krijimtari nё fushёn e folklorit.kam nisur tё shkruaj qe nё bangat e shkollёs sё mesme. Aso kohe kisha bashkёpunim me gazetat e kohёs si “Shkumbini”, Zёri i Rinisё”, “Kastrioti”, etj. Nё kёtё periudhё u mora edhe me poezi, madje pata pergatitur edhe njё vёllim poetik me titull “Buzёqeshja rinore”, per tё cilin disa miq tё mi poetё tё njohur si Rudolf Marku, Agim Isaku dhe Hamdi Meҫa, mё patёn sugjeruar ta dërgoj pёr botim, por nuk e dёrgova pasi akoma nuk isha i bindur nё pjekurinё time poetike, kёshtu që ky libër edhe sot fle diku nё dosjet e mija. Mё vonё u mora me disa artikuj studimorё, qe nё fillim i perkisnin tё drejtёs zakonore dhe jetёs tradicionale, tё cilat i botoja nё gazetёn Kurbini”, tё cilёn e drejtoja bashkё me mikun tim Ҫezar Rica, poet i njohur. Ishte pikёrisht ky mik, që më motivoi dhe mё pёrkrahu, qe tё botoja librin e parё me studime “Kurbini – tradita, kultura”, nga SHB “Rilindja” e Tiranёs, nё vitin 1996. Nё vitet nё vijim ndёrmora bashkёpunim me disa organe shtypi si gazetat “Drita”, “Albania”, “Bulevard”, revistёn “Spekter” Dhe “Kuq e zi”, tek tё cilat botova shumё shkrime pёr disa nga figurat mё tё spikatura tё trevёs sё Kurbinit. Duhet theksuar se kjo trevё ёshtё njё trevё e njohur historike. Nё Kurbin mendohet se kanё jetuar fisi Albani nga e ka prejardhjen edhe Papa Clementi i XI, thuhet se ka jetuar plaku legjendar Kokё Malҫi, bashkёkohёs i Gjergj Kastriotit, ёshtё i njohur aktiviteti patriotik i patriotit Gjin Pjetri qe ngriti Flamurin e Pavarёsisё nё Milot, kёtu ka lindur gjenerali Prengё Pervizi, nё kёtё trevё kanё shёrbyer Imz. Prengё Kameri, dom Nikollё Kaҫorri, atё Shtjefёn Gjeҫovi etj, materialet historike ishin tё bollshme, kёshtu lindi libri i dytё “Kurbini – tradita, kultura” vol. II, nё vitin 2003. Mё vonё erdhёn natyrshёm edhe botime tё tjera, kryesisht nё fushёn e studimeve. Sot numёrohen 14 vepra tё tilla tё butuara nё zhanre dh tematika tё ndryshme. Pyetje: Këto ditë keni botuar librin studimorë, “Gjurmë në histori”, çfarë ngërthen në përmbajtje dhe tematikё brenda konceptit përmbajtjesor ky libër mjaft voluminoz ? Pёrgjigje: Po, ёshtё libri i fundit, pёr botimin e tё cilit falënderoj shtёpinё botuese “Hieronimus” me president z. Dodё Ndrecaj, pa ndihmёn e tё cilit ky libёr, ndoshta nuk do ta kishte parё dritёn e botimit, por edhe redaktorin e librit, studiuesin Llesh Ndoj dhe grupin realizues pёr punёn kualitative qё kanё bёrё. Vitet e fundit, u mora me studimin e veprёs sё disa autorёve relativisht pak tё njohur nё vendin tonё. Ky fakt motivoi qё tё pёrpiqesha t’i bёja tё njohur pёr lexuesin shqiptar. Edhe sot po t’i pyesёsh shumё studentё qofshin edhe tё letersisё, kam bindjen se nuk e njohin poetin e Zarёs Shime Deshpali, studiuesin Aleksandёr Stipҫeviҫ, shkrimtarin Kapllan Resuli, dramaturgun Josip Rela, shkrimtarin Hasan Hasani, poetin Din Mehmeti, shkrimtarin Mikel Gojani, e mjaft studiues e poetё që janё afirmuar vitet e fundit. Ky fakt mё shtyu qё tё studioj rreth jetёs dhe veprёs sё tyre dhe tё sjell diҫka pёr lexuesin, sepse ёshtё e pafalshme qё tё jetosh nё njё truall, tё bёsh pjesё nё njё komb me shkrimtarё tё mёdhenj dhe tё mos i njohёsh ata dhe krijimtarinё e tyre. Nё vijim tё kёtij libri, janё pёrfshirё edhe disa autorё tё njohur shqiptarё, vepra e tё cilёve ka patur vlera tё veҫanta nё letersinё shqipe. Pyetje: Dhe ky libër shpresoj se do të jetë mirëpritur edhe në Kosovë, ku edhe është botuar, por edhe në Shqipëri ? Pёrgjigje: Nё fakt, pak lexohet sot, por sapo merret vesh se po botohet njё libёr i ri, interesimi është i madh. Disa duan ta lexojnё, ca tё tjerё shtyhen nga kurioziteti, tё tjerё dёshirojnё ta kenё nё bibliotekё. Ҫёshtё e vёrteta kam pasur mjaft mesazhe urimi dhe kёrkesa nga lexues, shokё dhe miq, tё cilёt janё tё interesuar ta lexojnё librin. Mё ka bёrё pёrshtypje reagimi i disa shkrimtarёve dhe poetёve shqiptarё tё Kosovёs, sidomos respekti dhe dashuria qe kanё treguar nё mesazhet e tyre dhe vlerёsimin maksimal pёr librin nё fjalё. Kujtoj kёtu me admirim mesazhet e Xhavit Thaqit, Dodё Ndrecajt, Lekё Mriajt, Vilson Culajt, Gjon Berishёs, Jahja Dranҫollit, Pal Canajt, Mikel Gojanit etj, tё cilёt tё motivojnё pёr tё punuar mё shumё nё kёtё fushё. Pyetje: Keni botuar edhe shumë libra tjerë, nga cilat zhanre janë të lëvruarar ato vepra që keni krijuar ? Përgjigje: Deri tani kam botuar 14 vepra letrare, monografike dhe studimore, nga tё cilat dy janё me kritika dhe recensione, tre me pёrmbledhje folklorike, njё tekst mёsimorё pёr klasat e pesta tё arsimit tё mesёm tё ulёt, dy vepra i kushtohen vendlindjes sime Kurbinit, ndёrsa gjashtё tё tjerat janё vepra monografike, kushtuar patriotёve, heronjve dhe dёshmorёve qё kanё dhёnё jetёn pёr atdheun. Kёtyre figurave u kushtohet edhe libri “Lavdia e vdekjes sё bukur”, shkruar me bashkautor dhe botuar nё vitin 2013, me inisiativёn e Qarkut tё Lezhёs. Dua tё veҫoj kёty librin monografik “Kullat e bardha”, qё i kushtohet njё patrioti tё flakёt mirditor, Frrok Melyshit, i cili u vu nё krye tё lёvizjes kundёr sistemit komunist, nё vitet e para tё vendosjes sё tij. Ështё rast unik, qё pasi vritet nga forcat e sigurimit tё shtetit, trupi i tij digjet me benzinё dhe njerzit e tij tё dashur, as nuk e njohin. Pёr heronj tё tillё, ёshtё nder tё shkruash. Pyetje: Jeni marrë me studimin e trevës së Kurbinit nga keni edhe origjinën, cili është kontributi juaj në hedhjen dritë për të kaluarën historike dhe rrjedhat tjera të kësaj krahine? Pёrgjigje: Treva e Kurbin, ёshtё njё trevё e begatё, me vlera tё pamohueshme historike dhe natyrore, ku studiuesit dhe krijuesit katё material dhe motive tё shumta pёr tu marrё me tё. Pёr ta njohur mё mirё, do tё bёj njё pёrshkrim tё shkurtёr, Kurbini del në dokumentacionin historik na del më 1457 Curbino, 1467 Kurbin, 1570 Curbin, 1583 Kurbin, 1634 Curbin, 1638 Corbin,1641 Curbin, 1644 Corbin, 1650 Corbino, 1672 Curbin, 1673 Corbin. Me 1689, ne nje harte te geografit italian, Giacimo Cantelli, gjendet emri Corvino, ne luginen lumit Urdhaza. Kjo harte e kushtuar Gjon Fraçesk Albanit, 11 vjet para se te bahej Pape Klementi XI me origjine nga Laçi, nip i Mikele Laçit e bijve të tij, Filip ,e Gjergj, luftetare te Skenderbeut, qe u larguan nga shqiperia me 1464 dhe u vendosen ne qytetin Urbino te Italise. Ky pape organizon kuvendin e Arbrit nё Merçine tё Lezhёs. Emri Kurbin del po ashtu edhe më 1702 dhe 1703. Në të kaluaren krahina e Kurbinit nuk ka qenë njësi administrative më vete e dallueshme. Ndre Mjeda, e lidh origjinen e emrit nga fisi ilir te lasht Karavante, para pushtimit romak, me kryeqytet Karavante, qe mendohet te kete qene te vendi qe quhet Djerra e Selites. .Kurbini përmendet si krahinë ndër dokumente me sa dimë vonë në shekullin e XV, kur Papa Kalisti II në vitin 1457 i jepte leje abatit të Shën Prendes së Kurbinit të bashkonte manastirin e Shën Gjergjit me atë të Shën Mërisë së Ndërfanës, dëmtuar prej turqve , kur edhe përmendet Santa Venera di Curbino, që ishte qendra ipeshkvore. Për më shumë se dy shekuj duke filluar nga ai i XVII, ky emër përveçse si emër krahine përdoret edhe për Shën Prenden ku ishte vendosur Selia Ipeshkvore e Arbërit (1615-1640) mandej ajo Durrësit (1640-1858), përmes datimit të këtyre dokumenteve në Kurbin. Në periudhën e Mesjetës Kurbini ka qenё bajrak, nё pёrbёrjen e tё cilit bёnin pjesё 16 fshatra, fshati kryesor ishte Skuraj. Nё kёtё periudhё është përfshirë në Principatën e Arbrit, që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Në shek. XII krahina ishte principate e Skurajve, qe ishte zgjeruar shume, deri ne Vlore, me Princ Aleksander Skura. