2021-05-17
Sot në Lipjan është konfiskuar një sasi rreth 400 kilogramë kokainë më vlerë 400 milion euro
Burimet e Top Channel bëjnë me dije se 2 ton e 200 kg kokainë janë kapur në Kosovë.
Operacioni siç bëjnë me dije u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, me sinjalizimin e DEA-s amerikane.
Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia, e cila ka lejuar që kamioni të shkojë te porositësit.
Sipas ABC News, kamioni ka qenë i mbushur me mish dhe i është vendosur çipi nëpër kontejner. Gjithnjë sipas kësaj medie, sasia e sekuestruar është 400 kg e jo 2.2 ton. Kontejneri u ngarkua në kamionin me tabela 01 263 OD në Portin e Durrësit.
Policia shqiptare kishte dy muaj që priste për një sasi të tillë pasi ishte sinjalizuar nga DEA. Sekuestrimi i këtij kamioni u bë nga Policia e Kosovës.
KOHA ka kontaktuar me Doganën e Kosovës, mirëpo këta nuk ishin të informuar për rastin. Ndërkohë, Policia deri në këto momente, nuk ka kthyer përgjigje.
Kamioni me kokainë u kap në Lipjan
Kamioni i kapur me sasi të mëdha të kokainës është kapur në Lipjan, sipas ABC News.
Kamioni kishte 15 ditë që kishte mbërritur në portin e Durrësit, ndërsa Policia e Shqipërisë po priste vendin se ku do të shkonte kjo porosi, e cila u sekuestrua nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme. Sipas ABC News, kamioni barte 400 kg kokainë.
Pritet të ketë paraqitje për media nga Policia e Kosovës në orën vijuese.
SPAK-u ende po e peshon sasinë e kapur të kokainës në Kosovë
ABC News ka siguruar fotot e kokainës së kapur në një kamion në Kosovës. Sasia prej kokainës ishte fshehur në një kontejner me mish që vinte nga Brazili. Ndërkohë kokaina ishte futur në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për t’u kamufluar.
Siç mëson abcnews, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.
Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku kontejneri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij. Më pas kontejneri u ngarkua në kamionin me targa 01 263 OD.
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, Arben Kraja ka thënë se sasia e vërtetë e kapur ende nuk dihet.
“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet”, ka thënë Kraja.
MInistri i punëve të Brendshme tovës Sveçla pas kapjes së kokainës në Lipjan: Pas 14 shkurtit, Kosova nuk do të jetë më strehë e kriminelëve
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës bashkë me partnerët, për kryerjen e detyrës ku u kapen rreth 300-400 kg kokainë në Lipjan.
Sveçla ka thënë se Kosova do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.
“Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre. Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”.
Ministri i Brendshëm ka shtuar se “pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më strehë e kriminelëve”.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur konferencë për media pas konfiskimit të 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë, ku është bërë e ditur se janë arrestuar shtatë persona.
Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë se me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës autoriteteve italiane dhe atyre të Shqipërisë, janë konfiskuar 400 kg kokainë, vlera e të cilës arrin 20 milionë euro.
Ai ka thënë se janë sekuestruar gjithashtu të holla, vetura dhe gjëra të tjera.
Lumezi ka thënë se gjatë fazës së hetimeve janë përdorur masa të fshehta, ku janë përcjellë narkotikët nga Brazili.
Ai ka thënë se puna e përbashkët ekipore dërgon porosi të qarta te grupet kriminale se do të përballen me Policinë.
“Kemi bashkëpunuar me partnerët tanë. Kjo jo vetëm që ishte sfidë por edhe detyrim për ta luftuar krimin e organizuar”, ka thënë ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sabedin Mehmeti, ka thënë se ka pasur bashkëpunim me autoritetet italiane për përcjelljen e kësaj dërgese.
Ai ka thënë se janë arrestuar shtatë persona dhe disa të tjerë janë në kërkim.
Mehmeti ka thënë se institucionet e tri shteteve përfshirë edhe ato të Shqipërisë janë koordinuar mes vete. Ai ka deklaruar se dërgesa në Kosovë ka ardhur më datë 15 maj duke shtuar se palët sot kanë filluar aktivitetin kriminal për tërheqjen e saj.
“Policia ka arrestuar personat e dyshuar. Prokurori i rastit ka autorizuar bastisjen edhe disa lokacioneve tjera. Dërgesa kishte destinacion edhe shtete të tjera. Deri më tani janë arrestuar shtatë persona shtetas kosovarë. Janë konfiskuar edhe telefona, vetura edhe një armë. Policia e Kosovës është në kërkim edhe të disa të dyshuarve tjerë”, ka thënë ai.
Mehmeti ka thënë se operacioni është duke vazhduar dhe mund të ketë të arrestuar dhe bastisje të tjera.
Sipas tij, momentalisht të arrestuar janë vetëm shtetas të Kosovës.
Sot në Lipjan është konfiskuar një sasi rreth 400 kilogramë kokainë.
KOHA ka siguruar pamje nga transporti i saj për në Prishtinë pas konfiskimit nga Policia.
Në video ndër të tjera shihet se ajo është transportuar nën masa të shtuara të sigurisë. Pastaj ajo është futur brenda objektit nga personat përgjegjës.Policia identifikon kompanitë që trafikonin drogën e zënë në Lipjan
Policia e Kosovës është në ndjekje të kompanisë Mcfood.al në rastin e drogës së konfiskuar në Lipjan.
Sipas Qendrës Kombëtare te Biznesit (QKB), kompania Mcfood.al është regjistruar si kompani në nëntor të vitit 2020 me bashkëpronarë nga Shqipëria dhe Kosova.
I.Sh. dhe B.H. janë bashkëpronarët e kësaj kompanie. KOHA mëson se kjo kompani ka seli në Lipjan dhe në Kavajë.
Dyshohet se në Kosovë është aktive kjo kompani nëpërmjet kompanisë nënkontraktore "Seara", duke qenë se sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në kamion me këtë logo.
A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?
Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...