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Më vonë principata e Skurajve u zvogëlua në krahinën e Kurbinit e kaloi nën pricipatën e Topijajve, pastaj të Kastriotëve. Me krijimin e principatave feudale në fundin e shekulit XlV, Kurbini dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Skuraj u bë një bazë e fortë ushtarake e Skënderbeut, ku me Milotin dhe fshatrat janë historikisht i qëndruan përkrah dhe mbështetëse të luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është për t’u përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin Delbnisht ku “Kanunet e Flamurit të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 u bënë shtesë në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”. Kuvend i organizuar e kryesuar nga Gjin Pjeter Pervizi i Skurajt, i njohur si përfaqësues i vegjëlise e Plak i parë i 45 pleqve të semtit. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1903 – 1906 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët vendas nn udheheqjen e Gjin Pjetёr Pervizit, ne lidhje te vazhdueshme me Imzot Nikolle Kaҫorrin, nёnkryetar i Qeverise sё Vlorёs, Prend Bardhit, arqipeshkvi i Durrёsit nga Delbnishti i Kurbinit dhe Atё Shtjefёn Gjeҫovi OFM, asokohe famullitar i kishёs sё Laҫit, bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti Gjin Pjetr Pervizi dhe luftёtarё përfaqësues të tjerë nga Miloti dhe gjithe krahina. Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionimin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale, mjaft i njohur nё trojet shqiptare dhe mё gjёrё. Krahina e Kurbinit shtrihet në veriperëndim të Shqipërisë së Mesme në zonën midis lumenjve Mat në veri dhe Drojë në jug. Nga veriu kufizohet me rrethet e Lezhës dhe të Mirditës, në lindje me rrethin e Matit, në jug me rrethet Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik. Rrethi i Kurbinit ka një sipërfaqe prej 271 km 2 dhe një popullsi prej 74 000 banorësh. Ka 1 njësi vendore prej të cilave 1 është bashki; Laçi dhe 3 janë njësi administrative, Mamurrasi, Miloti dhe Fushëkuqja. Qytete janë: Laçi, Mamurrasi dhe Miloti. Pjesa lindore e kësaj krahine është pothuajse krejt male në të cilën dallohen dy vargmale të cilat ecin pothuajse paralel me njëri tjetrin, njëri prej të cilëve ai lindor është vargmali i Skënderbeut rreh 22 km gjatësi, ndërsa tjetri vargmali perëndimor është vargmali Krujë - Dajt. I dhash kёto fakte, pasi ky rajon ёshtё mjaft i pelqyeshёm dhe pёrbёn njё asset tyristik qe prêt tё shfrytёzohet, sidomos lugina e bukur e lumit Mat. Ishin kёto disa tё dhёna qe mё kanё shtyrё mua, qe tё merrem me studimin e historisё, tё dhёnave gjeografike, traditave, zakoneve dhe disa fihurave patriotike tё kёsaj treve, pёrmbledhur nё dy vёllime dhe titulluar “Kurbini – tradita, kultura”. Pyetje: Jeni kryeredaktor i revistë “Miqësia” organ i Shoqatës së miqësisë Shqipëri – Itali. Cili është roli i kësaj shoqate? Pёrgjigje: Aty nga vitet 1993, nё qytetin e Vlorёs u forma Shoqata e Miqёsisё dhe bashkёpunimit Shqipёri – Itali.Pas ca vitesh, kjo shoqatё erdhi me seli nё Laҫ tё Kurbinit dhe kryetar i saj u zgjodh z. Nikollё Lleshi, njё njeri energjik dhe mjaft punёtor. Mu propozua qe tё drejtoja revistёn “Miqёsia”, organ i kёsaj shoqate. Pranova menjёherё, sepse doja tё pasqyroja nё faqet e saj, jo vetёm vlerat tradicionale tё baskёpunimit tё dy vendeve mike, por tё njihja lexuesin shqiptar dhe italian me vlerat kulturore dhe shpirtёrore, asetet turistike, fushat e bashkёpunimit dhe prioritetet e ndihmёs sё ndёrsjelltё mes dy vendeve. Revista del nё shumё kopje, botohet nё gjuhёn shqipe dhe nё italisht dhe shpёrndahet edhe nё Itali. Deri tani janё botuar 10 numra tё saj.Ashtu si revista, edhe Shoqata e Miqёsisё Shqipёri – Ilali, ka si synim forcimin e marrёdhёnieve dhe bashkёpunimin mes dy vendeve nё fusha tё ndryshme. Nё kёtё kuadёr janё zhvilluar shumё aktivitete tё pёrbashkёta dhe janё shkёmbyer vizita tё ndёrsjellta. Pyetje: Jeni laureat i disa çmimeve letrare. A keni mundësi të në veçoni njërin nga çmimet e pranuar ? Përgjigje: Ҫmimet dhe vlerёsimet nuk janё synim nё vetvete tё autorit, megjithse vlerёsimi ёshtё motivim pёr tё dhёnё mё tё mirёn nё tё ardhmen. Sot, ҫmimet dhe vlerёsimet shpesh ndahen jo sipas meritёs, po sipas njohjes, sipas miqёsis, gjё qe e dёmton procesin krijues. Mё ka rёnё rasti tё jemё shpesh herё anёtar dhe kryetar jurie dhe e kam vёnё re kёtё. Ky fenomen dёmton autorin dhe veprёn. Jam vlerёsuar nё shumё raste, por do veҫoja dy ҫmimet e sipёrpёrmendura, atё “Serembe”, pёr veprёn monografike “Kronikё e njё jete nё amshim” dhe “Gjergj Fishta”, pёr veprёn “Shtegёtime folklorike. Pёr vepra tё tjera jam nderuar me ҫertifikata mirёnjohje. Pyetje: Çfarë prioritetesh i keni vëne vetes nё vijim, cilat janë disa nga projektet tuaja në të ardhmen nё fushёn e krijimtarisё dhe tё studimeve? Pёrgjigje: Ne autorёt, sado themi se nuk do shkruajm mё, prap nuk mund tё rrimё pa reaguar ndaj tematikave qe na dalin pёrpara gjatё punёs dhe leximit. Po pёrpiqem tё siguroj materiale rreth jetёs dhe veprёs sё atё Shtjefёn Gjeҫovit, njё personalitet i spikatur nё kulturёn shqiptare, i cili shërbeu nё Kurbin nё vitet 1899 – 1905. Mendoj se mund tё shkruaj diҫka pёr jetёn dhe veprimtarinё e tij nё kёtё trevё. Mendoj t’i rikthehem përsëri kёrkimeve folklorike duke pasuruar kёngёt e tamatikave tё ndryshme me mbledhje tё reja, si dhe duke shtuar ndonjё kapitull tё ri. Nga ana tjetёr do tё vazhdoj hulumtimin me autorё tё tjerё shqiprarё brenda dhe jashtё kufirit, me qёllim që autorёt tanё dhe letersia jonё tё njihet dhe lexohet nё tё gjitha trevat mbarёkombёtare. Nё fund, tё falënderoj nga zemra prof. Mikeli qe mё krijove mundёsinё qe tё shprehem pёr kёto ҫёshtje duke krijuar njё profil tё thjeshtё pёr personin dhe krijimtarinё time ndёr vite.

Armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit pas 11 ditë luftimesh

Palestinezët u mblodhën në Jeruzalemin Lindor të premten për të festuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, që kthyeu një qetësi të paqëndrueshme në Gaza dhe Izrael pas 11 ditë luftimesh, që sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë shkaktuan 230 vdekje në Gaza, përfshirë 65 fëmijë, dhe 12 viktima në Izrael, thanë autoritetet atje.Mes fishekzjarrëve që ndiznin qiellin, njerëzit valvisnin flamuj palestinezë dhe të Hamasit dhe u binin borive të makinave. Armëpushimi hyri në fuqi në 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale, pasi Izraeli dhe Hamasi pranuan ndërmjetësimin egjiptian për t'i dhënë fund dhunës. Atmosfera ishte po aq festive kur palestinezët u mblodhën gjithashtu në kompleksin Al-Aqsa. Disa bërtisnin "Allahu Akbar", Zoti është i madhërishëm, në arabisht. Shumë prej palestinezëve e panë armëpushimin si të kushtueshëm, por gjithashtu e konsideruan atë një fitore të qartë për grupin militant islamik Hamas mbi një shtet të fuqishëm siç është Izraeli. Pati një reagim të përzier, megjithatë, nga banorët në qytetin jugor izraelit Sderot të premten në mëngjes. Disa kritikuan qeverinë për një veprim kaq të nxituar, siç e quajtën ata, ndërsa të tjerë e vlerësuan si një veprim të domosdoshëm dhe pozitiv në interes të paqes. Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden tha të enjten vonë se kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjashtë herë gjatë 11 ditëve të fundit si pjesë e përpjekjeve diplomatike të administratës së tij në prapaskenë për të arritur një ndalim të luftimeve. “Besoj se palestinezët dhe izraelitët në të njëjtën mënyrë meritojnë të jetojnë të sigurt dhe të gëzojnë liri, prosperitet dhe demokraci të njëjtë. Administrata ime do të vazhdojë diplomacinë tonë të qetë dhe të paepur drejt këtij synimi. Besoj se kemi një mundësi të mirëfilltë për të bërë përparim dhe jam i përkushtuar të punoj për të”, tha presidenti Bideni vlerësoi veçanërisht rolin e Egjiptit në arritjen e armëpushimit. Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Kombet e Bashkuara dhe subjekte të tjera për të siguruar ndihmë të shpejtë humanitare për njerëzit e Gazës, si dhe përpjekjet për rindërtim. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Volkan Bozkir e përshëndeti armëpushimin në Gaza duke thënë se ishte "i vonuar", por "i sigurtë". “Kjo tregon se kur Asambleja e Përgjithshme merr drejtimin dhe vendet anëtare flasin së bashku, kemi rezultate. Së dyti, Izraeli si një fuqi pushtuese duhet t'i përmbahet të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar". Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e mirëpriti armëpushimin dhe u kërkoi të dy palëve ta respektojnë atë. Administrata Biden kishte bllokuar përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dënuar luftimet dhe për të bërë thirrje për një armëpushim, duke tërhequr kritika nga disa vende. Të 15 vendet anëtare të këshillit duhet të bien dakord për rezoluta të tilla. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken postoi në Twitter se ai "do të udhëtojë në rajon në ditët e ardhshme" dhe do të takohet me "udhëheqësit izraelitë, palestinezë dhe rajonalë".

BIRI QË BRAKTISI TË ATIN

Përktheu: Bajram Karabolli Dikur, në një vend, jetonte një njeri me të shoqen, me djalin e tij të vogël dhe me të atin që ishte shumë plak. I thotë gruaja të shoqit: – Jam shumë e lodhur dhe e mërzitur me babanë. Ai është shumë plak dhe nuk vlen më për asgjë. – Është babai im dhe e kam për detyrë ta ndihmoj, – iu kthye burri. – Mirë, atëherë, zgjidh e merr, ose babanë, ose mua, – i thotë ajo me vendosmëri. – Po, sipas teje, ç’duhet të bëjmë? – i thotë i shoqi. – Është shumë e thjeshtë. Çoje diku në mal dhe lëre atje, – nguli këmbë e shoqja. Pasi u mendua shumë, duke parë se e shoqja e kishte ndarë mendjen, ai vendosi ta shpinte babanë në mal dhe ta braktiste. Sikur do të shkonte për një piknik, përgatiti dy kuaj dhe ushqim për ta marrë me vete. Për ta bërë sa më bindëse këtë punë, mori e dhe djalin e vogël. Dhe i thotë të atit: – Baba, po bëj me tim bir një shëtitje lart në mal. A do të vish edhe ti? Të bën mirë, ka ajër të pastër. – Mirë, – i thotë babai, që s’i shkonte kurrë në mendje se cili qe qëllimi i vërtetë i të birit. Dhe u nisën të tre. Gjyshi me nipçen ishin vërtet të gëzuar për këtë udhëtim të papritur. Më në fund, mbërritën lart në mal, në një pyll të freskët e të vetmuar. Burri shtroi disa batanije përtokë, e shtriu të atin plak aty, la pranë tij ushqimet dhe ujin që kishin marrë me vete dhe i thotë: – Baba, rri këtu, sa të kthehemi ne. Po shkojmë të presim dru. Pa ditur gjë se po braktisej, plaku i mjerë, pa kurrfarë shqetësimi, pranoi të qëndronte vetëm. Veç kur kaluan orë të tëra dhe i biri me të nipin nuk po ktheheshin, mendoi mos u kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe. U shqetësua aq shumë sa nisi të qante. Donte të bërtiste, po nuk kishte fuqi. E megjithatë, kush do ta dëgjonte? Ndërsa burri me të birin po ktheheshin në shtëpi. Djali i vogël, i shqetësuar, e pyet të atin: – Babi, pse e lamë gjyshin atje vetëm? Nuk do të kthehemi ta marrim?! Dhe i ati iu përgjigj: – Jo. Do ta lëmë atje. Është shumë plak dhe nuk vlen më. Djali i vogël, u mallëngjye prej këtij veprimi dhe filloi të qante: – Dua gjyshin! Dua të kthehemi e të marrim gjyshin! – Të thashë, bir, është shumë plak… edhe i sëmurë është… S’kemi ç’bëjmë… Duhet ta lëmë atje… Atëherë, i biri i thotë: – Po pse, babi, kështu do të bëj edhe unë? – Çfarë do të bësh?! – pyeti, gati i alarmuar, i ati. – Po ja, kur unë të rritem, të bëhem sa ti dhe ti të bëhesh sa gjyshi, të plakesh e të jesh i sëmurë si gjyshi, të të çoj në pyll dhe të të lë atje, vetëm?! Vetëm atëherë burri kuptoi se ç’mëkat po bënte. U ligështua shumë dhe i penduar e, duke mallkuar veten, u kthye për të marrë të atin. E gjeti plakun e shkretë ku e kishte lënë. I ra në gjunjë dhe, duke qarë, i kërkoi falje. Plaku që mori vesh gjithçka, duke i përkëdhelur flokët, i tha: – Mos qaj, bir. Unë nuk ia bëra këtë gjëmë babait tim, kështu që Allahu nuk do të lejonte që ti të më braktisje në këtë mënyrë.

Troja e vërtetë është në Shkodër

Shkruan: Fahri XHARRA Eshtë shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar ti përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë , edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne është thelbësore. Njohja e së kaluarës e forcon të tanishmen dhe e përgatitë si duhet tardhmen, por ne nuk ndajmë këtë mendim dhe atëherë vjen pyetja se si do të jetojmë shqip apo e ardhmja e jonë a do të jetë shqip dhe në cilet kurfinj të historisë. Ja pra, shkencëtari serb e gjenë me fakte dhe në mënyrë shumë bindëse e spjegon që Troja e vërtetë është në Shkoder dhe se Troja e Shlimanit është falsifikim. Ka shumë zëra që Shlimani ka gabuar shumë rëndë kur e thsoshte që Troja është ai vendi që ai e zbuloi në bregdetin e Turqisë së sotme (Heinrich Schliemann Discovers the Ancient City of Troy (1871 – 1873). Fjalën e kam për autorin serb Milutin Jaćimović-in, që me punën e tij ‘Troja në Shkodër’, vepër e cila u lexua në kongresin e historianëve në Shën Petersburg, u shpall anëtar me korespondencë i Akademisë Ruse të Shkencave ne Shën Petersburg. Pra, veper e madhe historike dhe vlerësim i madh nga ana e Akademisë. Në kllapa ( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet nje gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike ) Në kllapa ( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet nje gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike ) Në kllapa ( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet nje gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike ) Në librin e tij “ Troja… “ e botuar serbisht dhe rusisht, autori Milutin Jovanoviq tregon me fakte që Lufta e trojes eshte kënduar edhe në “Iliaden “ dhe “Odisenë “ e Homerit dhe se ishte luftë shtetesh të vogla në Mesdhe dhe thellë në Balkan. Me bindje të madhe e hudhë poshtë teorinë e Shlimanit kur thotë se Troja dhe deti mund të shiheshin nga maja e maleve thrakase të Sharit. Nga malet e Sharrit, nga Korabi mund të shihen edhe Bjeshkët e namura Për “Trojen” e Shlimanit ai thotë që aty nuk është as nje lumë i cili derdhet në det. Ai e spjegon se afër lumit të madh , qe e cekë edhe Homeri rrjedh edhe një lum më i vogël , pra Drini dhe Buna. Pra Drini dhe Buna lidhen në një rrjedhë, të cilat përmenden edhe në Iliadën e Homerit. Edhe një spjegim pë lumenjt rreth Trojes; “ Dihet që njalat e detit, kur i hedhin vezët , atë e bejnë edhe në Mesdhe , dhe në Bunë . Edhe lumi Zeta permendet në “ Iliadë “ që sipas tij dikur quhej Esepi dhe liguna ku rrjedhë Zeta sot, quhej Zelija. Nëse në “Iliadë” përmendet njolla e zezë e lumit, autori e spjegon që këto janë algat ,për shkak të rrjedhës së ngadalshme të lumit. “ Nëse Pajonët jetonin rreth Vardarit, pra është e vërtetë aë në veriperendim iu është Shkodra, një lloj ashtu si e këndom Homeri “ Burri i botës, Jovanoviqi na bindë që edhe Dardania, nuk përkon me gjetjen e Shlimanit, sepse Dardania ka dalje në Adriatik. Pra, ja ky ishte spjegimi i gjetjes së Jovanoviqit. Por e vërteta e tij ka ngjyrë serbe edhe titulli i livbrit është :’” Prava Troja je Srpska prestonica Skadar, Šlimanova Troja u Turskoj je falsifikat” . E kuptuat, Troja e vërtetë ishte kryeqyteti i Serbisë, Shkodra “. Edhe pak nga origjinali në serbisht :” Jaćimović je opovrgao oba krivotvorenja Bečko-berlinske istorijske škole. U svojoj nevelikoj knjizi: „Troja, srpska prestonica Skadar“, objavljena na srpskom i ruskom jeziku, uverljivo dokazuje da je Trojanski rat, opevan u Homerovoj „Ilijadi“ i „Odiseji“, bio obračun srpskih državica niklih na morskim obalama Sredozemlja i u dubini Balkana. On upućuje čitaoca, da nije moguće pronaći planinu u Hisarliku (gde je Šlimanova Troja), koja bi se mogla videti – zajedno s Trojom i morskom obalom, kako je to sve posmatrao, s Tračkog vrha (na Šar planini), Bog Posejdon “ Ne shqiptarët rrimë duarkryq, e presim ndonjë donaciaon të huaj që ta shkruajmë historinë serbe në tokat tona. Turp !

Skënder Karaçica – Gjeneralet nuk pensionohen…!

Si shihet atdheu nga larg Gjeneralet nuk pensionohen…! Aty e tej,e shoh shpeshherë në facebook gjeneralin Naim Maloku,që del e thotë ndonjë fjalë.Para luftës,eprorin ushtarak e pata takuar në një takim shumë vëllazëror në Lubjanë dhe biseda lidhur me gjendjen e pushtuar nga regjimi fashist i Serbisë. Kur djelmenia shqiptare(UÇK)doli maleve me zjarret e pushkëve për Lirinë e Kosovës,gjeneral Naim Maloku,zuri pritën ushtrisë dhe policisë së Serbisë për të ndarë rrugët dhe për t`i thënë Millosheviqt se Kosova është e shqiptarëve…! Me gjeneralin Naim Maloku,sot i ndërruam pak fjalë shumë vëllazërore.Unë i thash në dritën e doktrinave ushtareke se,gjeneralet e ushtrisë nuk pensionohen…!I thashë gjeneralit që sa saherë ka kohën e programuar të shkojë e të shohë nga afër djelmeninë e Ushtarisë së Kosovës,uniformën ushtarake që ka nevojë për përvojën e tij dhe të doktrinës moderne ushtarake të tij! Sipas doktrinave ushtarake,gjeneralet nuk pensionohen…! Çikago,prill 2021

KU GABON KRYEMINISTRI YNË apo si mund ta ndihmojme ate?!

Shkruar nga Sazan Guri Pa u zbadhur, as në kartat greke, pranon deri në orgazëm 12 md, si me qenë zëdhënës grek; Për 8 vjet lejoi e zhvilloi negiociata okulte, ku çdo lajm vinte nga greqia dhe jo nga e jona qeveria; Në negociata u ndërruan shpesh kuajt në ecje, madje në ngjitje, pra antarët e komisioneve të palës shqiptare; Në Komisionet e palës shqiptare, s’kishte përfaqësi të disiplinave kërkimore si gjeodezi, gjeologji, gjeografi, histori, arkeologji, madje as jurist me njohje të jurisprudencës ndërkombëtare; Të gjitha bisedat në këto negociata janë bërë mbi mbi bazën e 6 md për ato pika fillimi të matjeve, dhe pala shqiptare pranon tashmë hilenë dhe tradhtinë greke, që mbasi siguruan pikat e matjeve kërkuan zgjerim me 12 md; Nuk ka marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ka zeruar ‘gafat’ e qeverive të mëparshme, dhe ky Kryeministër thellon këto gafa, sepse nuk jemi në kushtet e 6md, por të 12 md; Nuk ka thirur, sikur një herë, përfaqësues të ditur të fushave të mësipërme, as pjesëtarë të përfaqësive fetare, as përfaqësues të shoqërive apo grupeve civile, sikundër homologu i tij grek që e ka bërë në vendin e vet. Lejon dhe pranon me plot gjasa që metodika e matjeve të jetë e ndryshme midis dy palëve, ku shteti grek përfiton hapësirë detare, qysh në përcaktimin e metodës bazë të matjes (ata me vija bazë nga kepi më i dalë në veri të Korfuzit te kepi më i dalë në jug të tij, ndërsa ne me metodën e gjireve të mbyllur, nga cepi i shkëmbit te porti në Sarandë te kampi i pionerit bie fjala); Lejon dhe pranon me plot gjasa që shkëmbi i pleshtit gur tokësor, si ai i Barketës të shërbejë si pikë matje për palën greke, ku si i pabanuar që është, nuk duhet të llogaritet fare. Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi (historikisht, Fanari shqiptar), me 300 ushtarakë të shërbejë si pikë matje dhe të krahasohet e të ndahet me bregdetin e qendrueshëm Karaburun –Sarandë, që ka pas shpine 3 milion banorë. Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi të ketë peshë dhe efekt të njëjtë, me kontinentin shqiptar, ndryshe nga marrëdhëniet Greko-Italiane që ka efekt të pjessshëm; Pse nuk është përdorur Ekitija (historia, morali e drejtësia) nga pala greke? Mirë ata, po Kryeministri ynë, si bie dakord me këtë shkelje? Pse nuk është kërkuar një nga normat bazë të marrëveshjes së Detit (UNCLOS-United Nation Convent Law of the Sea ), ku neni 15 të lejon qasjen historike, ku prej 10,000 vjetësh, Butrinti ka qenë dhe ështe yni, ku Çameria prej 9900 vjetësh ka qenë yni, ku ishujt Othonoi, Erikusa kanë veçcse 100 vjet që na u rrëmbyen, sepse toka Dhėu Himare-Sarandë, e ka pasë dominuar detin. Së fundi, pa diksutime, pa negociata reale, pa zënka, pa kontradita, Kryeministri ynë deklaron i pari në një takim para dy muash ‘eureka’, pra e gjeta zgjidhjen, i thotë palës greke se: çështjen do ta çojmë në Hagë. Lindin disa apo mori pyetjesh: Pse në Hagë që ka proces pa rekurs ose të pakthyeshëm? Pse jo në Hamburg që ha diskutime pas? A po con kontradiktë apo një ujdi? Ku i ke diskutimet me Parlamentin? Po me Presidentin? Pse ky nxitim? Apo kërkon të vulosësh turpin me duart dhe vendimet e të tjerëve. Ndaj, çuarja në Hagë, nuk është thjesht nxitim, as interes politik, as mashtrim i rradhës, as poshtërsi, por thjesht tradhëti kombëtare, shitje të 1360 km2 sipërfaqe deti, uji, ajër e tokë.

RREZIKU QË VJEN NGA EDI RAMA!

Ja çfarë shkruante në vitin 1998 Frrok ÇUPI për Edi Ramën: RREZIKU QË VJEN NGA EDI RAMA! Në historinë tonë të afërt, psikoza e formatuar sipas modelit “Përtej jush jam unë”, ka ardhur të paktën tri herë. Hera e parë, por në mes të historisë së keqe, ka ndodhur në vitin 1929, që lidhet me Benito Musolinin. Ky, pasi kthehet nga Zvicra ku ishte shpallur “Vagabondi” prej policisë së vendit, ngjitet në malet e Austrisë dhe thërret në Kongresin e Partisë Socialiste: “Ju socialistët italianë nuk jeni më… Përtej jush jam unë, do të ringjall Italinë”. Në atë periudhë e Majta italiane kishte pësuar rënie të llahtarshme, duke u kthyer në pre për çfarëdo egërsire që shqyen kërmat në fund të greminës. M’u në mes të fatkeqësisë dhe të natës me “kërma” politike, u shfaq vagabondi Benito Musolini dhe mori në dorë të majtën italiane, duke e kthyer në rrezik për botën qytetare. Hera e dytë, kur u shfaq rrezikshëm psikoza “përtej jush jam unë”, shënon periudhën 1915-1918. Në Rusinë mbretërore atëherë rronte një energji e pashembullt njerëzore, që kërkonte ndryshim për atë pjesë të rruzullit që përjetonte “netët e bardha”, por në fakt nuk ishte “botë” shumë e bardhë. Në atë periudhë u shfaq një “mësues” i turmave të varfra, që quhej Çerniçevski. Filozofi Çerniçevski ishte edhe mësues i Leninit. Mësuesi i dha revolucionarit të pashembullt mësimet se si të ishte një masovist, si të ishte një njeri i turmave. Sapo Lenini u ngjit në majë të turmave dhe të lavdisë, lëshoi një urdhër makabër: “Të pushkatohet Çerni-çevski!”. Filozofi masovist dhe mësues i Leninit, u pushkatua. Menjëherë Lenini thërriti para turmave: “Tani para jush dhe pas Çerniçevskit jam unë”. Hera e tretë e thirrjes “përtej jush jam unë”, është shënuar në epokën e komunizmit shqiptar. Udhëheqësi gjysmëshekullor i Shqipërisë, Enver Hoxha, për disa dekada përpiloi teorinë e masave dhe më në fund erdhi në përfundimin se “jeni ju, pa jam unë”, që në thelb thoshte “jam përtej jush”. Ndërsa në Rusinë leniniste dhe në Italinë fashiste, psikoza “jam unë pas jush” ka perënduar; në Shqipëri është ringjallur rreziku i ardhjes së një enverizmi “anti-enverist”. Pinjolli më i rrezikshëm i regjimit totalitar tashmë quhet Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste. Ky po rrëshqet poshtë Çerniçevskit, anash Duçes dhe përmes dritëhijeve të Enver Hoxhës; por me një pamje ekstravagante. Enver Hoxha nuk mund të përfytyrohej as me pantallona të shkurtër në mes të qytetit, as nudo në faqet e gazetave; Vladimir Lenin nuk mund të përfytyrohej në tribunë duke thërritur “ia kam bërë nënën atij që kërkon lekët e tij në xhepat e mi”; as Musolini nuk mund të përfytyrohet duke thërritur “as të majtë, as të djathtë; këtu jam vetëm unë”. Iniciativën për të thërritur “jam unë, nuk ka as të majtë, as të djathtë”, e ka marrë vetëm kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky, duke mohuar formatimin politik pluralist “e majtë dhe e djathtë”, i ka hipur në kurriz shoqërisë shqiptare dhe historisë demokratike, duke e zhveshur nga pluralizmi politik dhe nga vlerat qytetare. Njësoj si të zhvishte rrobat në një plash nudo të Perëndimit dhe të dërgonte mesazhin e lakuriqësisë në vendin më të varfër të Evropës. Kryetari i Partisë Socialiste, tashmë as socialist as djathtist, as modern as primitiv, as i lexuar as injorant, as i varfër as bos, as mashkull as femër; ka ardhur në historinë tonë moderne që t’i bjerë me fshirëse përpjekjes sonë qytetare e politike për të krijuar pluralizmin politik. Edhe sikur asgjë tjetër të mos kishim krijuar gjatë këtyre dy dekadave, të paktën krijuam pluralizëm opolitik dhe u ndamë nga sistemi monist. Mirëpo kryetari i PS-së, i ardhur tmerrësisht vonë në jetën publike e politike, ka guxuar të thotë se “unë jam përtej jush, përtej së majtës dhe së djathtës”. Para dy ditësh, më në fund, arriti të thotë se “nuk jam politikan”. Cilat janë qëllimet e kryetarit të së majtës? Qëllimi i parë është që ta bëjë zero shoqërinë; pas kësaj, në hapësirën e zeros do të mund të shikohet vetëm portreti i tij. Të njëjtën gjë bëri Musolini kur e pa shoqërinë politike italiane duke lënguar; këtë gjë kishte bërë Lenini pasi rrëzoi Romanovët dhe Çerniçevët. Ata që nuk përshtaten me shijen dhe me qëllimin e Edi Ramës, nuk do të mund të jetojnë në këtë shoqëri. Ai ka shpallur hapur: “Kush nuk është i politikës së re, nuk ekziston”. Se cili është i politikës së re, edhe këtë e përcakton vetë kryetari i PS-së. Mund të dalë që më shumë se gjysma e popullsisë nuk i përkasin politikës së re dhe meritojnë … fabrikat e sapunit. Qëllimi i dytë është që të shlyejë nga kujtesa historinë e afërt. Historia e afërt është e ngarkuar me akuza të rënda ndaj kryetarit të PS, Edi Rama. Ka akuza se ka marrë pjesë në kartelin e drogës në rrugën e Kavajës ku janë vrarë disa djem; ka akuza se ka marrë pjesë edhe në një vrasje tjetër që sipas kryeministrit aktual është thënë “ashensori”; ka akuza për abuzime me fondet publike në kohën kur luante si ministër i Kulturës; ka akuza për shpërdorime të mëdha si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këto, të gjitha, duhen shlyer, sipas psikozës së kryetarit socialist. Viti i rëndë 1997 nuk po afrohet dhe nuk besohet se mund të vijë. Po të ishte ai vit, do të ishte një lumturi për kryetarin e së majtës, sepse në pusin e luftës civile mund të hidhte mëkatet e veta. Por, përderisa mungon viti 1997, ky do ta kthejë vitin 2008 apo 2009 në një pus ku të mbyten mëkatet e veta. Mëkatet mund të mbyten vetëm duke e kthyer në nul çdo vlerë që ka krijuar shoqëria dhe duke thërritur: “nuk jam politikani; përtej jush jam unë”. Qëllimi i tretë është mëkatimi i një turme të madhe popullore, që quhen anëtarë të Partisë Socialiste ose pjesëtarë të familjeve të tyre. Çfarë do të ndodhë nesër kur të zbulohet rreziku i madh i kryetarit të së Majtës? Do të thërriten një për një, para fatit njerëzor, të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste që votuan kryetarin e rrezikshëm. Atëherë, ku do të mbetet ai? Ai nuk do të ekzistojë, ai do të jetë përtej jush, të varfër miq.

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri – Një përvjetor i shënuar i një shkrimtareje të shquar Vështim -ese)

Në nderim të 60-vjetorit të lindjes së Mjeshtres së Fjalës Artistike Mira Meksi ! Ditëlindja! Ditë gëzimi, apo edhe ditë e përjetimit të një ndjenje trishtimi të lehtë, se u moshuam edhe një vit? Ka mendime të ndryshme. Sepse secili ka këndvështrimin e vet. E kuptueshme. Jeta prandaj edhe është interesante se ka larmitë e veta. Me kalimin e moshës, disa kanë ndjesinë se pak ditë para festimit të ditëlindjes, atyre sikur u prishet humori dhe shenjat tregojnë se janë duke përjetuar një rënie shpirtërore. Vitet ikin dhe njeriu i ndryshon përfytyrimet e veta pë jetën. Ai ka qejf të kthehet drejt rrënjëve, sepse në jetë vjen e merr një rëndësi të madhe cilësia, jo sasia. Dhe vjen një ditë kur ai mendon seriozisht për njerëzit që e rrethojnë, i heq syzet, përmes së cilave bota i është dukur si fushë me lule, Kësisoj, ai, në mesin e jetës, fillon të vërejë gjëra, të cilat më herët nuk i kishin rënë në sy. Një sërë syresh vazhdojnë të repektojnë disa shprehi që kanë zënë vend me kohë në jetën e tyre dhe mundohen t’u përmbahen atyre, çka, me kalimin e kohës, bëhet burim i një tensioni të brendshëm. Në mënyrë që në jetën e njeriut të vijë diçka e re, ai duhet të lirojë vend brenda vetvetes ose duhet ta zgjerojë hapësirën e vet për të tjerët. Sepse këtu mund ta ketë burimin njëra nga arsyet e rënies së lehtë shpirtërore para festimit të ditëlindjes, paçka se njeriu mund të mos jetë i vetëdijshëm për një gjë të tillë. Festimi i ditëlindjes nuk mund të sjellë gëzim për një ditë, aq më tepër kur edhe shumë urime që vijnë, mund të tingëllojnë formale. Është e kuptueshme që janë të shumë ata, që, me afrimin e ditëlindjes, rrinë e vrasin mendjen se çfarë kanë mundur të arrijnë dhe çfarë nuk kanë mundur ta arrijnë në jetë. Dhe nëse rezultatet e jetës nuk u kanë sjellë gëzim, është e kuptueshme që kjo do të reflektohet në gjendjen shpirtërore. Një tjetër arsye e fortë e një gjendjeje të tillë shpirtërore, është sjellja në kujtesë e ditëlindjeve në moshën e fëmijërisë. Në moshë të re, ngjarjet dhe rrjedha e jetës rendin me një shpejtësi marramendëse dhe njeriu nuk arrin të vërë veshin dhe të dëgjojë vetveten. Kurse kur piqet, ai ka më shumë kohë për përsiatje dhe për të hyrë në kontakt me botën e tij të brendshme. Ndodh edhe shpeshherë kur gëzimi është paksa i venitur gjatë festimit të ditëlindjes, për arsye se disa kërkesa që fshihen brendas shpirtit, nuk ka qenë e mundur të përmbushen. Se gëzimi është i lidhur me shpirtin. Sa më shumë njeriu e ka të zhvilluar logjikën dhe mendimin racional, aq më shumë ai largohet nga shpirti i vet. Njeriu e ka të organizuar jetën në atë mënyrë, që ndjenjat dhe logjika, si dy pole të një gjysmësfere, nuk mund të jenë në harmoni me njëra-tjetrën. Sa më shumë synon të eci në jetë ashtu siç e mëson mendja, aq më shumë ai e humbet ca lidhjen me shpirtin e, për pasojë, edhe gëzimin nga pak. Gëzimi është cilësi dhe tipar i shpirtit. Është burim i brendshëm në thellësinë e zemrës së njeriut. Personaliteti politik, njeriu i shquar i letrave, diplomati i njohur dhe njëri nga udhëheqësit e luftës për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Banjamin Franklin (1706-1790), ka lënë një porosi të vyer për brezat pasardhës: “Mundohu ta gjesh gëzimin në jetë. Kjo është mënyra më e mirë për ta tërhequr drejt vetes lumturinë”. E kam njohur Mirën në vitin 1984, kur ajo u emërua përkthyese në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 Nëntori”. Ishte një redaksi e madhe, me një personel prej 48 përkthyesish dhe disa daktilografiste, në të cilën përballohej një punë mjaft e vëllimshme për përkthimin e letërsisë politike në 8 gjuhë të huaja. Asokohe isha përgjegjës i Redaksisë. Mira i kishte përfunduar studimet universitare për frankofoni dhe midis pedagogëve që i kishin dhënë mësim në fakultet, kanë qenë edhe pedagogë francezë dhe Profesor Vedat Kokona, një personalitet i shquar i kulturës sonë mbarëkombtare dhe njohës i shklqyer i kulturës franceze dhe asaj botërore. Si studente e talentuar, që gjatë viteve të studimit në fakultet, ajo kishte studiuar gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane. Për gjuhën spanjolle kishte pasur një pasion të veçantë, prandaj edhe u punësua si përkthyese pikërisht në sektorin e spanjishtes të asaj redaksie. Talenti i saj si përkthyese, kishte shpërthyer që në moshën e pararinisë. që gjatë viteve të gjimnazit, në moshën 16-vjeçare, kur kishte arritur të përkthente nga frëngjishtja novelën-përrallë alegorike“Princi i vogël” (Le petit prince) të shkrimtarit dhe poetit francez Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry – 1900-1944), si edhe në vitet studentore, kur ajo pati kuturisur të përkthente me sukses poezi të Vedat Kokonës në frëngjisht. Mira nuk qëndroi deri në fund në sektorin e spanjishtes. Aty nga fundi i viteve ’80, ajo u transferua në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku e priste “varka e saj e parapëlqyer” drejt hapësirave “kaltërore” të përkthimit artistik, i cili edhe më shumë ushtroi mbi të një ndikim hyjnor për t’u bërë një shkrimtare me emër në botën e letrave shqipe. Ja si e kujton Mira kohën kur punoi në Redaksinë e gjuhëve të huaja: “Ishte vera e vitit 1984, kur, e porsadalë nga studimet universitare, iu bashkëngjita punëtorëve të përkthimit politik në gjuhë të huaj, në sektorin e spanjishtes… E mësuar me përjetimin e një lloj klime liberale karshi dogmave të kohës gjatë viteve të studimeve të mia të larta për filologji frënge, – ku pedagogët francezë kishin luajtur një rol të madh jo vetëm me profesionalizmin, qytetarinë dhe shpirtin e tyre të lirë, por edhe me librat e ndaluar që më jepnin fshehurazi, ashtu siç kishte luajtur rol të jashtëzakonshëm miqësia me profesorin tim të paharruar Vedat Kokonën dhe të vëllain e tij Nedim Kokonën, një tjetër intelektual par excelence, – me shumë drojë dhe frikë në zemër kapërceva derën e hekurt të sektorit të gjuhëve të huaja të “8 Nëntorit”, e cila, kohërave kur unë punova në Redaksi, nuk e kishte më rojen e mistershme të dikurshme pas saj. Ishte koha kur s’kisha shumë që e kisha kaluar pragun e të qenit vetëm një lexuese e thellë, serioze dhe e përkushtuar ndaj letërsisë së madhe të botës, dhe po hyja ngadalë, por sigurshëm, në udhën e përkthimit dhe të krijimit të mirëfilltë letrar… Kishte pasur raste që ishin përkthyer edhe 50 faqe në ditë nga një përkthyes i vetëm, ndonëse norma ishte katër faqe në ditë… Ishte “parajsa intelektuale dhe profesionale”, ku u rrita dhe u formësova, ku, pasi futa duart në magjen ku gatuhej brumi i përkthimit politik, gjeta volinë për t’iu dhënë përkthimit letrar, dhe kjo, për tërë jetën, ishte, ndoshta, i vetmi vend në Shqipërinë tonë të izoluar ku mund të thithej një grimë ajri me parfumin e lirisë dhe të botës së madhe”. Zëvendësimi i sistemit u shoqërua në mbarë vendin me shpërbërjen e gjithçkaje, në të gjitha sferat e jetës, që nga objektet “e panevojshme” industriale, deri te shtëpitë botuese. Populli shqiptar “nuk kishte më nevojë” për “asnjërin” nga ato objekte dhe aq “më pak” për shtëpitë botuese. Sikur kasta politike në pushtet të kishte pasur fuqi hyjnore, me siguri që do ta kishte nxjerrë në ankand edhe ajrin, për t’ua kaluar në pronësi oligarkëve, në mënyrë që popullit t’ia shisnin me çmim të vendosur sipas tekave të veta. Kjo do të kishte qenë një “mrekulli e vërtetë”. Viti 1990 Mirën e gjeti një intelektuale tashmë të pjekur. Pas vitit 1990, Mira, ashtu si edhe të gjithë përkthyesit e tjerë të Redaksisë, si edhe krejt punonjësit e të dyja shtëpive botuese, u gjendën me jetën ballë për ballë. Redaksia u kishte shërbyer përkthyesve si një universitet tjetër, si një kudhër e vërtetë për të përballuar “tërmetin” që po afrohej. Ata e gjetën veten shumë shpejt, duke u sistemuar në punë të ndryshme, madje edhe në fushën e diplomacisë, meqenëse përveç gjuhës së përkthimit në Redaksi, ata, që të gjithë, zotëronin edhe gjuhë të tjera. Mira, si një intelektuale e formuar dhe me një vizion të gjerë për jetën, u orientua shpejt në situatën e krijuar. Mjaft e talentuar, e zgjuar nga natyra dhe me një shpirt praktikë, në vitet ’80-90 dhe në vijim, përveç sukseseve që shënoi në përkthimin e letërsisë artistike, kur, përmes penës së saj, erdhën në gjuhën nshqipe vepra të më shumë se 20 autorëve të huaj, ajo ra në sy për tri gjëra me peshë. Së pari, në vitin 1994 ajo bashkëthemeloi dhe punoi si Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”. Pikërisht me nismën e saj, siç e thekson ajo në një intervistë të paradokohshme që i ka marrë Leonard Veizi për gazetën “Fjala” të datës 19 shtator, “u krijuan,çmimet e para private letrare, të cilat u dhanë për 8 vjet me radhë, dhe mendoj dhanë kontribut në ndërtimin e sistemit të vlerave në letërsi”. Duhet përmendur Çmimi Kadare që ju dha shkrimtarit argjentinas, të njohur në mbarë botën, Ernesto Sabato (1911-2011), i cili, kur e mori atë Çmim, pati deklaruar: “Ky ishte më i madh se Çmimi Nobel”. Së dyti, në vitin 1996, Mira themeloi dhe drejtoi revistën letrare “Mehr Licht” (Më shumë dritë – sipas shprehjes së famshme të Gëtes), anëtare e rrjetit evropian letrar “Eurozine”. Ajo revistë ka pasë qenë një faqe e ndritur në historinë e kulturës letrare mbarëkombëtare. Ajo pati shërbyer për adhuruesit e letërsisë si një dritare e shkëlqyer me vlera të jashtëzakonshme enciklopedike për prurjet e pamata nga krijimtaria më e mirë letrare mbarëkombëtare dhe botërore. Revista, me më shumë se 400 faqe, vazhdoi të botohej për 16 vjet me radhë dhe ka hyrë në fondin e artë të letërsisë sonë. Por paskëtaj ajo u “largua për në pasjetë”, u fik, u shua, mbaroi. Në kujtesën e lexuesve ajo “avulloi”, u ngrit drejt hapësirës, u shndërrua në një “meteor” që qarkullon nëpër humnerat qiellore dhe vazhdon të mbajë në sipëfaqen e vet emrin e skalitur me merak “Mira Meksi”. Së treti, gjatë viteve 2002-2010, Mira ka qenë Drejtore e Përgjithshme e “TV ALSAT”. Drejtimi i këtij kanali televiziv me shikueshmëri të lartë, ka pasë qenë një kontribut i ndjeshëm i drejtpërdrejtë i saj në fushën e mjeteve informative pamore. Të shumta janë veprat artiske që Mira ka krijuar në disa gjini letrare, si romani, novela, tregimi, eseistika dhe letërsia për fëmijë. Ajo ka kontribuar, gjithashtu, në lëmin e publicistikës, me botimet e saj në shtypin shqiptar, si edhe në shtypin francez. Të shumta janë edhe vlerësimet që i janë bërë Mirës për përkthimet artistike dhe për veprat artistike origjinale. Ajo është nderuar më shtatë Çmime, me një Titull nderi dhe me Urdhrin “Comendadora” i Meritës Civile, i akorduar nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I. Jam më se i bindur se Mira nuk rend absolutisht pas Çmimeve. Megjithatë, kur atë e ka vlerësuar aq lart mbreti i Spanjës, do të kishte qenë shumë mirë, sikur parapavijat e Presidencës në Tiranë të ishin kujtuar me kohë dhe t’i kishin çuar Presidentit propozimin për t’i akorduar një Çmim të lartë. Një meritë të veçantë ka Mira për përkthimin e veprave të veta artistike në frëngjisht, madje edhe të rikrijuara në këtë gjuhë. Kjo është një dukuri shumë e rrallë në kulturën tonë kombëtare. Ky është një talent i jashtëzakonshëm që haset rrallë edhe në kulturën botërore. Me këtë rast, ja çfarë i ka deklaruar ajo Leonard Veizit në intervistën e lartpërmendur: “Të gjitha romanet e mia, përveç romanit “Porfida-Ballo në Versailles”, i cili është i përkthyer, i kam rishkruar në frëngjishte. Por edhe ky roman do të ribotohet në Francë më 2021, i rikrijuar në frëngjishte nga unë… Është një punë shumë e vështirë, e cila më merr vërtet shumë kohë. Është pothuaj sikur i shkruaj nga dy herë librat e mi. Sepse bëhet fjalë për një rikrijim në frëngjishte, është e pamundur që shkrimtari ta përkthejë veprën e tij, njëlloj siç mund të bënte me veprën e një shkrimtari tjetër… Si shkrimtare frankofone, kam më shumë shanse për t’u botuar. Ishte në të vërtetë propozimi i botuesit të Editions Persee, kur lexoi një përmbledhje në frëngjishte të romanit “E kuqja e demave”, që të më botonte si shkrimtare frankofone. Një ndërmarrje që rezultoi pozitive dhe që vazhdoi me romanet e tjera”. Merreni me mend, të nderuar lexues, se sa lart e vlerëson botuesi francez veprën e Mirës në frengjisht, saqë i ngjallë një interesim të veçantë jo vetëm si përmbajtje, por edhe si nivel artistik i përkthimit apo i rikrijimit në këtë gjuhë. Në veprën artistike të Mirës, lexuesi zbulon për shijet e veta jo vetëm atë që eshtë e nevojshme, e dobishme, por edhe atë që është e bukur. Aty ai vëren thellësinë e qiellit kaltëror, vezullimin e yjeve në hapësirat e tij të pamata, perëndimin e ndezur të diellit flakërues, paqyrimin e tij në morinë e pafundme të pikave të vesës mëngjesore, shpërthimin e fuqishëm të ndjenjave të dashurisë dhe dhembjen dridhëruese që ajo mbart në shpirtërat njerëzorë. Ai ndjek me endje dhe herë-herë edhe me një kërshëri të pazakontë rrëfimet artistike të Mirës dhe, tek ecën nëpër hapësirat e atdheut amë, tek ndjek lodrimin embëlor të valëve lozonjare të detit hijerëndë pranë brigjeve amtare dhe fëshfërimën solemne të gjethnajës së pyllit aty pranë, edhe ai mundohet ta kuptojë të bukurën sa më mirë. Madje edhe vetë të dijë si ta krijojë dhe si ta mbrojë atë. Dhe në zemrën e tij nisin të shpërthejnë filizat e fisnikërisë së shpirtit njerëzor. Pikërisht ky është ai ndikim i fuqishëm që ushtron proza artistike e Mirës mbi edukimin e lexuesit. Tri gjëra më kanë lënë mbresa të thella në krijimtarinë artistike të Mirës. Së pari, erudicioni i saj i jashtëzakonshëm. Në këndvështrimin tin, erudicioni i shkrimtarit shërben si uji i freskët, pa të cilin nuk mund ta përballosh dot zhegun e verës. Erudicioni atij i shërben si një përtejanë (sfond) e sigurt për shtjellimin mjeshtëror të ngjarjeve në veprën e vet artistike, për rikrijimin sa më të natyrshëm të skenave nga më të ndryshme për ngjarjet që pasqyron, për shndërrimin me një elegancë mahnitëse të të vërtetave jetësore në të vërteta artistike. Është pikërisht erudiconi i jashtëzakonshëm i Mirës që ka bërë të mundur krijimin e krejt korpusit të veprave të saj, çka bie në sy veçanërisht në romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” dhe te novela “Hakmarrja e Kazanovës”. Së dyti, mjeshtëria e saj e rrallë. madje e jashtëzakonshme, për skalitjen e ndjenjave të dashurisë. Mira e përshkruan pasionin e të dashuruarve me tone të ndezura, me një ndërkëmbim ngjyrash ëmbëlake, të shoqëruar me vellon e një drite poetike. Në krejt krijimtarinë artistike, Mira zbulon filozofinë e vet për dashurinë, çka të kujton krijimtarinë e disa autorëve francezë, të tillë, si Prosper Krebijoni (Prosper Jolyot de Crébillon – 1674-1762), Zhan Marmonteli (Jean-François Marmontel – 1723-1799) dhe Sebastian Shamfori (Sébastien-Roch Nicolas de Chamfort – 1741-1794). Së treti, pasuria gjuhësore e krijimtarisë artistike. Leksiku i Mirës është një thesar i çmuar për gjuhën shqipe. Proza e saj është një “arkeologji gjuhësore”. Shumë fjalë ajo i ka nxjerrë nga harresa pikërisht me merakun dhe me pasionin e një arkeologu për kulturën dhe jetën e periudhave të lashtësisë. Ajo, me një guxim të kuturisur, krijon fjalë të reja dhe kompozita fantastike me brumin e shqipes në gatimoren e saj të pasur. Mira e meritonte plotësisht ta priste dhe ta festonte 60-vjetorin e lindjes me një ngazëllim të jashtëzakonshëm, pikërisht për sukseset e arritura në krijimtarinë artistike, për jetën publike që përmenda më lartë, për vlerësimet e larta që i janë bërë. Por… Jeta ka të papritura. Dhe ndodhi ajo që thotë aktorja, shkrimtarja dhe komediania e njohur amerikane Fenni Fleg (Fannie Flagg – 1944): “Mund të rastis që të torturohesh për një kohë të gjatë dhe mandej, kur për diçka nuk të ka shkuar mendja fare, fati, pa pritur e pa kujtuar, bën një piruetë befasuese”. Më shumë se një muaj para festimit të 60-vjetorit më 27 shtator, Mirës i ndodhi një fatkeqësi e rëndë: Nëna e saj e dashur, Mami Nora e shtrenjtë, ndërroi jetë më 18 gusht. Kjo ngjarje e papritur ia ka rënduar së tepërmi gjendjen shpirtërore. Sepse Mami Nora ka qenë Kryezonja e edukimit të saj me tipare të shkëlqyera karakteri, ajo ka shërbyer për të si një Bibël e vërtetë. Ishte pikërisht Mami Nora ajo që Mirës i futi në gjak dashurinë për Gjuhën Shqipe, Gjuhën e Perëndive, siç e ka quajtur Naimi i Madh dhe Aristidhi i Madh. Falë edukimit të Mami Norës, tash sa vite, para lexuesit del një Mirë e çiltër si vetë thjeshtësia, e hijshme si vetë bukuria, me takt si vetë fisnikëria, dinjitoze si vetë krenaria, e prerë si vetë drejtësia, e zgjuar si vetë mençuria, zemërbardhë si vetë shenjtëria. Unë dhe bashkëshortja ime e çmuar, Havaja, Mirën e urojmë nga zemra për 60-vjetorin e lindjes. Jemi të bindur se ajo do ta përballojë këtë gjendje të rënduar shpirtërore dhe do të gjejë forca për ta vazhduar po me kaq suksese krijimtarinë e vet artistike, sepse krijues të formatit intelektual të Mirës janë pasuri kombëtare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...